KUJT I SHËRBENI JU z.SAZAN GURI?
Nga Besnik Imeri, Vlorë 5 qershor 2022
Sazan Guri një figurë komplekse me shkëlqimet dhe kontributet e tij në disa fusha, sidomos në atë të mbrojtjes së mjedisit shqiptar, pyjeve, përrenjve dhe lumenjve, ku ai shfaqej si një luftëtar i vendosur kundër ngritjes së H/C-eve, të cilat shkatërronin jetën e banorëve të zonave malore dhe kodrinore të vendit tonë, duke u hequr atyre burimet e ujit, gjë që çonte në braktisjen dhe shpopullimin e tyre; papritur, e bën si lopa, që pasi e ka mbushur enën me qumësht i jep shkelmin enës dhe e derdh qumështin, duke krijuar një hije të dyshimtë që vetvetiu të çon te pyetja: a ka qënë i vërtetë ky njeri në ato që ka bërë dhe thënë deri më tani? Apo e gjithë kjo ka qënë një lojë për të krijuar një imazh pozitiv tek shqiptarët si një njeri social dhe atdhetar, gjë e cila do t’i krijonte mundësinë e realizimit të figure publike, që do të mund të ndiqej prej tyre, edhe kur ai, në mënyrë të kamufluar, do t’u shërbente antishqiptarëve në planet e tyre? Kush është e vërteta? Nuk e dimë. Por kemi një të drejtë, atë të dyshimit.
Po kush është thagma e Sazanit? Në fillim të majit të këtij viti ai i çuditi të gjithë shqiptarët kur tha, se “plis” kanë mbajtur dhe mbajnë edhe hebrenjtë. Madje, këtë çudi ai e çoi më tej duke thënë se, Jezu Krishti është pellazg, dhe, si i tillë, ai ka mbajtur plis të bardhë në kokë, njësoj si malësorët tanë të veriut. Në vazhdim, në një bisedë në TV-ABC, ai me plot gojën, bën një deklaratë kontraverse, që hebrenjtë, njësoj si ne shqiptarët, janë me origjinë pellazge.
Pra, ai që quhet nga gazetarët “professor” Sazani, para do kohësh, pasi u mor me shumë gjëra, pasi u pa si avokat i shumë çështjeve, një ditë të bukur i shkrep të merret edhe me pellazgët. Të jetë rastësi kjo?!!! Ai, madje krijon një si biçim “Akademie”, që e emërton “Rrënjët”. Me demek se ky do t’i zbulojë rrënjët e shqiptarëve. Pas nja dy vjetësh punë intensive për zbulimin e rrënjëve të shqiptarëve, me “broçkullitje” pa fund televizor më televizor, me naivitete shkencore me frymëzim patriotik, të cilat më shumë duken si demagogji patriotike, ai u “formatua” si një historian klasi. Në këtë punë ka bashkëpunëtorë disa historianë shqiptarë me banim në shtetet perëndimore, të cilët edhe ata deklarojnë thagma shkencore, që më shumë ngjajnë si naivitete shkencore, demagogji dhe mashtrime patriotike.
Pasi bëri për vete një numër të madh shqiptarësh me këto “ethe të zjarrta patriotike”, mendoi se erdhi dita, se çdo gjë që ai do të nxirrte nga goja do të ishte flori i pastër, dhe shqiptarët do t’i shkonin nga pas me besim të verbër si një kumandar legjendar. Në këtë punë ai, çuditërisht, nuk është i vetëm, por ka një “motër binjake”, një historiane që ka mbi një dekadë që shkruan për origjinën e shqiptarëve, duke i shpërndarë ata në të gjithë botën, e cila me emrin e saj të kujton Helenën e Trojës që i vuri zjarrin qytet-shtetit të dashnorit të saj. Edhe kjo historiane, ka vite, që e sponsorizuar nga kush e di se ku, del televizor më televizor dhe propagandon teoritë e saj, që nga pikëpamja shkencore, pa frikë mund t’i quash naivitete, ndërsa nga pikëpamja si thuhen pa argumente, fakte, arësyetimi të fortë dhe përfundime të bazuara, duken më shumë si demagogji dhe mashtrime. Për tipa të tillë populli thotë që, “korrin dhe nuk lidhin” dhe flasin pa doganë.
Edhe kjo si “profesor” Sazani, me një mashtrim shkencor ordiner e vendosin Dodonën Pellazge në malin e Tomorit, dhe këtë, që të dy e bëjnë pa u skuqur, pasi nuk sjellin asnjë fakt historik, arkeologjik, shkencor, prandaj kjo ngjan me shumë me zbulimet e njerzëve profan. Nëqoftëse këta të dy, do t’u drejtoheshin të dhënave arkeologjike, do të mësonin se në Dodonën pellazge pranë Janinës arkeologët kanë zbuluar rrënojat e dy tempujve, atij të Zeusit dhe gruas së tij epirote, Diones. Por në Dodonën pranë Janinës arkeologët kanë gjetur edhe kushtimet në mbishkrime në gur si dhe pyetjet në pllaka të ndryshme. Një nga këto është edhe ai Bylinëve, në mos gaboj, i shek.III p.e.s, mbi bazën e të cilit arkeologët, midis fakteve të tjera, monedha, etj, identifikojnë qytetin antik të Bylisit.
Gjithashtu, nga arkeologët, ata do të mësonin se Pirrua i Epirit i rindërtoi këta dy tempuj duke u dhënë një shkëlqim të madh. Pirrua i Epirit nuk erdhi në malin e Tomorrit që të rindërtonte këta tempuj. Mbase këta të dy nuk e dinë, por para vitit 1875 Dodona nuk ishte zbuluar, ishte Ismail Qemali, i cili me erudicionin e tij të jashtëzakonshëm, dhe, me siguri që ka pasur edhe fakte dhe dijeni të tjera për vendndodhjen e Dodonës, pasi e orientoi mikun e tij, tregtarin Karapano, që të bënte gërmime arkeologjike në atë vend, u arrit që të zbulohej Dodona, rrënojat e tempujve, teatri madhështor dhe objekte të tjera. Pra Dodona është zbuluar, dhe nuk ka mbetur ta zbulojnë donkishotët e shekullit të XXI.
Por historiania patriote shkon më tej kur deklaron: Sipas studiusit gjerman Ernst von Lasaulx, tempulli i Dodonës “u themelua nga Dodanimi, i biri i Javanit, i biri i Japetit”. Në historinë biblike, Dodanimi ishte i biri i Javanit, të birit të Japetit, të birit të Nohut…Nga kjo rezulton se, pas përmbytjes Noha, Japeti, Javani dhe Dodanimi, kanë jetuar në të njëjtën kohë. Kështu vitet kur kanë ekzistuar këto personazhe të Biblës, me vitet e themelimit të tempullit të Dodonës përputhen. Ajo që është e sigurtë është se, ajo (Dodona) mban pikërisht emrin e stërnipit të Nohut, dhe si e tillë, duket se ka lidhje me të dhe se historia e përmbytjes pellazge, ngjan me atë hebreje… Emri i Dodonës është një provë shumë e fortë, gati e pakontestueshme, që e lidh atë me Nohun dhe mitologjia pellazge është në një linjë me tregimet hebreje… Aleksandri i Madh në Bibël quhet biri i Javanit…Shqiptarët sot janë të linjës Biblike.[1] Tani unë nuk bëj asnjë koment dhe po e lë në dorën tuaj, që të gjykoni vet këto “përçartje shkencore”, kuptohet edhe me helmin e tyre brenda rreshtave.
Gjithashtu, edhe kjo si “professor” Sazani deklaron: “Edhe hebrenjtë e vendosin kipan një lloj plisi, si shenjë respekti ndaj zotit. Plisi i pellazgëve, helenëve, romakëve dhe ilirët, sot ruhet vetëm nga shqiptarët…”[2]
Të dy këta donkishot të historisë shqiptare, jo vetëm që plisin ua atribuojnë edhe helenëve e romakëve, por me një cinizëm të pashëmbullt, krahasojnë kapën e zezë hebreje me plisin e bardhë të malësorëve tanë, me demek, se edhe nga zakonet dhe veshjet, ne shqiptarët jemi të njëjtë me hebrenjtë.
Tani, me të drejtën e zotit, kemi të drejtë të dyshojmë, por edhe të hamendësojmë: Mos vallë, në mënyrë metodike, të planifikuar qysh më parë, këta dy persona, “motër e vëlla” në qëllim dhe veprim, janë përgatitur, sposorizuar, janë bërë të dukshëm si persona publikë, u janë vendosur në gojë çështje të ndieshme për shqiptarët duke u hequr si ithtarë të patriotizmëz dhe që do të bëhen therrorë për të, në mënyrë që shqiptarët, që nuk janë të “rrahur në vaj e uthull”, t’u venë nga pas në mënyrën më të padjallëzuar duke i bërë idhuj të tyre. Dhe, pasi i bënë idhuj të shqiptarëve, u dhanë urdhër: Nguluni thikën në brinjë shqiptarëve. Pra, i nxirrni me origjinë hebraike, me zakone, veshje, fjalë, madje edhe gjuhë të njëjtë me hebrenjtë.
Gjithashtu, nuk është rastësi, që këta dy persona të sponsorizuar nga politika, me “porosi nga lart”, për t’u rritur kreditet në sytë e popullit, ndodheshin në listat e përfolura për kandidat për president të Republikës së Shqipërisë.
Po përse duhet kjo, mund të pyesni ju? Nuk e dimë. Por përsëri vemë mendjen në punë, intuitën, dhe mund të hamendsojmë: hebrenjtë mund të jenë mërzitur në Izrael dhe në vendet e tjera të Lindjes nga vapa, edhe hebrenjtë e shpërndarë në Perëndim mund të jenë mërzitur nga klima e ftohtë dhe e lagësht, Shqipëria është një vend i bukur, i ngrohtë, plot diell dhe ujëra. Kësaj, po t’i shtojmë edhe faktin, që kuislingët shqiptarë këto tridhjetë vjet kanë punuar ethshëm, në bazë të planeve të caktuara, për lënien pa pronë, pa punë, varfërimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga vendi i tyre i dashur, shpopullimin e Shqipërisë; atëherë këta të larguar si zogjtë e korbit duhen zëvendësuar me të tjerë.
Por, që këta miq të paftuar, të jenë sa më të pranueshëm për shqiptarët që do të mbeten, atëhere hajt t’i mashtrojmë se dhitë e zeza janë njësoj me delet e bardha, dhe ata, shqiptarët janë të njëjtë me hebrenjtë, kështu që ata t’i presin si vëllezër. Ky besoj se është roli që i është caktuar “professor” Sazanit dhe doktoreshës në histori.
Besnik Imeri, Vlorë 5 qershor 2022
[1] Elena Kocaqi, Pellazgët, origjina e shqiptarëve, Bot.DODONA PRESS, Tiranë-2021, f, 26-28, 33, 390
[2] Elena Kocaqi, Pellazgët, origjina e shqiptarëve, Bot.DODONA PRESS, Tiranë-2021, f, 219