Prishtinë, 5 Prill 2020: Në kohë epidemishë e pandemishë ndodhin shumë gjëra që mendja e njeriut nuk do t’i përthekonte në kushte normale. Për raste të tilla merret historia, mjekësia, ekonomia dhe politika, e cila, të shumtën e herave, pa i konsultuar këto fusha, ndërmerr veprime të çuditshme. Ajo, ndonjëherë as që mendon për jetët e njerëzve, por në fokus ka arritjet e veta, profitin, duke mos zgjedhur mjete. E në anën tjetër “vajton” fatin e të sëmurëve e të vdekurve me lot krokodili. Për të parë realitetin e sotëm, duhet pak të shikojmë se çfarë ndodhi në të kaluarën.
Në kohën tonë, që do të shënohet në analet e historisë si kohë e virusit Covid-19, njerëzimi, përveç numrit të vdekshmërive e të prekurve, do të shënojë edhe disa veçori. Shumë shtete që ishin në fushata elektorale i kanë ndërprerë, dhe, janë bërë të gjithë bashkë për të luftuar këtë pandemi. Shumë shtete që pritnin për zgjedhje të reja kanë ngrirë pushtete, edhe pse është rrëzuar qeveria, për të qenë bashkë kundër kësaj pandemie. Atyre nuk po u intereson në këtë kohë pushteti, por si të dalin nga kjo krizë shëndetësore dhe bëjnë përgaditjet se si të rimkëmbet ekonomia, që do të ketë një goditje shumë të madhe. Kjo goditje ekonomike do të jetë më e madhja, dhe papunësia do të jetë tmerrësisht e madhe, sepse që në fillim po vërehet rrënimi i ndërrmarjeve të vogla, por edhe të mesme, të cilat veç kanë rënë viktimë e ndërrmarjeve të mëdha. Ndërrmarjet e mëdha po kanë mundësi të furnizojnë qytetarët. Kështu mundësohet qarkullimi i kapitalit, duke e shpërfillur ekonominë e lirë të tregut. Nuk u bëhet vonë se çka na sjellin në treg, sepse qytetari i uritur dhe nga frika për të siguruar të mirat materiale, nuk po e shikon cilësinë. Të kontrollohet cilësia, këtë nuk ua lejon xhepi. Gjithë kjo po bëhet, se te ne shqiptarët në politikë, kjo pandemi sikur nuk po egziston, por më shumë janë hapur apetitet për pushtet se sa lufta për shpëtimin e qytetarëve. Secili mundohet të gjejë një lëshim të vogël nga pushteti gjatë përballjes me këtë krizë shendetësore dhe menjëherë vërsulen për ta vënë në “pah” si gabim i “qëllimshëm” qeveritar. Qytetarët, përveç pandemisë, janë vënë në lojë edhe nga politika, për joshjen, që nesër-pasnesër mendojnë të marrin pushtetin, të cilët dalin si ofertë nga opozita, për mbështetje të qytetarëve apo të ndërrmarrjeve të cilat i cekëm më lartë. Opozita, po të ishin në pushtet as që do të guxonte ta sillte në ndërdijen e vet plotësimin e kërkesave. Aq më tepër kur këtë e bënë ata të cilët hargjuan edhe rezervat e shtetit (në Kosovë). Këta nuk e kujtuan mendimin fillozofik të popullit tonë “parja e bardhë, për ditë të zezë”, e që tash po mundohen t’ua shesin qytetarëve si “dushk për gogla”
Kjo te ne do të kujtohet edhe me “emergjenca” më të mëdha se sa lufta kundër Covid-19, rrëzimi i pushtetit, sepse u dukej se u ka adhur dita, të cilën e humbën në kohën e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Këto “emergjenca” bënë që të thirret Kuvendi, por duke mos u ngopur me të, se loja “antiamerikane” dështoi, duhet pjellë diçka tjetër dhe përsëri kërkesa për tubim të Kuvendit. Kjo lojë që erdhi përmes koktejlit të z. Thaçi dhe z. Mustafa, të sugjeruar nga z.Grenelëll, zbuloi shumë gjëra, për të cilat do të flasin historianë me daljen e dokumenteve, të cilat veç kanë filluar të shohin dritën, duke falenderuar personalitete politike, ushtarake e analitike të SHBA-ve.
Loja “antiamerikane” mori fund, por pati tagrin e vet në këtë kohë të pakohë. Shteti mbeti me Qeveri në detyrë, që sa ishte në pushtet, opozitës as që i shkoi ndërmend të vepronte, sepse atëherë nuk kishte “antiamerikanizëm”, i cili doli në skenë ditën e zgjedhjes së Qeverisë. Ky “antiamerikanizëm” gufoi gjoja me largimin e z. Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme. Kjo u trumbetua si mospërfillje e koalicionit të dy subjekteve politike, ndërsa fshihet e vërteta që ngerthen në vete. Në botë njihen grushtshtetet dhe puçet ushtarake, e cila u mundua të luhej edhe përmes z. Veliut, sepse ushtria nuk ka mandat të dalë në rrugë përshkak të zotimit të z. Thaçi, e cila është e drejtë e KFOR-it, atëherë mund të vinte në shprehje kryengritja e z. Veliu. Kjo është e vërteta pse z.Veliu mori atë që e meritonte dhe shihet se zërat kanë filluar të qetësohen. Ndoshta z.Veliu Mustafa dhe Thaçi e vunë me presion në atë post për të krijuar incidentin për keto dite në Veri të Kosovës. Gjarpri i fsheh këmbët, thotë populli.
Qytetarët duhet të jenë të syçelë në këtë mjegullnajë që po e shkakton parapolitika dhe t’i përmbahen këshillave të specialistëve, që të ruajnë shëndetin e vet dhe familjes.
Prishtinë. 05.04.2020
Postime të Lidhura
REXHEP KASUMAJ: DJERSITJE…
Berlin, 22 maj 2017: (Një përskajim i ri) – Asnjë ré në horizontin e Prishtinës. Dielli thuase ishte…
VV: THIRRJE PËR PROTESTË DITËN E RATIFIKIMIT TË MARRËVESHJES THAҪI – DAҪIҪ
Prishtinë, 28. 04. 2013 – Në konferencën e mbajtur sot për media, nga Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri…
ANARKIA MORALE!
ANARKIA MORALE! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 3 nëntor 2021 Polemikat përçarëse të politikanëve dhe jo vetëm, nëpër debate…
ADIL FETAHU: GJYKATAT SERBE PO LUAJNË LOJËN POLITIKE ME PENSIONISTËT E KOSOVËS
Prishtinë, 22. 06. 2015 – Pas publikimit të një aktgjykimi të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, në…