Sllavët zbritën në Ballkan në shek. e VII. nga djerrina e lumit Pripet (Pripjat) që gjendet në veri të Ukrainës. Në fillim ishin kryesisht grupe të vogla hajdutësh, dhe qëllim kryesor kishin plaçkitjen. Por më vonë sulmet e tyre plaçkitëse do të marrin karakter pushtimi për çka perandori Justinian ishte alarmuar. Përkundër fushatave të organizuara ushtarake ai nuk arriti t’i ruante kufijtë verior të bizantit. Grupe hajdutësh e bandash plaçkitëse sllave, ishin futur thellë në Ballkan, por pa arrit kurrë bregdetin e dëshiruar. Popullsia e vjetër ballkanase siç ishin, ilirët, grekët dhe latinët, nga sulmet e dhunshme sllave u reduktuan në numër.
MENDËSIA MESJETARE SERBOSLLAVE VAZHDON EDHE SOT
Kosova sot gjendet në bankën e të akuzuarit, ku dhe shtrohet çështja shekspiriane ‘të jesh, apo të mos jesh’. Personalitetet me përgjegjësi shtetërore në asnjë mënyrë nuk do të duhej t’i frynin zjarrit në favor të flakës armike! S’duhej ngritur tensione politike dhe për të shpërqendruar opinionin publik nga ajo që është parësore. Si do që të jetë, kjo është në përgjegjësinë morale si për udhëheqësit e vendit ashtu edhe për secilin nga ne. Por të dërgosh ujë në mullirin e armikut, në një kohë vendimtare për kombin tënd, është më shumë se ta vetëvrasës atë. Është krim!
Sllavët zbritën në Ballkan në shek. e VII. nga djerrina e lumit Pripet (Pripjat) që gjendet në veri të Ukrainës. Në fillim ishin kryesisht grupe të vogla hajdutësh, dhe qëllim kryesor kishin plaçkitjen. Por më vonë sulmet e tyre plaçkitëse do të marrin karakter pushtimi për çka perandori Justinian ishte alarmuar. Përkundër fushatave të organizuara ushtarake ai nuk arriti t’i ruante kufijtë verior të bizantit. Grupe hajdutësh e bandash plaçkitëse sllave, ishin futur thellë në Ballkan, por pa arrit kurrë bregdetin e dëshiruar. Popullsia e vjetër ballkanase siç ishin, ilirët, grekët dhe latinët, nga sulmet e dhunshme sllave u reduktuan në numër. Një pjesë e ilireve që banonin në perëndim të Ballkanit u asgjësuan, kurse pjesa tjetër qëndroi fort, lidhur me rrënjët e tokës mëmë, duke ruajtur gjithçka që sot e quajmë Shqipëri.
Këto fakte historike i gjejmë në librin „Brengat e Ballkanit“ të studiueses dhe mikes së Madhe të shqiptarëve Edit Durham. Dhe në analogji me veprimet e sotme të bandave plaçkitëse serbe në veriun e Kosovës, për fat të keq mund të sjellim përfundimin se mendësia mesjetare e sjelljeve barbare serbe vazhdon të përsëritet edhe sot. Kosova, e pushtuar nga Serbia që më 1912, me luftën e saj çlirimtare më 1998 – 1999 arriti ta fitoj pavarësinë. Por që me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, shteti i ri i Kosovës u godit nga bandat serbo çetnike, duke i djegur portat kufitare në veriun e saj. Goditje të formateve të tilla bëhen edhe në çdo vigjilje të përvjetorit të shtetësisë së Kosovës. Por jo vetëm kaq. Shteti i ri i Kosovës, duke veçuar veriun e tij, për çdo ditë goditet e cenohet nga politika mesjetare e Beogradit, nëpërmjet kriminalitetit ekonomik si dhe formave tjera të krimit të organizuar sipas porosisë serbosllave.
Një gjë e tillë ndodhi edhe më 28 qershor të këtij viti, kur grupe bandash serbe, hynë në Kosovë ashtu siç janë mësuar të hyjnë pa i ftuar kush, për të festuar vidovdanët e tyre imagjinar e triumfet e iluzionuara siç paraqitet ‘triumfi’ serb në Betejën e Kosovës. Shih për këtë, si për të pasur për qëllim kthjelljen e mendësisë iluzionare serbe, studiuesja Ana De Lellio, këto ditë, botoi librin e saj më të ri me të vërtetat e reja për Betejën e Kosovës. Pa dyshim të rejat faktike të paraqitura në librin e znj. De Lellio, janë një realitet i dhimbshëm për Serbinë, që ajo s’mund ta perceptojë, andaj dhe bëhet sikur nuk e sheh atë. E për t’i ikur realitetit të papëlqyer, Serbia nuk pushon duke shpifur e trilluar lloj-lloj plani, duke besuar në atë që siç thoshte Makiavelli: ‘shpif, shpif, se diçka mbetet’ me shpresë se nga gjithë këto shpifje e trillime edhe asaj diçka do t’i mbetet.
SERBIA E AKUZOI SHTETIN E KOSOVËS NË GJND PËR ÇKAVET DUHEJ TË ISHTE E AKUZUAR
Kosova është në pritje të shpalljes së opinionit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi legjitimitetin apo jo, të shpallje së pavarësisë, kërkuar nga Serbia. Ajo nuk u shqetësua kur e bëri këtë akuzë në GJND edhe pse e dinte se pikërisht ishte ajo, që ka thyer rregullat ndërkombëtare duke e aneksuar Kosovën me dhunë. S’do mend se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me vullnetin e popullit të saj, si dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, sipas parimit të vetëvendosjes. Bashkësia Ndërkombëtare, të paktën pjesa më e madhe e saj (duke përjashtuar aleatët sllav) tani më e kanë të qartë se të gjitha vendimet e deritanishme që janë marrë për Kosovën dhe rreth Kosovës kanë qenë vendime të padrejta.
Në seancat dëgjimore për Kosovën në GJND që kanë zgjatur dy javë, dëshmitë pro dhe kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës i kanë paraqitur 27 shtete. Ishin 15 shtete përfshirë këtu edhe Kosovën që paraqitën argumentet e tyre në favor të pavarësisë së Kosovës. Kurse në favor të Serbisë ishin 11 shtete përfshirë edhe Serbinë. Opinioni i Gjykatës pritet të publikohet më 22 korrik 2010, nga dhe gjithë populli i Kosovës, e pse jo edhe aleatët më të fuqishëm të saj si SHBA’ja, presin një opinion të drejtë në favor të Kosovës. Gjithsesi opinioni pozitiv për çka është e bindur Kosova, do ti hapte asaj rrugët e njohjeve dhe integrimit, në të gjitha institucionet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe OKB’në.
Dhe pikërisht në pritje të opinionit për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës nga Gjykata për Drejtësi, ka filluar tensionimi në arenën politike kosovare edhe ashtu të tensionuar. Me këtë rast dua të kujtoj se një tensionim i tillë u duk në horizontin kosovar edhe atëherë kur vetëm disa ditë para ballafaqimit të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, para opinionit publik doli Nazim Bllaca i rrethuar nga mediet e formateve të ndryshme duke akuzuar veten dhe emra të tjerë si ekzekutues të disa veprave kriminale! Ishte e tmerrshme të shihje se si një person e akuzonte veten si kriminel. Por megjithatë ekspertët e fushës së psikologjisë dhe sociologjisë një gjë të tillë e shpjegojnë si normale në shtetet e sapo dala nga lufta dhe pushtimi shumëvjeçar siç është sot Kosova e përballur me lloj-lloj sfidash të tranzicionit.
FENOMENET QË E DËMTOJNË SHOQËRINË NUK DUHET LEJUAR TË PËRSËRITEN
Kur fenomene të caktuara që e dëmtojnë shoqërinë dhe përsëriten ato, atëherë çështja duhet shtruar si alarmuese, jo vetëm tek ekspertët e fushës së psikologjisë e sociologjisë, por edhe tek institucionet më të larta shtetërore.
Vallë në mullirin e kujt po rrjedh uji?
E shtrova këtë pyetje ngase kjo thënie e vjetër popullore më bën të mendoj, se kujt i shërbeu rasti Bllaca në vigjilje të ballafaqimit të Kosovës me Gjykatën për drejtësi?Apo kujt po i shërbejnë këto ditë akuzat e Gjergj Dedajt drejtuar kryeministrit të Kosovës? në një kohë kur i tërë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar kanë drejtuar sytë nga Gjykata Ndërkombëtare duke pritur shpalljen e opinionit për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Shpërqendrimi i opinionit publik, në rastet kur merren vendime të rëndësishme për kombin, tani më nuk është dukuri e re tek ne. Por të akuzosh e fyesh sipas recetave të qarqeve të caktuara, kundër udhëheqjes së shtetit tënd, në një kohë kur vendoset për qenien e atij shtetit, përfaqësues i të cilit je, për mua personalisht është jashtë çdo norme apo morali njerëzor e politik. Njerëz pa virtyte të larta njerëzore, s’duhej zgjedhur në poste udhëheqëse të shtetit.
Kosova sot gjendet në bankën e të akuzuarit, ku dhe shtrohet çështja shekspiriane ‘të jesh, apo të mos jesh’. Personalitetet me përgjegjësi shtetërore në asnjë mënyrë nuk do të duhej t’i frynin zjarrit në favor të flakës armike! S’duhej ngritur tensione politike dhe për të shpërqendruar opinionin publik nga ajo që është parësore. Si do që të jetë, kjo është në përgjegjësinë morale si për udhëheqësit e vendit ashtu edhe për secilin nga ne. Por të dërgosh ujë në mullirin e armikut, në një kohë vendimtare për kombin tënd, është më shumë se ta vetëvrasës atë. Është krim!
Aristoteli i madh thoshte se, „Shteti është mbi familjen e mbi secilin veç e veç, sepse tërësia është medoemos më e rëndësishme se pjesët“. Le të shërbejë ky mendim jo vetëm për klasën tonë politike, por edhe për secilin nga ne, që ta ndërtojmë shtetin tonë duke e fuqizuar e jo akuzuar! Ta ndërtojmë shtetin tonë, duke u pyetur se çfarë kemi bërë ne për te e jo çfarë po bën ai për ne? Prirja nga njëmendësia e tillë është më shumë se obligim kombëtar. Është amanet i gjithë atyre që u sakrifikuan për ta jetësuar shtetin e Kosovës. Andaj dhe të gjithë ne nuk guxojmë të lejojmë asgjë (më parësore), se sa vendosmërinë për ta ruajtur dhe ndërtuar shtetin tonë!
Prishtinë, 19. 07. 2010
– Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY, Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Postime të Lidhura
PASHTRIKU: ‘SKV’ KËRKON HETIM PËR KEQPËRDORUESIT NË UP
(Pashtriku.org, 22. 05. 2012) – Sot më 22 maj 2012, në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës, aktivistët Alisa…
REXHEP KASUMAJ: PËRGJIGJA QË S’VJEN…
Berlin, 16 mars 2017: 1. Lojë e vjetër – Pas një qëndrimi të gjatë në Ballkan në fillimvitet…
SERBIA E SËMURA E BALLKANIT
SERBIA E SËMURA E BALLKANIT KFOR-i – E VETMJA FORCË USHTARAKE E ARMATOSUR E LEJUAR NË KOSOVË…
ADNAN ABRASHI: SA JEMI TË LAJTHITUR NGA POLITIK’BËRËSIT?!
Prizren, 10. 05. 2013 – Sikur tek një individ si subjekt, ashtu edhe tek një kolektivitet i organizuar…