BOTIMI I DYTË NË ANGLISHT I LIBRIT “RECETA PA KOMB”
Nga Saimir Lolja
Pse është i domosdoshëm ky libër të lexohet tani? Dhe rilexohet, sepse lexuesi tani zbulon çka akoma nuk thuhet, pasuron çfarë dihet dhe mpreh çfarë kuptohet. Brendia e tij shtrihet në Europë, Mesdhe, trojet shqiptare që nga fillimi i shekullit XX e deri tani. Ngjarjet, njerëzit në to, idetë, regjisorët janë të gjithë e të gjitha të ndërlidhura si pëlhurë dhe jo rastësi. Renes Descartes shkrojti në vitin 1637: “Cogito, ergo sum” (Jam kur mendoj). Prandaj ata që e lexojnë ndjehen më mirë.
Libri fillon me shkrimin “Universalizmi dhe Nacionalizmi” të Dhjetorit 1943 ku “Komunisti kërkon: Hiq dorë nga vllau yt i gjakut dhe unë të bëj vëlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote.” Përgjigjen që merr komunisti dhe të tjerat janë aty.
Në faqen tjetër është një pyetje që iu bë dy oficerëve britanikë në një fshat të Dibrës në Maj 1944: “Siç e dini, tre parti politike janë në Shqipëri: agjentët e Gjermanisë, agjentët e Rusisë dhe agjentët e Anglisë. Ajo është e kuptueshme, por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është se përse agjentët e Rusisë paguhen me ar anglez”. Përgjigjen e jep ky libër pas 80 vitesh dhe e cila vlen për të kuptuar 130 e më shumë vitet e shkuara. Dhe pak nga pyetjet e tjera të cilat përgjigjen, ndryshe nga si mendohet, në libër janë:
Trojet shqiptare në fillim-shekullin XX u krasitën deri në rrëzë. Pse e si, nga cilët?
Çfarë ishin Lufta I Botërore dhe Lufta II Botërore?
Tre Jugosllavi (Serbi të Mëdha) u krijuan në shekullin XX.
Pse e si, prej kujt?
Kënga e luftës së shenjtë sllave (Svyashchennaya Voyna) ose e xhihadit sllav këndohet akoma. Kur e ku?
I njëjti shi monedhash prej ari dhe ndihmash në armatime, stërvitje, ndërlidhje, organizime, veshje e ushqime ra gjatë Luftës II Botërore mbi Jugosllavi, Shqipëri dhe Greqi. Kujt, nga kush, pse?
Ku shkuan qindra ton ar që iu grabit popullatës me dhunë e tortura në vitet 1945-1946?
Çfarë ishte e ashtuquajtura Perdja e Hekurt pas Luftës II Botërore dhe zgjatim i kujt vije ishte?
Pse ndodhi çmenduria e viti 1997 në Shqipëri para luftës që i dha lirinë Dardanisë më 1998-1999?
Të vërteta absolute nuk ka dhe pyetja që i kumbon secilit është me mbetur mbrapa, anash dhe pa busull apo me qenë më afër të vërtetave dhe me busull të vajosur? Përgjigjen dhe energjinë e merrni kur prekni këtë libër tani; do të kënaqeni.
___________
Saimir A. Lolja, The Nation-Free Recipe – How the Triple Entente served Comintern, 2nd ed., Austin Macauley Publishers, New York, 2024. ISBN 978-1-6497973-4-6
www.amazon.com/Nation-Free-Recipe-Triple-Entente-Comintern/dp/1649797346/ref=sr_1_1?