ÇËSHTJET TEORIKE NË PROGRAMIN E LËVIZJES PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (1982 – 1984)

Trajtimi i pikëpamjeve konceptuale në Lëvizjen për Republikë!
ÇËSHTJET TEORIKE NË PROGRAMIN E LËVIZJES PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (1982 – 1984)

Më 23 prill 2023 në portalin pashtriku u botua letra e Abdullah Prapashticës (Ankara, më 14.06.1982) dërguar Sekretarit të „Komitetit – Vëllezërit Gërvalla“ për Europën Perëndimore, Osman Osmanit (Halimit) në Gjermani:

Nga arkivi i LRSHJ-së (1982)

LIDHJA KOMUNISTE E RSSHJ-së ËSHTË PARTI KOMUNISTE MARKSISTE LENINISTE DHE PRIJËSE IDEORE E KLASËS PUNËTORE DHE POPULLIT SHQIPTAR NË RSFJ, SI PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së …

Shkruan: Abdullah Prapashtica, Ankara 14 qershor 1982

„Sa i përket organizimit të organizatave të brendshme të LRSHJ ajo qështje duhet realizuar, sapo të ndërtohet tërësisht LRSHJ dhe këtë nuk mundet ta pengoi askush sepse ai është vendim i pa tjetërsushëm i dokumentit të bashkimit të 17 shkurtit 1982. Kështu që edhe organizata komuniste (Partia Komuniste – shënim i redaksisë) edhe tjerat përcjellse (Organizata Sindikale e Punëtorëve, Organizata e Grave, Organizata e Rinisë, Organizata e Pionierëve… – shënim i redaksisë) do të organizohen. Sa i përket emnit të organizatës komunist, ma merr menja se nuk ka dilemë, sepse plotsisht është i përshtatshëm emni LK (Lidhja Komuniste – shënim i redaksisë) e Republikës Socialiste Shqiptare në RSFJ nga çdo aspekt e posaqërisht është në vi të LRSHJ. Këtu vetëm në definicionin e LK të RSSHJ mund të thuhet ”LK e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe roli i sajë është pris ideor i klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, është pjesë përbërse e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – shënim i redasksisë) dhe pjesë integrale e lëvizjes komuniste marksiste leniniste botrore”. Ky definicion vazhdon për dokumentet e LK të RSSHJ e jo të LRSHJ.“ – kështu i shkruan udhëheqësi i Partisë Komuniste të Kosovës (PKK-së), Abdullah Prapashtica në letër dërguar Sekretarit të „Komitetit – Vëllezërit Gërvalla“ për Europën Perëndimore, Osman Osmanit (Halimit).

Në vijim lexoni të plotë letrën e Abdullah Prapashticës:

***

Më datë 24 prill 2023, në faqen e komenteve në rrjetin tim facebook (ku është publikuar letra e A.Prapashticës) Osman Osmani (Halimi) ka bërë këtë reagim:

“Një nga pretendimet e zëdhënësit besnik të “Mërgimit”, “…njeriut më të pafajshëm e më të sinqertë”, siç thotë ai për veti, dalin sheshit pshtjellimet e tij (sikur edhe ne shumicen e pretendimetve në tija edhe në librin e tij “Terror – Dhimbje – Qëndresë”) pikërisht tek ky reagim mbi fjalimin, për të cilin ai reagon me pretendimin se është artikull i tij. Në refertin e lexuar publikisht ne demonstratën e Vjenës, që në muajin prill 1982, e i cili më pas është publikuar edhe si artikull në organin e LRSSHJ, ZK Nr. 1., në fund të tij bëhet fjalë edhe për: … Republika do të ketë Lidhjen Komuniste me KQ, i cili do te therret kongreset…, (shih foton), që në fakt është edhe njëri nga pikat e pakontestuar në Vendimin e Bashkimit të 17 shkurtit 1982, të nënshkurar me vullnet të lirë edhe nga S. N. dhe Xh. D.”

***

Sot, më datë 25 prill 2023 Xhafer Durmishi (Skënderi) ka bërë një kundëreagim (për botim në pashtrik), ndaj Osman Osmanit dhe Abdullah Prapashticës:

DISA ÇËSHTJE TEORIKE E PROGRAMATIKE TË LËVIZJES PËR REPUBLIKË 1982 – 1984

Nga Xhafer Durmishi, 25 prill 2023

Përmbajtja e lëndës:

1. Bashkimi i dy organizatave në një të vetme

2. LRSHJ është organizatë UNIKE

3. Republika do të ketë Partinë e vet politike

4. Dy propozime të Abdullah Prapashticës

1- Të shpallet formimi i Republikës së Kosovës,

2 – LRSHJ të bashkohet me Lidhjen Komuniste të Kosovës

5. Ideja e Xhafer Durmishit për organizimin e Kongresit të Lëvizjes

6. Programi politik i Lëvizjes për Republikë, i shkruar nga Xhafer Durmishi

_____________

1.Bashkimi i dy organizatave në një të vetme

Për disa ide të çoroditura të Abdullah Prapashticës ka qenë i njoftuar edhe Jusuf Gërvalla nga Sabri Novosella. Ndikimi i Bujar Hoxhës dhe diplomacisë së Shtetit Shqiptar që të bisedojmë me Abdullah Prapashticën për bashkimin e organizatave ka qenë i madh. Diplomacia Shqiptare i ka quajtur serioze disa ide të Abdullah Prapashticës, të cilin me muaj të tërë e kanë pasur si mysafir të KQ të PPSH në Shqipëri.

 Dokumenti i bashkimit i LRSHJ i 17 shkurtit 1982 fillon me këto fjali:

D  O  K  U  M  E  N  T

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.” (17 shkurt 1982)

***

Shpallja e bashkimit të 17 shkurtit 1982, në Evropë u sabotua në të gjitha format e me të gjitha mjetet nga Abdullah Prapashtica dhe Osman Osmani.

Pse?

Plani i tyre ishte që të presin takimin me përfaqësuesin e OMLK-së në mënyrë që t’i korrigjojnë e ndryshojnë, jo qëndrimet e veta, por vetëm e vetëm lëshimet që ia kishin bërë LNÇKVSHJ-së më 17 shkurt 1982.

Plani i tyre, më 15 maj 1982, dështoi me turp. Dështimi i planeve të tyre shihet më së miri nga formulimet e Sabri Novosellës dhe Xhafer Shatrit në tekstin e mëposhtëm.

2. LRSHJ është organizatë UNIKE

Hyrja e Komunikatës së botuar në Evropë e ka këtë përmbajtje:

”KOMUNIKATE

Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste në Jugosllavi (PKMLSHJ) u mblodhën më 17 shkurt 1982 dhe zhvilluan bisedimet përfundimtare për bashkimin e këtyre dy organizatave në një të vetme. Pas arritjes së bashkimit u vendos që organizatat të organizohen në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.

Në ndërkohë bisedimet u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK) me të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982.

Me një shkallë të lartë të unitetit të mendimit, përfaqësuesit e tri organizatave në mes tjerash morën këto vendime e qëndrime:

1. Që organizata e re të pagëzohet ”Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).

2. LRSHJ-a si front unik i rezistencës do të përfshijë në gjirin e saj të gjitha forcat patriotike e revolucionare të popullit shqiptar, si dhe të gjithë patriotët në mërgim, të cilët për shkak të dhunës e terrorit serbomadh janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta të stërlashta.”

3. Republika do të ketë Partinë e vet politike

Në fjalimin e demonstratës së Vjenës të 24 prillit 1982, të shkruar nga Xhafer Durmishi, gjendet kjo fjali:

Xhafer Durmishi: ”Republika do të ketë Partinë e vet politike: Lidhjen Komuniste Shqiptare me Komitet Qendror, i cili do të thërret kongreset.” (ZOTËRINJ, DËGJOJENI ZËRIN E MASËS! “Zëri i Kosovës”, organ i LRSSHJ, Nr. 1, Qershor 1982, faqe 11 dhe 12)

***

ZOTËRINJ, DËGJOJENI ZËRIN E MASËS!

Me fjalët: -”Republika do të ketë Partinë e vet politike: Lidhjen Komuniste Shqiptare me Komitet Qendror, i cili do të thërret kongreset”

-e kam menduar Republikën e Kosovës,

-e kam menduar shtetin e Kosovës,

-e kam menduar Lidhjen Komuniste të Republikës së Kosovës që e kontrollon territorin e shtetit të vetë,

-i kam menduar kongreset që ajo Lidhje e Komunistëve i thërret në territorin e Republikës e vetë.

Kurrë në jetë nuk kam thënë:

-Republika e Kosovës është baras me Abdullah Prapashticën

-Republika e Kosovës është aty ku e ka adresën Abdullah Prapashtica,

-Territori i Kosovës është aty ku janë “rezidencat” e Abdullah Prapashticës në Turqi e Gjermani.

-Se Abdullah Prapashtica ka mandat prej ndokujt me shpall Republika nëpër Turqi e Gjermani.

4. Dy propozime të Abdullah Prapashticës

1-Të shpallet formimi i Republikës së Kosovës,

2-LRSHJ të bashkohet me Lidhjen Komuniste të Kosovës

Sabri Novosella: “Rasti i Halimit po më brengos bukur fort, nuk po mundem me i kuptua këta njerëz. Nga një anë shokët që i kanë organizuar në mënyrë të çoroditur të gjithë i kanë në burg e nga ana tjetër bëjnë aso propozimesh, thua se e tërë Kosova është në duar të tyre. Tani lideri na ka dalë me një propozim të ri: Të shpallet formimi i Republikës së Kosovës. Që të mos zgjatem më tepër, kam krijuar bindjen se, ky njeri është i krisur, sidomos pas propozimit të tij që të bashkohet Lëvizja me L. K. të Kosovës (LK=Lidhjen Komuniste-shën i Xh. D,) dhe propozimit të fundit që e ceka më lart.” (Letër Xhafer Durmishit, 12 korrik 1982)

Xhafer Durmishi: “Më 15 maj (1982) Halimi (Osman Osmani) na ka folë mua dhe U. (Xhafer Shatrit) për ZONËN E LIRË duke na e tërhequr vëmendjen mua dhe U. se çka kemi thënë deri më tash (ne PKMLSHJ-ja-shën i Xh.D.) është bë si kemi thënë edhe pse thëniet tona nuk janë bazuar në mundësit reale, prandaj është mirë të përpiqemi e të vazhdojmë me atë tempo. Prandaj KK (Abdullah Prapashtica) mos u lodh aq shumë me ua tërhequr vërejtjen të tjerëve për gjëra që ende vet nuk i ke të qarta. Ti me bashkëmendimtarë, me propozimet tuaja je ai që po të kesh mundësi e bënë popullin mish për top kur thua të lidhemi me b. (Bullgarinë) dhe me udbën e Kosovës e ta shpallim republikën. (Letër e shkruar në emër të Komitetit Vëllezërit Gërvalla – KVG, 1 tetor 1982)

5. Ideja e Xhafer Durmishit për organizimin e Kongresit të Lëvizjes

Në vjeshtë dhe kah fundi i vitit 1982, gojarisht, por edhe me shkrim kam shfaqur idenë për organizimin e një Kongresi të Lëvizjes, por ajo ide nuk është aprovuar nga shokët udhëheqës me arsyetimin se bëhen dekonspirime e dëmtime.

5-1. Letër Faridin Tafallarit, 16 dhjetor 1982

Shoku F. (Faridin)   16 dhjetor 1982

E nëse edhe ai pajtohet me atë mendim, atëherë tërë forcën do të duhet ta përqendrojmë në përgatitjen e Kongresit që të dalë sa më i fortë, e kjo në këtë situatë është me rëndësi shumë të madhe. Të fala, S.(Skënderi=Xhafer Durmishi) (Faridin Tafallari, T-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f.440)

5-2. Letër Faridin Tafallarit, 20 dhjetor 1982

Shoku F. (Faridin)   20 dhjetor 1982

Këto letra ia përcjell Mehdi (Rexhës) dhe Shaban (Bobajt). Mehdiut bënë pak edhe me i tregua se është në diskutim përgatitja e një Kongresi të Lëvizjes, por ende nuk është vendosur. Këtë, pra, ia thua vetëm atij, se po që se mbahet, nga rrethi ynë do të marrin pjesë disa veta ku do të jetë edhe Mehdiu.

Të fala, S.(Skënderi=Xhafer Durmishi)

(Faridin Tafallari, T-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 440-441)

5-3.Kongresi nuk është i arsyeshëm në këtë situatë

Sabri Novosella: “Mendimi ynë në lidhje me mbajtjen e Kongresit:

Teorikisht mbajtja e kongresit është plotësisht në rregull, por praktikisht mua më duket jo i arsyeshëm në këtë situatë.” (Letër Xhafer Durmishit, 10 janar 1983)

6. Programi politik i Lëvizjes për Republikë, i shkruar nga Xhafer Durmishi

Xhafer Durmishi: “Qëllimi i Lëvizjes është që të grumbulloj aq forcë rreth vetes, sa me atë t’i bëjë presion të vazhdueshëm udhëheqjes federative dhe me këtë t’ia imponoj kësaj të fundit një situatë të atillë në të cilën ajo do të detyrohet që Kosovës t’ia njeh të drejtën për ngritjen nga KSA e Kosovës në Republikë të Kosovës.

Lëvizja lufton për krijimin e Republikës së Kosovës.

Lëvizja për Republikë nuk ka si qëllim luftën për pushtet.

Lëvizja njeh pushtetin e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë) në të gjitha Republikat jugosllave duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Lëvizja nuk kërkon prishjen e sistemit aktual jugosllav të vetë-qeverisjes.

Lëvizja do ta njeh Lidhjen Komuniste të Republikës së Kosovës.

Të gjithë atyre që thonë se Jugosllavia është revizioniste ne u themi se ne nuk na prishë aspak punë që edhe Republika e Kosovës të jetë Republikë revizioniste.”

(Pjesë nga Programi politik i Lëvizjes për Republikë, Mars 1984; Ky Program nuk është shpërndarë dhe aprovuar formalisht në ndonjë mbledhje. Këtë Program më vonë e kanë përkrahur ata shokë që e kanë përkrahur Zërin e Kosovës si gazetë (në formatin A3), numri i parë i të cilës u botua në qershor 1984 në Paris dhe që më vonë vazhdoi të botohet deri në korrik 1985 në Stockholm)

____________

DOKUMENTE PROGRAMORE TË LËVIZJES PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (LRSSHJ), JANAR – MARS 1984

***

Dëshmi arkivore nga arkivi i LRSHJ-së © Pashtriku.org

Përgatiti për botim editori: Sheradin Berisha, më 25 prill 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura