LIRIA ME GABIME DREJTSHKRIMORE

LIRIA ME GABIME DREJTSHKRIMORE

Nga Prof. Enver N. Rexhaj, Prizren, më 25 tetor 2026

Një ditë, në një shesh,

një njeri po kërkonte të vërtetën.

E pyetën:

— Çfarë ngjyre ka?

Ai tregoi qiellin.

— Gabim, — i thanë. — Qielli është i yni.

Tregoi detin.

— Edhe deti gënjen, — thanë. — Ne kemi dokumente.

Pastaj nxori zemrën nga gjoksi

dhe ua vendosi mbi tavolinë.

Ata e shqyrtuan gjatë,

i matën rrahjet,

i numëruan plagët,

i kontrolluan vulat.

— Nuk është në formatin e duhur, — thanë më në fund.

Dhe e dëbuan nga sheshi.

Turma duartrokiti.

Disa nga bindja,

disa nga frika,

të tjerët sepse të gjithë duartrokitnin.

Një fëmijë e pyeti të atin:

— Po nëse ai kishte të drejtë?

I ati ia mbuloi gojën me pëllëmbë.

— Mos bëj pyetje që mund të të lënë pa miq.

Vitet kaluan.

Sheshi u mbush me statuja,

rrugët morën emrat e heronjve,

dhe e vërteta u shpall festë zyrtare.

Atë ditë, të gjithë dolën për ta kremtuar.

Edhe unë dola.

Mbaja një pankartë ku shkruhej:

LIRI!

Por, kur policia më pyeti se çfarë kuptoja me atë fjalë,

e palosa pankartën me kujdes

dhe u thashë:

— Më falni. E kam shkruar gabim.

Doja të thosha:

QETËSI.

___________________

KOSOVA QË BEHAJDIN ALLAQI E MENDONTE PARA SE TË VINTE

Nga Prof. Enver N. Rexhaj, Prizren, më 15 tetor 2026

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura