Nga Brahim (Ibish) AVDYLI:
VERSIONI IM PËR ULISIN
(Në vend të intermezzo-s së parë, apo si e them unë, Fatmir Sella)
Më së pari po u tregoj se ky shkrim është shkrim publicistiko-shkencor, e nuk është shkrim i vetëm letrar.
Ky shkrim është shkruar në veten e parë, e jo si rrëfimet e tjera të këtij romani, sepse edhe unë kam dashur që të jem në këtë roman dhe të shkruaj gjëra të tjera për një çështje, i cili është i veçantë.
Janë fjalët e mia, e jo të autorit. Dallon shkrimi i tij me shkrimin tim, edhe në qoftë se jam intermezzo e këtij romani.
Kam emër e mbiemër, karakter, vlerë e ndjenja. Shkrimet letrare janë në vetën e tretë, e ky është në veten e parë.
Në këtë shqyrtim, sado që të shtojmë apo të heqin nga një rresht në jeten e Ulisit, Udhësit, Odiseut, apo siç e quajnë ata të cilët do të përpiqen që t’a tërheqin nga vetja, na zgjohen pleshta të dhembjes kudo nëpër trup dhe na kafshojnë si të padukshmit. E vërteta neve na pshtjellohet pak nga pak prej autobiografikëve të tij dhe letrarët. Jeta e tij ngjyroset me ngjyra të tjera.
Nuk mundem të pajtohem kurrsesi me versionet e tyre. Po e fillojmë pikë së pari me luftën e Trojës, të cilën e paraqesin me gënjeshtra, se gjoja ajo “ka qenë një luftë e zhvilluar midis pellazgo-ilirëve”. Për mendimin tim të sinqertë kjo gjë absolutisht nuk qëndron! Ka qenë thjeshtë një luftë iliro-ilire dhe jo “pellazgo-ilire”. Ata mund ta quajnë veten e tyre se janë “pellazg”, sepse kanë bredhur nëpër të gjitha tokat e të tri kontinenteve, nga Dodona, Mali Ararat dhe deri në Thebën e Nilit, të Egjyptit. Është një trekëndësh që i përshkruan lëvizjet e Noas apo Nuhës, në dy anët e Lindjes prej Dodonës.
Po të merret edhe njëherë ADN-ja e atyre që kanë marrur pjesë në luftën e Trojes, sikurse edhe të tjerë, do të gjëni se kryesorët e luftëtarëve të Trojës na dalin ILIR, e pellazgu nuk ka ADN! Sikur të ishit shkencëtar të përkryer do ta dinit që në analizat tuaja për çështje të vjetra duhet të mbështetni në arkeologjinë, paraetnografinë e në faktet shkencore. Fakti shkencor për tipat e njerëzve është gjurma kryesore e gjurmimit dhe ADN-ja.
Mund të nxjerrni njëmijë herë përfundimin se ne e paskemi “origjinën prej pellazgëve”, por kjo gjë askund tjetër nuk mund të qëndrojë, pos në letrat e shkruara prej njeriut. Fakti më elementar është se nuk ka fare pellazgu ADN, por iliri dhe të tjerët. Mos u nisni as nga lindja e “Illyrios”– it nga Cadmos dhe Harmonie (këtu po i shënojmë emrat sipas gjuhës së përpunuar me alfabetin e Kadmit !), sepse edhe ai është një emër familjar. Edhe në qoftë se ka qenë “mbret i mbretëve”, e ka filluar jetën e tij shumë vonë dhe nuk i konteston që përpara ilirët/yllirët, të ardhur nga ylli. Nuk guxojmë të themi se ata “janë parailirët”, siç thotë shkenca shqiptare, për ata që kanë lindur në tokat e Gadishullit Ilirik prej Polifemit, gjysmë-zotit tonë. Ilirët/Yllirët, prej Yjeve, kanë qenë shumë mija vite para Kadmit e djalit të tij!
A e kuptoni ju këtë punë apo jo?! Me mosfunksionimin e trurit, si armull, nëpër gjumë, si taraku, thuhet se e paskemi “origjinën prej pellazgut!”.
Le ta quajnë si të duan ata! Gjuha është prej tuli e shkon si të do! E vërteta është vetëm një: kur kanë ardhur Danai dhe Kadmi, nga Egjipti, në Argos, dhe ajo ka qenë një mbretëri nga dhjetra mbretëri më të mëdha nëpër Iliri apo Ylliri, pra djemte e Yllit, që jemi ne, e njëra ndër to është Mbretëria e Trojës, që sot u themi trojet tona vetë tokës sonë, ashtu si atëherë. Është një trajtë e fjalëve shqipe, skype, prej fillimit e deri në infinit, jo “pellazge”!
Danai ra bë besë të Mbretit të Argosit, i cili filloi mitin Deukalion, që është origjinë e tyre familjare, e nuk është mit për krijimin e kombit ilir. Ata, nuk i përkasin besimeve të lashta shqiptare, që ne i kishim, por besimeve të tjera, të cilat as në Egjipt nuk përfilleshin, sepse ishin fenikas.
-O shkencëtar, që quheni kështu, mos i përzini këto gjëra: fenikasi është fenikas, edhe pse quhet “pellazg”, ndërsa iliri/ylliri është arban (gegërisht) dhe arbër (toskërisht) i ardhur prej yjeve.
Gega, gyga, giganti e ruan etimologjinë dhe toska nuk e ruan etimologjinë. Gega punon shumë e nuk shkruan kot, e toska punon më pak dhe shkruan më tepër. Le të na quajnë “dreç me bishta”, prap e lëmë të shkruajë. Punën e tij e ka në shkrim. Gega i ka ndërtuar qytetet e mëdha të botës, e toska i ka sunduar e pushtuar ato. Le të jetë si të duan ata, por prap është vëllai i ynë edhe ne po e përqafojmë. Pra, e përqafojmë dhe e duam! Shqiponja, me dy krena është te shqiptarët. Dihet, pse është: një gega e tjetri toska.
Toskët e harrojnë që gegët, gyga, gigantët e kanë sundur pesëmijë vite tërë botën e tërë njerëzimin, e pastaj ia lënë vendin gjysmës tjetër, toskës, që të sundojë. Origjina nuk është prej tyre e nuk e dinë as etimologjinë e fjalëve, të emrave, të emërtimeve, të natyrës dhe të lumejve e detrave, etj.
Porse një gjë dihet: Fenikia ka qenë në maradhënie të ashpra armiqësore, përshkak se është rrëmbyer Europa, motra e Kadmit, birit të Agenorit, nga ana e një mbreti tanë, me emër lakonik, por shumë i vrazhdtë. Kadmi nuk ka qenë i bardhë, por i zi. Të zezën e futi përmes albabetit në gjuhën tonë, gjuhën shqipe. Danai është djali i Belos, i cili me Agenorin kanë qenë bijë të Lybies (jo Libia, si shtet!). Tabela familjare e tyre i nxjerrë ata se të dy kanë qenë kananistë, të cilët u përzunë nga izraletitët. Ata ishin edhe basanitët e Jordanisë. Ndërruan disa vende. Danai i kishte pesëdhjetë vajza, e asnjë djalë, ndërsa Kadmi ishte i pamartuar. Ky e fundit, ndonëse ishte i zi, raca e tretë, prej Afrike, e mori Harmoninë ilire prej Epirit. Është apo s’është e bardhë gruaja e tij, ne nuk mund ta quajmë ate si “ilir”, si gruan e vet.
Kadmi e solli alfabetin fenikas për ta shkuar gjuhën shqipe dhe për ta përpunuar nga shtesat, parashtesat, prapashtesat, nyjet e tjera dhe nga një shkronjë aty e këtu, sa për ta njohur “gjuhën e përpunuar” të tij e të tjerëve, që fillojnë të quheshin nëpër Beoti, sikur qenë “pellazgë”, e flisnin dialektin e gjuhës shqipe, të shkruar me alfabetin fenikas.
Ti bazohemi shkencës, do të shohin se edonët dhe lelegët janë degë e popullsisë së Thrahisë (trakase), që shtriheshin deri në Feniki dhe quheshin “pellazgë”. Fenikia, Kadmi, Danai ishin “pellazgë”. Ata quheshin kështu! Marrë parasysh, ata ishin degë e largët e jona, prej Thrakisë, e lidhen me ne, por askund nuk lanë vend të nguliten si fise të Thakisë, e zunë vend në të ashtuquajturën “Greqi”. Kanë të drejtë të quhen si të duan! Këto janë fjale, nuk janë fakte. Ishin një degë më e largët prej Thrakisë e Fenikisë dhe nuk guxojnë t’a ndajnë veten sikur janë “pellazgë”. Ne, i pranojmë se janë të ardhur, por nuk janë të parët tanë. Ata duhet të shkruhen “iliro-pellazgë”!
Vendi i parë ishte ARKADIA, por e mori emrin e saj “Pellazgia”, kur erdhi Danai, që e shpiki me mendje e jo me zemër Deukalionin. Arka është fjalë e parë shqipe, para se të futen semitët e Fenikisë. Natyrisht se e kthyen prapë këtë emër, për vendin e tyre, Arkadia! Qe një mbretëri nga njëqind mbretëritë nga toka e ilirise/yllirisë, para Kadmit e para emrit të birit “Illyrios”, sepse nuk duhet e nuk guxojmë absolutisht të fillojmë me këtë emer, por me bijtë e Yllit, Yllirianë, Ilir, e jo prej emrit të djalit “Illyrios”. “Y”-ja e parë ka dalur në zanoren e dytë, dhe zanorja e dytë del në fillim të emrit…
Romakët e fillojnë gabimisht me emrin e djalit të Kadmit dhe na quajnë të gjithëve “Illyrian”! I pari ka qenë Iliri, e jo emri i djalit të Kadmit “Illyrios”-it, që të na quajnë të gjithëve ashtu. Është emër familjarë e jo i kombit dhe dy etnive, gegë e toskë. Normalisht se bota ka nevojë për historianë. Ata janë njërëz më të dijshëm, por bëjnë gabime! Njeriu është qenie e gjallë e botës së përkohshme të provave, i lindur nga dashuria e prindërve, dhe me dashuri duhet që të rilindë përsëri. Ai duhet të rritet; të lutet para Zotit të Madh të Botës së Qiellit, që t’ia falë gabimet që mund t’i bëjë gjatë gjithë jetës. Jeta i përfshinë përpara, madje edhe ndonjë shkencëtar.
Nuk duhet të shfrytëzojnë mendjen, sepse ate e përpiqet t’ia dirigjojë djalli, demonet dhe e Liga, por duhet t’a pyes zemrën, e zemra nuk e lë të gabojë! Nuk duhet ta lejojë veten të përfshihet nga e Liga, nga mendimet tepër të liga! Zemra e ndjenë dhe e sheh edhe më të padukshmën, kur hapet.
Thuhet se emri i parë i këtij vendi ka qenë Pellazgia. Emri i dytë ka qenë Arkadia. Emri i tretë ka qenë Peloponezi. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe para përmbytjes së Noas ka ekzistuar toka dhe kombet. Dihet: emri i parë është emri ARKADIA, para përmbytjes së madhe të Noas. ARKA është emër i gjuhës së sotme shqipe, tash e mija vite, para se të futeshin fenikasit. Ata qenë semitë dhe ne i pranuam në gjuhë.
Emri Peloponezi vjen nga fjala iliro-pellazge “lopë” (pelops, prej lops, gegë, e jo toskë!) dhe aty është krijuar Deukalioni, që arbënisht do të thotë: dhé a kanë, e dhé e lamë. Arbërisht do të thotë: dhé ka qenë e dhé do të mbetet. Ky është Deukalioni, historiku i familjes së Mbretërve të Arkadisë. “Deu”, do te thotë “dysh”, dyzash, “me dy mendje”, e kjo gjë aspak nuk do të qëndronte. Me dy mendje, nuk shkohet as në mulli! Mullini është pika e fundit ku shkon njeriu! Ka qenë “Dheu”, e nuk ka qenë “Deu”! “Dh”-në skype apo në gjuhën e sotme shqipe nuk mund ta shqiptojne të huajt!
Pellazgjia lidhet me pellazgët, e kjo është koha kur kanë ardhur Kadmi e Danai dinak. Kur erdhi Danai u shkrua “Dheakalioni”. Përpara ishin familja e mbretëve të Argosit, por nuk ishte shkruar Deukalioni. Asgjë nuk shkruhej në Arkadi, e as dikund tjetër. Hyri alfabeti pellazgjik. Pellazgia e mori emrin e tyre prej atyre që quheshin “pellazg”. Vinin “prej së largëti”, sikur vet Egjypti, që lidhershin prej Atlantës, jo prej Atlantidës. Lidheshin pra me te. I tregon endjet nëpër botë, jo kombin e tyre. Harronin me qëllim se anija e parë dhe kozmike ka zbritur mbi Malin më të lartë Tomor, në Shqipëri!
Ne, nuk e kemi origjinën “pellazge”, por e kemi prej kozmosit! E mbajmë plisin e bardhë mbi kokë, si gjymën e vezës, e “veza” e jonë është hedhur në tokë nga kosmosi e aty kemi lindur edhe ne, si zogjtë e pulës…
Në të vërtetë, Mbretëria e Argosit ka qenë YLLIRE. Kanë qenë dhjetra mbretëri yllire, të ardhura prej yjeve e zbritura prej qiellit, rreth e për rreth Arkadisë. P.S.: Thesalia ka qenë shumë e njohur, për pasurinë e tokës së punës dhe për gjërat e mbjella në tokë. Në anën e epërm, më tutje, shtrihet EPIRI, me Dodonën! Më tutje, Makedonia, etj…
Idenë e thellimit të mbretërisë familjare dhe e të tjerave e morri krejtësisht Danai, madje mjaft të tjera, të cilat nuk janë as “pellazge” e as ilire, por qenë fenikase, si p.sh. fiset doriane (jo dorët, sepse janë ilir!), eoliane dhe daneane.
Daneanët dhe fenikasët ishin “të ardhurit”, pak më të huaj. Ata ishin mjaft të njohur për grabitjen e femrave ilire nëpër mbretëritë ilire, deri në Dodonë. Ka shumë shkencëtar dhe ju mund t’i gjurmoni. Po e them se ata bënë plot djem e vajza me vajza iliro-albane, si Cadmi, me Harmoninë, pra e shortuan popullin, po nuk e krijuan këtë popull, vetëm me pjesën e tyre thrake!
A po merrni vesh mirë, apo jo?! E shortuan popullin vendas e nuk fillon ai prej tyre! Të huajt e ardhur janë aventurier pellazgo-europian, e ndikuan që të quhej shteti i tyre i madh në të tri kontinentet, Kontinenti i Europës, “Pellagonia”, prej Babilonisë e deri në Londër. Ky nuk është emër i vërtetë, por simbolik. Nuk i ka sunduar të gjitha këto vise, por sillen nëpër to…
Nga “Bibla”, edhe Mosiu, që është Musa, të cilin e kemi në dhjetra imazhet e herë-herë të ribotuar, deklaron për herë të parë rreth viteve 1530 p.e.s. ( e “Iliada” botohet në vitin 800 p.e.s.!) se ndarja e tokës, pra përmbytja e madhe e kohës së Pelegut quhej “Peleg”, e cila do të thoshte “ndarje” dhe e thotë se djemtë e tij ishin ilirë/yllor. Shtetet që quheshin “pellazge” kanë lënë gjurmë të pashlyera që prej vitit 1820. Inahi (Inahus, pellazgisht, e quajtën kështu veten, me gjuhën shqipe e mbaresat pellazgishte, e për këtë erdhi përmbytja e madhe, në të cilën Nuha (Noa) i priu anijes së madhe për të shpëtuar edhe njëherë, me të gjitha gjallesat dhe vajzat e djemtë e tij, me rrobe kombëtare shqiptare!) erdhi edhe njëherë në tokën e Greqisë së re. Me Inahun fillon Deukalioni. Inat i themi edhe sot e kësaj dite, të rrëmbyerës së ndjenjave të smirnës, por jo sa urrejtja, sepse është shumë e ashpër, por edhe smirna, xhelozia, idhnimi, janë ndjenja të liga, të cilat nuk duhet që t’i lejojmë të na përfshijnë. Ajo është përfshirja e njeriut nga ndjenjat e liga, e mallit për një tokë të gjyshit, që Noa (Nuha) e ka lënë në atdhé, para përmbytjes së madhe. Kjo është pika e tretë e ligjit natyror të dialektikës: nipi i ngjanë gjyshit. Nga babai pak largohet. Inah i kanë thënë në shqipen e vjetër inatit. Ina-h=Ina-t. Është kthyer përsëri në atdheun e tij të parë, Arkadia, e cila pastaj u quajt Pellazgia. Kjo është pas përmytjes së madhe, e cila fillon nga 1820 p.e.s. dhe kulmin e arrin në vitin 1707 p.e.s. Botën paraprake nuk e studiojmë por themi gjëra kontraverse. E themi se e kemi prej “pellazgëve”, e fjala “pellazg” d.m.th. “prej së largëti”, pra paraprakisht, se sa përmbytja e Noas, e Nuhës, që ishte gegë, gigant, gyga, me rrobe të vjetra të vajzave si sot Republika e Kosovës, si Dardania e jonë, apo prej dardanëve të Turqisë. Në Dardaninë e Turqisë u quajtën frigë, ndërsa në Mbretërinë e Dardanisë, ku ka mbetur edhe sot një pjesë e vogël e saj me emrin Republika e Kosovës janë brigë.
Fëmijtë e çdo njeriu lindin nga dashuria e prindërve. Kur martohen me dikend, duhet t’a zgjedhin vetë fatin e tyre. Nuk guxon të përzihet gjaku i fisit dhe farefisit. Me gjakun e përzier nga të dy prindërit, me dashuri, e merr i biri nga ata dhe krijon tipin e ri të gjakut. Po e përshkruaj: e zgjedh njërin grup të gjakut; e zgjedh faktorin e gjakut, të cilin po thirrim me termin e tyre medicinal “Rhesus”, d.m.th. “i ri”, dhe është positiv, negativ apo neutral ose asnjënës. Na vie pastaj fenomeni i gjakut “Rhesus”. Është tip eventual.
Më thuani, ju lutem, shpikni gjakun “pellazg”, sepse ai nuk ekziston! Kam humbur vite të tëra me të gjitha këto llafosje tuajat!…
Bijtë e bijat dallojnë prej prindërve, kthehen pak kundër, me “In”, jo nipat e mbesat, sepse më shumë “i ngjajnë gjyshit”, dhe kjo na e shënon lëvizjen alernative të brezave. Djali i Noas ishte Inahu, që u quajt “pellazg” dhe u kthye prap në iliri/ylliri, në tokën e tyre të parë, në at-dhé, në dheun e lënë prej etërve, brez pas brezi, para përmbytjes së madhe. Ata kanë qenë ilir!
Shkencëtarët gënjejnë me të madhe dhe pshtjellojnë si janë quajtur ata në atë kohë, pa e menduar ADN-në! Edhe sot gënjejnë me të madhe, se janë baballarët e shqiptarëve të sotëm. Prej pellazgut duhet të lindej “pellazgu i ri”, e jo shqiptari! Kjo të të thotë se fjala “pellazg” është emër teknokratik, e jo nacional. Gjakun nuk e pjell “pellazgu”, por ILIRI! Ai nuk e sjellë origjinën tuaj nga shkrimet! Lindja e brezave na e jep kurdoherë gjakun ILIR!…
Po e marrin njëherë si “të vërtetë”, por kjo “e vërtetë” për “të ndodhurën” është variabile dhe shkencërisht e mbuluar me të pavërteta. Mbulohet me gjëra të paqena. Kjo e vertetë na del si e tillë nga këndi prej të cilës shikohet dhe prej njeriut. Njeriu është plotësisht i gabuar dhe e ka vënë si qëllim të vijon të pavërtetën e të konsiderojë se ai është i vetmi që thotë të vërtetën!…
Mrekullinë e luftës e bënë pikërisht Kali i Trojës. Rizbullimet e zbulimet, rekapitullimi e kapitullimi, historia dhe pseudo-historia që shitet si “histori”, etj., është rrëfim i shkruar, e cila nuk bazohet mbi FAKTE. Një fakt është i vërtetë: Lufta e Trojës, është luftë lokale që i ka përfshirë tri kontimente, për ta shkatërruar Mbretërinë e Trojës: Europën Juglindore, Afrikën Veriore dhe Azinë e Vogël. Lere gjenealogjinë e historive, por shikone gjuhën: Mbretëria e Trojës është ilire, arbënore, arbër, arban. Nuk mund të jetë tjetër! A janë quajtur kështu, apo nuk janë quajtur, kjo gjë nuk ka rëndësi. Pra kanë qenë ar-ban. Punën e tyre e kanë pasur të qartë. Me punë kanë bërë përmirësimin e kushteve të jetesës. Kjo ka qenë ari i tyre, p u n a. Me punë bëhet ar! Të quhen si të duan, por gjakun nuk ua ndërron! Kanë folur Skype, shqip, e jo “pellazgisht”, edhe kur është shkruar me alfabetin pellazgjik. Alfabeti është mjet për të shkruar një gjuhë. Nuk është gjuha, por alfabeti i përdorur.
Ne, e flasim këtë gjuhë edhe sot, si më parë, si atëherë; fjalët e para të cilat i kemi nxjerrur prej goje ishin nga kjo gjuhë. P.sh.: Troja. Kur themi “Troja”, na kujtohen thëniet: “të mbrojmë trojet tona”; “të ndërtojmë trojet tona”; “të mos i ndajmë trojet tona”; “ky është truali ynë”, toka jonë, etj.
Gjuha e parë është gjuha e vjetër shqipe apo skype. Herodoti dëshmon se gjuha e parë që është folur është gjuha shqipe, nga fëmiu që mbyllet në burg prej mbretit të Egjiptit, i cili thotë: bukë! “Bekos” ka thënë Herodoti, i cili shkruan për këtë çështje. Ai vetë ishte “pellazgë”. Të gjithë i thërret me këtë emër dhe me këtë gjuhë, mbi gjuhën shqipe, të cilën e ka nxjerrur klasa e parë, e ndarë nga populli pagan, që ka “shkuar më lartë”, pra që ishte “më i emancipuar”, sepse i ka shërbyer shtetit dhe ka mësuar si deshi klasa dhe shteti, jo si deshironte populli. Populli ishte i nxënë me punë e nuk kishte kohë të shkruante. Ai që ishte i “emacipuar” kishte kohë që të shkruante!
Herodoti thotë se kur Faraoni Psametrik hipi në fron, deshi të dinte se cila gjuhë mund të konsiderohej paraegjiptiane dhe cilët ishin njërëzit e parë të botës? Për të provuar këtë gjë, faraoni i dha një bariu urdhër të ushqente dy foshnja të sapolindura, marrë nga dy familje çfarëdo dhe kërkoi që asnjë njeri të mos shqiptonte asnjë fjalë në prani të tyre. Pas dy vjetësh, kur bariu hapi derën dhe u shaq para tyre, ata fjalën e parë e kanë shqiptuar BEKOS, që do të thotë BUKË. Ia shqiptuan në shpjegime Faraonit Psametrik se ishin frigasit, brigasit, një fis i vërtetë i inkorporuar në kombin shqiptar! Pikërisht për këtë është krijuar Mbretëria e Dardanisë, sot Republika e Kosovës, e cila është themeluar nga më të fuqishmit e Dardanisë, prej gegëve tanë. Roma, Parisi, Londra, etj., janë krijuar pastaj, por mbetën në luftëra të rrebta, me njëri tjetrin. Nuk po themi gjë tjetër! Të gjithë kanë qenë yllirianë, të sjellur nga yjet, nga ylli Sirrius, e kanë qenë “iliro-pellazgët”, jo “pellazgët”!
Unë jam pjesëtar i këtij kombi, prej të parëve tanë e prej fillimit, ndonëse jam detyruar të ndërroj përherë vendin tonë, pra trojet tona, për t’u shpëtuar nga zhdukjet e shumta nga armiqtë tanë mbi kombin shqiptar. Mbiemri im është Sella, prej sellëve të parë të Dodonës, sepse ne ishim të dhënë ndaj të tjerëve, ndaj qytetarëve, ndaj njerëzve të ardhur prej kudo, të cilët kishin mundur që të vinë. Nuk e shqyrtonim origjinën e tyre apo kombin, por të vërtetat dhe besimin e tyre në fat dhe fatin e thoshte Orakulli i Dodonës. Secili njeri kishte të drejtë të ndëgjojë fatin. Orakulli i Dodonës ia thoshte të vërtetat, që vinin prej fuqisë magjike. Tre ishin pëllumbat, tre ishte numri i zotave të fatit: 1) Zoti i Madh, që ishte në qiell, e nuk e shihje me sy, por e ndjente zemra e jote; 2) Baba i juaj, që ishte zot për ty, në këtë botë; dhe 3) Nëna e mirë, që të rriste e të pjellte prej barkut të vet. Trinia e sjellte në tokë fuqinë magjike të Zotit të Madh, duke e lidhur me besimin e plotë me fuqinë e Zotit dhe trupin e të Birit të tij shpirtin e shenjtë! Pa shpirtë, nuk jetojmë! Ai na vie prej qiellit, prej Zotit të Madh, e nuk prodhohet!
Fjala “Sella” për ata që nuk e dinin mirë shqipen, kuptohej gabimisht dhe i thonin “Selloi”, nga kjo fjalë rrjedhe edhe fjala tjetër “Helloi”, e cila nga disa shqiptohej “Hylloi” dhe “Ylloi”, prej të cilave kuptohej YLLI e YLLIR, pra ILIR. Të gjithë e përdorën alfabetin pellazg, më vonë fenikas, prej Kadmit, që nuk ishte sikur ne, duke u shpërngullur nëpër Azi e Afrikë, për të gjetur vend. Të parët tanë nuk ishin thjeshtë afrikan, egjyptas dhe fenikas.
Racat na ndahen nëpër kontinente. Marrë në përgjithësi, të gjithë ishin NJERËZ. Secili kontinent e kishte nga një Gjysëm- Zot. Ata ishin vëllezër! Gjysëm-Zoti ynë, ishte prijetar i racës së bardhë, pra ariane. Trupi i tij është gjetur në shpellën e Spilesë, afër Vlorës, në Shqipëri. Aty e kanë mbytur Odiseu dhe shokët e tij, pasi e kanë kryer darkën së bashku, me mikëpritje. Kur t’i thotë i pari i shtëpisë, “mirë se të ka pru Zoti”, ata që e vrasin, duke ia shpërthyer syrin e tretë, pas fjetjes në atë vend, janë tradhëtar! Le ta mbajë sa të dojë plisin e bardhë ai burrë, i bardhë nuk është qenia e përfshirë nga djajtë, por i zi. Ai është shpikësi i “Kalit të Trojës”, me të cilin e shkatërruan Mbretërinë e Trojës, pas dhjetë viteve dhe sa të tjera, me rrethim lufte e përmes tradhëtisë! Nuk ishte vetëm çështja e Helenës, të cilën e grabiti Parisi, sepse e dashuronte, por e kishin fejuar prindërit te Menelau. Ishte shumë e padrejtë dhe e pamerituar, poashtu si po na fejojnë prindërit tanë. Kjo gjë është e padenjë. Në qoftë se i ka martuar dikush me pa të drejtë, e mbanë mbi vete këtë përgjegjësi. Padrejtësia e tyre na mbinë në gjak, nxehet e vlon. Padrejtësia mund të përsëritet e nuk të lëshon.
Në fakt, për luftën e Trojës ishin ca ndjenja liga. Ato qenë mëria, urrejtja, xhelozia, ndjenjat e ulta të hakmarrjes, jo që ia patën rrëmbyer Helenen e bukur nga toka e mbretësisë tjetër arbërore (e le të quhet sa të dëshirojnë “Greqia”, sepse kjo nuk e shpreh domethënien e vet, e ajo vjen prej gërxheve apo nga graitë, gratë tona!), prej Parisit, të cilët u dashuruan papritmas me njëri tjetrin, princ i dytë i Mbretërisë së Trojës, krahas Hektorit, birit të Priamit. Për një grua nuk bëhet luftë dhjetëveçare! Mund t’a kishin vrarë Parisin, por nuk mund të shkatërrohej Troja. Aty është vetëm xhellozia për përparimin e saj! Çështja kryesore është përparimi i mbretësisë, lavdia e saj, të mirat që e udhëheqnin kah sukseset të një pas njëshme, ari i saj, etj., janë arsyja e vetme. Ne, këto ndjenja të prishta, ndjenjat e luftës së Trojës, na udhëheqin edhe sot, e jo e vërteta e saj dhe qëllimet pozitive që kishte!
Jemi të ligj! Kur e përmendim ndonjë njeri, e shajmë me nënë, si p.sh.: “Ah, nanën e nanës bre, kish pas bërë suksese të mëdha filani!” etj. Pra, ia shajmë nënën e nënës, pastaj ia lavdërojmë sukseset! Shkojmë me gabime të liga para Zotit të Madh, e pastaj fol sa të duash, se je rendisur për dënim! Dënimi i Odiseut, Ulisit, Udhësit, të Paditurit, nëpë botë e nëpër dete, është i zgjatur mbi dhjetë vite. Vetëm sa nuk është çmendur prej diellit, vuajtjeve dhe urisë! E ka dënuar me të pa të drejtë edhe Penelopen pa burrë, gruan e vetme, të braktisur që në luftë të Trojës! Le që vrau Trojen me një grusht tradhëtarësh, erdhi dhe e vrau babën e tyre të parë, Polifemin, në shpellën e Spiles, në Himarë, te Vlora, me tradhëtinë më të madhe në botë!
U ktheu bukë të shlodheshin nga vuajtjet, të cilat i donte si fëmijët e vet, të gjitha kafshët që i mbantë në shpellë. Kjo është kulmi i padrejtësisë së tradhëtarit! E ka të vjerrur në qafë, ai dhe të gjithë sa e flasin gjuhën e tij! Nuk ka dënim më të madh në botë, që të gjithëve na hakmerret!
Po, po. Të gjithë bëjmë çmos që të dalim prej trojeve ku u lindëm, madje duke mësuar gjuhët e tjera të botës e duke shkelur me të dy këmbët tona në dhuntinë e madhe albane, e të qenurit sot shqiptarë! Rritu dhe ik, rritu dhe tradhëto, rritu e gënje, rritu e shpërbëj, rritu e vdiç nëpër botë!…
E t’a lavdërojmë ne tradhëtarin tonë, në vend se ta mallkojmë?! Na kap magjia e Polifemit secilin që flet të njëjtën gjuhë, jemi apo nuk jemi bijtë e tij! Si të duam tradhëtarin më të ligë e të krenohemi me tradhëtitë e tij, në vend se ta duan babain tone të parë, Polifemin, i cili e zotëronte dhuntinë e parë?! E braktisim atdheun, sa më shpejtë që të mundim, e bejmë të gjitha të ligat mbi njerëzit tanë!! Humbje e atdheut dhe humbje e dhuntisë së Polifemit!!…
Mua më vlojnë trutë e gjaku, më rrënqethet i tërë trupi, më dridhet edhe nga mëria e madhe, të cilën e kam në vetvete, ndaj të urryerit, tradhëtarit, e prej tij më dërmohet qenia ime pikërisht nga të gjithë ata që e lavdërojnë, që e trajtojnë me nder, në vend se ta dënojmë për ato të liga që i ka bërë!
Kjo gjë tek bota nuk mbahet në mendje dhe mbarë qytetarët e kësaj bote, sepse ne idetifikohemi me tradhëtinë, prandaj edhe Suedia, ia ndanë çmimin NOBEL tradhëtarit më të madh serb, fashistit Dobrica Qosiq, i cili poashtu e merr këtë shpërblim për romanin tipik mbi gënjeshtrat “nacionale serbe”, si shpëtim, sepse e terë historia e fryrë antishqiptare është një nga gënjeshtrat poshtruese! Pikërisht këte na e rrokë çmimi më lartë i botës, për gënjeshtrat profesionale serbe! Serbët nuk janë komb, por gënjeshtar të përpiktë!
Turp për ta e për tërë botën! Pse shpërblehen gënjeshtrat, me çmimin NOBEL! Po të kishte qenë i gjallë NOBELI, do t’ua kishte dhënë shqiptarëve, jo ekstremistëve hegjemonist dhe armiqve më të rrebtë antishqiptar!…
Kisha thënë vetëm këtë punë konkretisht: gjuha e letërisë është tjetër nga gjuha e shkencës. Shkrimi shkencor bazohet mbi faktet e vërtetuara, e jo si duan “shkencëtarët” e botës të thonë, e sidomos shkencëtarucët shqipfolës.
Shqiptarët u vardisen serbëve dhe grekëve dhe na gënjejnë me gënjeshtrat e tyre të mëdha, sikur që ta kemi “origjinën” prej “pellazgëve”, e jo prej Yllit. Ata na gënjejnë shekuj e shekuj, qoftë edhe me “AKADEMITË” e shkencave, si serbët dhe grekët!… Paçin faqen e zezë! Qofshin larg prej meje!…