Bruksel, 13. 02. 2016: Sot doli në gjyq për krime ndaj njerëzimit një gjerman 94 vjeçar, i cili kishte shërbyer në kampin e Aushvicit gjatë LDB. Ndërsa në Shqipëri nuk u dënua asnjë Kriminel i Kuq, ndonëse në kushte paqeje diktatura komuniste masakroi shumë herë më tepër shqiptarë nga sa humbën jetën gjatë kohës së luftës. Krimet, abuzimet e pamasa me pronat e pasuritë kombëtare dhe aktet mafioze të shumëllojshëm karakterizojnë edhe neokomunizmin “demokratik” çerekshekullor. Dhe politikanët kriminelë rozë e blu jo vetëm që nuk u dënuan për krimet e tyre prej dhjetra mijëra viktimash, por ruajtën për bukuri edhe pushtetin abuzues.
Kjo gjëmë nuk ndodhi vetëm nga indiferenca dhe paaftësia e popullit shqiptar por, kryesisht, nga mbrojtja amerikane për veglat e verbëra të Tiranës, që kanë qenë e janë gati të kryejnë çdo lloj krimi në dëm të popullit e të vendit të tyre vetëm për të mbetur në pushtet. Faji i vërtetë nuk është i politikanëve bastardë (të tillë kanë nxjerrë edhe vende të tjerë), por mungesa e plotë e kurajos së gjithë shqiptarëve për të dalluar një miqësi të rreme nga një miqësi e vërtetë, ndërkohë që miqësia sipas konceptit arkaik shqiptar nuk ekziston në politikë.
Po bëhen afro pesë vjet që unë ua kam krijuar publikisht shqiptarëve mundësinë e denoncimit me prova të patundshme të miqësisë false shqiptaro-angloamerikane, duke rrezikuar veten dhe familjen, por reagimi ka qenë zero. Reagimi kurajoz shqiptar do t’i pastronte dhe do t’i forconte marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ndryshe nga ç’mendojnë trutopiturit dhe pseudo-intelektualët.
Amerikanët nuk pranojnë kurrë që të kenë miq zvarranikë e bythëlëpirës, se vetë nuk janë të tillë, përkundrazi. Mirëpo kauzat e mëdha nuk mbrohen dot nga njerëz të vegjël. Sekretari amerikan i Shtetit do ta festojë Shën-Valentinin me rrospitë politike të Tiranës. Pasi të sigurojë pranimin nga qeveria shqiptare të mbi dymijë muhaxhedinëve që nuk i pranon asnjë vend i Evropës, si kompensim ai do t’i japë “OK” reformës në (pa)drejtësi, e cila do të sigurojë marrjen e pushtetit një ditë jo vetëm nga Shkëlzen Berisha, por edhe nga Zaho Rama. Kush e lexon me vëmendje projektin e krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit e kupton pa vështirësi këtë. Rëndësi ka të na rrojë “Miqësia”…
Kontakti me autorin: [email protected]
_______________________
PODISEJA E NJË DEDEKTIVI – NGJARJE TË JETUARA, NGA AGIM HAMITI
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=778
####
LEXONI PJESËN E PARË KËTU:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Odiseja-E-Nje-Detektivi-1.pdf
***
LEXONI PJESËN E DYTË KËTU:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Odiseja-E-Nje-Detektivi-2.pdf