RRETH DEBATIT PËR LASHTËSINË E GJUHËS SHQIPE
Nga Muharrem Abazaj
Prej kohësh mjaft studjues shqiptarë dhe të huaj kanë shperhur mendimin se gjuha shqipe është një gjuhë shumë e lashtë, por megjithë përpjekjet e shumta, albanologjia nuk ka mundur ta konfirmojë këtë lashtësi të saj. Është arritur të pranohet prejardhja e saj nga ilirishtja, por kjo mbështetur më shumë në fakte historio – gjeografike, arkeologjike, etno – kulturore, pasi nga ana gjuhësore kjo prejardhje nuk është bërë e mundur të provohet shkencërisht, pasi dokumentimi me shkrim i shqipes nuk i kalon katër – pesë shekuj, ndërsa ilirishtja ka mbetur një gjuhë krejtësisht e panjohur. Një fakt i tillë ka bërë që etnogjeneza e kombit tonë të jetë ende e pa përcaktuar përfunfimisht, duke lënë të errët autoktoninë e tij në këto troje.
Vitet e fundit, falë informacionit të gjerë dhe të shpejtë në kohë, mjaft studjues kanë arritur të sjellin fakte të shumta që ndriçojnë lashtësinë e shqipes. Disa prej këtyre stidjuesëve shkojnë më tej duke e parë shqipen si mëma e gjuhëve indoevropiane, ndërkohë kanë ngritur edhe akuza të rënda sidomos për gjuhëtarin tonë të njohur E.Çabej, duke e quajtur atë si personin përgjegjës që ka penguar pranimin e kësaj të vërtete.. Pohime të tillë, sidomos këto ditët e fundit, kanë ngjallur një reagim të ashpër deri në zëmërim nga studjues të tjerë që nuk i pranojnë pohime të tilla, duke hapur kështu një debat publik që ka përfshirë edhe median e shkruar dhe atë vizive.
Debati me temë lashtësinë e gjuhës shqipe, në mungesë të angazhimit të vet Akademisë së Shkencave, është shumë me vlerë dhe do të kishte qënë shumë më mirë të kishte filluar kohë më parë. Por fillimi i tij paraqet shumë të meta.dhe po të vazhdojë kështu, nuk do të kemi asnjë përfitim prej tij, përkundazi.
Nga të dy krahët e debatuesëve, krahas gjuhëtarëve, po ndëhyjnë edhe persona të tjerë që nuk janë gjuhëtarë, por kanë mundësi të publikojnë pikpamjet e tyre në media. Do të jetë mirë që diskutantë të tillë të shmangen nga ky debat shkencor.
Po kështu, nga të dy krahët, përfshi këtu edhe gjuhëtarët, po përdoret një gjuhë larg të qenit gjuhë studjuesish, plot fyerje të ndërsjellta.
Ky debat është mirë mirë të vazhdojë dhe të ketë hapësirë për të gjithë specialistët e fushës, sidomos për ata gjuhëtarë që kanë bërë studime për historinë e gjuhës shqipe. Debati duhet të karakterizohet nga paraqitja e argumentave dhe kundërargumentave deri në zbulimin e të vërtetave të pranueshme, të cilat më pas të konfirmohen nga institucionet përkatëse. Aktivizimi i disa mediave, duke vënë në dispozicion të këtij debati hapësira të kohës së tyre apo hapësira botimi, duhet përgëzuar, sepse përbën një ndihmë të pazëvendësueshme.
Së pari duhet të provojmë se sa e lashtë është gjuha jonë.
Unë mbështes pa lëkundje pikëpamjen e lashtësisë së shqipes, duke e renditur atë me gjuhët më të lashta: sanskrishten, hitishten, greqishten e vjetër, latinishten etj., por, këtu duhet të kemi parasysh emërtimin “gjuha shqipe”.
Emërtimi gjuha shqipe është shumë i vonë, gjë që nuk përkon me lashtësinë e shqipes, prandaj është e nevojshme të sqarohet kjo mospërputhje. Gjuha shqipe u quajt e tillë se flitet nga shqiptarët, ashtu si ilirishtja u quajt e tillë se flitej nga ilirët. Por pavarësisht këtyre dy emërtimeve të ndryshme, kemi të bëjmë me të njëjtën gjuhë, me një vazhdimësi gjuhësore, por në shkallë të ndryshme zhvillimi të saj.
Në këtë përfundim kemi arritur mbështetur në materiale të shkruara në gjuhën ilire në të cilat kemi dalluar të njëjtën gjuhë me atë të shqipes së sotme, por shumë arkaike, ku fjalët kanë qenë njërrokëshe dhe me trajta të ngurësuara për mungesën e elementeve gjuhësore si parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet, të cilat u japin fjalëve flaksibilitet. Materialet e shkruara në ilirishte nuk janë gjetur në libra, por në mbishkrime nëpër gurë, qeramikë etj., të cilët kemi mundur t‘i deshifrojmë. Këto mbishkrime janë gjetur në trojet tona dhe datohen deri në tre – katër shekuj p.e.s.
Pasi fitova përvojë për deshifrimin e mbishkrimeve të lashta të gjetura në trojet ilire, kalova të bëj deshifrime edhe të mbishkrimeve të gjetura në territore jashtë Ilirisë. Mbështetur në gjuhën shqipe, sidomos në dialektin e gegënishtes, arrita të deshifroj mbishkrime të gjetura në Itali (mbishkrime truske dhe mesape) në territorin e Ballkanit, Bullgari (Thesali), në Pellgun e Medheut (Ishulli Lemnos Greqi), në territorin e Turqisë (ku kanë banuar në lashtësi, frigët, hititët).
Ky fakt, ekzistenca e një gjuhe të njëjtë tek banorët e këtij territori kaq të gjerë, flet për ekzistencën e një gjuhe zanafillëse të lashtë, gjuhë nga e cila kanë rrjedhur gjuhët e shumta të mëvonëshme. Kjo gjuhë shumë e lashtë, kjo gjuhë parake, mëma e gjuhëve indoevropiane, mbase dhe përtej tyre, ka hyrë në leteraturë si gjuha pellazge, për faktin se pellazgët historikisht janë konsideruar si populli më i vjetër.
Këtu lind pyetja: pse vetëm me gjuhën shqipe bëhet e mundur deshfrimi i këtyre mbishkrimeve të lashta?
Pse të mos bëhet e njëjta gjë edhe me gjuhë të tjera të lashta?
Një përgjigje të saktë për këtë pyetje e kemi marrë para pak kohësh nga studimi shkencor më serioz i bërë deri tani për lashtësinë e gjuhëve. Ky studim është realizuar nga nga Departamenti i Zhvillimeve të Gjuhësisë e Kulturës në Institutin Max P!anck (Institute for Evolutionary Anthropology) të SH.B.A, duke aktivizuar një grup prej 33 gjuhëtarësh të përzgjedhur si dhe duke shqyrtuar të dhënat e deritanishme për të gjitha gjuhët e familjes indoevropiane, duke përdorur analizat më moderne, ato të filogjenekikës etj. Studimi ka dalë në përfundimin se: ”gjuha shqipe renditet gjuha e tretë për nga lashtësia e gjuhëve indoevropiane, pas gjuhës anotalinane dhe asaj tokariane, duke patur një jetëgjatësi 7000 vjeçare.”
Sipas kësaj renditjeje lashtësie këto deshifrime mund të bëheshin mbase më lehtësisht nga gjuha anatoliane ajo takane.” Pse atëhere vetëm me shqipen? Sigurisht që edhe me këto gjuhë mund të bëheshin këto deshifrime, por, dihet se këto dy gjuhë kanë pushuar së ekzistuari, quhen gjuhë të vdekura dhe ato nuk mund të shërbejnë si një vazhdimësi gjuhësore me mëmën e tyre, pellazgjishten. Këtë rol në ruajtjen e kësaj vazhdimësie gjuhësore me gjuhën mëmë pellazge, e siguron vetëm gjuha shqipe, e cila vazhdon të jetë gjuhë aktive në zhvillim, falë kombit tonë, i cili për mijëra vjet nuk është shkëputur nga trojet e tij duke ruajtur gjuhën dhe traditat..
Si e tillë, si një vazhdimësi gjuhësore pellazgo – iliro – shqipe, gjuha jonë e ka leksiskun bazë të pa ndikuar nga asnjë gjuhë tjetër. Shumë fjalë të saj që janë konsideruar si huazime nga gjuhë të tjera të lashta si greqishtja e vjetër, latinishtja, sllavishtja e vjetër etj., nuk janë huazuar prej tyre po janë pasuri e saj nga zanafilla e tyre. Jo vetëm kaq, por rrenja e fjalëve të shqipes si dhe përgjithësisht fjalët njërrokëshe të saj, u japin mundësinë këtyre gjuhëve të njohin trajtat fillestare të fjalëve të tyre.
E parë në këtë kënd të përgjithshëm gjuhën shqipe si një vazhdimësi gjuhësore e pandërprerë me ilirishten dhe duke e parë ilirishten si vet pellazgjishten, arrijmë në përfundimin se gjuha shqipe është trashëgimtarja e vetme e pellazgjishtes dhe nuk gabojmë kur atë e barazojmë me pellazgjishten, si gjuhën mëmë.
***
FJALOR KRAHASUES PELLAZGJISHT – SHQIP (VIDEO)
——————–
Avantazh 8 Maj 2021 Tema: Lashtësia e Gjuhës Shqipe. Muharrem Abazaj – Aristotel Petro.