PËRPJEKJA E SHQIPTARËVE TË REKËS SË EPËRME PËR HAPJEN E SHKOLLAVE NË GJUHËN SHQIPE

PËRPJEKJA E SHQIPTARËVE TË REKËS SË EPËRME PËR HAPJEN E SHKOLLAVE NË GJUHËN SHQIPE

Nga Prof.Dr.Avzi MUSTAFA, Shkup 03. 02. 2022

Vitet e 30 e deri në vitet 70 të shekullit XIX janë vitet shumë të rëndësishme të zhvillimit historik të popullit shqiptar e sidomos kur fillojnë të krijohen kushte  zhvillimit shpirtëror e nacional që ndryshe do të quhet Rilindje.

Deri në fund të shekullit XVIII popullata shqiptare ishte e koncentruar në viset rurale-malore.. Jeta  e shumë malësoreve  u bë edhe me rëndë  sepse përveç taksave të rënda që i kishte vë perandoria, por edhe tani edhe kërkesat  e bandave të   kaçave për t’i ushqyer e për t’i strehuar u bë edhe më rëndë.

Në shumë qytete të ndryshëm ku kishte filluar, që të lulëzojë me të madhe  zejtaria si dhe tregtia ku shumë  qytete arritën që të ftojnë një prosperitet të madh në fushën ekonomike.

Në fillimi të shekullit të XIX filloi ky proces me te madhe ku popullata malore fillojë që të zbresin nëpër qytete. Filluan që të boshatisen katunde te tëra nga shumë krahina të ndryshme të Shqipërisë. Ky proces nuk i kurseu edhe krahinën e Rekës së Epërme siç ndodhi me fshatrat si :Strezimiri, Buletini, Radomiri, Shtirovica , Vrbjani, Krekarnoca, Nistrovë e të tjerë.

Perandoria Osmane nuk njihte kombe, por njihte fetë, që njerëzit që ishin nën Perandorinë i ndante sipas parimit fetar në mysliman e në të krishterë. Mirëpo përveç gjuhës së administratës turke si gjuhë tregtare e lejonte vetëm gjuhën greke.

Edhe me Kushtetutën vitit  1876, Perandoria u përpoq që të bëjë disa reforma nuk çoi në ndryshime të dukshme në shoqëri. Koncepti i proklamuar të ashtuquajtur koncept i barazisë së të gjithë njerëzve para ligjit, pavarësisht nga feja, për  Perandorinë Osmane ishte tepër vonë  dhe se në vend të përforcohej tek shumë shtete nën ombrellën e saj veç ishin vetëdijesuar dhe nga pamundësia  për të ndryshuar pozitën e tyre tek shumë qytetar ishte rritë  padëgjueshmëria  dhe rebelimi. Kontrolli kishte dal jashtë kornizave ligjore  dhe  dita ditës kishte pakënaqësia ishte shumë e madhe.

Në gjysmën e parë të shekullit 19 në aspektin arsimor mund të themi se tek të gjithë popujt  nën Perandorinë Osmane që kemi ndonjë zhvillim arsimor përveç asaj që i kryenin shkollat fetare në kisha e manastire, por kudo tek gjithë popujt e sidomos të Ballkanit po shihej një përgatitje për ndryshim aspektin ekonomik, që më vonë do të ndikojë shumë hapjen shkollave për të fituar arsim. Kjo erdhi si rezultat i futjes së kapitalizmit  që vinte nga Perëndimi.

  Ideologjia kishtare që vepronte në nëpër kishat që ishin të lejuara edhe nga Perandoria përveç ritualeve fetare ato e kishin zgjeruar perimetrin e detyrës dhe i kalonte kufijtë e asaj që kishte të bëje me fenë, por ato kishin kaluar edhe në sferën e patriotizmit , nacionalizmit, shovinizmit, mashtrimit e korrupsionit etj  Nëpër mjet nacional-shovinizmit kishtar mbanin të drejtën e tyre që të propozojnë se “Zoti nuk njeh as popull e as gjuhë përveç asaj greke, latine e sllave”. Bile gjuhët e atyre popujve që ishin me fe krishtere ,,dhe popujt që flisnin një gjuhë tjetër por janë të krishterë nuk janë asgjë tjetër përveç, grek , latin apo sllav. Kështu që ortodoksët shqiptar llogariteshin si nga grekët  e serbët “grekë” e “serb”. Shqiptarët katolik “latin milet”, kurse shqiptarët  me fe islame “turq”.

