RETORIKA E GËNJESHTRËS!
“Një mënyrë e besueshme për t’i bërë njerëzit të besojnë në gënjeshtra është përsëritja e shpeshtë, sepse familjariteti nuk dallohet lehtë nga e vërteta. Institucionet autoritare dhe tregtarët e kanë ditur gjithmonë këtë fakt.” – Daniel Kahneman [*] [Burimi: Libri “Të mendosh shpejt dhe ngadalë” – Thinking Fast and Slow]
Shpjegim
Një mënyrë për të mos rënë pre e kësaj retorike me gënjeshtra është të vëmë në dyshim atë që e thonë politikanët, tregtarët dhe jo vetëm. Dhe veçanërisht sot në epokën e internetit dhe Inteligjencës Artificiale kur plasohen gënjeshtra të pafundme për qëllime përfitimi në aspektin politik, financiar e biznesor!

…..
[*] Daniel Kahneman (5 mars 1934 – 27 mars 2024) ishte një psikolog izraelito-amerikan i njohur më së miri për punën e tij mbi psikologjinë e gjykimit dhe vendimmarrjes, si dhe ekonominë e sjelljes, për të cilën iu dha Çmimi Nobel Memorial në Shkencat Ekonomike në vitin 2002 së bashku me Vernon L. Smith. Gjetjet empirike të publikuara të Kahneman sfidojnë supozimin e racionalitetit njerëzor që mbizotëron në teorinë moderne ekonomike. Kahneman u bë i njohur si “gjyshi i ekonomisë së sjelljes”. Kryevepra e tij është: “Të mendosh shpejt dhe ngadalë” të Kahneman-it [Summary of Kahneman’s “Thinking Fast and Slow”]https://marklooi.medium.com/summary-of-kahnemans-thinking-fast-and-slow-3d1c2ea0e6a
….
Daniel Kahneman – Thinking, Fast and Slow
————
Sheradin Berisha © Pashtriku.org