Zvicër, 20 maj 2017: Me datën 13 prill 2017 Ministrisë së Diasporës iu kemi drejtuar një kërkesë për mbështje financiare për tri paraqitje që është dashtë Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër bashkë me Grupin „Rinia“ nga Spreitenbachi, „Dardania“ e Winterthurit dhe „Plisat“ nga Dübendorfi, t’i bëjë në Zürich dhe Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ e Zvicrës e „Rinia“ e Spreitenbachit në Schaffhausen (Zvicër) dhe Nachgold (Gjermani), por deri më datën 24 prill, një ditë pas paraqitjes në Zürich nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri sot, më datën 9 maj, por jemi injoruar krejtësisht prej Ministrisë së Mërgatës. Prandaj kemi marrë vendimin e mëposhtëm, të cilin iu lusim ta publikoni në mediat e juja.
Drejtuesi dhe koreografi i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“, në Zvicër, SHKOLLA SHQIPTARE E VALLËZIMIT „SHOTA“ NË ZVICËR NDËRPRET ÇDO BASHKËPUNIM ME MINISTRINË E DIASPORËS DHE ME QENDRËN KULTURORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË ZVICËR! Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër po i afrohet 25 vjetorit të veprimtarisë. U krijua nga dy entuziastë, filloi me tre vetë dhe ende pa i mbushur 25 vjetë veprimtari nëpër këtë shkollë vallëzimi, në të cilën u mësua „ecja shqip“ kaluan më shumë se 600 mërgimtarë të të gjitha moshave. Gjatë gjithë kësaj kohe kjo shkollë me paraqitjet e veta qe ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shprehur përmes valles, jo vetëm në Zvicër ku e ka edhe qendrën, por edhe gjithandej Evropës.
U paraqit në shumë skena të qyteteve më të mëdha të Zvicrës. U paraqit edhe në sheshe vallëzimi në qytetet më të mëdha të Evropës përfshirë edhe Parisin e Vjenën. Dy herë u paraqit edhe në në Festivalin „Luxexpo“ në Luksemburg. Në vitin 2015 bashkë edhe me simotrat tjera nga Zvicra „Dardania“ e Vinterthurit, „Ilirët“ dhe „Rapsodët“ të Llozanës u paraqit edhe në skenën e Festivalit Kombëtar të Folklorit në Kështjellën e Gjirokastrës, dhe kudo e prezentoj, vallen jo vetëm të Kosovës, por të gjithë hapësirës gjeografike shqiptare, duke filluar nga „Shota“, „Vallet e Shqipeve“, „Festë e madhe“, „Vallen e demonstratave“, Vallen e UÇK-së dhe „Vallen e Osman Takës“, e dhjetëra valle tjera. Krejtësisht e vetëdijshme që Kosova përjetonte ditë të rënda, sa herë u angazhua që të ndihmonte në Kosovë edhe përmes aksioneve humanitare, qoftë gjatë luftës për t’i dalur në ndihmë UÇK-së, qoftë pasluftës për të iu dalur në ndihmë skamnorëve në Kosovë, pa pritur ndonjë mbështetje nga institucionet e Kosovës, qofshin ato fiktive të paraluftës, qofshin ato reale të pasluftës. Kosova u çlirua në vitin 1999. Në vitin 2008 u shpall shtet i pavarur. Pas çlirimit të Kosovës u krijua një Departament për Çështje Jorezidente në Kosovë që merrej me mërgatën, i cili pas shpalljes së pavarësisë u shndërrua në Ministri për Diasporën. Qeveria e Kosovës dhe Ministra e Diasporës e krijuan edhe një Qendër Kulturore të Kosovës në Cyrih, e cila, nëse nuk është gabim, do të duhej ti ndihmonte këto shoqata e grupe kulturore. Ndihma vazhdoi edhe më tutje të mungonte, ndërkaq Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër, sikurse edhe shoqatat tjera kulturore me shumë mund dhe sakrifica vazhduan ta mbajnë vetveten dhe ta qojnë tutje vallen shqipe duke i ruajtur vallet e vjetra dhe duke krijuar edhe valle të reja, pa pasur asnjë ndihmë e përkrahje nga institucionet e Republikës së Kosovës, ndonëse Institucionet e Republikës i kanë shfrytëzur në raste të ndryshme shërbimet e këtyre shoqatave. Qëndrimi indiferent i institucioneve të Republikës së Kosovës ka ndikuar që këto shoqata të zhgënjehen në to jo pak.
Kulmi i zhgënjimit (në këtë rast flas vetëm në emër të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër) u arrit kur Ministria e Diasporës në vend se shoqatat kulturore shqiptare në Zvicër t’i mbështeste sadopak financiarisht, qoftë edhe simbolikisht, vendosi që përmes një tenderi, për arësyet që ajo vetë i din, (shih. Edhe „Gazeta Express“ e datës 23 nëntor 2016, http://www.gazetaexpress.com/lajme/dy-gjermanet-e-trashe-dhe-nje-tender-ne- ministrine-e-diaspores-283050/) për „Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”, me llojin e procedurës “i negociuar”, pa publikim të kontratës, që në fakt në këtë tender është negociuar vetëm çmimi në vlerën 17.900€, pasi konkurrentë nuk ka pasur fare, t’i ipet Fisnik Ademit, njërit nga „Tre gjermanët e trashë“, mik i Kushtrim Sheremetit, këshilltar i ministrit Murati. Kur jemi të ditët e kulturës shqiptare, mërgimtarët shqiptarë në Zvicër për shumë vjetë radhazi, në mënyrë të shkëlqyeshme dhe gjithëpërfshirëse i kanë oganizuar dhe realizuar „këto ditë“ mbështetur në forcat e veta. Ndarjën e kësaj shume një personi, mik i këshilltarit të ministrit të diasporës, Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër e sheh si keqpërdorim të mjeteve publike në emër të diasporës, prandaj e indinjuar me këtë veprim dhe me mospërfilljen që ministria tregon për shoqatat kulturore në Zvicër, kjo Shkollë ka marrë vendim që për më tutje ta ndërpres çdo bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, dhe me Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës në Cyrih. Atë që Serbia për 25 vjetë rresht nuk arriti ta shkatrrojë ketë shkollë dhe simotrat e saj, Ministria e Diasporës me Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës me heshtjen dhe injorimin e vet po don ta realizoj për një kohë të shkurtë. Në emër të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër.
Agron Bajrami