TREGU (PAZARI) I VJETËR NË KRUJË

Mos e leni pa e vizituar

TREGU (PAZARI) I VJETËR NË KRUJË

Nga Sheradin Berisha, 17 korrik 2022

Njohuri themelore

Tregu i vjetër i Krujës ose siç thirret nga vendasit (krutanët e hershëm), Pazari i Derexhikut, është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër të shtruar me kalldrëm që të çon në kala. Ky treg (pazar) ka ekzistuar që në Kohën e Skënderbeut. Pazari i Derexhikut ka patur rreth 150 dyqane të cilat nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës.

Sipas historianëve, tregu është ndërtuar përpara pushtimit osman, është djegur dy herë tërësisht dhe në të dyja rastet është rindërtuar nga e para. Tregu historik i Krujës është përshkruar dhe nga udhëtari austriak, Von Han, në shekullin e XIX-të, kohë kur ai vizitoi Shqipërinë. “E vendosur në një rrugë të ngushtë që të çon drejt kështjellës dhe në të dy anët me dyqane. Me një atmosferë aq të lashtë të duket se nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga koha e Skënderbeut…”, shkruan Han në përshtypjet e tij. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht edhe zejet e vendosura në treg.

Në vitin 1961 Tregu i Krujës u mor nën kujdesin e shtetit, ndërsa më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij. Dyqanet e tregtarëve dhe të mjeshtërve janë përdhese, një katëshe, me përjashtim të Derexhikut ku ka edhe ndërtesa dy katëshe. Dyqanet i kanë muret, tavanet dhe qepenat prej druri.

Ky pazar karakteristik, më 1963, për vlerat e tij historike dhe arkitektonike u shpall ansambël muze. Në këtë treg vizitorët mund të gjejnë artikuj të ndryshëm të artizanatit si punime në argjend, bakër, alabastër, qëndistari, bizhuteri, filigrame, qylyma etj. Larmia e mallrave që tregtohen këtu dhe vjetërsia e tyre tërheqin çdo vit një numër të madh turistësh nga vende të ndryshme të botës.

***

TREGU (PAZARI) I KRUJËS

http://www.youtube.com/watch?v=utx_79dHroE

***

Pazari i vjetër i Krujës

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura