NJË SEMINAR I DOBISHËM NË SHËRBIM TË ORGANIZIMIT TË SHKOLLËS SHQIPE NË ZVICËR

NJË SEMINAR I DOBISHËM NË SHËRBIM TË ORGANIZIMIT TË SHKOLLËS SHQIPE NË ZVICËR

Më 21 nëntor 2021 në Zumikon të Kantonit të Zyrihut u organizua seminari me temë: “Si të masivizojmë mësimin e gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare” në Zvicër.

Foto: Mësuesit e “Shkollës shqipe” në Zvicër, pjesëmarrës të seminarit Zyrih 2021

Qëllim i këtij seminari ishte që mësuesit e “Shkollës Shqipe” në Zvicër të shkëmbejnë përvojat e tyre në procesin e mësimit, informimit  pedagogjik, të njihen sa më mirë rreth organizimit të mësimit në gjuhën amtare, të informohen në detaje për iniciativat e kohëve të fundit nga Kryesia në lidhje me  masivizimin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër.

Fillimisht mësuesja Teuta Myrtaj, në cilësinë e moderatores së aktivitetit përshëndeti pjesëmarrësit dhe ftoi mësuesen Lumbardha Klinakun që me interpretimin e himnit të fillohet programi.  Në vazhdim Koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu filloi me një fjalë hyrëse duke i përgëzuar mësueset e mësuesit për punën e madhe në shërbim të shkollës shqipe, kurse në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, këshilltari z. Valon Gashi, uroi mësuesit për angazhimin e tyre në shërbim të shkollave shqipe, si dhe stafin e shkollës në masivizimin e gjuhës, kulturës dhe historisë shqipe në Zvicër.

Seminari u zhvillua në dypjesë, në pjesën e parë me prezantimet e tyre u paraqit prof.e Asociuar në Kanada dhe Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Koordinues te Diasporës (KKD), Dr. Adriana Bejko –me temën “Mendësi të reja bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhës shqipe”, ligjëratë e cila u ndoq me interesim nga mësuesit në Zvicër.

Dr. Vaxhid Sejdiu, mësues dhe koordinator i “Shkollës Shqipe” në Zvicër u paraqit me temën “Si ta organizojmë një orë mësimore”, Teuta Myrtaj, mësuese e historisë dhe gjeografisë foli për “Rëndësinë e ndërthurjes së mësimit të gjuhës shqipe me elementë të historisë së kombit tonë – bazë për ruajtjen e identitetit kombëtar”. Ndërkaq, Isuf Ismaili, mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe prezantoi temën:“Ndjenja gjuhësore dhe mënjanimi i gabimeve drejtshkrimore”.

Një seminar i frytshëm dhe i dobishëm në shërbim të shkollës shqipe…

Në pjesën e dytë të seminarit u zhvillua tema organizmi i “Shkollës Shqipe”  në Zvicër.Mes mësueseve  dhe mësuesve u këmbyen përvojat dhe idetë mjaft të frytshme dhe të nevojshme për të ardhmen e shkollave shqipe.

Mësuesja nga Lozana, Anita Duriçi, paraqiti temën: Komunikimi, urë lidhëse ndërmjet shkollës shqipe, diasporës shqiptare dhe shtetit zviceran, me theks të veçantë “Shkolla Shqipe”  në Kantonin VD. Florina Zenelhasani,“Shkolla Shqipe” në Kantonin e Basel-it – përpjekjet për të hap shkolla të reja shqipe. Nora Macula, “Shkolla Shqipe” në Kantonin e Zyrih-ut, Liljana Doda – Gojani, “Shkolla Shqipe” në Kantonin e Luzern-it, Lumnije Klinaku- Neziri, “Shkolla Shqipe” në Kantonin e Zug-it dhe hapja  e shkollave të reja” dhe  në fund Ibadete Bulica, foli rreth organizimit financiar të “Shkollës Shqipe”, duke iu dhënë mësuesve njohuritë kryesore rreth shërbimit administrativ.

Dhe në fund pas diskutimeve seminari u përmbyll me shpërndarjen e certifikatave.

“Shkolla shqipe” Zvicër

Sektori për informim

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura