Tiranë, 25. 01. 2014 – Në ecurinë e kohës nga vitit 1878 e deri tani pra plot 135 vjet Europa krijoi një shtet të cunguar shqiptar në 1912, pas përpjekjeve të shqiptarëve për identitet kombëtar, dhe sigurisht nën survejimin europian, krijuan një shtet tjetër shqiptar pas 1999 shtetin shqiptar të Kosvës.
Historia dihet. Problemi qëndron tek vonesat në tranzicion dhe në refuzimin e heshtur por kuptimplotë të Europës perëndimore për marrjen e statusit kandidat për në BE, megjithë dëshirën e madhe të shqiptarëve. Duket sikur linja Bosnje-Kosovë-Shqipëri-Turqi është tani për tani bllokuar për futjen e tyre në BE. Diçka e pengon Shqipërinë dhe ajo diçka e spjeguar në shkrimin tim `Albanofobia dhe Eurofobia dy Paradokse që gjenerojnë Anti-integrim`, përbën vetëm një pjesë të refuzimit të heshtur të Europës, në një kohë kur sheh që BE po i lutet Serbisë, Maqedonisë, dhe Malit të Zi për t’u anëtarësuar në të.
Sigurisht problemi qëndron jo vetëm në kundërshtimin gjithashtu të heshtur të BE kundër SHBA për krijimin nga ana e saj të një zone gjeopolitike me qëndër Stambollin për të penguar në të ardhmen ekspansionin sllav në të cilën ajo ka përfshirë disa nga ish-kolonitë turke të Ballkanit me popullsi kryesisht islame, por dhe me simpatinë e BE ndaj sllavëve të Ballkanit dhe projekt gjeopolitikën e tyre për të kundërshtuar Rusinë duke përfshirë sa më shumë shtete sllave në BE.
Ish’presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, që e bëri vendin anëtare të 44’të të Konferencës islamike, në vitin 1992.
Se kush Projekt gjeopolitik i së ardhmes do të fitojë këtë nuk e dimë, por dy gjëra dihen me siguri:
– idea për të izoluar Rusinë është e vjetër sa dhe Revolucioni i Tetorit, por izolimet nuk janë asnjëherë efikase,
– idea për të refuzuar shtetet me popullatë islamike qoftë dhe ato që gjënden në Europë, është një ide që lindi gjithashtu pas shëmbjes së perëndorisë osmane nga frika e krijimit të ndonjë shteti të madh ballkanik me popullatë islamike, shtet i cili do të `shtypte` shtetet e vogla të krishtera të Ballkanit.
* * *
Përse kjo neveri dhe ky refuzim i heshtur ndaj këtyre popullatave nga ana e BE?
Mendoj se
– aleancat e vjetra me kombet e vogla të krishtera të Ballkanit kundër Turqisë,
– aleancat me sllavët kundër nazistëve dhe qëndrimi neutrali Turqisë ndaj tyre,
– lufta e vjetër 1 mijë vjeçare e kristianizmit ndaj islamit dhe anasjelltas,
– dëshira për një superfuqi europiane si Shtetet e Bashkuara të Europës (tani BE) që të kundërshtojë SHBA dhe Rusinë apo dhe Kinën në luftën për tregje.
Kanë ndryshuar shumë pak konceptet europiane ndaj Linjës katërshe islame të Ballkanit dhe globalizmi, emigrimi masiv i komuniteteve islamike në vetë BE, po ndryshon konceptet e vjetra dhe gradualisht kjo linjë katërshe mund të hyjë në BE, por mendoj pas Serbisë.
* * *
Të marrim Shqipërinë, përse shqiptarët që në 1912 përfshi dhe klasat e pasura, kërkonin një afrim me Europën, por gjithashtu tradita islamike ua kërkonte mbajtjen larg të të pafeve?
Kështu lindi një shtet shqiptar hipokrit, hipokrizia e të cilit në ndonjë mënyrë ose në një tjetër vazhdon edhe në kohën e sotme nëpërmjet politikave hipokrite të parrullës së famshme e të sinqertë të klasës së varfër dhe të mesme shqiptarët viteve `90: `e duam Shqipërinë si Europa`, me hipokrizinë e klasës politike e cila ndonëse tani po bën ciklin e plotë të zëvëndësimit të brezave, përsëri nuk ka hequr dorë nga idea e vjetër `dum babën`.
Përse kjo nostalgji osmano-arabofile?
Kjo nostalgji ka ecurinë dhe shkaqet e saj, për shkak të privilegjeve të mëdha që patën klasat e pasura në periudhën e pushtimit turk, periudhë që ishte pushtim ndaj popullatës së varfër por një bollëk i madh për klasën e pasur të asaj kohe e cila e ruajti edhe në kohën pas pavarësisë, për shkak të përfitimeve nga konvertimi. Dihet se edhe historiani turk që mbajti një kumtesë në Prishtinë në 2012 tha midis të tjerash gjatë debatit se… `turqit bashkë me shqiptarët kanë qënë pushtues dhe jo vetëm turqit…`.
– KOMITETI I STAMBOLLIT –
Problemi fetar ka qënë dhe po mbetet edhe sot një nga dominantet, rreth të cilës si brënda Shqipërisë, ashtu dhe nga BE, e fqinjët, ka një mos-kuptim dhe armiqësi të heshtur në ditët e sotme, dhe kjo shpërtheu që me Lidhjen e Prizrenit më 10 qershor 1878 për shkak të humbjes së luftës nga ana e Perandorisë Turke ndaj Rusisë në 1 Mars 1878 dhe firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit në të cilën Turqia i lejonte Rusisë që të krijoheshin shtetet e reja krishtera të Ballkanit (Greqia ishte formuar që në 1829) pas një sundimi 400 vjeçar.
Në një kohë kur Ballkani kërkonte largimin e turqve, klasa e pasur shqiptare të gjithë pa përjashtim me tituj pashallarë dhe bejlerë, u ngritën për të ruajtur kufijtë e pronave të tyre me protector Turqinë.
Statuti me titullin “Kahrar-name” (libri i vendimeve), përmblidhej në tre parime:
– Organizata që u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare, por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte përsipër të luftonte për mbrojtjen e mbarë kufijve të Perandorisë Osmane dhe se myslimanët e Gadishullit Ballkanik, nuk do të ndaheshin kurrë nga Sulltani.
Këtë e vërteton dokumenti i Kahrar-namesë i firmosur nga 47 bejlerët më të pasur të Vilajeteve me 17 qershor 1878, në të cilin thuhej:
– Neni 1 i Kahraname-së thuhej se qëllimi ishte…të ruheshin integriteti territorial i perandorisë turke në Ballkan, Sulltanin dhe ligjin e Shariah-ut…., kurse neni 6 i saj theksonte… luftën e armatosur për të mbrojtur këto territore, dhe mos lejimin e Bullgarisë që të marrë territoret, dhe nëse Serbia dhe Mali i Zi nuk i lëshon territoret myslimanë atëhere do të dërgohen akinxhinjtë (bashibozukët) për tua marrë…`.
( LEXONI: KARARNAMEJA – PROGRAM I PARË I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
http://sadulla.brestovci.info/index.php/KARARNAMEJA_-_PROGRAM_I_PAR%C3%8B_I_LIDHJES_SHQIPTARE_T%C3%8B_PRIZRENIT – sh.b)
Por në Kahrarname nuk u tha asgjë: as për shkollat shqipe, as për bashkimin e popullit shqiptar në një vilajet dhe autonominë e shqiptarëve (ashtu si e propozoi Pashko Vasa), dhe as për ndonjë kryeqytet të mundshëm të vilajeteve shqiptare!
Porta e lartë e përkrahu fillimisht Lidhjen e Prizrenit dhe Kahrarname-në por ushtroi presion që ata të jenë më shumë Ottomanë se sa shqiptarë. Lidhja ishte sipas Kahrarname-së një lidhje kryesisht fetare dhe e bazuar në solidaritetin fetar islam (Komiteti i Myslimanëve të vërtetë).
KARARNAMEJA – PROGRAM I PARË I LIDHJES SË PRIZRENIT
Megjithatë Abdyl Frashëri pas Kahranamesë insistoi që Lidhja e Prizrenit të fokusohej kryesisht në autonominë e Shqipërisë dhe në krijimin e një identiteti shqiptar.
Prania e gjithë këtyre bejlerëve shqiptarë në Lidhjen e Prizrenit qofshin të bashkuar në grupin konservator qofshin të bashkuar në grupin moderator tregon se klasa sunduese shqiptare ishte e konvertuar në myslimanë thjesht për të ruajtur pronat por dhe për të marrë pozitat, ofiqet dhe gradat në këmbim të ndërrimit të fesë për hir gjithashtu dhe të mbijetesës.
Lidhja e Prizrenit me Kahrar namenë nuk kishte asgjë të përbashkët me takimin në Stamboll 1 vit më parë nga patriotët shqiptarë që u mbajt më 18 dhjetor 1877, u miratua forumi i organizatës atdhetare revolucionare me emrin Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, ose siç u quajt shkurt ‘Komiteti i Stambollit’. Kryetari i Komitetit u zgjodh Abdyl Frashëri. Megjithëse nuk dihet ende përbërja e plotë e këtij Komiteti, janë njohur tanimë si anëtarë të tij: Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri Kadri Bajri etj.
Sipas Olsi Jazexhi në shkrimin e tij ‘Mbi identitetin islamik të Lidhjes së Prizrenit’ Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi, i cili në librin “Kosovo a short history” kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më 1878 i cili thoshte se: Lëvizja ëshë më shumë një lëvizje fetare sesa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është mëse e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provinces (http://www.reocities.com/Athens/1579/lidhja.pdf).
Në fakt, si pasojë e kundërshtimit të përgjithshëm nga intelektualët shqiptarë të asaj kohe, më 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatët nga viset e tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashëri, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes, e hodhi poshtë “Kahrar-name”-në. Në vend të saj, Kuvendi miratoi një program të ri, me frymë thellësisht kombëtare, një statut i ngjashëm, me platformën e Abdyl Frashërit.
Në vështrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, në shinat e Rilindjes Kombëtare.
Linja e dy grupimeve të forta e klasës së pasur sunduese pro-turko-islamike dhe e klasës së mesme dhe e intelektualëve pro-perëndimorë u ruajt edhe në vitet 1912-1944.
Komunizmi shkartisi dhe shkatërroi të dy grupimet për 45 vite, madje shkoi aq larg deri në ekstrem sa që krijoi një komunitet të madh ateist i cili në vënd që të ishte patriot dhe pro-perëndimor, mbeti më tepër një komunitet i madh me norma etike dhe morale të prishura, pjesërisht pro-perëndimor, dhe pa asnjë lloj parimi. Ky ishte modeli komunist i cili trashëgoi demokracinë e pas viteve `90.
Përfaqësuesit e Ateizmit komunist dominuan dhe po dominojnë skenën e politikës shqiptare, të cilët në fakt janë përfaqësues të njëjtë me pashallarët dhe bejlerët e klasës sundues shqiptare të viteve të Perandorisë turke dhe të klasës së pasur të kohës së pas-pavarësisë më karakteristika të njëjta:
– Interesaxhinj, dhe hajdutë
– Nuk e kanë problem të shesin interesat kombetar,
– Hipokritë me perëndimin , madje dhe me ata që i vunë në pushtet,
– Qejflinj të gradave dhe titujve, dhe të rrëmbimit të pronave
– dembelë
– shkelës të ligjeve që i bëjnë vetë.
Çfarë ndodhi pas shëmbjes së komunizmit?
Parrulla e dëshiruar `E duam Shqipërinë si Europa` nisi dhe mbeti për drejtuesit politikë të vëndit një lodër më të cilën luajtën 22 vite me rradhë duke vonuar tranzicionin, pikërisht për shkak të karakteristikave që thashë më lart.
Më e spikatura ishte Futja në Konferencën islamike, futje ndonëse e detyruar në fillim për të marrë ndonjë investim, i vuri kapakun dëshirës për tu futur në BE, sepse… o do të shkosh në Perëndim ose do të shkosh në Lindje.
Kjo që bëri politika post-komuniste në dukje pragmatiste dhe një frut negativ të cilin vazhdojmë ta vuajmë së bashku me pasojat e tjera që solli futja në Konferencën islamike.
Futja në Konferencën islamike në një kohë kur kërkohej me ngulm të integroheshim në Europë i ngjante idesë së Don Kishotit që të luftonte me Mullinjtë e erës. Tipike sipas sheriatit të islamit: kur i jep fjalën një besimtari atë fjalë duhet ta mbash, por kur i jep fjalën një të pafeje mund edhe ta thyesh!!!
Organizata e Bashkëpunimit islamik dikur quhej Organizata e Konferencës islamike, (OIC) është organizat ndërkombëtare me delegat permanent në Kombet e Bashkuara, me seli të përhershme në Xheda të Arabisë Saudite.OKI numron 57 shtete anëtare, shumica e të cilëve janë vende me sistem shtetror islamikë, dhe prej tyre disa shtrihen në Lindjen e Mesme, në Veri, në Azinë Juglindore, Azinë Jugore dhe në Amerikën Jugore. Gjuhët zyrtare e OKI-së janë gjuha arabe, gjuha angleze dhe gjuha frënge. Shqipëria rezulton e 44 e futur në vitin 1992 nga S.Berisha. Deri me sot janë vezhgues dhe Bosnja dhe Rusia. Ështe krijuar me 22 shtator 1969 (Rabat, Maroku). Kjo organizatë paraqitet si përfaqsuese e përgjithëshme e botëkuptimeve islame në botë.
Sipas Zef Brozit….(http://www.forumishqiptar.com/threads/10733-Konferenca-Islamike-Terrorizmi-në-Shqipëri) ….Për më keq, kur pas akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 një deputet në Parlamentin e Shqipërisë kërkoi daljen e vendit tonë nga Konferenca islamike, një valë akuzash u derdhën mbi te,madje edhe nga disa që në vitin 1992 kur ishin opozitë kishin kundërshtuar një akt të tillë të Presidentit të atëhershëm. Le të diskutojmë duke lënë mënjanë përkatësitë fetare dhe duke u nisur vetëm nga një princip, nga principi i shqiptarizmit, nga kriteri se sa i shërbeu dhe i shërben Shqipërise qenia në Konferencën islamike. Eshtë e vërtetë ajo që shkruhet në artikullin e sipërpërmendur të New York Times: “Shqipëria, të cilën tranzicioni kaotik nga regjimi komunist pas 1990 e ktheu atë në një magnet për terroristët, ishte shteti i parë Europian që u bashkua me 50 anëtarët e Organizatës së Konferencës islamike.” Zef Brozi vazhdon: ‘Mbaj mend se kur mësuam lajmin se Presidenti na futi në Konferencën islamike, ishim në një nga sallat e Muzeut Kombëtar ku bëhej mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD,në të cilën merrnin pjesë edhe deputetët e PD, mes të cilëve edhe unë. Mbledhjen e drejtonte kryetari i PD, Eduard Selami, i cili që nga viti 1996 ndodhet në Amerikë. Pjesëmarrësit kërkuan urgjentisht që të vinte në mbledhje Presidenti Berisha për të dhënë shpjegime mbi aktin arbitrar, antikushtetues dhe të fshehtë të futjes në Konferencën islamike`.
Dhe me të drejtë ishin gjashtë pyetjet pa përgjigje edhe sot e kësaj dite:
-Kush ju ka autorizuar që të na futni në Konferencën islamike?
-Ҫfarë duam në Konferencën islamike?
– Pse shkel Kushtetutën?
-Pse nuk është diskutuar kjo çështje më parë sipas procedurës kushtetuese?
-Pse nuk je konsultuar me grupin tonë Parlamentar?
-Cilat janë motivet që të shtynë në këtë akt të paligjshëm?
Dihet që Shqipëria është një shtet laik dhe futja në një organizatë fetare përbën një shkalje të Kushtetutës.
* * *
Shpresë-dhënëse është deklarata e Doris Pack më 08/01/2014: ‘Kjo është qesharake. Ju jeni pjesë e Konferencës islamike që prej 20 vitesh tashmë dhe s’është se luani ndonjë rol aktiv. Asnjë s’e merr në konsideratë këtë gjë, aq më tepër që ju s’keni aktiv, por keni një rol vëzhguesi. Fakti që shumica e popullsisë suaj është myslimane, nuk luan asnjë rol politik, sepse ju nuk jeni si vendet e tjera myslimane’ (http://lajmpress.com/lajme/shqiperi/27781.html).
Problemet e mëdha që dolën pas futjes në Konferencën islamike, u reflektuan edhe në Kosovë gjatë luftës për çlirim 1991-1999, ku FARK kishte në rradhët e saj radikalistë islamikë, por në disa raste dhe UÇK. Në një shkrim i publikuar në njërën prej gazetave elektronike në vend (http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=75589), me titull: “Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë”, ka ngjallur reagime të mëdha në shoqërinë kosovare. Fuad Ramiqi ka qene pjestar i FARK.i krijuar nga LDK (me Kryeministër Bujar Bukoshi) por që njihet si radikalist.
Në shtypin tjetër të asaj kohe por dhe më vonë kishte disa fakte të shtrirjes së radikalizmit islamik (si pasojë e konferencës islamike): Në lajmin nga Pakistani, në tetor 1998, ku mbahej Konferenca islamike “se separatizmi shqiptar në Kosovë e Metohi karakterizohej si “xhihad “(luftë e shenjtë) (http://www.kosova-sot.info/opinione/lufta-e-uckse-nuk-ishte-lufte-fetare).
Në librin e tij Ahmet Davudoglu “Thellësi strategjike-Pozita ndërkombëtare e Turqisë” (Logos , Shkup, 2010) shkruan: ”Kriza ballkanike ajo kosovare dhe boshnjake, pothuajse u shndërrua në operacion likuidimi të identitetit islam dhe osman”. Publicisti dhe historiani francez, Tomas Ferier, shkruan se ka qenë fat dhe mençuri e shqiptarëve që nuk kanë marrë pjesë në luftën e Bosnjës.
Vetëm pjesmarrja e SHBA dhe NATO, tregoi edhe njëherë se SHBA dhe BE (por pasi i çlirua Kosova) ndihmoi si boshnjakët ashtu dhe shqiptarët e Kosovës për të fituar të drejtat dhe dinjitetin e tyre njerëzor të shtypur nga radikalizmi kristian i Milloshevicit, i cili përpiqej të shtypte `radikalizmin islamik` dhe `separatizmin` në Kosovë duke larguar rreth 500.000 kosovarë nga trojet e tyre.
SHBA me përkrahjen e saj na vendosi përsëri në rrugë të drejtë nga budallallëqet politike të viteve 1992-1999, dhe sot shpresoj që politika shqiptare të mos e kthejë më fytyrën dhe as mëndjen nga lindja por të shohë se si të integrohet sa më parë në BE. Populli e kupton instiktivisht se vetëm SHBA dhe BE mund ta ruajnë Shqipërinë duke e integruar atë në BE, nga anomalitë që pëson për faj të politikanëve të saj të pasur: ateistë, arrogantë, hipokritë dhe dembelë.
( Kontakti me autorin: [email protected] )
…………………………………..
(Ilustrimet janë të pashtriku.org)