ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (7)

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (7)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku, Maj 2024

Abdullah Prapashtica

Sa here qe i ka ngusht Serbia punët në Kosovë, i aktivizon Fabrikat e veta të prodhimi serik të intrigave e të gënjeshtrave ordinere! Shëribmi i Spiunazhit të Serbisë nuk ka ecë përpara prej kohës të Dragutin Dimitrijević APIS-it! Luftë Speciale po, por shumë primitive!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Më vjen keq, shumë keq, por më duket që mendësia juaj nuk ke ecur përtej shërbimit, përtej atij shërbimi ku je shkolluar dhe ke shërbyer disa vjet. Dhe, edhe sot pas kaq dekadash mendon dhe gjykon sipas kësaj shkolle. Por, kjo është një çështje juaja, dhe nuk dëshiroj të futem në këtë kazan!

Çështja është te tema që po diskutojmë! Pse i falsifikoni dokumentet bazike të cilat konsiderohen historike, dhe si të tilla i botoni edhe në libra, siç janë botuar në librin e Osman Osmanit, të Nuhi Sylejmanit dhe të Nysret Hajdarit (Fitim Fitimit). A e kuptoni çfarë dëmi po i sillni historisë së Lëvizjes që në gjenezë të saj, me këto faksifikime, të cilat tashmë po riciklohen edhe në libra?!

***

Shaban Muharremi

Abdullah Prapashtica, e çka ka këtu punë Serbia? Pse gjithë këto falcifikime? Në këto pyetje është mirë me u përgjigjë e jo me hedhë topin në fushë tjetër.

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha, Njeriut serioz të cilit i intetreson e vërteta, nuk i kërkon rrenët e huaja me llupë, për me i dekorua edhe me i kryp me karabyber dhe ato shpifje me i shpernda si të “vërteta”! Nuk jam unë kah të rreshtoj me ta! Ti vete po rreshtohehn në atë tabor! Falsifikimet dhe rrenët nuk kalojnë! Ato mbetrurina prapë ka me i hedh lumi në breg, ashtu si ka vepruar në 1985!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Thua “Falsifikimet dhe rrenët nuk kalojnë!”

Atëherë pse këto falsifikime dhe rrenë që kanë të bëjnë me Dokumentin e 17 shkurtit dhe Komunikatën e 15 majit 1982, janë botuar si të tilla në librat e Nuhi Sylejmanit, Fitim Fitimit dhe Osman Osmanit?

A e kuptoni çfarë dëmi katastrofal i keni bërë dhe vazhdoni t’i bëni historisë së Lëvizjes, duke i botuar edhe në libra dokumentet bazike – themelore të LRSHJ-së, si të falsifikuara, të deformuara dhe të ndryshuara?!

A jeni mirë në mend apo jeni çmend?

Më vjen keq dhe ju kërkoj ndjesë për këtë gjuhë që po e përdori, por jam i detyruar të shprehem në këtë mënyrë, derisa ti nuk reflekton dhe nuk je racional në këtë drejtim!

Me këtë rast kërkoj, që këto tri libra të tërhiqen nga shpërndarja, të korrigjohen dhe pastaj të botohen me shumë kujdes, jo vetëm në këtë çështje që po diskutojmë, por edhe në shumëçka tjetër që janë shkruar aty (në këto libra).

Historia nuk shkruhet me zbukurime e faksifikime! Shëndet 🤝

***

Abdullah Prapashtica

Shaban Muharremi, Ky zotëria po i shpërndan pallavrat e një intriganti të harruar nga mendja, i cili vet po e falsifikon të vërtetën dhe tjerët po i akuzon për “falsifikime” dhe i cili kurrë nuk është marrur me luftë kundër armikut, por vetëm me luftë kundër shqiptarëve! Kjo nuk nuk është as gjë tjetër pos riciklim i intrigave, i shpifjeve e rrenve ordinere të para 40 viteve. Nëse ju gjeni argëtim për vete duke u marrur me këto, shpifje e gënjeshtra, vazhdoni lirisht. Ne do të vazhdojmi me u marr me atë që jemi marrur gjithmon – me luftën kundër armiqve, kundër veglave të tyre dhe kundër aleatëve të tyre! Ne nuk memrrimi me këta lloj tipash. Me ta duhet me u marr Mjekësia Mendore! Sa ju perket Librave të shokëve tanë aty janë përshkruar ato zhvillime si mbas kandit si ata i kanë pa, dhe edhe nese ka ndodhur ndonje gabim eventual teknik, nuk behet nami, sepse ne ribotimin tjeter ato gjera munden të korrigjohen, nese vertete janë gabim! Autoret e Librave të apostrofuar nuk janë Shkenctar të Historisë dhe ata nuk po e shkruajn Historinë, por i kanë shkruar vetëm dëshmitë e veta mbi ato ngjarje historike ku ata vet kanë marrir pjesë! Me ate askend nuk e kane demtuar as nuk e kane lenduar! Historinë e shkruajn shkenctaret dhe ata nuk duhet të gabojnën sepse janë Shkenctar! Dhe nëse ata janë Shkenctar me të vërtetë, ata nuk merren me pallavra, me shpifje, me intriga, me akuza të rrejshme edhe me falisifikimet e askujt! Andaj fleni rehat!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Falsifikimi, manipulimi dhe shkurtimi i dokumentit të 17 shkurtit 1982, i botuar në librin “Vrasja e trefishtë” të Nuhi Sylejmanit, sipas arkivit të Osman Osmani (siç thotë autori) si dhe falsifikimi dhe botimi i Komunikatës së 15 majit 1982, i botuar në librin e bacit Nysret Fitim Fitimi si dokument i 17 shkurtit 1982, nuk janë lëshime as gabime eventuale teknike (siç thua ti).

Janë gabime, jo vetëm të autorëve, por edhe gabimet tuaja, bashkë me Osman Osmanin.

Pse janë gabimet e ju të dyve …?!

Sepse në libra autorët për këto çështje (sa i përket dokumenteve jo për gjëra tjera) janë konsultuar edhe me ju të dy dhe shumë shokë – bashkëveprimtarë të tjerë. Kështu thonë edhe autorët në parathëniet e tyre!

Ndërkaq sa i përket kujtimeve të shkruara nga autorët e këtyre librave, edhe mund të kenë gabime e lëshime, sepse kujtesa mund të të “tradhëtoj”. Dhe ato nuk merren për bazë në referimet shkencore! Besoj që, tashmë jam i qartë edhe në këtë pikë!

Prandaj është detyrë e autorëve dhe e shtëpisë botuese “Prointegra” që e drejton Osman Osmani, si dhe e shtëpisë botuese që ka botuar librin e Bacit Nuhi, të bëjnë ribotimin e tyre me botimin e dokumenteve origjinale të 17 shkurtit dhe 15 majit 1982!

Në këtë drejtim duhet të jeni të kujdesshëm bashkë me Osman Osmanin, që në librat tuaj autobiografike të mos bëni gabime të tilla trashanike, që kanë të bëjnë me dokumentet origjinale arkivore, sepse herëdokur ato demantohen, kështu siç po bëjë unë tani, me botimin e këtyre dy dokumenteve të falsifikuara! Aludimet tuaja për Xhafer Durmishin janë fluska sapuni, asgjë tjetër! Shëndet 🤝

***

Shaban Muharremi

Abdullah Prapashtica, krahasoj ndryshimet apo falcifikimet që i keni bërë te librat ´Vrasja e trefisht’ dhe te libri për Skenderi Ibishin, falcifikimin e 17 shkurtit me 15 maj (1982) dhe pastaj e sheh se kush është argat i Serbisë. Fundja ti ke qenë puntor me rrogë i UDB-es, o njeri. Ti kot mundohesh me u mshefë pas H. Alidemës, Ukshin Hotit, Adem Demaçit etj. Ti edhe atë botë e ke luftuar Lëvizjen e Jusuf Gërvallës dhe shokët e tij dhe atë edhe me bekimin e shtetit shqiptar. Ti ke kërku Republikë n’kuadër të Jugosllavisë me komunistat e Kosovës, të Ali Shukriut e Sinan Hasanit. Ti je njeri i kërrbaqit kundër rinisë së Kosovës Republikë, ndërsa Xhafer Durmishi është ajka e së vertës, është gjykatësi i rrencave dhe falcifikatorëve siç je edhe ti. Ti kot mundohesh ta njellosësh njeriun që ka dhënë gjithçka nga vetja.

***

Shaban Muharremi

Nga arkivi i LRSHJ-së (1982)

“LIDHJA KOMUNISTE E RSSHJ-së ËSHTË PARTI KOMUNISTE MARKSISTE LENINISTE DHE PRIJËSE IDEORE E KLASËS PUNËTORE DHE POPULLIT SHQIPTAR NË RSFJ, SI PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së …” shkruan Abdullah Prapashtica.

***

Abdullah Prapashtica

Shaban Muharremi, Kurre në jetën time nuk jam marrur me njollosjen e as një shqiptari të vetëm. Bile nuk jam marrur as me kundershtarët e mi të deklaruar, sepse e kam konsideruar se ata kan te drejt te mendojn e te flasin si të duan! Me qe e kam dite se vet koha ka me i demantuar! Por, po ashtu kurrë nuk ua kam heq njollat as atyre qe ia kanë bë vetit! Unë kurrë nuk kam pas nevoje me u fsheh mbas askujt, sepse jeta dhe vepra ime personale është origjinale dhe flet vet, edhe pa ato personalitete pateriotike qe i  permende! Por, jam shumë krenar se i kam pas miq të mi! Edhe shkollimi im profesional ishte arma me e fuqishme qe une e kam perdor kunder armiqve dhe kunder veglave te tyre. Unë juve nuk ju njoh fare dhe ju nuk me njihni fare, kurre nuk kemi bashkepunuar mes veti! Andaj ju nuk mundeni me be vlersime per mua me qe nuk njihemi fare mes veti. Andaj pyetni veten se si mundeni me fol për dike që nuk e njihni fare, përveq nese nuk e keni ndonjë zor të madh për mbrapa që ju shtyen me hy në këtë pus të intrigave të atij të cilit une as emrin kurr nuk ja ze në gojë, aq i ndyt që është! Për mua munden me bë vlersime vetëm njerezit me të cilët kam bashkpunua në ketë gjysëm shekulli jete dhe mes tyre nuk ka as nje njeri i vetëm qe ka pas vërejtje në punën time! Natyrisht se armiqet, marionetat e tyre dhe veglat e tyre qorre e kane bere punën e vet që nga 1981 e deri me sot dhe atë punë të pistë kanë me e bë edhe në ta ardhmen, deri sa të fundosen në ujrat e veta të zeza! PROFESORI I NDERUAR JAHJA DRANCOLLI SOT MA KUJTOI NJË SHQIPTAR TË ZOTIN I CILI E PËRMBYSI PERANDORINË E MYKUR FEUDALE OTOMANE DHE E NGRITI NJË SHTET TË RI DEMOKRATIK MODERN! MUSTAF KEMAILI!

KOMBI SHQIPTAR EDHE TURQISË EDHE VENDEVE TJERA JU KA DHANË SHUMË NJERËZ TË ZOT TË CILËT I NJEH HISTORIA,

E TË CILET BRENDA VENDIT TË VET ZOR SE KISHIN ME I ARRITUR ATO LARTËSI!

SEPSE XHELOZIA PATOLOGJIKE E BAJRAKTARLLËKU PRIMITIV SHPESH NA I KA HENGER PRISAT ME TË MIRE TË KOMBIT,

QË NGA HASAN PRISHTINA E DERI TE ADEM DEMAÇ!

***

Shaban Muharremi

Abdullah Prapashtica, ti sa herë flet e demanton vetën. Thua se nuk je marrë me njollosjen e asnjë shqiptari të vetëm: Pse atëherë gënjen për Xhafer Durmishin? Sepse t’ka zhveshë nga intrigat dhe prapaskenat tuaja të ulta. Unë Xhaferin e njoh nga fëmijëria dhe di çdo gjë për te edhe pse nuk jemi asgjë familjarisht. I kam lexuar të gjitha letrat dhe dokumentat e asaj kohe dhe jam shumë në ngjarje. Ti nuk ke ndryshuar fare nga ajo kohë dhe po përpiqesh të ndryshosh rrjedhën e ngjarjeve ashtu si po të konvenon ty dhe këtë punë po e bën saktësisht ashtu siç t’ka portretizuar Xh.Durmishi -si “Shkolla e UDB-es”. Për këtë jam bindë edhe për një fakt: Ti je gjysëm analfabet që s’i beson as vetës, e lere më të kuptosh drejt se çka thonë të tjerët. Aktiviteti yt ilegal dhe me mision, me ata tre veta, ka përfunduar në korrik 1982, tjerat janë “m’the – t’thash” e ti po deshte bëje një shekull! Natyrisht se t’vie zor me ja përmend emrin njeriut që t’ka demaskue për çdo gënjeshtër dhe intrigë, të gjitha janë këtu më lartë. Tash, mjerë Alidemaj, Hoti e Demaçi kush mundohet t’i lartësoj, dmth ti që i bën lavde vetës dhe mundohesh të futesh nën sqetullat e tyre – mjerim! Abdullah, unë dhe Xhaferi nuk jemi t’shkollës tënde, këtu është dallimi. Tash, të flasësh për xhelozi patologjike (siç po e quan ti), të gjitha dëshmitë flasin se ti je ´nana´ e saj me qirakun’ tënd F. Topallin dhe Muqën pas daive O.Osmanin. Pra krejt kryesia e PKMLSHJ, po n’kuadër të LKJ – tre veta dhe n’mungesë të anëtarësisë keni futur edhe anëtarë tjerë të familjes. N’këto kondita nuk ka veprue Levizja e J. Gërvallës dhe bashkëpuntorit të tij Xh. Durmishi, që ti s’don me ia përmend emrin. Edhe diçka (!) nuk ka njeri më të ndytë se ai që kënaqet në ndonjë fatkeqësi të tjetrit. Këtë dukuri tinzare, shumë të ultë dhe tejet të poshtër e kam vrejtë të ti dhe të Osmani. Ketë, gjoja fakt, e keni përdorë për personin në fjalë çdo herë kur ua ka mbyllë gojën me fakte. Dmth, ky qenka shkollimi yt profesional Abdullah Prapashtica!

***

Abdullah Prapashtica

Shaban Muharremi, edhe ti paske probleme serioze shëndetsore! Te keshilloj qe te te konsultohesh sa me pare me specalistin e pare me te afert te shendetit mental. Merru me shendetin tend dhe mos u merr me pune e me njerez qe nuk i njeh fare dhe qe kurr nuk jane marrur as me ty dhe as me ate shoqin tend psikopat! Mendova qe je dikushi andaj debatova shkurt, por po shihet se paska qen gabim me u marr me tye! Me fal qe te respktova si me qen njeri!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapshtica, kjo gjuhë nuk i shërben diskutimit tonë në këtë temë. Të lutem të kesh kujdes me fjalët që përdoren rrugëve!

***

Shaban Muharremi

Abdullah Prapashtica (shkolla e UDB-es) pse i hoçe komentet o mjeran, o pocërrka e thatë?

***

Sheradin Berisha

Osman Osmani, Nuhi Sylejmani, Fitim Fitimi, dhe Shaban Muharremi

Që ta dini! Pas një diskutimi konstruktiv (nga ana ime) por sfidues për Abdullah Prapashticën, për shkak të falsifikimit dhe manipulimit të dokumenteve arkivore (DOKUMENTIT të 17 shkurtit 1982, bashimi i LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ, dhe KOMUNIKATËS së 15 majit 1982, bashkimi i OMLK-së në LRSHJ) dhe si të tilla të botuara edhe në libra – më ka BLLOKUAR për herë të dytë në rrjetin Facebook!

Çka tregon ky veprim për mua?!

Tregon mendësinë e tij joracionale dhe përjashtuese ndaj fakteve, të cilat zbardhin mirëfilli falsifikimin dhe manipulimin e dokumenteve themelore të LRSHJ-së, ku ai ishte njëri nga pjesëmarrësit e këtyre ngjarjeve historike! Ju miq e ish bashkëveprimtarë të Abdullahut, tregoni atij se ky veprim nuk i bënë nderim në këtë drejtim! Shpreh keqardhje për te! Shëndet 🤝

***

Shaban Muharremi

Sheradin Berisha, edhe mua me ka bllokue. E vërteta dhembë vetëm njëherë, ndërsa gënjeshtra sa herë e kujton.

***

Shaban Muharremi

I nderuar Sheradin Berisha,

Fillimisht mendoj se për një libër që është botue dhe është shpërnda te lexusit, ka të drejt ta jap mendimin e vet çdo kush dhe më të paanshmit mund të jenë ata që nuk kanë qenë pjesmarrës. Kur flitet dhe bëhet analizë për një libër apo dokument, aty nuk futet jeta private e askujtë. Zotri A. Prapashticës, n’momentin që si pëlqeu komenti im, iu bëra armik, dmth, mua m’aktivizoj Serbia, dmth diskutimin publik për një tekst publik u mundua ta paraqes si sulm në sferën e jetës private. Këtë djallëzi të ultë e kam vrejtë kaherë të IK (Ibrahim Kelmendi) dhe të A. P (Abdullah Prapashtica). Unë jam shumë i bindur, se pranimi i gabimit dhe korigjimi eventual i gënjeshtrës apo tentim falcifikimit të një ngjarje, siç kanë qenë 17 shkurti dhe 15 maji i 1982-ës do t’i bënte shumë nderë vet A. Prapashticës dhe O. Osmanit e të tjerëve, se sa m’em tregua mua se paskam nevojë për psikolog. Mirëpo, pranimi se kanë gënjye është pranim i gjithë intrigave dhe prapaskenave të 40 viteve më parë. Unë, për asnjë çast, për asnjë çmim nuk e përkrahu dhe s’do ta përkrahu Xhafer Durmishin nëse nuk e ka thënë, e nuk po e thotë të vërtetën, edhe pse njihem nga fëmijëria me te, sepse mendoj fillimisht për vetën time e pastaj për të tjerët. Unë nuk jam tifoz stadiumi apo tifoz lokal e provincial dhe kuturu të anoj kot se koti. Mua, dhe besoj edhe publikut, na intereson e vërteta. Për ketë arsye, gënjeshtres nuk duhet t’i themi ndryshe, pos gënjeshtër, ngado që vjen.

Kur kemi debatuar e polemizuar për 17 janarin (1982), kinse për bashkimin e asaj nate, kam qenë i vetmi që kam kërkuar dokument. Me t’njejtin stil edhe atëherë; jo UDB-ash, jo i sëmur e lloj-lloj epitete fyese që vetëm rrugaqët banditesk dinë t’i fusin në përdorim. Edhe atëherë nuk jam tërhjekë sepse kam menduar se është e logjikshme që nese ka pasur bashkim, ketë e sublimon edhe më mirë dokumenti. Për ketë qëndrim timin m’kanë përkrahë, dikur vonë, për pos tjerëve edhe A.Prapashtica e Osman Osmani.

Tani, ec e bjeru n’fije këtij mileti!

Pse përpiqen ta shtrembërojnë të vërtetën këta e dinë, por mos t’harron askush se, edhe na po e dimë. N’ketë çështje nuk hyn jeta private e askujtë, andaj mos ta luaj rolin e budallajtë askush, por t’ia thonë të vërtetën historisë dhe publikut dashamirës.

***

Sheradin Berisha

Shaban Muharremi, në këtë diskutim u vu në pah mirëfilli, se, ku është bërë falsifikimi (në këto dokumente arkivore) dhe kush janë falsifikatorët! „Katundi që doket kallauz nuk do“, thotë një fjalë e urtë popullore! Shëndet 🤝

VIJON ….

© Pashtriku.org

_________________________

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (8)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku, Maj 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura