DJALLËZIA E EDI RAMËS ME MINISHENGENIN!

Nga arkivi, më 26 Prill 2021

DJALLËZIA E EDI RAMËS ME MINISHENGENIN!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 26 Prill 2021

Pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri (më 20 prill 2021) kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për “Euronews”

sërish e aktualizoj çështjen e “Minishengenit Ballkanik”. Me këtë rast Rama përmendi minishengenin ballkanik si një mundësi për të hequr kufinjtë midis dy shteteve Shqipëri – Kosovë.

Madje ai për herë të parë thotë se: “Shengenin e parë rajonal e ka artikuluar Fatos Nano në një kohë që dukej çmenduri. Unë e kam rifutur sepse u krijuan kushtet. Shengeni rajonal nënkupton heqje kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës, por sa ta marrin vesh ata të Kosovës do të kenë kaluar vite dhe do të ketë humbur kohë Kosova”, ka thënë Rama.

Tani shtrohet pyetja:

Kush e ka penguar Edi Ramën deri më sot për ta hequr kufirin Shqipëri – Kosovë (?) kur kihen parasysh mledhjet e shpeshta të përbashkëta të dy kabineteve qeveritare (Shqipëri – Kosovë), të cilat kishin nënshkruar një dyzinë marrëveshjesh që e bënin të parëndësishëm kufirin, por që nuk u realizuan kurrë?!

Sa për ilustrim!

Ndërmarrësit e Kosovës shpesh herë kanë pengesa administrative në kufi për futjen e mallrave të tyre në Shqipëri!

Kjo është një ironi aq sa dhe djallëzi!

Populli shqiptarë nuk është kundër ‘minishengenit Shqipëri – Kosovë’, por është  kundër minishengenit ballkanik, (të kësaj minijugosllavie), ku Serbia do të ketë rolin dominant në punësim, tregëti, ekonomi dhe jo vetëm, në hapësirën e Ballkanit perëndimor, duke përfshirë këtu edhe bregdetin shqiptarë!

Në dhjetor 2019 derisa në Shqipëri po mbahej raundi i tretë i bisedimeve për “Minishengenin Ballkanik”, Serbi – Maqedoni – Shqipëri – Mali i Zi kam shkruar këtë analizë:

KUSH E NDALË MINISHENGENIN…?!

Nga Sheradin Berisha

Pashtriku, 21 dhjetor 2019: Duket që ‘minshengenin ballkanik’ tashmë askush s’mund ta ndalë, as vetë popujt e këtij rajoni! Pse? Sepse idea për çarkullimin e lirë të mallrave…, me fjalë duket lakmuese por, ndërkaq për popujt nuk do të jetë shume përfituese!

Ky minishengen është kalkulim ekonomik e financiarë i oligarkëve vendorë e ndërkombetarë më shume për të fituar, se sa në të mirë të njerëzve për të çarkulluar!

Me këtë ide bizneset e vogla dhe të mesme do të bankrotojnë, sepse kësaj nisme oligarkike nuk mund t’i mbijetojnë!

Dhe në këtë nismë këta katër liderë jane aktorë kryesorë, ndërsa oligarkët e sojit Soros janë regjisorë!

***

Një fjalë popullore thotë: “Paraja shkon te paraja, ndërsa skamja dhe varfnia shkon te fukaraja”!

Hajde ta ndalim këtë minishengen!

Por si ta ndalim?

Ka dikush ide?!

_____________

RASTËSI APO DJALLËZI?!

Djali i oligarkut George Soros, Alexi ka ardhur në Shqipëri, pikërisht në ditën kur po mbahet takimi i radhës: Rama’Vuçiq’Zaev! A është kjo rastësi apo djallëzi? Unë e di që në politik s’ka rastësi, ka vetëm djallëzi! E ju a e dini?

(Shkruar më 20 dhjetor 2019, në rrjetin tim facebook)

—————

Nga arkivi, 21 dhjetor 2019

KUSH E NDALË MINISHENGENIN…?!

Nga Sheradin Berisha

https://pashtriku.org/sheradin-berisha-kush-e-ndale-minishengenin/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura