KRIZAT, KOMITETET, BORDET …, JANË TREGUES TË PA-AFTËSISË DHE KEQ-QEVERISJES!

KRIZAT, KOMITETET, BORDET …, JANË TREGUES TË PA-AFTËSISË DHE KEQ-QEVERISJES!

Nga Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

Rama: Çmimi i naftës ka kërcyer sërish sot, do vazhdojë të rritet

Koferencën e shtypit mund ta ndiqni në linkun:

http://www.gazetadita.al/rama-cmimi-i-naftes-ka-kercyer-serish-sot-do-vazhdoje-te-rritet/   

Konferencë shtypi publike për krizën energjitike …. “lidhur me krijimin e një komiteti të posaҫëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës, ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të natos edhe më gjërë në fakt se sa vendet e natos në kushtet e kërcënimit të përditëshëm ekonomik si rezultat i daljes krejtësisht nga binarët e normalitetit të kostove dhe të vlerave në ҫmim të mallrave të konsumit”. . . , hajde kuptoje këtë. Shkurt ishte një propagandë politike frikësuese, që e nisi me SHBA zbriti në Europë vazhdoj me vendet e Natos, mbi qëndrimet e tyre ndaj Rusisë dhe Ukrahinës. Na futi në një luftë imagjinare se ajo reale bëhët në Ukrahinë. Foli për ekonominë e tregut – kur nuk ka idenë si funksionon ajo, për mos ndërhyrjen e qeverisë në lojën e ҫmimeve se ne vetë e pranuam ekonominë e tregut në 1990, bëri krahasim të taksave tona me botën, me ca justifikime, gënjeshtra, mashtrime dhe brroҫkulla pa fund, kërcënime dhe pasiguri për të sotmen dhe të nesërmen por zgjidhjen e krizës ja la në dorë vetë qytetarëve. Ministresha paraqiti tabelën me ca parashikime marramëndëse shifrash, dha këshilla për kursime me shtërngim rripash, foli për reshjet e shumëta të shiut dhe dëborën që shkrin shpejt dhe nuk mbush kaskadën e drinit – mbase i duhej ndonjë tendër për të studiuar këtë?, foli për efektin psikollogjik dhe ecjen në këmbë – kur vetë lëviz me makina lluksoze dhe me bodigard, kurse naftën ja paguan shteti nga taksat e popullit, etj. Justifikimet ishin me bollëk por përgjegjësitë për keq-qeverisjen apo korrupsionin, etj., si gjithëmonë mbetën jetim.

Tani e kishte kuptuar zotëria se energjia qënka palca e shtyllës kurrizore ekonomike dhe kriza e saj rritej ҫdo ditë, nuk harroi meritën e tij që e paralajmëroj atë para ca muajësh se ajo po vinte, por s’kishte parashikuar shpejtësinë e saj dhe manovrat e Putinit që cënuan energjinë dhe hidrokarburet – hajde merre vesh, e parashikoi apo e stimuloj vetë krizën për të mbuluar korrupsionin?, se shqipëria në krizë energjie ka 30 vjet. Ne, dhe ishim njëlloj si vendet e natos por dhe më gjërë se kishim dal nga binarët me ҫmimin më të lart të naftës, etj., por k/ministrit i dukej njëlloj me vendet e tjera dhe ndryshimi isht se ne taksat i kishim të ndara, kurse bota brenda në ҫmim. Mirë, po ti bashkojm ne taksat, atëherë pse ҫmimi i naftës tek ne del më i lartë se bota?, por atij i dukej se 7×7 bënin 42 dhe ishte në rregull. Kamë vënë re se kur k/ministri flet për energji, nënkupton vetëm karburantet dhe elektrikun, jo pasuritë natyrore të naftës, i anashkalon ato në heshtje pa i përmëndur, se e di mirë se ҫ’farë kanë gatuar me to. Nuk është kështu z. k/ministër por provo të ngrihesh në këmbë dhe të ecësh vetë, kjo është zgjidhja.Këto po i bënë për të mbuluar gabimet e rënda të politikës – ku përfaqësues jeni ju, të qeverisë tuaj dhe ato para jush, të gjithë bashk ju rrënuat ekonominë, shitët vendin për 1 EURO apo e falët, barbarisht shkatërruat gjithë industrinë, naftën dhe minierat, bujqësinë dhe blegtorinë, ushtrinë, dhe tani na mbrojnë fqinjët dhe Nato. Pra, gjithҫka e ndërtuar më djersën e popullit e shkatërruat vetëm për ta vjedhur dhe për tu pasuruar ju politikanët, qeveritarët dhe oligarkët tuaj, u bëtë pronar të ligjshëm duke kolonializuar gjithë pasurinë shtetërore me konҫesionar anonim hajdut dhe ju jeni fshehur si minjët pas tyre.   

Loja për zbavitje vazhdon akoma, të nesëmen fabrikoi një tjetër mashtrim, “Problemi me energjinë dhe naftën është se ne i kemi mjaftueshëm, por fajin e ka qeveria që i shet jashtë. Kjo premisë e gabuar. Nuk kemi mjaftueshëm energjinë, as kur jemi në kulmin e prodhimit. Ne nuk kemi naftë për disel apo benzinë, nafta jonë është e rëndë që shitet për bitum” dhe më pas vazhdoj me një kërcënim, që e përdor shpesh kur është ngusht: “Nëse nafta jonë do të futej në pompa, për një javë do i çonte për skrap makinat tona. Disa këmbëngulin në një fakt alternativ, që ne e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë sepse e vjedhin politikanët”. . .

http://www.gazetadita.al/qytetaret-ne-proteste-rama-u-pergjigjet-nga-facebook-ja-pse-e-shesim-naften-dhe-energjine/

Po pse e bëjnë politikanët këtë gabim thoni ju? NO!

Por kur pa nga dritarja se sovrani kishte mbushur rrugët, i thirri mëndjes dhe i dha të drejtë atij, sigurisht nga frika se sovrani, të heq karriken, milionat e majme të saj dhe me dhimbje hodhi poshtë atë që tha një ditë para . . . “se nuk merret qeveria me çmimet në treg”, . . . referuar rritjes së çmimit të naftës . . , dhe vazhdoj: Përderisa nafta është një mall, dhe përderisa vendi është në luftë dhe lufta ka ardhur me çmimin e naftës. Do të ndërhyjmë për të frenuar çdo tendencë spekulative dhe brenda 48 orësh do të krijojmë një plan dhe akt normativ. Furnizuesit e vendit do të jenë në tavolinë me qeverinë dhe marzhi i fitimeve do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjitha aspektet deri te pika fundore e shitjes”. Pra na del se deri tani, marveshjet qeveri-pronar karburantesh paskan qënë të fshehta. Ç’farë mund të shpresoj populli nga ky njeri pa shtyllë kurrizore, mashtrues dhe gënjeshtar pa frena.  

Ne specialistët e naftës kemi 30 vite që shkruajm pa pushim dhe kërkojm të mbrojm industrinë fatkeqe të naftës tonë nga veprimet e papërgjegjëshme të mafies shtetërore të instaluar në “Qeveritë Demokratike” që rrënojn ҫdo ditë masivisht ato. Nuk shkruajm se kemi dëshirë apo të tregojm vehten se kush jemi, por shkruajm se ne naftëtarët e dimë rëndësinë e naftës se jemi shtresa më e vuajtur dhe më e persekutuar e popullsisë në profesionin tonë të nderuar që i kushtuam dhe harxhuam gjithë jetën, me lodhje fizike, duke menduar për naftën, sakrifikuam netë pa gjum mbi projekte, në grykat e puseve, larg familjes dhe fëmijëve, ku dhamë djersën dhe gjakun, ndërkohë që disa i falën edhe jetën asaj industrie. Profesioni jonë ishte përleshja e fortë mendore dhe fizike me nëntokën e egër, të pamëshirëshme dhe me fontanat e puseve, për të shkëputur nga gjiri saj ARIN e ZI, këtë mineral të ҫmuar me vlerë të madhe monetare, sepse ai i duhej ekonomisë, popullit, fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm, për të jetuar në ditë paqe dhe në ditë të vështira lufte apo bllokadash ekonomike ndërkombëtare.    

Disa nga kolegët tanë naftëtar u shpallën armiq, u arrestuan publikisht gjatë punës apo në sallat e konferencave dhe u dënuan me pushkatim, një pjesë u keqtrajtuan, u hoqën nga puna, u internuan apo burgosën, megjithatë ne kurrë nuk u tërhoqëm por me zemër të thyer dhe nën presionin e politikës  vazhduam punën në profesionin tonë. Sali Berisha, Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Ylli Bufi, Genc Ruli, Ju z. k/ministër, Gramoz Ruҫi, etj., jeni rritur në mos brënda bllokut të udhëheqjes por shumë pranë tij, duke shërbyer atje, punuar apo shijuar jetën ndryshe nga ne populli thjesht, që njihnim vetëm punën, vuajtjet dhe pasojat. Sigurisht të gjithë e dinim se ai sistem socialist kishte gjynahet e veta, si në politikën e brendëshme dhe në atë të jashtme që ishin vërtetë me pasoja të rënda, por gjithashtu shumica nga ju kishit dëgjuar dhe për të mirat e tij, për investimet e mëdha dhe kujdesin e veҫantë që ai tregonte për industrinë e naftës, minerave, energjinë hidrike, industrializimin, bujqësinë, mbrojtjen, etj., sigurisht me parat publike, sepse ato ishin baza për zhvillimin ekonomik, mirëqënien e popullit për një jetë normale dhe për tu mbrojtur nga kokat e ҫmendura të tipit Putin-Millosheviҫ-Vuҫiҫ. Megjithatë, pikërisht ju dhe të tjerë që fshihen pas jush, qëllimisht dhe me vetëdije të plotë, i vut kazmën, shkatërruat dhe vazhdoni akoma të shkatërroni rënd pasuritë natyrore që janë të pazëvëndësueshme dhe me vlera kolosale.    

Tani, ju z. k/ministër dhe disa nga beniaminët tuaj, dilni përditë në konferenca shtypi dhe na bëni politikë, na jepni leksione me justifikime pa fund, për “sakrificat” tuaja që po bëni për krizën e energjisë në vend, duke e paraqitur atë si të pashmangshme dhe si gogol para popullit, sepse gjoja ajo u shkaktua nga lufta dhe kriza botërore e energjisë dhe për këtë fajësoni Putinin që hapi luftën dhe botën e pasur që nuk prodhon aq shumë hidrokarbure në mënyrë që të mos rritet ҫmimi, ndërsa për pasojat e rënda dhe që nafta jonë po shkatërrohet vetëm heshtni. Shqipëria ka 30 vjet që është në krizë ekonomike apo energjie që i shkaktuan pikërisht klanet mafioze politike. Nuk dëgjojm të thoni një fjalë për keq-qeverisjen tuaj dhe ata para jush, që jeni përgjegjësit kryesor për vjedhjen, korrupsionin, keqtrajtimin, mospërfilljen dhe rrënimin total të pasurive tona natyrore, që me kontributin e tyre, jamë i bindur plotësisht se në mos do e përballonim krizën energjitike do e minimizonin tej mase ndikimin e saj tek ne, bile më mirë se bota, sepse ato janë vetë energji, amortizator të fuqishëm ndaj krizave. Shqipëria duke humbur pronësinë mbi resurset natyrore, ka humbur plotësisht luftën mbi krizën e energjisë dhe e ka ekspozuar kështu ekonominë tonë dhe popullin përballë forcës maksimale goditëse të krizës botërore.      

Këto shëmbuj të thjesht i kupton seicili nga ne: Në vitet 2011-2012, Kuvaiti eksportonte rreth 2 milion barrela naftë/ditë, popullsia ishte mbi 4 milion, jetonte për mrekulli dhe shteti jepte benefite ekstra për rreth 1 milion qytetar të tij, në masën 60 DK/muaj (1 Dinar Kuvaitian=$3.6) dhe benzina shitej me $0.65/litër, Kadafi mbante me benefite gjithë popullin e tij dembel, që vetëm hante dhe pinte. Libia eksportonte rreth 2.5 milion barrela naftë/ditë, e kështu janë dhe shumë vende të tjera. Këto vende nuk kanë aq shumë minerale sa kemi ne, por kjo është industria naftës me benefitet e saj. Bota sot po jeton me krizën energjitike, por forca e saj nuk është e njëjtë me atë që po godet shqipërinë, bile disa shtete me pasuri natyrore po përballojn mrekullisht nevojat e tyre dhe jo vetëm që se njohin krizën, por po pasurohen me ҫmimin që po shitet nafta në tregun botëror. Shqipëria një prej tyre, me pasuri përrallore dhe me popullsi rreth 3 milion vuan keqas fukarallëkun. Prodhon sasi të mëdha nafte, të mjaftueshme për të përballuar plotësisht nevojat e vendit dhe i ka gjithë mundësitë për tu pasuruar duke eksportuar tepricën dhe të nxjerr fitime të kënaqëshme për buxhetin e shtetit, sepse vendi ynë është shumë i pasur me naftë, gaz dhe minerale për frymë të popullsisë. Ne krahasohemi me disa nga vendet e lindjes mesme dhe jemi një ndër më të pasurit në Europë, por për shkak të keq-qeverisjes kemi humbur njëher e mirë luftën me krizat energjitike. Prandaj z. k/ministër hipi njëher avionit tënd personal dhe shko në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Kuvait, Malajzi, Irak, Iran, Libi, Egjypt, etj, që janë si ne të pasur me naftë dhe pyeti apo merr eksperiencë se si i menaxhojn ato krizat e energjisë me pasuritë natyrore, sepse me këtë amulli që po ndodh në botë popujt e tyre nuk ndjehen fare, punojnë dhe bëjnë jetë normale. Mbase kthehesh me këmbë në tokë se na more në qafë dhe eksperienca e tyre të ndërron mendjen dhe shpëtojm pasuritë natyrore nga hajdutëria dhe babëzia e politikës që po pasurohet me to!    

Kriza energjisë në shqipëri është direkt pasojë e politikës, që ka dhënë me konҫesion vendburimet ekzistuese të naftës, minerat, shitja e 4 hidroҫentraleve nga Berisha për të blerë vota gjatë fushatës elektorale, shkatërrimit dhe dërgimit për skarp të uzinave të përpunimit naftës, shkatërrimit të termocentraleve të fuqishëm në parqet industriale, shkatërrimit të uzinave të përpunimit të mineraleve, rezervave të shtetit, sidomos ato të naftës dhe drithrave, mos-menaxhimi i mirë i kaskadës drinit për korrupsion. N.q.se kriza do vazhdoj gjatë, nuk është larg dita kur populli të vuaj për bukë, prandaj qeveria me politikat e saj duhet të investoj në bujqësi për kultivimin e grurit, misrit dhe prodhimeve të tjera për nevojat e brendëshme dhe jo të gënjej bujqëritë të mbjellin kanabis dhe të merremi me lodrat e “Ballkanit Hapur” se grurin na e jep Vuҫiҫi dhe naftën Putini. A e pa k/ministri tani tymin e Vuҫiҫit?

Shqipëria ka 30 vjet që prodhon naftë dhe minerale të dobishëm në sasira të mëdha, më shumë se në socializëm, sepse resurset natyrore po shfrytëzohen barbarisht, eksportohen të  gjitha si lëndë e parë dhe janë bërë një burim i fuqishëm monetar ku pasurohen kupola politike, qeveritarët bashk me konҫesionarët. Nuk flet fare k/ministri për pasuritë natyrore dhe ri-shtetëzimin e tyre për ti vënë ato në shërbim të ekonomisë dhe mirëqënies popullit që krizat e energjisë të kalojnë me sa më pak dhimbje. Vetëm pronësia shtetërore e tyre dhe uzinave të përpunimit janë e vetmja mënyrë për të përballuar krizat e energjisë. Shteti me ato rregullon gjithë problemet sociale në vend dhe nga eksporti tyre mbush arkën e shtetit. Nuk përballohen krizat duke i shkatërruar këto asete kaq të rëndësishme për të favorizuar importin e karburanteve nga privatët, por duke konkuruar shteti me privatët.    

Në shtete të fuqishëm si SHBA, ku nafta ka lindur private dhe vazhdon e tillë, vepron dora e shtetit,  përdor rezervat shtetërore për të zbutur efektet e krizës, kurse qeveria jonë i bënë politikë mashtruese popullit për zbutjen e saj, ndërsa rezervat e shtetit i shkatërroi korrupsioni dhe keq-qeverisja. K/ministri flet për taksën e karbonit, po mirë ҫfarë projekti ka qeveria për të eleminuar emetimin e karbonit në atmosferë?, asgjë. Atëherë, ku përdoren këto të ardhura që vilen nga kjo taks, i shërbejnë ato qëllimit? Jo, pra qeveria e aplikon atë për të mbush arkën bosh të shtetit. Tjetër, shqipëria vuan jo vetëm nga pasojat e krizave por paguan dhe një taks të fsheht për korrupsionin. Ajo taks duhet ti mbahet kompanive prodhuese të naftës, sepse ato emetojn në atmosferë sasira të mëdha gazesh që ndotin ambientin, bile ajo u duhet rritur në mënyrë që ato të përmirësojn teknologjinë, por me sa duket qeveria e ka të veshitirë se rëndohet buxheti financiar i kompanive dhe hajdutëve që fshihen pas tyre.

Këtë krizë k/ministri e cilësoi më të keqe se Tërmeti dhe Pandemia, por nuk e ka keq se në dy të parat u hodh para e madhe për të përballuar situatat dhe korrupsioni me tendera të fsheht dhe pa gar, që organizoi ulkonja shëndetësisë për oligarkët e saj, “shkëlqyen mjaftë mirë”, d.m.th dhe në këtë krizë me siguri ka perspektivë për korrupsion galopant midis dikastereve të qeverisë, oligarkëve të saj dhe kompanive që operojn në fushën energjitike. Nuk mund të pritet gjë tjetër, nga një qeveri e mbushur me njerëz të korruptuar që s’bëjnë kurrë transparencë. Ata i presin me padurim këto situata se korrupsioni del jashtë kontrollit. Pikërisht ato tabelat famëkeqe të ministreshës së preferuar të k/ministrit në atë  konferencë shtypi, mbi sasinë e energjisë që do blihet në tregun botëror, variabilitetin e ҫmimit, 20% i humbjeve në rrjet, etj., ku matjet ishin bërë si me “vizore të vjetër druri” dhe pasigurinë që ajo paraqiti për të gjetur produktin në treg, tregonte shumë mbi miratimin publik për një katastrofë korrupsioni.

Në mbështetje të k/ministrit mbi keq-qeverisjen dhe pa-aftësinë e tij për të menaxhuar krizën, ka ditë që benjaminët e tij si Peleshi, Xhaҫka, Ibrahimaj, etj., dalin nëpër foltore, njëri thotë se nuk është faji i kryeministrit, hajdutja e heshtur Xhaҫka fletë për luftën Rusi-Ukrahinë dhe mbështetjen e madhe që po i jep populli ynë. Ministresha Ibrahimaj flet me garanci absolute se kriza energjitike është kalimtare, e përkohëshme dhe për 6 muaj fiks ҫdo gjë do normalizohet. Sot në botë ka institucione ekonomike, banka të fuqishme investuese me kapital financiar, vëzhgues me eksperiencë, investitor që vëzhgojn parat e tyre, etj., dhe nuk arrijn të parashikojn ecurinë e krizave energjitike dhe afatin e përfundimit tyre, ndërsa ministresha Ramës, Ibrahimaj, pa asnjë argument apo analizë faktesh e përcaktoj atë menjëher, TAK-FAK, në dy foltoret e saj se kur mbaron kriza. Dy hajdutët e tjerë, Gjiknuri që merret me Politikën e Partisë dhe ajo e rrugëve, Balluku, si “ekspert të ministrisë energjitike” që i kanë dhënë disa vendburime të pasurive natyrore me konҫesion oligarkëve të tyre, flasin kodra pas bregut për krizën, por harrojn se janë projektuesit e saj, pikërisht për keq-manaxhimin pasurive energjitike natyrore gjatë qeverisjes së socialistëve. Është ministria më e korruptuar dhe ka përgjegjësinë kryesore në stimulimin e krizës energjitike, prandaj drejtësia duhet të hetoj aktivitetin e saj. Po bëjnë një politikë bajate, fëminore që të qetësojn popullin, po e ҫorodisin atë për të zgjatur kohën e ngrohjes së karrikeve. Gjithë dikasteret e kësaj qeverie janë mbushur me njerëz të korruptuar dhe të pa aftë për të menaxhuar drejtimin e ekonomisë.

Z. k/ministër, qeveria juaj ka humbur orjentimin sepse është tej mase e korruptuar dhe jeni tërësisht të pa aftë për të menaxhuar dikasteret e saj, prandaj freskoje atë me specialist të ndershëm, të përgatitur dhe me eksperiencë, hiqja duart nga gryka drejtësisë, lërë të merret me këta hajdut dhe me të gjithë ata që kanë abuzuar me pasuritë publike. Këtë duhet ta kishe bërë që kur populli të votëbesoi në 2013 për ta qeverisur, jo për ta vjedhur, por nuk e bërë se nuk deshe t’a bëje dhe kjo s’nuhat mirë, prandaj bëje një autokritikë, prano gabimet në qeverisje në gjithë këto vite se ja ke borxhë popullit. Krizat ekonomike nuk zgjidhen me hajdut dhe duke mbrojtur vehten, ata dhe me politikë bajate për të mashtruar popullin. Po nuk u zhduk korrupsioni gjëndja e rëndë ekonomike në shqipëri nuk ndryshon.   

Më ka bërë shumë përshtypje qëndrimi juaj në të gjitha fjalimet, programet qeveritare, konferencat e shtypit, takimet, premtimet, etj., ku keni anashkaluar tërësisht, me apo pa qëllim, atë ju e dini, nuk keni trajtuar asnjëher një plan serioz për të rikthyer pasuritë natyrore në shërbim të ekonomisë kombëtare dhe mirëqënies popullit. Kamë shkruar të paktën dy herë mbi rolin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit, po ashtu kanë shkruar disa specialist të tjerë të nderuar dhe të respektuar për këtë problem, dhe në mos ju ata hajdutët që mbanë rreth vehtes duhet ti kenë lexuar dhe me siguri ju kanë informuar juve lidhur me revoltën tonë si specialist naftëtar. Megjithatë po të sugjeroj se qeveria duhet të bashkëpunoj me specialist me eksperiencë, duhet të rishikoj urgjentisht kontratat konҫesionare në vendburimet ekzistuese të naftës dhe minierave, të evidentoj ҫdo shkelje të tyre dhe të merrni masa ekstreme duke i penalizuar ato dhe të rishtetëzoni këto pasuri nën administrimin e kompanive nacionale. Boll na vodhën dhe shkatërruan pasuritë tona konҫesionarët dhe ata që fshihen pas tyre, denoncoi ata tek drejtësia. Kjo është rruga e vetme e zgjidhjes së krizave energjitike në shqipëri për sot dhe në perspektivën afatgjatë të zhvillimit ekonomik. Situata është tepër kritike, e rëndë, papunësia dhe pakënaqësia po rriten, vendi po zbrazet nga rinia, ekonomia nuk funksionon dhe varfëria shtohet çdo ditë. Partia Socialiste duhet të mbajë qëndrim për këtë situatë se është përgjegjëse direkte para popullit, naftëtarëve dhe minatorëve. Manovrimet e qeverisë me kozmetikat e kanabisit, me luftra, me ekonomi tregu, me rritje taksash, me skenar dhe mashtrime se kriza do kaloj dhe situata do qetësohet, janë pa rezultat dhe humbje kohe.   

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura