SERBIA FASHIZMIN DHE URREJTJEN …

SERBIA FASHIZMIN DHE URREJTJEN NDAJ SHQIPTARVE E KA MARRË ME VETE EDHE NË BOTËRORIN E FUTBOLLIT “QATAR 2022”

Nga Arif Ejupi, Gjenevë 3 dhjetor 2022

Nuk është hera e parë që serbët shfaqin fashizmin e tyre të pacipë ndaj shqiptarëve dhe në gara sportive. Ata një gjë të tillë e përsëritën edhe mbrëmë ndaj reprezentuesit dhe kapitenit të kombëtares së Zvicrës, Granit  Xhaka.

Ngjashëm patën vepruar edhe në evropianin “Rusia 2018” këtë lojë të tyre të ndyrë duhet ta ndalojë Zvicra, me ultimatum drejtuar Serbisë, që të jetë e kujdesshme ndaj lojtarëve të saj.

Dy reprezentuesit me origjinë shqiptare që luajnë mbi një dekadë për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, në ndeshjen e mbrëmshme  nuk e kanë bërë as gjestin më të vogël që bije ndesh me rregullat e lojës.

Përkundër kësaj ata gjatë gjithë lojës kanë qenë në shënjestër të lojtarëve serbë, sidomos Granit Xhaka.

Falë shkëlqimit të lojtarëve me origjinë shqiptare Zvicra, përherë të dytë e kthen Serbinë duarthatë në Beograd.  Andaj, është koha që Zvicra t’i mbrojë më seriozisht lojtarët e saj nga serbët vandalistë dhe të paturp.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura