HIL MOSI: FJALA E EMZOT FAN NOLIT NË LIDHJEN E KOMBEVE 1921

Pashtriku.org, 26. 06. 2013 – (Kryetarit të Delegatës Shqyptare, mbajtun përpara Këshillit të Lidhjes së Komevet me 25.VI.1921) -Shqypnija, tue hyemë në Lidhjen e Komevet, nen mbrojtjen e nji asemblesë të njizani, natyrisht ajo asht zotuem përpara Lidhjes së Komevet i së cilës asht mis, se kish me u sjellë si nji shoqe e drejtë edhe besnike. Askush nuk mundet m’e paditë Shqypnin, se ajo i ka munguem njenit prej këtyne zotimeve. Dishiri ma i gjallë i Shqypnis asht për m’e pamë të rranjueme definitivisht paqin ndër Balkanët, ndër këto vende qi shpesh herë kanë qenë burrimi i luftravet të përgjakshme edhe të gjata.
Nga shkaku se Shqypnija dishron me mbajtë raporta të mira me fqijt’e sajë edhe m’e siguruem definitivisht ket paq, ajo, me ndërmjetsi të Lidhjes së Komevet po i ban nji thirrje ndjenjës së ligjshme edhe të drejtë të fqijvet të sajë, si ashtu edhe dishirit të tyne për me sheshuem nji paq të sinqert në sinisi të Ballkanit, gja këjo, e cila asht nji nevojë edhe për Europë. Zhvillimi moral edhe ekonomik i vendevet të Ballkanit nuk mundet me ndodhë, veç se kur ky asht i themeluem mbi drejtësi.
Në ket kohë, Shqypnija ka nji ngatrresë kufijsh me fqijt’ e sajë. Ajo ka kërkuem me u marrë vesht miqësisht me ata, por pa dobi. Nga ky shkak pra Shqypnija, mbas udhës së natyrshme qi i asht hapun të gjith misve të Lidhjes së Komevet, sot po vjen me kërkuem ndërmjetsin e sajë.
Në krye të punës Shqypnija e sheh se, në ket kohë, gjendja e jashtme e saja asht aqë delikate, sa nji ngjarje e vogël ndër kufij kish me shkaktuem nji ngatrresë të dhimshme. Nga ky shkak pra Shqypnija me gjith zemër dishron qi asajë t’i ipet drejtsi.

Gjenevë, 1921: Fan Noli duke hyrë në Lidhjen e Kombeve.

Konferencat e Londrës edhe të Firencës sikur e kemi diftuem me dokumenta i patnë caktuem shkoqitsisht kufijt e Shqypnis. Këto tratate nuk qenë të mohuem asnji herë. Në ket kohë ushtrit jugosllave, mbrapa armëpushimit, kanë pushtuem, me urdhën të gjeneralit Franchet D’espery, nji vi e quejtun vija e demarkacionit, më ket anë të kufinit të Shqypnis, qi përfshin nji krahinë të gjanë shqyptare përsëgjatë kufinit të veriut e të veri-lindjes. Viset e pushtueme prej ushtrivet të sipërpërmenduna përmbledhin rreth nji të gjashten pjesë të sipërfaqjes së përgjithshme të Shqypnis së 1913, me nji popullsi rreth 150.000 vetësh. Ky pushtim ka shti nji turbullim n’jeten politike edhe ekonomike të shtetit të ri shqyptar, edhe asht bamë ma i vishtirë nga shkaku i ngjarjevet të përvajtueshme, qi kanë shtrënguem 40.000 ndenjës të atyne viseve për me lëshuem votrat e veta. Ndodhja e këtyne t’ikunvet, qi asht nji barrë e randë ekonomike, përban nji rrezik, qi të gjith bota e kupton, nga shkaku i dishirit të gjallë qi ka qeverija shqyptare me mbajtë marrëdhanje të mira me mretnin fqinj. N’anë tjetër, në fillim të muejit të Frorit 1920 ushtrit jugosllave kanë pushtuem edhe malin strategjik Taraboshin, qi zotnon qytetin e Shkodrës. Ata e mbajnë gjithnji.
Qeverija shqyptare shpesh herë asht munduem me hapat e sajë miqsore q’i ka bamë tek qeverija jugosllave për lirimin e këtyne vendeve të pushtueme pa asnji drejtsi, edhe në fund të muejit të Prillit 1921, qeverija shqyptare dërgoii nji mision shqyptar, nen kryesi të gjeneral Ali Kolonjes tek qeverija jugosllave në Belgrad për me i përsëritë hapat e përparshëm. Por me gjith dishirin e gjallë të qeveris s’onë për me ardhë në nji marrëveshtje, qeverija jugosllave nuk i asht përgjegjë notës verbale qi ka paraqitë misioni shqyptar edhe gjithmonë asht përgjegjun në nji mënyrë tue ngurrue. Sjellja e misjonit t’onë në Belgrad, sikur shihet shkoqitësisht edhe prej notës verbale qi na kemi paraqitë në Këshill për studim, tregon qarisht vullnetin e mirë të qeveris shqyptare për me mbajtë marrëveshtjet ma të mira me fqijt’ e sajë, e kështu me punuem për sheshimin e nji paqit definitiv nder Balkanët.
A mjafton ndofta, për m’e treguem dishirin ma të mirë shqyptar, kur të kujtojmë se në fillim të Shtatorit 1920 Shqypnija nuk ndigjoi me pranuem dy vaporre mbushë me xhebehane lufte edhe me tesha, qi kishin nji vleftje të përgjithshme 20 miljonësh frank, qi Zotni Gabriel d’Annunzio donte me i dhanë si dhanti?
Për çka i përket Shqypnis Jugore, qeverija shqyptare verteton se ajo ka nenë zotim të sajë të gjitha viset qi i qenë shenjuem me 1913, për posë nji rrypine për qark veri-lindjes së Korçës, qi asht e pushtueme prej ushtrivet greke mbas largimit t’ushtrivet françeze në muej të Majit 1920.
Ndodhja e ushtrivet greke në token t’onë, përban, n’anë tjetër nji rrezik të qindrueshëm. Në ket mënyrë, gjendja qi i asht krijue Shqypnis prej fqijvet të sajë duhet me u quejtun si nji gja kundra drejtsis edhe e rrezikshme për paqin. Në qoftë se këjo gjendje vazhdon, asht friga se ka m’e shtymë popullin shqyptar në nji disprim. Qeverija shqyptare asht fare e paralizueme ndër mundimet e saja të mbrendshme, nga dukja e ushtrivet të hueja në token e sajë. Për veç kësajë edhe thesari shqyptar asht i zhbrazun nga mbajtja e nji ushtris së qindrueshme ndër kufij.
Populli shqyptar, qi ka dhanë provë deri tashti të nji durimi edhe të nji mbajtjeje të pa-shoqe, asht në rrezik prej këtyne ngjarjeve m’e bjerrë ç’do durim. E pra ndër disa rasa të vishtira, qeverija edhe populli shqyptar kanë dhanë mjaft prova të këthjellta të dishirit të dlirë të tyne, për me jetuem në nji mënyrë miqsore me fqin’ e sajë Greqin!
Komi shqyptar ka heqë mjaft mizorisht shemtimet e pa-drejta qi i qenë bamë Shqypnis me 1913! Viset e gjana të Kosovës, ashtu krahina e Dibrës, Hoti, Gruda Ana e Malit, Kraja, Gucija, Plava me nji popullësi ma se nji miljon shqyptarë, qi nga arsyenat politike qi ngjanë, qenë të pushtueme prej Serbis edhe Malit të Zi; gjith ashtu ngjau edhe me krahinen shqyptare Çamerin, e cila u bashkue Greqis. Shqypnija nuk mundet ma me duruem shemtime të reja. Me i shkëputë Shqypnis nji copë ma të vogël të tokës së sajë, don me thanë si me dashtë e m’e shuem gjallimin e sajë. Pra, Lidhja e Komevet a nuk e ka dishruem me nji za gjallnimin e Shqypnis!
Nuk asht edhe krejt e kotë këtu me i mohuem disa mendime të përhapuna me qellim për me bamë me besuem se Shqyptarët nuk janë të zotët me u qeverisë, nga shkaku i ndryshimevet të besimevet qi ndodhen në vend. Mandej Suissa a nuk asht ma e mira provë për me treguem se ndryshimet e komsivet edhe të besimevet, nuk munden aspakë m’e penguem përparimin e shvillimin e nji jetese të mbrendshme ma të ndezun të nji vendi! Mandej, a ka ndonji vend tjetër në botë, ku ka ma pakë fanatizëm se në Shqypni? Dishmin ma të mirë munden m’ e dhanë të gjith ata qi e kannë shetitun Shqypnin.
A lypen tjerë shembulla të nji lirije ndër Shqyptarë?
Ndër viset e Kosovës, të pushtueme prej Jugosllavis me 1913 banojnë rreth nji miljon shqyptarë, të cilvet Serbët nuk i kanë dhanë lejen me hapë as nji shkollë shqype, në vend qi në Shqypni deri nji katund i vetëm serb Vraka, qi asht afër Shkodrës, e qi s’ka veç se disa qindra banorë, ka mujtë m’ e hapë nji shkollë serbe.
Çamerija, e cila asht krejt shqyptare, e qi qe e pushtueme prej Greqis me 1913, nuk ka të drejtë me pasë nji shkollë të vetme shqyp, në vend qi ato të pakë grekë qi ndodhen në Shqypni të Jugut, kanë mjaft shkolla greke.
A nuk asht i shkelqyeshëm liberalizmi i Shqypnis, i cili mundet me u marrë si nji shembull? Nji provë tjetër të këtij liberalizmi të gjanë qi gjindet në Shqypni munden me na e dhanë zgjedhjet e fundshme të deputetvet. Prej këtyne shifet qartas se si fanatizmi fetar mungon fare në Shqypni.
Mbas statistikavet t’autoritetevet ushtrore françeze, në Korçë ka 41.070 të krishtenë e 82.245 myslimanë; këta të fundshmit, mbas shumicës së tyne do të kishin të drejtë me zgjedhë edhe nji herë ma shumë deputetë se të parët; e pra qenë zgjedhë 5 deputetët myslimanë! N’Elbasan, ku të krishtenët nga shkaku i numrit të tyne, nuk e kishin të drejten me zgjedhë as nji deputet, qenë zgjedhë 2 deputetë të krishtenë! Ndër vise të Dibrës, ku nuk ndodhet as nji famile e krishtenë, zgjedhësit myslimanë t’asajë krahine zgjodhne 2 deputetë të krishtenë, nga Shqypnija e Jugut. Pra ç’do kritikë mbi ket çashtje asht e tepërt.
Parlamenti i Shqypnis asht i përbamë prej 78 përfaqësuesavet, prej të cilvet 32 janë të krishtenë, qi i bjen 41 përqind. Deri kryetari edhe sekretari i parlamentit qenë zgjedhë të krishtenë. Nji armoni e tillë e mbrendshme a thue vallë duket ndër të gjitha shtetet?
Shqypnija dishron me pasë nji kohë paqi edhe qetsije, për me mujtë e me i kushtuem të gjitha fuqit e saja për zhvillimin ekonomik. Për me i mbrrijtë këtij qellimi edhe me i vu në vjeftje pasunit e natyrshme të saja, Shqypnija ka nevojë për bashkëpunimin miqsuer të fqijvet të sajë. Shqypnija nuk kërkon veç se nji gja, e këjo asht për me mbyllë me ta marrëveshtje për dobin e përbashkme.
Shqyptarët, ndër vjetët e fundshme kanë dhanë prova të dukshme mbi zotsin e tyne në jeten politike. Midis pengimeve të pa-njehuna, pa miq edhe pa mbrojtës, pa nji mbrojtje ushtrore, financjore e morale prej asnji fuqije, Shqyptarët e kanë organizuem vendin e vet edhe i kanë dhanë popullit nji qeveri edhe nji administratë të tillë, qi Shqypnija nuk e ka pasë nen asnji sundim tjetër. Shqypnija gëzon nji siguri qetsije të mbrendshme, sa shumë shtete të qytetnueme munden me i a pasë lakmi. Ata qi e kanë shetitë Shqypnin ndër kohnat e fundshme, janë të gjith dishmitarë mbi këto sende.
Shqypnis, çka i duhet sot ma fort, asht për m’e lanë, sikur ç’do vend tjetër, të lirë për me përparuem rreth kufijve të saj komtar.
Shqypnija ka treguem mjaft se asht e pjekun politikisht, e prandej mundet me i dhanë besim asajë. Tue i siguruem me nji vendim të drejtë, Shqypnis qetësin, Këshilli i Lidhjes së Komevet ka me i dhanë lehtësi Shqypnis për me u bamë nji vegël e paqit edhe e përparimit ndër Balkanët. Këshilli i Lidhjes së Komevet mundet me qenë i siguruem, se Shqypnija nuk ka me i munguem kësaj detyre.
Por sa qi këjo pleqni e naltë ka me dhanë nji vendim mbi çashtjen gjallnore të zhbrazjes së kufijvet t’onë, na kujtojmë se çfaqim dishirin e të gjith popullit shqyptar, tue i proponuem Lidhjes së Komevet me dërguem në vend nji komisjon. Ky komisjon kish me veshtruem për me vu në zbatim vendimin e Këshillit edhe për nji heri kish me u lajmuem mbi gjendjen e përgjithshme të sotshme në Shqypni.
Tue e njoftë drejtsin e çashtjes s’onë, na me nji besim të plotë po i a lëshojmë zgjidhjen e rasës s’onë ndër duer të Këshillit të Lidhjes së Komevet, edhe po e lusim për me bamë me nderuem parimet e mbajtuna ndër artikujt 11, 12, 13 e 15 të paktit të Lidhjes së Komevet. Sidomos na po marrim lirin për me kujtuem të parin rresht t’artikullit 15, mbas të cilit, kur ka nji ngatrresë midis misve të Lidhjes, mjafton qi vetëm nji ndër ta t’a lajmërojë Këshillin qi ky të marrin të gjitha masat për me bamë nji anqetë edhe nji studim të plotë. Na gjith për nji heri po e rezervojmë të drejten, qi na asht dhanë prej të 9 rresht të gjith atij artikulli, po të çfaqet nevoja, m’e përsëritë kërkesën t’onë përpara asemblesë s’ardhshme të Lidhjes së Komevet.
Për me i dhanë fund, na po shtojmë edhe po qindrojmë së thanuni, se asnji tubë komesh nuk ka të drrejtë me e heqë atë drejtë qi na kemi sikur misë të Lidhjes së Komevet.

 

Total
0
Shares
791 comments
  1. Hey! Do you know if they make any plugins to help with Search
    Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not
    seeing very good success. If you know of any please share.
    Appreciate it! You can read similar text here: Sklep

  2. Hey there! Do you know if they make any plugins to assist
    with Search Engine Optimization? I’m trying to get my site to rank
    for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.

    If you know of any please share. Thank you! You can read similar article
    here: Scrapebox List

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura