Prizren, 28. 07. 2013 – Jemi në muajt e sezonit të pushimeve për mërgimtarët tanë, të cilët mezi presin të vijnë tek ne dhe të shohin përparimet që janë arritur në vendin e tyre, në vendin ku ata mendojnë të jetojnë vetë, ose fëmijët e tyre së paku të kenë perspektivën e duhur për të jetuar në Kosovë. Çka në realitet ne si shoqëri dhe institucione jemi duke iu ofruar kësaj kategorie të popullit tonë, këtyre që dikur dhanë çdo gjë për ne, dhanë djersën, vitet më të bukura të rinisë së tyre dhe krejt në fund dhanë edhe gjakun e tyre.
Vlenë të theksohet se gati gjysma e dëshmorëve të kombit të luftës së fundit janë mërgimtarë, ata lanë familjet e tyre për t’u kyqur në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lanë luksin që ata mund ta kishin në vendet ku jetonin. Vetëdija e këtij populli janë mergimtarët, ata janë alfabeti ynë, ne pa ta nuk do mund të kishim arsimim, lirisht mund të themi që këtë sferë të jetës e kishim më mirë në kohën e okupimit nga Serbia, në atë kohë kur arsimi mbahej kryesisht nga mërgimtarët, kurse tash, as pas katërmbëdhjetë vitesh nga përfundimi i luftës nuk mund të themi se kemi avancuar në kualitet sa i përket sistemit arsimor.
Mbase pa arsimimin e gjeneratave të asaj kohe nuk mund ta kishim as vetëdijen e duhur për të thënë se duhet luftohet okupatori serb dhe se lufta të sjell lirinë. Jemi dëshmitar të gjithë për padrejtësitë dhe shkeljen e dinjitetit të tyre nga ana institucioneve. Vlenë të theksohet se ende pa u futur në tokën e Kosovës, qeveria e Kosovës ka vendosur një taksë për sigurimin e gjoja automjeteve të tyre në vlerë prej 50 euro për kohën sa ata do të qendrojnë në Kosovë, pastaj, për të shkuar në komunën e tyre dhe për t’u paisur me dokumente personale atyre u kërkohen para shtesë në mënyrë që t’u shpejtohet procedura e nxjerrjes së dokumenteve të udhëtimit mbrenda afatit sa ata janë me pushime në Kosovë, pastaj radhët e gjata nëpër sportele që vijnë si rezultat i byrokracisë së krijuar nëpër institucionet komunale dhe qëndrore.
Policët e rendit nuk ngurrojnë që për një gabim fare të vogël, ngasësit e automjeteve me targa të mërgimtareve tu shiptojnë gjoba dhe ate duke u thënë ju jeni “Shaci”, “ju keni pare” dhe injoranca të tilla tashmë të njohura, kurse fëmijëve të qeveritarëve mbase nuk guxojnë t’ua qesin shenjën stop përpara edhe atëherë kur kjo ndodh ballafaqohen me dhunë fizike nga ana e djemve të “shefave”. Këto janë shkelje të dinjitetit të mërgimtarëve, lirisht mund ta quajm plaçkë institucionale kundër tyre.
Ministria e Diasporës, në vend se të merret me këto probleme dhe preokupime te tyre, Ibrahim Makolli si ministër i diasporës bënë ekskurzione nëpër diasporën Shqiptare dhe shpenzon kotë paranë puplike të buxhetit të Kosovës. Gjithmonë harrohet edhe një fakt shumë domethënës, mërgimtarët janë ata që gati 1/3-ën e buxhetit të vendin e marrim nga kjo kategori e popullit tonë, sikur mos të kishim të ardhurat vjetore të mërgimtarëve, ne do t’i kishim afro 400 milion euro më pak në buxhetin e Kosovës. Mergimtarëve tanë duhet t’ju kushtojmë përkujdesje në shërbime institucionale dhe jo – organizim të koncerteve dhe banerëve me mbishkrime “Mirësevini”. Institucionet duhet ta kenë parasysh një gjë, mos ia ofendoni logjikën e kthjellët mërgimarit tonë, por trajtojeni taman sikur meritojnë dhe aq sa ata dhanë për vendin e tyre.
……………………………………..
NË PULS: IBRAHIM MAKOLLI PËRBALLË FATON TOPALLIT!