ÇKA E PRET QEVERINË “KURTI -2”?

ÇKA E PRET QEVERINË “KURTI -2”?

Nga Sheradin Berisha, Facebook më 5 dhjetor 2022

Dialogu dhe negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë janë bërë sfidë e pakapërcyeshme për qeverinë.

Nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019 erdhi qeveria “Kurti-1”, ndërsa nga zgjedhjet e14 shkurtit 2021 erdhi Qeveria “Kurti-2”. Nëse Qeveria “Kurti-2” nuk e zbaton marrëveshjen për “Zajednicën”, Thaçi – Daçiq – Eshton të 19 prillit 2013, për të cilën ka një presion të vazhdueshëm nga SHBA – BE, atëherë e pret fati i Qeverisë “Kurti -1”. Do të rrëzohet!

Më 5. 12. 2019 kam bërë një analizë parashikuese për fatin e Qeverisë “Kurti – 1”, e cila u rrëzua nga zhvillimet e reja …!

Ju ftojë ta lexoni:

NGËRÇI LVV – LDK PËR FORMIMIN E QEVERISË SHKON PËRTEJ DALLIMEVE TË TYRE!

Nga Sheradin Berisha, Facebook më 5 dhjetor 2019

Ngërçi për formimin e qeverisë shkon përtej dallimeve LVV-LDK! Albin Kurti, nëse nuk pajtohet me ecurinë e deritashme të negociatave Kosovë – Serbi, prish agjendën e ndërkombëtarëve, lidhur me ritmin e këtij procesi për arritjen e një marrëveshje të shpejt me Serbinë!

Sa i përketë kësaj çështjeje, Albini në takimet e veçanta me diplomatët amerikanë, Grenell dhe Kosnett, ka mbrojtur qëndrimin e deritashëm të VV-së, se nuk mund të ketë bisedime të shpejta me Serbinë, dhe se (sipas tij) do të ndryshojë mënyra dhe formati i këtij procesi!

– A do të arrijë Albin Kurti ta ndryshojë rrjedhën dhe kuptimin e negociatave të deritashme me Serbinë?

– Për mendimin tim e ka të vështirë, për të mos thënë e ka të pamundur!

Një qëndrim i tillë i palëkundur i Albinit në këtë drejtim, për SHBA-në dhe jo vetëm, e bënë atë që të jetë i papranueshëm dhe jo afatgjatë në postin e kryeministrit!

Prandaj, në javët dhe muajt në vijim, pas tejkalimit të vështirësive që ka VV me LDK-në për formimin e qeverisë, dhe çështjen e “presidentit”, mund të ketë zhvillime të reja dhe të papritura!

—————

Nga arkivi, më 5 dhjetor 2019

NGËRÇI LVV – LDK PËR FORMIMIN E QEVERISË SHKON PËRTEJ DALLIMEVE TË TYRE!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215433572048892&id=1125324528

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, ÇKA E PRET QEVERINË “KURTI-2” EU, SHKA E VRET NEVRINË SHKURTI TY?! A, DEKLARIMET E KURTIT PËR “ZAJEDINCËN” DHE DIALOGUN: UNË JAM SUDENT I BAC ADEM DEMAÇIT NDËRSA
    VUÇIQI ËSHTË STUDENT I KRIMINELËVE TË LUFTËS, SHESHELIT E MILLOSHEVIÇIT; PRANDAJ MË
    VËSHTIRË E KEMI TË DAKORKOHËMI PËR DIALOG KONSTRUKTIV DHE PARIMOR E TË BARABARTË
    SI DY SHTETE FQINJË DHE ME ARMIQËSI SHEKULLORE DHE TEMPULLORE!. KRYEMINISTRI ALBIN
    KURTI NËSE MUNDET TË I PLOTSOJË PREMTIMET QË I KA DHENË NGA OPOPZITA, TA SHPETOJË
    KOSOVËN NGA COPËTIMI DHE MOHIMI I SHTETËSISË DHE, QË T’KTHEJË E RIBEJË RIBASHKIMIN
    MBARË KOMBËTARË, MBARË SHQIPTARË; TEK NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË FLAMUR ME HIMNE;
    DHE, ALBIN KURTI E KA PROVUAR PYKËN E BELIGRADIT DHE, ME ÇYKËN E DELI RRAPIT, PRITEJ
    QË DO TA KURORËZOJË ME SUKSES TË PLOTË DHE, DO TË HYJ NË HISTORINË SHEKULLORE O TË
    RIBASHKIMIT DHE RITRASHËGIMIT OR RIADHESIMIT MBARË KOMBËTARË O, MBARË SHQIPTARË!
    SEPSE QE PSE: DIJA, MENÇURIA, VENDOSMËRIA E GUXMI EDHE DURIMI BASHKË ME ATDHETARË
    ME AFTËSI O DASHURI TERË KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE, JANË GARANCI PËR TRIUMFE MBARË KOMBËTARE EDHE MBARË SHQIPTARE; HEEJ, MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE!.
    TË FALA NGA MANI NEW JERSEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura