Nga arkivi i facebookut, 3 shtator 2019
KUR KRITIKON PARTITË DHE LIDERËT E TYRE?!
Nga Sheradin Berisha
Unë nuk shkruaj për qefe të ndonjë lideri partiak, as për interesa të caktuar vetjak! Nuk jam bërë, e as që kam ndër mend të bëhem mash e dikujt! Prandaj, nuk i ndali kritikat që zënë vend!
Çka të ndodh Ty nëse kritikon partitë dhe liderët e tyre?
– Nëse kritikon partinë ‘A’ të thonë qenke me partinë ‘B’;
– Nëse kritikon partinë ‘B’ të thonë qenke me partinë ‘C’;
– Nëse kritikon pozitën të thonë qenke me opozitën;
– Nëse kritikon opozitën të thonë qenke me pozitën;
– Nëse kritikon qeverinë të thonë po të paguakan mirë të huajt;
– Nëse kritikon të huajt të thonë qenke i çmendur!!!
– Jetojmë në vendin e çudirave!
– Kush i thotë këto broçkulla ?!
– I thonë militantët, “kopetë e deleve”, të cilat janë bërë ZHELE (*) të partive dhe liderëve të tyre! Prandaj derisa kemi zhele do të kemi edhe dele! Sa keq! Uroj të kthjellen këto zhele që të mos mbeten gjithmonë dele!
———-
(*) ZHELE – figurativisht do të thotë, njeri që s’ka asnjë vlerë, është leckë!
BLEGËRIME QINGJA
MË I MALLKUARI UJK
SHKALLMUARI ZHUJK
TERË GJERË ULURIMA
ZERË VRER KULURIMA
TË SULMUARA DELET
NGULMUARA NGELET
KOPETË TË BAGËTIVE
TROFETË PRAG GRIVE
KUMBONA TË OGIÇIT
LUMZONA ORE HIQIT
A, MË TË URTAT DELE
E TË NGURTAT NGELE
SHFARROSUR KOPEN
ZHVAROSUR TROFEN
QË DELET ME QINGJA
ZHELET O, ME INXHA
INXHAT OR EGËRSIRA
QINGJAT OU MËSHIRA
MASAKRUAR T’MJERA
KASAPRUAR E DJERRA
VARGUN TERË KOPESË
PRAGUN TEK PROFESË
NGELE KRIME O INXHA
AH, BLEGËRIME QINGJA!.
9 TETOR NEW JERSEY USA LIBRI
“KRYELEGJENDA SHQIPTARE III”
SELMAN DERVISHI-MANI USA