 Me zhvillimin  e zejtarisë dhe tregtisë  sa më shumë po paraqitej dëshira për mësim. Në kushtet e tilla  qytetaria  që në të shumtën e rasteve e përbenin tregtarët sidomos në qytetet e mëdha  kërkonin, që të gjendet forma të reja të arsimit të fëmijëve të tyre.

Në gjysmën e shekullit XIX klasat shoqërore në bashkëpunim me  qarqet kishtare kërkonin që të gjejnë format  më të përshtatshme të arsimit. Mirëpo tani mësimi në kisha e xhamia e katedrale ku përveç njohurive fetare ato mundoheshin që japin edhe mësime elementare, lexim-shkrim ,njohuri elementare nga  matematika si dhe njohuri nga jeta për  nxënësit e të pasurve sidomos për fëmijët e tregtarëve.

Mësimi në shkollat kishtare të organizuara sipas modelit të shkollave fetare greke, që ishin  të tipit shkolla “qelie” që ishin trashëguara me shekuj me radhe  nuk mund që  t’i plotësonte nevojat që i kërkonte koha. Prandaj shumë popuj të ndryshëm krahas shkollave kishtare,  vet populli kërkonte që të hapeshin edhe shkolla popullore, që do të përgatisin fëmijët për marrë njohuri elementare për të kryer nevojat e kohës.

 Dr. Jashar Rexhepagiqit, në librin  e tij studimor kur flet rreth arsimit, do të shkruaj se: “Shkollat janë hapur me iniciativën e priftërve, por shpesh edhe të kërkuara nga popullsia qytetare apo fshatare”(1).

Perandoria Osmane pas Luftërave Ruso-Osmane për të ruajtur staus-qwo -në ishte e detyruar që bënte  shumë koncesione te popujt e ashtuquajtur “Rumeli milet”. Vetëdija te popujt e Ballkanit dita ditës po rritej, që shumë popuj kërkonin autonomi e disa shtete kërkonin edhe pavarësi. Në një gjendje te tillë të Perandorisë e shfrytëzuan shumë vende të Ballkanit ku me leje ku e pa leje krahas shkollave kishtare që funksionin pranë manastireve u hapën edhe shkollat private, kështu që dalëngadalë arsimimi kalonte nga shkollat kishtare nëpër në qytetet në shkolla të pavarura .

Shkollat pranë manastireve e xhamive vazhdonin punë e tyre ashtu siç e kishin filluar shumë herët e sidomos nëpër fshatra vazhduan edhe shumë vonë. Mirëpo edhe kishat filluan që edhe ato ku përveç mësimeve kishtare  të japin edhe njohuri nga shkrim leximi dhe llogaritja.

Mirëpo me hapjen e shkollave nga ana e popullit e sidomos  të shkollave private shkollat kishtare filluan që ta humbasin respektin. Në bazë të dokumentove shohim se fanariotët grek  ankohen në Sulltanat pse po lejohet një gjë e këtillë , duke trumbetuar se gjuhë e kishës është greqishtja  e jo gjuhët tjera që iniciuara nga propagandat e huaj.(2)

Në vitet  50 të shekullit 19  jeta arsimore të ndihet kudo. Te grekët dhe serbët ishte vështirë që të ndryshohet nga ajo që ishte trashëguar ne shekuj. Por pas Luftërave Osmano-Ruse dhe me marrjen e autonomisë shteti Bullgar në vitin 1870, atëherë Egzarhija bullgare me në krye të kishës bullgare, vjen mitropoliti Antim.. Ai jo vetëm që ishte një klerik i arsimuar, por edhe aktivist i shquar shoqëror, atdhetar i flaktë për popullin e vet. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi pesëshekullor osman ai u radhit ndër themeluesit e shtetit modern bullgar dhe si detyrë e parë kishte që në çdo vend ku ai e quante “Bullgari”, të formoj komuna kishtare, duke ngritur edhe shkolla pranë atyre komunave kishtare. Në të njëjtën kohë bëri edhe reforma në arsim e sidomos që nga  shkollat  e tipit të “qelie”  kalon në organizimin e shkollave “klasore” që u përhapën shumë në Bullgari, por edhe në Shqipëri tek ortodoksët shqiptar. (3)

Shkolla “klasore” u hapen edhe në disa kaza : Shkup, Kumanovë,  Ohër, Manastir, Veles, Korçë,, Rekë e Epërme  etj në gjitha vendet që kishte  banor të besimit ortodoks. Këto shkolla ishin në hap me kohës.

Populli shqiptar edhe pse në shumicë të madhe kishte pranuar fenë myslimane dhe një pjesë e madhe punonin edhe në administratën osmane perandoria mendonte se çështja e tyre është kryer, por harronte se shqiptarët i lidhte gjaku e sidomos gjuha shqipe pa marrë parasysh krahinat, besimet fetare ku jetonin.

Shkollat fetare islame e sidomos mektebet e kishin humbur funksionin e tyre ku shumica e tyre luanin vetëm rolin e sibijan metetebeve si institucione parashkollore

Mektebet dhe shkollat qytetëse siç quheshin Ruzhdije ,a ndonjë shkollë për tipit ushtarak Ahmedije Askerije dhe disa medreseve në qytetet e mëdha as që i plotësonin nevojat e kohës. Shkolla mesme dhe fakultete ekzistonin vetëm në Stamboll që mund të ndiqeshin vetëm shtresat e pasura të shqiptareve .

 Në Rekën e Epërme  në shumë fshatra  me ndërtimin e kishave e sidomos me vet kontributin e  fshatarëve e sidomos  të qehasë , Gjorgji Kokale ,shqiptar nga Reka e Vogël u dha mundësia që në disa fshatra të kësaj zone të hapen pranë kishave edhe shkolla të tipit ”qelie” aty rreth viteve 1835- 1840. Një shkollë e tipit “qelie” në vitin 1840 u hap në fshatin Duf. Edhe pse priftërinjtë e kishës  ra në kundërshtim duke injoruar që ato të mbajnë mësim sepse ato janë të urdhëruar nga Zoti, që popullatës t’ua plotësojnë zbariturën shpirtërore nëpërmjet riteve fetare . Mirëpo pas një ujdie  fëmijët pas obligimeve kishtare iu lejua që të mësojnë edhe shkrim dhe lexim dhe arithemtikë. Mësuesi ,që e nisi punën arsimore të këtij lloji ishte Kosta Llazareviqi.(4) Rroga e  mësuesit ka qenë një çerek lire dhe nga një  “shnik” drith ( afër 30 kg drith)  për çdo nxënës, që ia  kanë dhënë prindërit e nxënësve.

Pas një ndërprerje kjo shkollë përsëri do të fillojë të punojë, por tani mësuesin vendas  nga fshati, Ilija Trifuni (viqi) i cili mësimin do ta zhvilloi në gjuhën amtare, gjegjësisht në gjuhën shqipe. Mirëpo një mbikëqyrës arsimor serb me emrin Grujiq nuk do të pajtohet që nxënësit e fshatit Duf mësojnë në gjuhën shqipe dhe me këtë rast   ai do të shkruaj se: “e  folmja e Dufi është shqipja, dhe ajo është gjuhë mësimi. Mësuesit në këtë gjuhë e japin thjesht në mënyrë mekanike. Popullsia e këtij fshati është “serbe” dhe ajo e ka pranuar  gjuhën shqipe ndërsa fenë e ruajti ” (5)

Pushtimi i pushteteve shpesh po ndërrohej herë Greqia, herë Serbia e herë Bullgaria, Me vendosjen e pushtetit bullgar në këtë rajon, ekgzarhia bullgare për të shtruar ndikimin e vet hap shkolla jo vetëm fetare, por edhe shkolla për nevojat e tregtisë në tërë territoret që i kishte pushtuar. Mirëpo mungesa më e madhe ishte kuadri mësimor. Por pa marrë parasysh me ndihën e këshillave kishtare me gjasë edhe me ndonjë ndihmë të vogël  lejonte ndërtimin e ndonjë shkolle jo vetëm nëpër qytete , por edhe nëpër fshatra.

Në këtë shkollë që ndikojë shumë për të mësuar në gjuhën amatare ishte vitit 1835 edhe Shkup atëherë kur vjen monarku unijat, Pavle Horvat. Ky monark nuk vjen nga Manastiri i Hilendarit, por nga Manastiri i Jovanit Mbigur. Me hapjen e kësaj shkolle për herë të parë kemi ndarjen e shkollave kishtare greke dhe hapjen e një shkolle kishtare në gjuhët amtare, ku për nxënësit shqiptar kishte përpjekje në kishë të përdoret  edhe  gjuha shqipe, sepse e njihte mirë të folmen e Dibrës.(6)

 Kështu si egzarhia bullgare ashtu edhe kisha serbe  lejojë  që hapin shkolla nëpër fshatrat ku ishin pranë  rrugëve kryesore ku lidheshin me qytetet e mëdhenj. Kjo shihet se në rrugën Gostivar-Kërçove, hapet shkollë që vitin 1870 në fshatin Novo Sellë, e më pastaj edhe në Sretkovë, Cerovë dhe Tajmishte .Po ashtu edhe në rrugën që lidhte Gostivarin me Dibrën. Sipas disa të dhëna të  Jovan Vasiljeviqit thotë se pas ndërtimit të disa kishave në Rekën e Epërme shkolla të tipit të manastireve u hapën  në Vërben e Krakornicë. (7)

Komisioni arsimor i Perandorisë  (Muarif komisoni) në vitin 1885  lejon që të hapen shkolla pa marrë verdiktin e Perandorisë që të hapin shkolla si dhe të ndërtojnë godina shkollore, por ato llogariteshin si shkolla private.. Qysh në vitin 1888 Egzarkia Bullgare kishte caktuar që në krye të Eparhive të Manastirit dhe të Dibrës të emrohet Mitropoliti Kozmo Preçistanski, një intelektual kishtar që kishte luftuar shumë kohë kundër dominimit të kishës greke mbi popujt jogrekë. Ky prift më vonë, përkatësisht më vitin 1897, do të zgjidhet Mitropolit për Dibër ku bënte pjesë edhe Reka e Epërme dhe ky qëndroi deri bë fund të vitit 1912, përkatësisht deri sa nuk e larguan serbët dhe e zëvendësuan me priftin më famëkeq Varnava.

Po në kohën e këtij Mitropoliti dhe ndihmën e anëtarëve të kolonisë së Bukureshit në vitin 1889 do të hapet shkolla e parë laike me në krye me mësuesin Olimbia Sava.

Po ashtu duhet të përmendet se kisha “Jovani Mbigur” që ishte qendra për përgatitjen e priftrinjëve shqiptar i dha zemër edhe Todor Jovanit, vëllaut të Josif Bagerit që në kishë fëmijëve t’ua mësoj e tu fliste në “shqyp” (shqip) ai përdorte pjesë nga “Psallmet” dhe “Dhjata e Re” të Kristoforidhit. Pagëzimet, ditën e emrit që zakonisht lidhej me ndonjë apostol kishtar, që çdo familje e ka të caktuar si dhe ditën e kishës e të fshatit, i bënte vetëm në gjuhën shqipe.

Me ardhjen e Mitropoliti shqiptar Kozmo kur u bind se nuk mund të bëjë ballë serbëve, atëherë ai kërkon që në Rekën e Epërme kisha dhe shkolla të bëheshin në gjuhën shqipe. Dhe kështu me të ngut jep lejen për hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe. Ai e autorizon  një administrator me emrin Iliev që të kërkojë nga prifti Todor që të lus vëllain e tij Josifin Bagerin për të hapur një shkollë në gjuhën shqipe në Nistrovë me një rrogë prej 18 lirash, në vitin 1909 e cila shkollë pati një jetë të shkurtër sepse mitropoliti serb i eparhisë së Dibrës, Varanava do ti ndjek , duke i persekutuar e likuiduar të gjithë ato që u mësonin nxënësve shqiptar gjuhën shqipe.

_________

Fusnotat:                                                          

1 Dr Jashar Rexhepagiq,  Shkolla dhe arsimi në Kosovë  nga fundi i shekullit XIX ,Prishtinë,1970, f. 47

2 Istoçne pitanja, Beograd,1928, f.145-460.

3 L. V, Dorisiev,Naseto ucilistei narodno vzrayhdenie, Bëlgarska istoriçeska biblioteka, Sofija, v. I ,1929, f. 91-92

4  (Sipas Nexhat Abazit, Zhvillimi i Arsimit, i shkollave dhe i mendimit pedagogjik shqiptar në Maqedoni (1830-1912),  Tetovë, 1997, f. 62 Kjo shkollë punon gati 15 vjet. ,gjegjesisht deri në vitin 1855.

5 Shih  Dr, Nexhat Abazi  Zhvillimi i Arsimit, i shkollave dhe i mendimit pedagogjik shqiptar në Maqedoni (1830-1912),  Tetovë, 1997, f. 62.

6 Shih Avzi Mustafa, http://www.zemrashqiptare.net/news/51478/avzi-mustafa-perpjekjet-e-shqiptareve-ne-maqedoni-per-arsim-kombetar-shek-xix-xx.html

7 dr. Jovan Vasiljieviq, Prosvetno i politiçke prilike u juzhnin srpskim krajevima u XIX vek, Beograd 1928, str, 132.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura