HALIT BERISHA: FOND HUMANITAR APO BIZNES FITIMPRURËS

Heidelberg, 30. 01. 2014 – Duke ju faleminderuar për përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të shoqatës së ish-të burgosurve politik, kjo kategori njëra ndër më të merituarat dhe më të sakrifikuarat në shoqëri, përveç rehabilitimit juridik dhe moral për pasojat dhe trajtimet e tyre për vitet e kaluara në burg, Qeveria e Kosovës me një ligj të veçantë ka vendosur të bëjë kompenzimin me mjete monetare.
Një e kaluar e dhimbshme, por me histori të lavdishme për lëvizjen kombëtare. Gjendja e tyre ekonomike, familjare dhe sociale është e rëndë. Të sigurosh mirëqenien dhe të ardhmen tënde është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë. Si zgjidhje e duhur që të arrish këtë qëllim dhe sukses paraprakisht duhet të keshë njohuri e informacione bazë dhe të thella, të studiosh dhe të zhvillosh një koncept të qëndrueshëm.
Nëse prashtrohet pyetja: – Si të veprohet me këto mjete monetare?

– Halit Berisha – 

Levërdia do të ishte që një pjesë e këtyre mjeteve të investohet për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe socilale, të ardhmen e tyre dhe tërë shoqërisë kosovare.
Nëqoftëse marrim parasysh gjendjen aktuale ekonomike dhe trajtuar në një qasje dimensionale, inkurajimi i investimeve në projekte afatgjate do të forcojë dhe stimulojë prodhimin vendor dhe në tërësi afarizmin në rrjedhat e tregut kombëtar dhe regjional.
Ngritja e një konsulence prej ekspertëve profesionist për çështje ekonomike e juridike, për të pëpiluar një projekt afatgjatë dhe fitimprurës do të ndikonte në përmirësimin e mirëqenies sociale, do të krijonte vende të reja pune dhe rritje ekonomike të qëndrueshme në të ardhmen. Si rrjedhojë e kësaj mund të konkludohet, se krijimi i një makanizmi, që si prioritet qenësor parasheh financimin dhe realizimin e projekteve ekonomike, duhet të bazohet dhe të profilizohet tek partneriteti serioz; si Kompani, Fonde të përbashkëta, Aksione apo Korporata.
Për nga përmbajtja dhe struktura financiare të gjitha këto partneritete janë të ngjashme, me gjithë specifikat e veta. Aksionet dhe Korporatat janë instrumente më të preferuara në implementimin e projekteve të ndryshme dhe të rëndësishme në sektorët e prodhimit, shërbimit apo atë financiar, me anën e të cilëve investimet kthehen në të mira materiale.
Aksionet janë letra me vlerë që përfaqësojnë një nga pjesët në të cilat është ndarë kapitali i një shoqërie ose kompanie dhe që i jep të drejtë zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimin e kompanisë. Aksionari është pronar i një pjese të aksioneve të një kompanie. Zotërusit e këtyre aksioneve kanë mundësi të investojnë në tregjet e brendshme dhe të jashtme sipas vlerësimit dhe dëshirës së tyre. Ata vendosin ta zgjedhin veprimtarinë e tyre në sektorin e prodhimit, shërbimit apo atë finaciar.
Korporata është një organizim më kompleks. Përbëhet nga shoqëritë aksionare për të sjellur sa më shumë përfitime. Statuti dhe normat tjera juridike paraqesin strukturën e saj, sipas të cilës funksionon korporata. Akterët në korporatë kanë përgjegjësitë, të drejtat dhe obligimet. Janë të hapura për secilin që dëshiron të sigurojë profite.
Ndyshimet politike, ekonomike, teknolegjike, infrastruktura e ekonomisë së Kosovës dhe evulimi i saj dhe tërë regjionit është duke hyrë në një fazë të re të zhvillimit dinamik. Një ekonomi e tregut të lirë, konkurrencë e mirëfilltë dhe kualitative, integrimet regjionale dhe evropiane, projektet në partneritetet e lartpërmendura në sektorë të prodhimit, shërbimit apo financiar do të ishin një zgjedhje e duhur dhe frytdhënëse.
Iniciativa, opinionet dhe debatet për themelimin e fondit humanitar mund të jenë mbresëlënëse, por sa do të jenë efektive dhe afatgjate mbetet për të analizuar. Ekzistenca dhe veprimtaria e Fondit Humanitar varet nga ndihma, kontributet dhe donacionet. Me ndaljen, ndërprerjen dhe fundin e këtyre burimeve, fondi është i prirur që të dështojë. E kundërta, rrjedhja e burimeve ekonomike, regjenerimi me mjete monetare do të jenë mbështetës i rëndësishëm.
Prandaj, shikuar nga këndvështrimi optimist secila formë e investimeve do të ishte një zhvillim i mirëfilltë ekonomik në të ardhmen e mirëqenies sociale.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura