ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (1)

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (1)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku 2 Maj 2024

Më 26 prill 2023 në faqen time të facebookut kam postuar një kundëreagim të Xhafer Durmishit të botuar më 25 prill në portalin pashtriku,org, ndaj dy drejtuesve të ish PKMLSHJ-së, Abdullah Prapashticës dhe Osman Osmanit:

Trajtimi i pikëpamjeve konceptuale në Lëvizjen për Republikë!

ÇËSHTJET TEORIKE NË PROGRAMIN E LËVIZJES PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (1982 – 1984)

***

DISKUTIMI NË KËTË TEMË

Abdullah Prapashtica

Në emër të ndriqimit të kalurës historike nuk mundet të bëhet as minimi as falsifikimi i saj! Riciklimi i shpifjeve, i intrigave e i rreneve dhe gjysem të vertetave të deformuar të asaj kohe të shkuar, nuk ka efekt në rrjedhat histoirike! Tani krahasoni me ato shpifje, intriga, rrenë dhe gjysëm të verteta të deformuara me komentet e Liderve të Grupit Intelelktualve të Kosovës, kometet e Diplomcisë Shqiptare dhe komentet e bashkëluftetarve tanë, me te cilët rrugtojmi me dekada e të cilët na njohin më mire se kushdo tjetër i huaj dhe komentet e popullit mbi vepimtarinë tonë në publikime të ndryshme, mbi punën tonë, me kometet e Durmishave e të Qervishave …. dhe të bregëqepsve me dy klasë fillore… të cilët ” i shkruajn nga 40 libra” me duar të tjerëve, për një kohë të shkurtër që janë njohur me neve – kundër neve! Nëse i publikoni edhe faktet historike edhe shpifjet me një vend, atëherë ua humbni vleren edhe të vertetave që i thoni! Besoj se ky nuk është qellimii juaj përfundimtar! Rishikone edhe njëherë qasjen e juaj ndaj kësaj teme!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

NGJARJET HISTORIKE NUK JANË PIKTURA!

Ish udhëheqësi i PKMLSHJ-së * PKK-së, Abdullah Prapashtica në kuadër të kësaj teme që po diskutojmë shkruan:

“Në emër të ndriqimit të kalurës historike nuk mundet të bëhet as minimi as falsifikimi i saj! Riciklimi i shpifjeve, i intrigave e i rreneve dhe gjysem të vertetave të deformuar të asaj kohe të shkuar, nuk ka efekt në rrjedhat histoirike! Tani krahasoni me ato shpifje, intriga, rrenë dhe gjysëm të verteta të deformuara me komentet e Liderve të Grupit Intelelktualve të Kosovës, kometet e Diplomcisë Shqiptare dhe komentet e bashkëluftetarve tanë, me te cilët rrugtojmi me dekada e të cilët na njohin më mire se kushdo tjetër i huaj dhe komentet e popullit mbi vepimtarinë tonë në publikime të ndryshme, mbi punën tonë, me kometet e Durmishave e të Qervishave …. dhe të bregëqepsve me dy klasë fillore… të cilët “i shkruajn nga 40 libra” me duar të tjerëve, për një kohë të shkurtër që janë njohur me neve – kundër neve! Nëse i publikoni edhe faktet historike edhe shpifjet me një vend, atëherë ua humbni vleren edhe të vertetave që i thoni! Besoj se ky nuk është qellimii juaj përfundimtar! Rishikone edhe njëherë qasjen e juaj ndaj kësaj teme!”

***

Përgjigjja ime:

Në portalin Pashtriku kam botuar historinë e PKMLSHJ (1975 – 1981) duke botuar shkrime e studime tuaja autoriale, të Osman Osmanit Skënderi Ibishit (tashmë i ndjerë), të Prof.Amet Qeriqit etj., pastaj kam botuar edhe libra të O. Osmanit ku përfshihen edhe materiale të ndryshme, aktakuza, aktgjykime në këtë kuadër edhe aktakuzën e Grupit të intelektualëve në krye me Ukshin Hotin dhe Halil Alidemën, etj. Gjithashtu e kam botuar edhe librin e Bacit Nuhi Sylejmani “Vrasja e trefishtë”…

***

Këtu nuk po diskutojmë për këtë periudhë historike të PKMLSHJ-së (1975 – 1981), por për periudhën 1982 – 1985…, kur PKMLSHJ është bashkuar me LNÇKVSHJ-në dhe OMLK-në në LRSHJ (gjatë rrugës LRSSHJ) duke i përfshirë të gjitha zhvillimet, shpeshherë polarizuese (të mos themë gjithëherë kundërthënëse dhe jo vetëm) të cilat kanë bërë që kjo Lëvizje në perëndim fillimisht të rrugëtoj në një binar me KVG (26 shkurt – korrik 1982) pastaj në dy binarë:

1. QE (KQ) e LRSSHJ, (nga 15 janari 1983…) dhe

2. KD i LRSSHJ-së (nga 14 marsi 1983, ndërkaq nga mesi i vitit 1984 – 1985 në tri binarë:

– të 3 krahëve (2 organizatave dhe një partie) të cilat më 17 shkurt dhe 15 maj 1982 u bashkuan në LRSSHJ!

***

Në histori, përgjegjësia e parë e dëshmitarit të një ngjarjeje historike është t’i shmanget gënjeshtrës, e dyta të mos e fshehë të vërtetën, dhe e treta të mos japë asnjë shkas që të dyshohet në të për anësi.

Në këtë kuptim historiani dhe filozofi i Romës antike, Ciceroni (106 – 43 p.e.s) ka tënë: “Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën”.

Njeriu mund ta përdor imagjinatën e tij në art, në pikturë, në skulpturë, në arkitekturë, në kompozime muzikore, pastaj në letërsi, në roman, në prozë, në përralla popullore, në anekdota, në poezi etj., por nuk mund ta përdor në histori, në trajtimin e ngjarjeve historike! Pse? Sepse kujesa dhe imagjinata në shkencën e historisë, të gënjen, të çon drejt gabimeve të mëdha dhe në këtë mënyrë manipulohen faktet e vërteta arkivore!

***

“Historia përbëhet nga ngjarjet dhe datat. Ajo nuk është një pikturë e vjetër a një ikonë që mund t’i shtosh disa penelata zbukurimi apo ta restaurosh. Jo! Historia ka lidhje me kohën dhe me veprat. Koha nuk mund të kthehet pas dhe veprat nuk mund të ribëhen me zbukurime”. (‘Helga’s Secrets’, “Lufta shqiptaro – turke (1370 – 1530), Tiranë 2016.)

Në shkencën e historisë ngjarjet e zhvilluara nuk janë piktura të vjetra të cilat mund të zbukurohen apo të restaurohen. Ato ngjarje hulumtohen e faktohen nga burime të ndryshme arkivore dhe pastaj trajtohen ashtu si kanë ndodhur, e jo ashtu si dëshirojmë ne të kishin ndodhur!

***

Prandaj i nderuar Abdullah,

Mundësisht përqëndroju në këtë periudhë kohore (1982 – 1985) duke sjellur të dhëna konkrete në këtë histori!

Shumë faleminderit.

***

Abdullah Prapashtica

Atë që kam thane njëherë do ti qëndroj çdo kohe, prandaj nuk kam nevojë me bë sqarime shtes! Historia mbetet ashtu si është dhe atë askush nuk mundet as me e shëmtua as me zbukuruar! Mjafton me thanë të vërtetën!

***

Sheradin Berisha

KUNDËRTHËNIET E ABDULLAH PRAPASHTICËS PËR LIDHJEN E PRIZRENIT (1)

Të nderuar Abdullah Prapashtica, Osman Osmani e Nuhi Sylejmani,

Ish udhëheqësi i PKMLSHJ’së dhe i Partisë Komuniste të Kosovës(PKK), Abdullah Prapashtica shkruan:

“Atë që kam thane njëherë do ti qëndroj çdo kohe, prandaj nuk kam nevojë me bë sqarime shtes! Historia mbetet ashtu si është dhe atë askush nuk mundet as me e shëmtua as me zbukuruar! Mjafton me thanë të vërtetën!”

Në vijim sjellë disa dëshmi të cilat kërkojnë sqarime, sepse janë kundërthënëse (për të mos thënë kundërhistorike) në partinë dhe lëvizjen tuaj politike!

ABDULLAH PRAPASHTICA: KONTINUITETI NGA LIDHJA E PRIZRENIT …

Më 18 shtator 2011, Abdullah Prapashtica shkruan: ”Me dekada të tëra vendi dhe populli i ynë ju ka nënshtrua një presioni të tmerrshëm psikologjik në fushat sociale, ekonomike, kulturore, politike, ideologjike e fetare. Për këto vite shqiptarët me tëra këto kushte ia arritën të shkundin pluhurin e harresës historike dhe të dalin në arenën ndërkombëtare si faktor i cili më nuk mundet të mohohet. Kjo është rezultat e kontinuitetit të Lëvizjes Kombëtare që nga Lidhja e Prizrenit e 10 Qershorit 1878, e cila i refuzoi vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e Shqipërisë, e deri te Lëvizja Vetëvendosje e 10 Shkurtit 2007 e cila e refuzoi Planin e Ahtisarit për demontimin e kombit shqiptar përmes të teorisë mbi “MULTIENICITETIN” e trojeve tona etnike shqiptare.” (Pse po heshtet mbi përmendoret e Rankoviqit dhe të Millosheviqit në Prishtinë?; 18 Shtator 2011 22:05; kosovapress,com)

***

KONCEPTI I PLATFORMËS PËR “RSHK” I HARTUAR NGA IDEOLOGËT E PKMLSHJ – PËR FUNDAMENT KISHTE PROGRAMIN KOMBËTAR TË LIDHJES SË PRIZRENIT

Më 18 shkurt 2013 Abdullah Prapashtica shkruan: ”I tërë koncepti i Platformës Politike për Republikën Shqiptare të Kosovës i hartuar nga ideologët e PKMLSHJ (Partia Komuniste Marksiste – Leniniste Shqiptare në Jugosllavi), pran asaj që për fundament qenësor kishte Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878, kjo Platformës Politike mbështetej edhe në Bazat Teorike të Eduard Kardelit mbi Zgjedhjen e Çështjes Nacionale Sllovene dhe në Bazat Praktike të Lëvizjes Masovike (MASPOK) Kroate të viteve të 1970 për sh´fuqizimin e centralizmit unitarist të Beogradit dhe për fuqizimin e sovraniteti të Republikave që përbënin RSFJ.” (RRUGËTIMI DREJT 17 SHKURTIT TË DYTË; Publikuar më 18 shkurt, 2013 në orën 20:10, www.albaniapress.com)

***

ABDULLAH PRAPASHTICA: TENDENCAT QË LRSHJ TË SHNDËRROHET NË LËVIZJE KLASIKE TË TIPIT TË LIDHJES SË PRIZRENIT, DUHET HUDHUR, SEPSE LRSHJ NUK ËSHTË LËVIZJE KLASIKE PATRIOTIKE…

Më 14 qershor 1982 ish udhëheqësi i PKMLSHJ’së (1978 – 1981) dhe kryetar Partisë Komuniste të Kosovës – PKK-së, (1982 – 1989), Abdullah Prapashtica (Kushtrimi) në një letër dërguar Sekretarit të Komitetit Vëllezërit Gërvalla – KVG (shkurt – korrik 1982), Osman Osmanit (Halimit) shkruan: “Sa i përket vetë organizimit të këtyre organizatave ato organizohen nga përbërjet e ma parshme me tituj të njejt në tri drejtimet veç e veç (për shkaqe objektive), kurse kordinimin dhe udhëheqjen e tyre e bën Komiteti i Përgjithshëm i LRSHJ që do të thotë se Komiteti i Përgjithshëm i LRSHJ qëndron mbi Komitetet Qendrore (apo si emnohen) të këtyre organizatave. Konkretishtë, p.sh. nga Kryesia në tri drejtime shtrohet realizimi i këtij vendimi! Pra tendencat që të mos respektohet ky vendim dhe LRSHJ të shëndrrohet në Lëvizje klasike të tipit të Lidhjes së Prizrenit, duhet hudhur, sepse LRSHJ nuk është lëvizje klasike patriotike por është lëvizje e cila përkrah pavarsis dhe barazis kombtare, për të cilat lufton, njëkohësisht zhvillon edhe luft klasore. Andaj kjo duhet të kutphet nga të gjith, dhe nuk ka lëkundje nga ky vendim.” (Burimi: Kushtrimi – Abdullah Prapashtica, letër Halimit – Osman Osmanit, Adapazar 14 qershor 1982)

LIDHJA KOMUNISTE E RSSHJ-së ËSHTË PARTI KOMUNISTE MARKSISTE LENINISTE DHE PRIJËSE IDEORE E KLASËS PUNËTORE DHE POPULLIT SHQIPTAR NË RSFJ, SI PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së …

Më gjerësisht lexo këtu:

***

Citimi i kornizuar me ngjyrë të kuqe nga faksimili i letrës së 14 qershorit 1982:

_____

I nderuar Abdullah,

Cilat thënie këtu i qëndrojnë kohës dhe a ke nevojë tani me bë sqarime shtesë?

***

Abdullah Prapashtica

Po sqarimi eshte dhenë mu aty! Aty thuhet qartë se: “…sepse LRSHJ nuk është lëvizje klasike patriotike por është lëvizje e cila përkrah pavarësisë dhe barazis kombtare, për të cilat lufton, njëkohësisht zhvillon edhe luftë klasore…”! Pra, krahas luftës çlrimtare bene edhe lufte per çlrim klasro nga tirania reaksionare e huaj dhe vendore! Lidhja e Prëzrenit nuk ka pas komponenten klasore! Pse ju këto nuk i kuptoni, une nuk ju kam faj!

***

Sheradin Berisha

REGJIMI BARBAR I SHOKUT TITO DHE TELEGRAMI NGUSHËLLUES I ABDULLAH PRAPASHTICËS ME RASTIN E VDEKJES SË TIJ, NË MAJ 1980! (2)

Të nderuar Osman Osmani e Nuhi Sylejmani

Ish udhëheqësi i PKMLSHJ’së dhe i Partisë Komuniste të Kosovës (PKK), Abdullah Prapashtica në periudhën sa ishte kryetar i partisë ilegale – PKMLSHJ, me rastin e vdekjes së shokut Tito, nga shtëpia e Osmanit i shkruan telegram ngushëllimi, ndërsa pas luftës, respektivisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (më 17 shkurt 2008) shkruan se, Titoja ishte diktator i një regjimi barbar!

Ju ftojë t‘i lexoni dëshmitë:

ABDULLAH PRAPASHTICA: REGJIMI BARBAR I DIKTATURËS KOMUNISTE TITISTE …

Më 10 dhjetor 2011 Abdullah Prapashtica, i shkruan letër publike ambasadorit amerikan, Christopher Dell. Ndër të tjera ai i shkruan: : ”Adem Demaçi ishte disidenti kryesor kundër regjimit barbar të diktaturës komuniste titiste dhe ju megjithatë e injoruat Adem Demaçin dhe Ju personalisht privatisht ishit pas zgjedhjes se Behxhet Pacollit për president.” (Burimi: Letër publike Ambasadorit të SHBA Christopher Dell, në lidhje me deklaratën për marrëveshjen e Brukselit; Publikuar më 10 dhjetor, 2011 në orën 21:50, albaniapress,com)

***

ABDULLAH PRAPASHTICA: NDARJA RADIKALE NGA E KALUARA DIKTATORIALE KOMUNISTE TITISTE – STALINISTE!

Më 9 korrik 2012, ish udhëheqësi i Partisë Komuniste të Kosovës – PKK, (1982 – 1989), Abdullah Prapashtica, shkruan: ”- Ligji Zgjedhor i cili së pari; – do të duhej të përjashtonte nga pjesëmarrja në zgjedhje të njerëzve të pushteti të ish-LKJ të regjimit diktatorial të ish-Jugosllavisë, gjë që kishte mundësuar një ndarje radikale nga e kaluara diktatoriale komuniste titiste – staliniste dhe vendi do hynte në një epokë të re historike pa gjarpërinjtë e se kaluarës titiste nëpër këmbë.” (Burimi: THIRRJE LIDERËVE TË PARTIVE POLITIKE QË MENJËHERË TË NDALIN ARMIQËSITË DHE TË FILLOJNË MOBILIZIMIN PËR MBROJTJE NGA AGRSIONI SERB – Publikuar në Pashtriku,org, Prishtinë, 09. 07. 2012)

***

ABDULLAH PRAPASHTICA: TELEGRAM NGUSHËLLUES PËR VDEKJEN E SHOKUT TITO!

Dëshmi nga aktgjykimi P-K.nr.167/82, i grupit të anëtarëve të Partisë Komuniste Marksiste – Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ):

”I akuzuari Nusret Ahmeti, në mbrojtjen e vet ka deklaruar se në vitin 1978, me Osman Osmanin, kanë biseduar rreth çështjes pse Kosova nuk zhvillohet sa ka mundësi, e në një rast tjetër për ato çështje ka biseduar së bashku me Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticën, pas dy-tre muajsh prej atyre bisedave në korzo në Prishtinë është takuar me Osman Osmanin e ai i ka thënë që të shkoj në shtëpinë e Abdullah Prapashticës, e për vehte thotë se ka vepruar ashtu, ku është takuar me Osman Osmanin, Rexhep Maqedoncin, Lutfi Meqedoncin, Adem Prapashticen, Abdullah Prapashticen, Kadri Cakiqin, Faton Topallin, dhe Skenderin. Në bisedë e sipër, siç thot ky i akuzuar, ka kuptuar për ekzistimin e PKMLSHJ, e Osmani i ka spjeguar për qëllimet e kësaj partie, duke e komentuar platformën, e duke treguar se duhet organizuar në formë të treshit. Pas një kohe, prej këtij takimi, ka shkuar te Abdullah Prapashtica, e me atë rast Abdullahu i ka diktuar e ky ka shkruajtur letrën për organet politiko-shoqërore (të RSFJ-së), me të cilën e ka njohtuar për ekzistimin e PKMLSHJ. Më tutje thotë se në shtëpinë e Osman Osmanit, me Abdullah Prapashticën e kanë shkruajtur telegramin ngushllues me rastin e vdekjes së Shokut Tito.” (Burimi: Aktgjykimi – P-K.nr.167/82; botuar në librin: Ethem Çeku, Shekulli i ilegales, Prishtinë 2004, BREZI ’81 – faqe 672)

_________

Dëshmi: Lexoni citimin me kornizë të kuqe nga faksimili i librit të Ethem Çekut, Shekulli i ilegales, Prishtinë 2004, BREZI ’81 – faqe 672)

***

VIJON …

© Pashtriku.org

___________________________

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (2)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku 2 Maj 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura