KULTURA
Recension libri:
Poezia origjinale mediativo-filozofike dhe moderne e Ruzhdi Metës…
Nga Hasan M. Shahinaj – shkrimtar
Në kulm të veprimtrarive të spikatura dhe të mirënjohura kombëtarisht të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, dallon përveçmëria origjinale e poezisë mediativo-filozofike dhe modern e poetit të njohur Ruzhdi Meta; anëtar i këtij klubi dinjitoz qysh nga viti 2007 i themelimit të kësaj bashkësie krijusish; të dhe në garë të përherëshme mes njëri-tjetrit me botimet e tyre cilësore në gjini të ndryshme letrare. Po ashtu, në rivalitet të hapur me simotrat organizata apo klube letrare në rafsh kombëtar e rajonal, KSHA –ja durrësake, siç konkludon me të drejtë kritika letraro-artistike e botuar. Qysh në krye të herës të vitit 2017, kur autori ynë në fjalë botoi vëllimin poetik ’’Brenda veh’tes’’ dhe që u mirëprit nga lexuesi dhe veçmas kritika letraro-artistike, duhet pohuar zëplot e katërcipëisht se poezia e poetit R. Meta është sa origjinale aq edhe modern;madje siç do ta analizojmë e skanojmë përmbledhazi më poshtë,kjo lloj poezie e një stili të ri të parapëlqyer e të lëvruar nga autori,trajton me zell e deri në detaje apo trajtë të shterruar qytetrimi,aq të lakmuar pagano-antik,shembull e model të të gjitha kohrave dhe brezave njerëzorë. Madje , edhe të lakmuar ethshëm e të paharritshëm në kulminacionet e këtij Antikiteti si psh: kur rikujtojmë me nder e patos letrar poemat brilante homerike,tragjeditë eskiliane,erotikën safoiste,statujat mahnitëse akroploke;pa harruar dijetarët e filozofët e papërsëritshëm Sokrat, Platon, Demokrit, Aristotel apo historianët Splendia Herodot me dishepujt e tij pauses,babain e mjekësisë Hipokratin e deri në tempujt e polis-qyteteve me arritjet e tijkalime në çdo zeje,profesion, art,teatër apo mjeshtri kryebetejash detare,toksore të shumta e të rralla;krahas shkollore të shumta plot dituri themelore për çdo fushë të veprimtarisë njerëzore. Le të fokusohemi tashmë në këtë skanër të përmbledhur, ku pretendon analiza ime për këtë poet të veçantë:
Së pari, drejt Dodonës, Itakës e Trojës antike të poezisë modern, orgjinale, përpiqen ngultazi e vrapojnë shumë e shumë poetë;por pakëz arrijë seksesshëm në finish të saj;kurse Ruzhdiu ynë arrin me guxim disavjeçar të Marathonomakut të sprovuar arrin dinjitoz në sheshxhirimin mitik të Dodonës mitologjike e të Itakës po aq poetiko-misterioze dhe perms pyetjes retorike realizon poezinë konkrete ‘’ Muzgje Joni’’: ‘’Befas, shëmbëllyen muzgje të errësuar/nisur nga thellësi Joni/,sa i zvogëluar deti/; strukur guvash ujore Amfitrita/;ç’po bën në Itakë,Posidoni?!…’’ Dhe mendo se : Posidoni ishte kryehyjnori, perëndia e deteve,kurse Hadi, ai i tmerrshmi i nëntokës..Kësisaj,parakalojnë në memorjen tone perms poezive tipike e të realizuara bukur,shkurt,qartë dhe kryesorja me mesazhin e duhur përcjellës të tyre: mitike,perëndi, personazhe-heronj të dëgjuar e të lakmuar prej epokash të Antikitetit si, bie fjala: Apoloni,njeri nga 12 perënditë e famshme të Olimpit; kulti I mjohur I Akilit famor me rrënjët ilirike të Homerit, i cili sipas mitit, kur e ëma e lindi, e zhyti së pari në ujrat e lumit Stiks që të bëhej trupi i tij i paprekshëm etj,etj. Njihemi me Promoteun guximtar, ndriçuesin e pare e të vërtetë të njeriut, për të shijuar zjarrin jetëdhënës; rrëmbyer forcërisht perëndive duke ngritur hapur krye kundër Zeusut zemërak e hakmarrës kulmor. Apo Galatea, nimfa marramendëse që pesonifikonte detin e qetë, me të cilën u dashurua Polifermi, por që ajonë fakt donte bariunAkid…Domethënë, ka plot mjaft poezi kushtuar miteve me bërthamë filozofike sië është psh. Ai i Kozmogonisë (krijuesit të gjithësisë). Poeti ynë Meta shkruan: ‘’Nga molosët ishte Dodona/ ,bijë e Ilirisë së lashtë/.Herodoti e dëshmori teologen pellazge plot ar/;nga Odiseu mësuar sit ë kthehej në Itakë…’’Ose më poshtë vargjet: ‘’Ata zogj me thonj si kanxha/,që ushqeheshin me mish njeriu/,betejën e luftës mbi ta e fitoi Herakliu!…’’ Ai, pra Herakliu me ato shtyllat e mermerta që vendosi në dy anët e Gjibraltarit Ilirik;atë që e ndihmonte perëndia e diellit Helios. Dhe më tej lexojmë me ëndje: ‘’Maja, më e madhe nga shtatë plejadat/, Hermesin lindi nga një dashuri/;nga ato të fshehtat që bënte Zeusi! .’’ Të fiksohen në mëndje vargjet : ‘’Artemida,hyjnesha më e pushtetshme e Olipit/,bija e Zeusit dhe latonës/, në Delos lindi dhe kudo ajo nënshtroi mite e male/ me shigjetën e saj hakmarrëse fatale!…’’. Shkurt,lexuesi befasohet dhe kënaqet me vargjet e realizuara bindshëm e logjikshëm poetikisht, me një stilt ë rrjedhshëm nga poeti Ruzhdi Meta; sepse,kryesorja, në çdo poezi konçize definohet mesazhi përkatës dhe fort I gjetur filozofikisht,ideoemocional,mediativ i cili përqaset po me fines nga Antikiteti, direkt në shërbim funksional për aktualitetin tonë qytetrues.
Njëherësh, krejt vëllimi poetik, na forcon bindjen e kënaqësinë për erudicionin e autorit,zellin e tij për të njohur e zbërthyer deri në trajtën më shteruese të gjitha njohuritë për Orakullin pellazgjik të Dodonës, të tempujve të saj; të Delfinit famor, të Olimpit mitik, fronit të perëndisë; pra të pikave kyçe e kulmore të Antikitetit të papërsëritshëm. Dhe mua, analizuesit e recensusit të plotvrullshëm të vëllimit të bukur poetic të poetit R. Meta, më kujton mirfill pasazhet e dedkuesit edhe të studimeve- historian tanë qysh në krye të herës për Antikikitetin,sikurse skrupulozët: Kondo,Ceka,Korkuti,Xhufi, Baçe, Tare, përmbledhur e kulmuar në simbiozën: ‘’O mbret Zeus, Dodonas pellazgjik Mollosëve tanë; O i biri i Arushës antike dimërmadhe ! …‘’. Apo më qaetazi, poeti Meta më risjell këndshëm në zemër e mendje pesiatjet liriko-epike të vargjeve të të Madhit Bajron gjatë peligrinazhit të tij eksplorues poetic të romantizmit kohor në këto vise legjendare me vargjet: ‘’Dodonë, ku është prozhmi yt i moçëm, kroi profetik e Orakulli divin ? ( hyjnor) …’’ Sa bukur, sa krenari legjitime përjeton e ndien çdo lexues/e! Tamam, sikur poeti ynë Ruzhdi Meta me të njëjtin figure stilistike të pyetjes retorike si më lart, nëse kujtojmë edhe vargjet lapidare bajroniane në këtë rast tipik të recesionit tone:’’ Shqipëri,lejomë të kthej sytë e mi mbi ty, o Nënë e rreptë, burrash të egër?!…’’. Dhe , pra, a nuk kemi të drejtë të krenohemi e pra së gjithash të sedërohemi në kulm me mesazhin e qartë si drita e diellit zenit Jonian: Kur një i huaj ( në këtë rast poeti Bajron) na e thërret Shqipërinë tonë Nënë ;po për ne ç’mbetet vallë?!… Besoj, adhuroj një supërnënë, një hyjneshë, një perëndeshë, një univers….Tamam, pikërisht sikurse Antikiteti ynë Ilirik e Pellazgjik ( e jo vetëm Helen) nga buron në fakt entogjineza-logjia jonë shqiptaro-ilire!!
Së dyti, Libri i bukur dhe mjaft I realizuar poetik ‘’Orakulli Dodonës’’ i formatit 12×20 cm me 125 faqe dhe 150 poezi; nga të cilat 2/3 i janë përkushtuar Antikitetit të pamat, temës së pashteruar kurrë dhe aq të lakmuar e të trajtuar në këtë rast, siç e meriton vetëm e vetëm nga poetët guximtarë të tipit Ruzhdi Meta. Të këtij djaloshi shumë simpatik, mendjekthjellët, muskuloz e të aftë porsi rrepët e lisnajat e moçëm të Librazhdit nga buron origjina e tij prindërore, shtrirë buzë Shkunbinit kaltërosh e plot ujvara;ku flladon nimfat po aq të moçme të Antikitetit ilirik; trajtuar mjeshtërisht nga dramaturgu ynë famoz i traditës,elbasanasi Et’hem Haxhiademi, i paharruari dhe i lavdëruari në letrat shqipe të viteve ’20-30-të të shekullit xx. Ka në këtë kapitull të librit ‘’Orakulli i Dodonës’’ vargje brilante që të rrëmbejnë porsi vorbujt e shtjellta shkumbiane , i cili zbret malesh me aq furi, nëse kujtojmë poezitë sikurse bie fjala: Alekstra…’’ Kjo martire antike e sacrifices sëpahumbur/ që bekoi martesën e një çifti të gjatë e të lumtur…’’Apo vetë gadishulli konkret ilirik ‘’Iliriada’’, për të cilin barbarët slave të zbritur furishëm si ikanakë mjeranë nga Stepat e thata të Uralit të largët..’’ duke shpërndarë hejbetë e dhirta/,kudo në çdo anë/,Iliridës sonë brutalisht I vunë emrin Ballkan!!…’’ Pra, janë vargje solide që veç tjerash, na japin edhe informacione të sakta perms penës së kaltër poetike të kronikanit Ruzhdi Meta. Le të kujtojmë poezinë me aq shije, duke spikatur Atenën ziliqare,e cila u përpoq për t’ia kthyer ëndrrat e endjes sëpafund në merimanga! …Kurse poezia ‘’Tikea’’, ajo hyjnesha e personifikimit të rastit, arriti që në Romën e kultit të identifikohej me Fortunën!’’ Marpesa, më e hijshme në në dashuri, s’kish nevojë për rytje e kartën,ajo lindi pa modalitet Kleopartën’’ .Kulmon ky kapitull me poezinë e goditur ‘’Antiklea’’ që me bekimin hyjnor të artë/, nëpër jehonat e dheut,/ është nëna e famir Odiseut,/ simboli I gruas ilirike,/ e në flijim!’’ Prekesh padyshim nga vargje të tilla me peshën e detit deri në substance e subkoishencës tënde; o lexues/e vëmendshëm dhe i/e kualifikuar; ndryshe ti s’ke për të kuptuar qartazi stilin poetic të përveçëm të Ruzhdi Metës që ka simbolikën e parimit të Ajzbergut.
‘’ Dmth, një pjesë krijmtarie ka mbi vijë,kurse dy të tretat nën ujrat e thellësive joniane e mesdhetare; ndaj e përsëris me vetëdije të plotë: thellohu e kënaqu edhe ti, o lexues/e duke shijuar poezinë modern meditative- filozofike e njëherësh konçize e motivuese të poetit tone të talentuar e të kërkuar Ruzhdi Meta,kënaqu!
Së treti,poezitë e tjera po aq konçze të poetit tone kushtuar natyrës, janë tamam si dekor i një bukurie më vehte. Psh, vjeshtën ai e pikturon tamam si dekor; të kujton gati-gati peisazhet pikturore të përveçmit të të madhit Vangjush Mios, luginave pogradecaro-korçare. Apo krahasueshëm me nositin e mërguar dhe liqerin që jetonin bash tek gushë e shpirtit Lasgushian! Apo zbritur të motit artik. ‘’Do doja të këndoja një këngë vjeshte/, të mblidhja ato fruta të lëna vreshtave/,Ti , vjeshtë,portret fundstinë/, peisazh frutash të begatë…’’ Kredoja poetike e autorit është: ‘’Çdo çast i tanishëm përmban diçka nga të gjëndjeve dhe përjetimeve të kahora;bota që na rrethon ngado, duket e gjallë vetëm mbi bazën e një filozofike mediativo-intuitive.
Çdo gjë që na rrethon është në zhvillim krijues ,ashtu si përpjekja e vetë poetit për të kapur intiget,motivet dhe për të na dhënë siç duhet bërthamën e mesazhit e jo tautologji fjalësh e vargjesh bajate pa gjak e nerv e palcën kurrizore.
Së katërti, poeti skicon poezi me tematikë sociale që të fusin në mendime me alegorinë e tyre zhbiruese e të mprehtë si psh. Shiko kazermat e braktisura të mbrojtjes,ndërtuar nga eprorë porsi Don Kishotë, saqë sot mbeten jo relikte por skelete duke ngjasuar me mullinj me erë! Ja,pra, ironia shpotitëse alegorike! Ose poezia e ‘’Kalaja’’, pikturuar vargjesh me një vizatim rrënonjës; e cila ngaqë braktiset qëllimisht nga pushtetarët injorantë e anafalbetikë fundkanalë,ngjan sot me një zhgun barinjsh vetmitarë që digjen në zhegun e verës duke kullotur gjënë e gjallë për të mbetur gjallë! …Kësisoj, pra mes shembjesh tipikë për të mbetur si bie fjala ja disa syrësh: ‘’Heronjtë’’, ‘’Ndërgjegja’’, ‘’Dy librat’’, ‘’Patoku’’, ‘’Uroj’’, ‘’ Liri e burgosur’’,’’Reshje vesesh’’, ‘’ Pse çuditen’’, ‘’Tri ndjenjat’’,’’Pa pasion’’, ‘’Mirësia e vargjeve’’, ‘’Foll në natë’’,’’Gri’’, etj; ku me siguri matematike,pohon me të drejtë poeti shpotitës R. Meta me hosten në dorë: ‘’Do të rënkojë metafora e jetës që pëgjason aq shumë me një foshnjë të sëmurë,kequshqyer jo vetëm nga skamja; por mbi të gjitha nga perversiteti varfëror, ku e katandisi regjimi dështak i sotëm aq i ëndërruar për mbijetesë i cili i la qëllimisht luginat,bashtinat,mallet djerrë fatalitet!’’. E, doemos, rrënkon metafora,sinonim i jetës,perms vargjeve konçize,apeluese për sot e për mot, që na shtron sofra bujare për t’i lexuar e zbatuar,vetëm pena e talentuar e Ruzhdi Metës. Natyrishëm, si deduksion, kjo është aftësi e rrallë; dufi i një shpirti shpërthyes porsi një vullkan i fashitur migjenian! Autori guximtar konkludon:”’Më mbytën idetë,programet,premtimet e lugës bosh të foshnjës në kontravesin utopik të sloganit partiako-/qeveritare…sepse që të gjitha formojnë mjegullnajë e shthurje e degradim të tejsajshëm!…’’
Së pesti, mjetet stilistike që përdor janë që të gjitha siç duhet, të përzgjedhura, të situra hollë e kryesorja në funksion të brendisë së poezive dhe mesazheve përcjellëse. Kështu , rreth dy figurave të parapëlqyera të autorit, metaforës dhe alegorisë, sillen bukur në vallen poetike, edhe metonimia, personifikimi, shkallëzimi rritës e zbritës,epiteti cilësues,pyetje retorike, ironia therrse së toku me trope figurative të tjera ashtu siç e lyp konteksti delikat i vargëzimit . Le të ilustrojmë pak shembuj: ‘’Stinë e urtë vjeshta/,është më shumë se e urtë/, pemët mbuluar kanarinë me fruta/, dielli ngadalë tëreheq lavdinë/, nga deti larguar zhurma…’’ Më tej, bie fjala poezia ‘’ Thana’’: ‘’shkurre me fryt/,është sa e vogël! / zgjedh vendin ku rritet/,asnjeri s’merr përsipër/ se thanat kanë gardh…/ por do vijë dhe e hana:/ pop se duhet një gardh te thana?! …’’ Bukur,alegoria, të fut në mendime edhe për fkalën e mençur popullore! Dhe më tej poezia solide ‘’Atë mbrëmje’’ në faq.43 të librit : …’’të çukita pak majën e hundës/,tek ai i magjishmi portret/,komunikimin mes tyre indet/,sytë e mi u shndërruan në det/,në thellësi të tij/,u tret magjia jetë portret!’’. Komenti është i tpërt. Mbetesh pa fjalë, vargje meditative të sakta, të kursyera. Kësisoj,pra,mediatori është terapi që të shëron! Ose , le të prekim poezinë metaforike e qetësi vargjesh ‘’ në fq. 57: ‘’Këtë mbrëmje, vargjet u ngjajnë gjallesave/,pas kalimit të një moti me shi/, rrinë sa urtë në strehzat pa çati/, ndoshta jam I vetëmi në heshtjen e tyre/,por k y moment me to s’përbën vetmi/;unë brenda tyre më i vogëli fëmi!’’. Po kështu në fq. 58, poezia nëntëkotuale’’ Nën mbulesë muzgu’’: ‘’ Ngadalë po afrohet muzgu/, askush s’e ndalon të mbulojë çdo cep /,muzgjet jetojnë dhe metaforat/, kur shtrojnë shtratin, të flejnë poetë! …’’Kësisoj edhe vargjet haik në fq. 65. ‘’Mesazh’’:’’Mbrëmje e qetë ra ngadalë/,ky çast përkëdhelës nën vesë/, ndjesi medituese përhumbur/, mesazh nën vision resh…’’ Në thellësi poezia modern e Ruzhdi Metës është qartazi koncetrat, është pigment ideor e shpirtëros,musht nektari dhe product mjalti safi bio bletësh; mbledhur me pikatore peisazheve mahnitëse vendlindase, mbajtur në subkoishencën e tij lirike,erotike,dashuror me jetën e natyrën; memoralizuar në vetëdijen ekzistenciale dhe pastaj shkruar aq lirshëm e origjinale bio për të kënaqur ( gjithsesi pa hater por me merak poeti) çdo lexues/e të vëmendshëm e të kulturuar e jo dosido, kuturu’’ se thelbi i tyre poetike i ëmbël nxiret ashtu sikurse brumi i arrës gungore, e cila s’ta lëshon kollaj produktin e saj njëvjeçar aq të dëshiruar e të shëndetshëm…
Së gjashti, përpos tjerash, poeti ynë mjeshtëror, di ta lëvrojë bukur dhe me vargje të zgjedhura, të kursyera edhe poezinë liriko-erotike,konkrete, lirikën intime duke e stolisur atë reale, racionale,konkrete ashtu siç shfaqet …aspak flurore e kursesi perverse plagjare nga të shumtit poetë që e kanë vërtetë bastarduar këtë ndjenjë hyjnore emocionale, siç e meriton DASHURIA. Poeti ynë shprehet bie fjala në poezinë ‘’Jehona’’ në fq. 96: ‘’Dashuria symbol/,çastin jeton dhe si vetëtimë/, por më e ëmbl e solide nën simbolin Shën Valentin!’’ Ose , poezia ‘’ Ti ‘’ …’’ti je frymë/, që bën muzikë/, ashtu si zëri yt mëngjesor bregdetar: ‘’ Deti ende i pazgjuar/, ashtu si në dremitur/, valësh përqafuar !’’ Poeti ynë Ruzhdi Meta rebelohet , kur ndesh vargje kot- koti të poetëve delirantë, që jo vetëm plegjarojnë; porse fryhen si kacekë duke ‘’performuar’’ tubimeve të paguara, duke çjerrur zërat e tyre butaforike të zvarguar Belulianë… Oh, oh sa poshtë kanë rënë ata/, ata mjeranë që erotikën s’e ndjejnë, s’ e kanë !!
Përkundazi. Poeti ynë logjikshëm konkuldon dhe defimon natyrshëm: jo çdo cast vargu është apo bëhet poezi;ashtu edhe jo çdo ndjenjë shpesh hyjmeren DASHURI. Lirika sa intime aq dhe seriale ‘’Shall’’ që përkëdhel si fllad gushën e saj, mollzat e pangopura me mall, tek bie mbrëmja detare dhe pulbardhat fluturojnë lart e larg e përqark…mbjellin dashurinë e rrallë, tretur në shall!… Lirika dashurore antike ‘’ Mbasdite’’ n ambush krahorin me oksigjen e ndjenjës sublime të lashtë sa vetë Antikiteti ilirik pagan e dodonës pellazgjik: ‘’Amfitrita në thell⌂sinë detare/, pret Posidonin në prag! Dhe në poezinë ‘’ Heshtur mbrëmjes’’ ‘gjejmë vargje solide të tipit : ‘’ Kur romakët perandorë u dyndën mbi det, u zbrapsën sakaq nga Urdhri i një gruaje / ishte Teuta iliridë, mbretëresha jonë e rreptë!’’ Poezia ‘’Aromë bliri’’: ‘’Oh, në këtë qytet, sa sinfonike nata, tingulloi I lirikave aromë e blirit/, tretur me qytetin, / mbuluar nga serenade!’’ Ç’të përmend më pare nga vëllimi poetic ‘’Orakulli i Dodonës’’ (gjiri i etnogjenezë-Nanës, shënimi im H. Sh) kaq i realizuar, ku poeti Ruzhdi Meta ka thurrur vargje e motive e mesazhe me limën më të hollë mjediane dhe me fijet e filigramit argjendar sa më të zgjedhur! Po ka limë lexuesit/, eses, me qëllim që t’i shijojë maksimalisht një e nga një të 150 poezitë e librit në fjalë; njëra më sinjfikative e brilante se sa tjetra…
Si konkluzion:
U përpoqa t’i bëj një skanër sa më të detajuar vëllimit poetic emërmadh ‘’Orakulli i Dodonës’’ të poetit vërtet të talentuar Ruzhdi Meta. Me dëshirën e dashamirësinë prej kolegu të përvojës gjysëshekullore në fushën e letrave, duke e përgëzuar me gjithë zemër: lëvroje më tej këtë Arë të bekuar thuajse djerrinë, pra poezinë komike metaforike, mediativo-filozofike, po edhe erotikën antike kaq e kaq të kërkuar e të lakmuar; ndonëse tejet të vështirë në llojin e vet ajzbergian…e cila është perla e poezive, nimfa e papërsëritshme dodoniane e gjithëkahshme e Antikitetit tonë Ilirik etnogjenealogjik, të gjithëpranuar tashmë botërisht….