FJALOR KRAHASUES PELLAZGJISHT – SHQIP (VIDEO)

Dokumentohet lashtësia e gjuhës – shqipe

FJALOR KRAHASUES PELLAZGJISHT – SHQIP

Nga Muharrem Abazaj, Pashtriku – 26. 03. 2023

Ka ardhur koha kur gjuhës shqipe duhet t’i hiqet përgjithmonë ai penalizim që e ka rënduar dhe diskriminuar prej shekujsh, duke e klasifikuar si një gjuhë krejt të re, me një leksik të arnuar me mballoma nga gjuhë të huaja. Gjuha shqipe ka lindur në një kohë me lindjen e komunikimit midis njerëzve më të lashtë.

Si të gjitha gjuhët indoevropiane, por jo vetëm, gjuha shqipe e ka zanafillën tek gjuha e pellazgëve, e atij komuniteti që historia e konsideron si më të lashtin e njerëzimit. Por, nëse gjuhët e tjera që rrodhën nga pellazgjishtja u shkëputën prej saj përmes një evolucioni të përshpejtuar, duke përdorur material gjuhësor artificial, gjuha shqipe pati një evolucion shumë të ngadalshëm, duke i qëndruar besnike mëmës së saj, duke mos përdorur asgjë tjetër veç brumit gjuhësor të pellazgjishtes. Kjo bëri që sot shqipja të jetë e vetmja gjuhë nga ku mund të njohim pellazgjishten e lashtë.

Gjuha shqipe është vazhdimësi gjuhësore e gjuhës pellazge, e cila në kohë të lashta ka qenë gjuha e përbashkët e të gjithë banorëve që kanë jetuar në këto troje. “Fjalori krahasues pellazgjisht-shqip” përmban vetëm ato fjalë të shqipes së lashtë (pellazgjishtes), që ne kemi arritur të identifikojmë gjatë deshifrimit të disa mbishkrimeve, të cilat i krahasojmë me trajtat që kanë marrë këto fjalë në shqipen e sotme

Lidhjen e shqipes me pellazgjishten e kanë nuhatur dhe deklaruar prej kohësh shumë studjues shqiptarë dhe të huaj, por mungesa e materialeve të shkruara në gjuhën shqipe përtej shek. XV, ka bërë që ata të mos kishin mundësi ta vërtetonin këtë vazhdimësi gjuhësore.

Fatmirësisht sot kemi në dorë materiale të shkruara në gjuhën shqipe që në lashtësi. Në shumë vende, duke filluar nga Azia e Vogël, Pellgu i Mesdheut, Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Apenin e më gjerë, janë gjetur dhe janë në ruajtje shumë mbishkrime të lashta të gdhendura në materiale të forta si gurë, pllaka bakri, ari, tjegulla etj. Duke punuar për një kohë të gjatë kemi mundur të deshifrojmë mjaft nga këta mbishkrime, përfshirë dhe mbishkrime të gjetura në trojet shqiptare Arritëm t’i deshifrojmë këto mbishkrime vetëm sepse u ndihmuam nga gjuha jonë dhe veçanërisht nga dialekti i gegënishtes.

Gjetëm në këto mbishkrime fjalë identike ose shumë të ngjashme me shqipen e sotme. Diferencat dalloheshin lehtë. Fjalët e këtyre mbishkrimeve ishin njërrokëshe dhe nuk i kishin ato elemente që i kanë sot këto fjalë të shqipes, si janë parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet.

Deshifrimin e këtyre mbishkrimeve e kam publikuar përmes tre librave që kam botuar, por kisha vënë re me keqardhje se, me përjashtim të pak studjuesëve të pavarur, këto deshifrime nuk ishin kuptuar. Aq më keq që këto materiale nuk i ka marrë në shqyrtim as Akademia e Studimeve Albanologjike, sepse akoma nuk beson se një falt i tillë është real. Por kjo ka një arsye. Ndjekja dhe kuptimi i këtyre deshifrimeve është shumë i vështirë, pasi teknika e deshifrimit është mjaft e ndërlikuar. Shkrimi në këto mbishkrime nuk ka ndarje mdis fjalëve, dhe alfabeti me të cilën janë shkruar, është i panjohur. Për këtë arsye kam përgatitur këtë fjalor krahasues Pellazgjisht – Shqip, ku lidhja, vazhdimësia gjuhësore e pellazgjishtes me shqipen dallohet fare lehtë.

Gjuha pellazge, si një gjuhë parake e porsa formuar, ka patur një fjalor shumë të kufizuar, vetëm disa qindra fjalë. Kjo për faktin se të gjitha fjalët e saj kanë qenë njërrokëshe, të ndërtuara nga një tingull i vetëm zanor ose nga kombinimi një zanore një bashktingëllore. Ky fjalor erdhi duke u zgjeruar në shekuj me anën e përngjitjes së fjalëve njërrokëshe dhe shumë më vonë, duke vënë në zbatim mjetet gjuhësore.

Në këtë fjalor kemi pasqyruar të gjitha fjalët pellazge që kemi identifikuar në mbishkrimet që kemi deshifruar, duke i ballafaquar me trajtat respektive që kanë marrë ato në gjuhën e sotme shqipe. Për të siguruar vërtetësinë e këtyre fjalëve kemi futur brenda këtij libri edhe mbishkrimet ku janë identifikuar këto fjalë pellazge.

Jemi besimplotë se ky libër do t’i shërbejë Akademisë së Studimeve Albanologjike për ta patur si dokument bazë për konfirmimin e lashtësisë së gjuhës sonë. Gjithashtu do t’u shërbejë edhe studjuesëve të tjerë që kanë si objekt studimi të tyre lashtësinë e gjuhës shqipe.

Kush është i interesuar për këtë libër do ta gjejë në Tiranë në : librarinë “ARDION” tek Pallati i Kulturës dhe libraria “AGOLLI” pranë selisë së PS-së.

_____________

Avantazh 2 Tetor 2021 – Gjuha e lashte shqipe ( Pellazgjishtja) Aristotel Petro – Muharrem Abazaj

***

Avantazh 8 Maj 2021 Tema: Lashtesia e Gjuhes Shqipe. Muharrem Abazaj – Aristotel Petro.

Total
0
Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura