HISTORIA E ILIRËVE (8) / FUND

Nga Aleksandër Stipçeviq

Ilirët në periudhën romake

Çfarë ndodhi me ilirët mbasi romakët okupuan tokat e tyre – është pyetje së cilës i përgjigjen ato disiplina shkencore që studiojnë gjurmët e shumta të ilirëve nga kjo periudhë. Ndonëse shumë hollësi të jetës së ilirëve, pas ardhjes së romakëve ende nukjanë të njohura sa duhet. analiza e një numri të madh mbishkrimesh, sidomos të atyre të zbuluara në viset ku nuk ka ndodhur romanizimi i fortë i popullsisë së vendit. ato gjurmë të kulturës materiale, të artit, dokeve, të varrosjes e të tjera, hedh mjaft dritë në proceset shumë të panjohura dhe interesante të sinkretizmit iliro-romak në sfera të ndryshme të jetës dhe në vise të ndryshme të tokave ilire.

Edhe analiza më sipërfaqësore e materialit arkeologjik nga kjo kohë na zbulon se procesi i romanizimit nuk ka ndodhur gjithkund në mënyrë të barabartë.

Derisa qendrat e urbanizuara, qoftë në bregdet, qoftë në mbretëri, u romanizuan gati plotësisht. kështu që aty flitej dhe shkruhej gjuha latine dhe jeta zhvillohej si në çdo qytet tjetërtë madh të Perandorisë Romake. ndërkaq jashtë këtyre qendrave situata ishte krejt ndryshe. Ilirët, ndonëse nën presionin e fuqishëm të akulturimit, i cili edhe në viset më të largëta, megjithatë, solli disa formatë civilizimitromak (p.sh. gjuha me të cilën u shkruan monumentet e ndryshme të varreve e mbishkrime të tjera ishte gjithnjë latine, pa marrë parasysh se kush e kishte vënë atë mbishkrim) vazhduan të flasin me gjuhën e tyrc popullore, i respektuan hyjnitë e tyre, i varrosnin të vdekurit në mënyrën e lashtë, tradicionale. e punonin tokën ashtu si e kishin punuar me shekuj të tërë të parët e tyre, ruanin veshjen e tyre popullore, femijëve të tyre u vinin emrat e tyre, në bazë të të cilëve do të njihen fare lehtë, sado larg që të kenë shkuar prej atdheut të tyre, i respektuan doket e tyre popullore dhe respektuan organizimet e tyre shoqërore-politike të fiseve, të cilat vetëm në raste nevoje ia përshtatnin strukturës administrative dhe politike romake.

Mënyra në të cilën u bë përfshirja e popullsisë vendase në jetën e administratës shtetërore, të ushtrisë dhe të jetës në përgjithësi, tregon se romakëve nuk donin që popullsinë e vjetër vendase ta romanizonin doemos, e aq më tepër nuk mund t‘u mvishen qëllimet genocide – në kuptimin e sotëm të kësaj fjale – ndaj popujve të nënshtruar. Shumë më tepër se çkombtarizimin e popullsisë vendase në kolonitë e nënshtruara, romakët dëshironin që aty të kishin punëtorë të qetë e të dëgjueshëm si dhe ushtarë trima, të gatshëm për të mbrojtur kufijt e Perandorisë. Nëse popujt e nënshtruar i shërbenin me besnikëri Romës, atëherë romakët ishin mjaft tolerantë si lidhur me ndjenjat kombëtare ashtu edhe ndaj të gjitha manifestimeve të kulturave të banorëve vendas. Ndërsa ilirët u takonin atyre popujve të Perandorisë të cilët – mbasi ranë plotësisht nën pushtetin e Perandorisë Romake – u shërbyen besnikërisht interesave të tyre; mund të thuhet bile se në kohën e Perandorisë së mëvonshme i shërbyen madhështisë së saj edhe më besnikërisht se vetë qytetarët e Romës.

Depërtimit të kulturës romake dhe të civilizimit e të mënyrës së jetës së romakëve në tokat ilire i kontribuan më së shumti italikët, të cilët më vonë u shpërngulën dhe u vendosën në qendrat e urbanizuara89 si dhe ushtria. Duke jetuar nëpër qytetet që për shkaqe strategjike ose ekonomike i themeluan vetë, refugjatët romakë sollën me vete edhe të gjitha frytet e civilizimit romak. Ky civilizim në mënyra të ndryshme depërtoi në mesin e popullsisë vendase. Vetë ekzistenca e qendrave të mëdha të civlizimit urban romak, si qytetet Pola (Pula), Senia (Senj), Jader (Zara), Salona (Solini), Narona (Vidi te Metkoviqi), Siscia (Sisaku) dhe shumë të tjerë qenë të mjaftueshëm që të ndikonin mjaft ndaj ilirëve të paromanizuar që jetonin në rrethinë. Këto qytete me godinat e tyre të bukura e madhështore, me punëtoritë, me tregtinë, me rrugët e shtruara, me banorët që shkonin nëpër teatro, shkollat, tempujt- ndikuan si një lloj magneti dhe si shembull i paarritshëm, ndaj blegtorëve të varfer, ndaj bujqve që jetonin në rrethinën e tyre të afert ose edhe më larg. Shumë prej tyre, të tërhequr nga shkëlqimi i këtij civilizimi kërkuan mënyra që edhe vetë ta shfrytëzojnë atë dhe të shpërngulen në ato qytete të pasura e tërheqëse. Këtë do ta bënin me vështirësi në fillim të sundimit romak, mirëpo në Perandorinë e mëvonshme kjo do të bëhet fare lehtë, kur shumë prej tyre, si qytetarë me të drejta të barabarta të Perandorisë do të bëhen edhe vetë krijues të civilizimit romak dhe përfaqësuesit e përhapësit e tij më të mirë.

Për shkaqe strategjike romakët sapo u krijoheshin kushtet ndërtonin një rrjetë të shpeshtë rrugës91 e afer këtyre ndërtonin stacionet dhe vendbanimet e tyre. Rrugët kryesore magjistrale shkonin prej bregdetit në brendësi (në drejtimet Salona-Sirmium, Narona-Sirmium, Jader-Ssicia dhe shumë të tjera që nga Senia, Epidaurmi, Scodra dhe qytete të tjera në bregdet çonin nga Lika, Bosnja, Pellgu danubian etj. gjegjësisht prej Italisë nga Pellgu danubian dhe më tutje kah Lindja) ose nëpër bregdet prej Tergeste (Trieshtës) nëpërTarsatikë (Tërsat) deri në Jaderë, Naronë dhe në jug deri në Dyrrhachium dhe më tutje nga Greqia. Pjesërisht nëpër territoret ilire kalonte edhe Via Egnatia e njohur, një nga rrugët më të njohura romake jashtë Italisë, që shkonte prej Dyrrhachiumit dhe Apollonisë deri në Selanik e ndërtuan romakët në trasenë e rrugës së lashtë nëpërtë cilën qysh prej neolitit shkonin ndikimet kulturore prej Lindjes nga Adriatiku dhe anasjelltas.

Nëpër ato rrugë ushtria romake transportohej shpejt në rrezik lufte, njëkohësisht nëpër to kalonin edhe mallrat tregtare dhe posta, nëpër ato rrugë, në fund të fundit, kalonin të gjitha frytet e qytetërimit romak. Nuk ka dyshim se, në të vërtetë, rrugët luajtën rolin më të rëndësishëm në procesin e romanizimit të brendësisë së tokave ilire.

Ushtria ndikoi në dy mënyra në përhapjen e qytetërimit romak në mesin e ilirëve. Përfshirja e ilirëve, aftësitë ushtarake të të cilëve ishin të njohura fare mirë nga romakët nga luftërat e gjata që i zhvilluan kundër atyre, në radhët e legjioneve romake si dhe qëndrimi i ushtarakëve në provinca të tjera të Perandorisë, larg nga atdheu, bëri që ata ushtarë të mësojnë shpejt gjuhën zyrtare të ushtrisë – latinishten, si dhe të njohin shumë nga gjërat të cilat nuk i kishin, në katundin në të cilin kishin lindur. Mbishkrimet e varreve me emrat e tyre, që janë gjetur nëpër tërë Perandorinë Romake, dëshmojnë për jetën e tyre ushtarake larg nga vendlindja e tyre. Dimë gjithashtu edhe nga shkrimet e autorëve antikë (për shembull Taciti) se ilirët për nga numri, ishin me shumicë në marinën romake, si në atë me qendër në Misenum të detitTiren, ashtu edhe në atë me seli në Ravenë, në Adriatik. Shumë prej këtyre ushtarëve dhe marinarëve nuk u kthyen kurrë më në vendlindje, por si veteranë, duke shfrytëzuar privilegjet të cilat i gëzonin si ish ushtarë,jetuan aty ku me vite shërbyen në ushtri. Nëse ktheheshin ata në katundet e lindjes vinin si njerëz plotësisht të rinj, me shprehi të reja, me dije të reja dhe padyshim me pikëpamje të reja lidhur me vlerën e qytetërimit romak.

Përveç kësaj ardhja e ushtarëve nga provinca të tjera të Perandorisë në mesin e ilirëve kishte si pasojë jo vetëm shpejtimin e procesit të romanizimit, por edhe përhapjen e kulteve, të cilat as që i takonin religjionit burimor romak. Sirianët, egjiptianët, çifutët e të tjerët që si ushtarë romakë qëndruan në tokat ilire shpeshherë edhe më vonë u faleshin hyjnive të vendlindjeve të tyre, kështu që veç kontributit që jepnin si ushtarë romakë në përhapjen e shumë fryteve të kulturës dhe të qytetërimit romak, kontribuan edhe për përhapjen e shumë religjioneve orientale si dhe të shumë vlerave të tjera kulturore në viset ilire.

Megjithatë, vetë ilirët, u qëndrojnë besnikë hyjnive të tyre si dhe riteve të kulteve shekullore. Bile edhe atëherë kur romanizimi solli hyjni të reja të panteonit romak edhe në viset larg nga qendrat e urbanizuara, popullsia vendase do t’i respektojë hyjnitë e vendit, duke pranuar vetëm ato hyjni romake, të cilat për nga atributet e tyre janë shumë të ngjashme ose identike me të tyret. Nëpër mbishkrime do të hasim shpeshherë emrat e hyjnive të vendit, por krahas tyre nganjëherë do të paraqiten edhe emrat e hyjnive romake. Jo rrallë do të ndodhë që emri romak ta zëvendësojë plotësisht atë të vendit, mirëpo analiza e kujdesshme e mbishkrimeve dhe e paraqitjeve ikonografike të atyre hyjnive do të na bindë se nën emër romak fshihet hyjnia e vjetër ilire, e cila përveç emrit asgjë romake nuk do të ketë në të.

Ajo që dimë më shumë për jetën e ilirëve në epokën romake është rezultati i analizave të kujdesshme të relifeve, të rrasave të varrezave, emrave ilirë që i hasim në to, dhe materialit tjetër arkeologjik. Muzeumet janë plot me material të këtillë. Mbishkrimet, të pashfrytëzuar ende plotësisht si burim për njohjen e marrëdhënieve të ndërlikuara dhe mjaft interesante iliro-romake, janë zbuluar në një numër të madh jo vetëm në qendrat urbane, por edhe shumë më larg tyre. Të gjitha ato janë shkruar në gjuhën latine (janë shumë të rralla ato që janë shkruar në gjuhën greke). Për habi ilirët nuk kanë lënë asnjë mbishkrim të shkruar në gjuhën ilire, e as që kanë zhvilluar ndonjë shkrim të vetin kombëtar. Ata që i shkruanin ato mbishkrime duhej të flisnin në gjuhën latine, mirëpo, si na zbulojnë mbishkrimet e zbuluara në brendësi, gjuha latine, me të cilën kanë folur nuk ishte ajo që mësohej nëpër shkollat e qyteteve dhe që flitej në qarqet qytetare. Gjuha të cilën e lexojmë në këto mbishkrime është gjuhë e njerëzve të cilët jo rrallë fjalët latine i shqiptonin ashtu si e kishin më lehtë t’i shqiptonin. Nuk duhet të dyshojmë se jo vetëm gdhendësit dinin shkrim e lexim, por edhe katundarët analfabetë ose gjysmë analfabetë ilirë, ose edhe zejtarët që jetonin në qytet ose në afersi të tyre, flisnin me një gjuhë të tillë të shtrembëruar dhe se ajo gjuhë latine vulgare — si e quajnë shkencëtarët – është dashur të jetë edhe më e keqe, edhe më e shtrembëruar se sa e gjejmë në mbishkrime nëpër rrasa varresh.93 Gabimet e shpeshta gramatikore të gdhendësve, tregojnë se ata në jetën e përditshme, do të kenë folur gjuhën e vet ilire dhe se vetëm në kontaktet me banorët e qyteteve kanë bërë përpjekje të flisnin me gjuhën e qytetarëve. Fakti se ilirët deri në Perandorinë e vonshme flitnin ekskluzivisht në gjuhën e tyre e tregon edhe Sh. Jeronimi që ishte me origjinë ilire.94 E papranueshme si gjuhë zyrtare e administratës dhe e ushtrisë, e panjohur nga njerëzit e ditur, të cilët në kohën e dekadencës më të madhe të Perandorisë.

Shembuj të ngjashëm do të mund të numroheshin, mirëpo me këtë nuk do të mund të jepej një pamje e plotë për kontributin ilir në shkallë të përgjithshme të kulturës dhe të jetës romake; kjo pamje do të fitohet vetëm pasi të bëhet valorizimi i plotë e i kujdesshëm i çdo gjëje që sollën ilirët në kulturën dhe në qytetërimin romak – e kjo është punë që na pret ta bëjmë në të ardhmen.

Depërtimi i popujve barbarë në provincat e Panonisë dhe të Dalmacisë u shkaktoi popujve ilirë dhe romakë mundime të mëdha dhe shkatërrime. Qysh në shekullin II të e.re. markomanët, kuadër dhe popuj të tjerë kalojnë kufijtë e Perandorisë dhe depërtojnë deri në Akuile. Vështirësitë e vërteta u shkaktuan më vonë, nga mesi i shekullit III, kur në Ballkan u vërsul një valë e vërtetë e popujve të ndryshëm barbarë. Kjo është koha kur legjionet romake, me seli në ato provinca, sollën në fron disa sundimtarë energjikë të gjakut ilir. Në gjysmën e dytë të shek. IV erdhën hunët dhe shumë popuj të tjerë, të cilët mbollën tmerr dhe vdekje. Qytetet e mëdha bëhen viktimë të hordhive shkatërruese barbare, kurse nëpër rrugët e mira të cilat i lidhnin të gjitha qytetet dhe vendbanimet qarkullonin tani lajmëtarët apokaliptikë të shkatërrimit të Perandorisë Romake dhe të qytetërimit antik. Sh. Jeronimi dëshmitar i këtyre ngjarjeve të tmerrshme, i përshkroi në një letër me fjalë tronditëse, të cilat përfundojnë: “gjithkund vetëm pikëllim dhe tmerr dhe shumë pamje vdekjeje”. Këto shkatërrime, duhej, natyrishttë goditnin më të shumtën në mënyrë direkte apo indirekte vendbanimet dhe qendrat e urbanizuara, e shumë më pak atë popullsinë e vjetër vendase, të paromanizuar, për të cilën fare pak edhe dihet. Mund të supozojmë se banorët në shumë vise të largëta, nëpër katundet larg drejtimeve të depërtimeve barbare nuk u goditën nga pasojat më të rënda të këtyre depërtimeve si dhe të luftërave që u zhvilluan midis barbarëve dhe legjioneve romake.

F U N D

© Pashtriku.org

————————-

Kthehu në fillim të librit:

HISTORIA E ILIRËVE (1)

Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit…

Nga Aleksandër Stipçeviq

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura