UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (4)

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (4)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 24 Prill 2022

CIA, UDBA DHE KOS-i

Dokumentet e CIA-s dhe FBI-s, të fshehura për dekada të tëra, më në fund janë bërë publike, duke zbuluar mënyrat e funksionimit të Sekretariatit jugosllav për punë të brendshme (DSZUP), përkatësisht UDB-së dhe Shërbimit të Kundërzbulimit ushtarak  të quajtur: KOS.

Konkretisht, një depeshe të datës 28 shtator 1956 merrret me organizimin dhe operacionet e shërbimeve të fshehta jugosllave, si dhe njësisë elitare e cila kishte për detyrë të kontrollonte të gjithë njerëzit në DSZUP.

Një burim i paidentifikuar, A-IV, autoriteteve amerrikane dëshiron tua “shes” mikun e paemëruar nga Graci i Austrisë, për të cilin pohonte se është lideri i grupit emigrant jugosllav në Austri dhe në Gjermaninë Perëndimore, dhe që udhëheq një rrjet të shërbimit të fshehtë brenda kësaj organizatë, e cila mbledh informacione në lidhje me agjentët e zbulimit jugosllav të cilët veprojnë në këtë fushë.

Burimi tha miku i tij ka lidhje me njerëzit e DSZUP-it në Beograd dhe se mund të jetë i rëndësishëm për “zbulimin e penetrimit të shërbimeve jugosllave”, sidomos në kombinim me rrjetin e tij të informatorëve që janë kundërshtarë të komunizmit.

Burimi tha se Departamenti XII është një prej grupet më të rëndësishme në kuadër DSZUP, se kanë “njerëzit” e tyre në të gjitha njësitet kryesore dhe se vetëm Josip Broz Tito (presidenti jugosllav) dhe Aleksandar Rankoviq, ministër i Punëve të Brendshme, nuk ishin nën kontrollin e njësisë, shkruan jutarnji.hr, transmeton Telegrafi.

Aty theksohet se personel kryesisht është në shkollën qendrore federale për punë të brendshme në Beograd dhe trajnimi i tyre ka zgjatur katër vjet. Zyrtarët e nivelit të ultë u shkolluan në shkolla të ulëta ose kanë përfunduar kurse të trajnimit. Herë pas here rekrutuan staf edhe nga shkolla në Kamenicë, ku u trajnuan anëtarët e KOS-it, ndërsa në trajnimet e tyre, përveç instruktorëve vendorë morën pjesë edhe ish-gjermanët e kundër-inteligjencës, tani të burgosur.

Në Kamenicë ishin dy drejtime – diplomatik dhe i brendshëm, ku studiohej për ligjin, punën me detektivët, monitorimin, përdorimin e radiove dhe pranuesve, ndërsa mësoheshin edhe të gjitha kategoritë e vozitjes së automjeteve.

Burimi A-IV deklaron se ka pasur tri lloj të bashkëpunëtorëve: informatorët, agjentë dhe rezidentët.

Kategoria e parë zgjidhej zakonisht nga radhët e atyre që mund të kërcënohen me disa vjet burg. Ata paguheshin nga rasti në rast, ndërsa shpërblimi më i madh ishte pikërisht mos ndjekja penale.

Rezidentët u zgjodhën nga radhët e anëtarëve më besnikë, ndërsa puna e tyre ishte që të mblidhnin informata dhe t’i dërgojnë raportet çdo dy javë. Ata ishin të mbrojtur, por në të vërtetë nuk dihej se për këtë punonin – KOS-in apo DSZUP-in.

Përveç kontrolleve të hollësishme të personelit, kishte rregulla të caktuara që duhet të respektoheshin, ashtu që informatori duhej të ishte një komunist i mirë, të mos pinte alkool dhe të ishte në gjendje që të dëgjonte e të mos flas, të dijë shkrim e lexim, të jetë i talentuar për të mbajtur mend dhe vëzhguar.

Agjentët jashtë vendit i rekrutonin duke i joshur me paga të larta, ose me lejen që të punonin në tregun e zi, transmeton Telegrafi.

Agjentët që janë dërguar në Austri ose Gjermani, kishin detyra të sakta: të njohin lokacionin, të dinë të gjitha kampet e refugjatëve dhe të takojnë të gjithë ardhacakët e të marrin vesh gjithçka për ta,

“Duhet të njohin pleqtë dhe emigrantët që nuk janë inteligjentë dhe të kontaktojnë femrat pa mjete materiale, sidomos studentet”, thuhet në depeshe.

Nëse në shtet futen ilegalisht, ata duhet të gjejnë punë dhe të marrin dokumentet menjëherë. Po ashtu, duhet të kontaktojnë Konsullatën dhe të japin raporte përmes ndërmjetësve, kryesisht studenteve.

“Afatet për kryerje pune nuk ka, pos për rrëmbime ose vrasje. Në atë rast, agjenti nuk kyçet direkt, por është i ngarkuar për planin apo që të ketë foton e personit që do të rrëmbehet dhe vritet. Të gjitha rrëmbimet e vrasjet duhet të kenë lejen e Rankoviqit”

*** 

… Sië kam cekur edhe më herët,  pas Plenumit të Brioneve më 1966 dhe rënies së Rankoviçit, UDB-ja u shndërrua në SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti – Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) ashtu siç ndodhi edhe me KGB-në e Bashkimit Sovjetik (Komitet Gosudarstvenoj Besopasnosti -Komiteti i Sigurimit të Shtetit) që kishte lindur nga Revolucioni Bolshevik, si pjellë e KOMINTERNI-t dhe Sigurimi i Enver Hoxhës dhe Siguritate e Rumanisë së Çausheskut. SDB-ja dhe KOS-i, si dy shërbime sekrete për zbulim dhe kundërzbulim, para dhe pas vdekjes së Titos, si një makineri e madhe, ishin themele të regjimit totalitar komunist që vepronte si shtet brenda shtetit. Ajo ishte si një mafie e çuditshme, përkatësisht shpatë e pamëshirshme e Partisë Komuniste, që mund të shkatërronte cilindo që do t’i kundërvihej.

 UDB-a (Uprava Drzavne Bezbednosti – Drejtoria e Sigurimit Shtetëror), në fakt, i takon kohës se Rankoviçit, në të cilën, pas ndryshimeve në Jugosllavinë titiste në planin e politikës së brendshme e të jashtme (edhe për arsye taktike) dhe pas largimit të Rankoviçit pas Plenumit të vitit 1966 në Brione, si dhe me aplikimin e vetëqeverisjes socialiste si sistem më “demokratik”, u bënë ndryshime kuadrosh, entesh, institucionesh dhe organesh.

Përkatësisht UDB-a u “shkri” në të ashtuquajturën SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti – Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), e riorganizuar dhe me kuadro të rinj.

Tashmë çdo republikë dhe krahinë autonome socialiste e Jugosllavisë, kishte SDB-të e veta, me resorë e sektorët përkatës, dhe veprimtaria e tyre mbahej shumë sekrete. Ishte praktikë, që të gjitha këto SDB të republikave dhe të krahinave autonome socialiste, të komunikonin në mënyre të sistemuar ndërmjet tyre dhe t’i raportonin SDB -së Federative për Jugosllavinë në Beograd, prej nga edhe i merrrnin të gjitha instruksionet për veprim.

Edhe një herë duhet theksuar se veprimtaria e SDB -së në nivel republikan dhe federativ, ishte aq sekrete, saqë as SJB-a (Sluzba Javne Bezbednosti – Shërbimi i Sigurimit Publik) nuk kishte mundësi të futej në ndonjë rrjedhë të veprimtarisë së saj, sepse  SDB-a, si ajo federative ashtu edhe ato republikane, e mbanin nën kontroll SJB-në dhe sa herë që paraqitej nevoja, e vinin në dispozicion të tyre (gjithë milicinë) dhe e përdornin, përkatësisht e shfrytëzonin për arrestime, bllokada, rrethime, bastisje e te tjera.

 UDB-a, me fjalë të tjera, s’ishe tjetër përveçse një shablon, për shembull, i KGB-së ruse, e cila ndryshonte siç e ndërronte Bashkimi Sovjetik strategjinë e politikës së jashtme dhe të brendshme, që nga Revolucioni Bolshevik e deri në kohën e Gorbaçovit. Kështu, në fakt, kanë vepruar edhe të gjitha shërbimet sekrete të Europës Lindore, si Siguritate në Rumani, Sigurimi në Shqipëri etj. Këto shërbime sekrete, ne thelb, gjithnjë janë drejtuar si aparate të fshehta, të cilat kanë pasur dhe kanë sektorët e veçantë të zbulimit dhe kundërzbulimit, të spiunazhit dhe kundërspiunazhit, që drejtohen dhe udhëhiqen nga njerëz të kalitur me përvojë të madhe në këtë sferëveprimi dhe konspiracioni.

INFILTRIMI  DHE  INFORMATORËT

Është interesante për lexuesin shqiptar të cekim në vazhdim me sa vijon : Sipas burimit  me pseodonimin ,,Llulla,, dy atdhetarët dhe krerë nga rradhët e mërgatës shqiptare në Amerrikë, Fuat Myftia e Rasim Sina, janë shprehur se  Shkelzen Maliqi nga Kosova , i cili ka pas ,,kontakte të ngushta,, me Elez Biberajn e ,,Zërit të Amerrikës,,  nuk ka pranuar të flasë për radion e Legalitetit,për gjendjen  aktuale në Kosovë nga frika se mos u ndodh gjë njerëzve që ka këtu si ,,lidhje,, të tija.

Të shfrytëzohet kjo me qëllim, që nëpërmjet lidhjeve familjare,( që Maliqi, bir i udbashit në zë, Mehmet Maliqi) ka ardhur në Amerrikë me pasaportë të Beogradit dhe siduket , është mjaft i rezervuar edhe me kontakte me të tjerët që ngjall dyshimin se ai vjen me një detyrë specifike dhe mission të fshehtë të dhënë nga Beogradi dhe Prishtina gjatë viteve 1987-1994.Nuk do mend,ka këtu fakte dhe hapësirë, pasi të studiohen, të shikohet mundësia e bërjes një letër presioni prej mërgatës shqiptare në Amerrikë, drejtuar edhe zyrave të CIA-s dhe OKB në Njujorkë. Të studiohen kushtet dhe mundësitë, për të shfrytëzuar ndonjë rast të përshtatshëm që ti bëhet një telefonatë anonime për ta frikësuar këtë person të rrezikshëm, që mjerisht, e mbajnë në ,,lidhje miqësie,, edhe disa personalitete të njohura shqiptare të Emigracionit në Njujork dhe Çikago.

Agjentura e Sigurimit komunist e Tiranës dhe ajo e UDB-së jugosllave që ka lidhje kontakti me disa persona të dyshuar siç është edhe Olloman Sela, nja avanturier i,,arratisur,, nga Struga, veprojnë si një grup i organizuar dhe punonjë për t’i shtuar dhe thelluar këto pakënaqësi dhe antagonizma mes shqiptarëve, sidomos në Wuareberi të Kenerikut  dhe në Patreson të Njuxhersit. Mbi këtë bazë, duke shfrytëzuar të dhëna të tjera mbi veset negative dhe pikat e dobëta që dimë për ta, grupi në fjalë ku përfshihen edhe disa persona të tjerë nga Struga me rrethinë që ka vite që gjenden në Amerrikë dhe kanë zhvilluar mori intrigash rreth Fondit të cilin e udhëheqin me prapavija e intriga spiunimi sipas stilit dhe direktivave që ua jep UDB-a e Strugës ku edhe përpunohen raporte e  letra anonime dërguar nga këta spiuna udbashit Vangjelit, Abdyl Zhutës dhe Hajrush Toskës.Kurse Shkelzen Maliqi i frymëzuar edhe nga kontaktet e tilla sa here që vjen e shkon në Amerrikë, me kthimin e tij në Prishtinë bën disa raporte, analiza etj për intereset e UDB-së dhe Beogradit.

Shqiptarët e Amerrikës kurban ballkanik!…

Konkretisht, kjo ka të bëjë me dëshminë e mia, sepse në shkrimet e mia të kësaj natyre kam zbulua rrjete dhe   kanale informative e agjenturore të spiunazhit të UDB-së jugosllave,  veprimtari të  cilat me vite vepronin dhe  përfundonin jo vetëm  brenda bllokut të  krerëve të mërgatës shqiptare në Perëndim, gjegjësisht në SHBA, por kishte infiltrime edhe Brenda udhëheqjes më të lartë të aparateve të shtetit komunist të Shqipërisë në Tiranë. Sepse, edhe këta të Sigurimit , njëkohësisht ndiqnin dhe survejonin emigrantët me influence andej Oqeanit… Në këtë drejtim dhe në saje të dokumenteve zyrtare janë më se të  qarta  dëshmitë e mia. Sepse edhe Nexhmija, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Ismail Kadare  etj.(  dhe ky i fundit  si ,,toger,,  i   KGB-së ruse, bashkë me të tjerët  ishin në ,,këthetrrat,,  e  UDB-së dhe Sigurimit )!

***

Dhe për të gjitha këto operacione të fshehta të sektorëve për zbulim dhe kundërzbulim si në nivel të SDB republika e krahinore dhe asaj federative kishin hapur disa dosje të veçanta ku grumbulloheshin materiale dhe raporte operative brenda dhe jashtë vendit nga të gjitha meridianët  e globit ku mbuloheshin nga rrjeti agjenturor nën aksionin e koduar “Stuhia ballkanike” etj. Prandaj, mu për këtë u shkruajt edhe libri “Crveni horizonti” (Horizonti i kuq) kurse Milan Obradoviq, një kuadër federativ i UDB-s në Beograd shkroi librin me titul “Tajni frontovi na Kosovo” (Frontet e fshehta në Kosovë), të cilët ruhen nëpër arkivat e UDB-s dhe KOS-it jugosllav për nevoja interne të shërbimeve në fjalë, sidomos kur është nevoja për mënyra dhe përvojë metodash në survejimin e shqiptarëve në shtigjet e errëta të brengës ballkanike udbashiane… Po kështu për një plan afatgjatë operativ në fushën e spiunazhit dhe të kundërspiunazhit jugosllav në këto anale i vë në funksion edhe dy projekte  aksionesh të koduara “Tenis 1” dhe “Tenis 2” në radhët e të cilëve u angazhuan mbi 160 operativistë eminent të SDB-së federative, por merrnin pjesë edhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë nga SDB e republikave dhe krahinat autonome të Jugosllavisë, sepse tanimë me ardhjen e Lluka Banoviqit, pastaj të Franjo Herleviqit, Petar Gracaninit dhe Stane Dollancit, e sidomos pas rënies së Rankoviqit në SDB dhe në radhët e KOS-it ishin bërë disa transformime të reja dhe shkrirje sektorësh, vënie në funksion të disa metodave të tjera më ndryshe, por që nuk dallonin shumë nga ato të mëhershmet, të cilat ishin kryekëput të stilit dhe shablloneve të KGB ruse. Këtu me duhet të përmendi se në krye të Shërbimit për informacion dhe dokumentim, i cili vepronte në analet e diplomacisë jugosllave ishte Maksimilijan Bace me nofken Maksi, gjersa shef i KOS (Kontra obavestajna Sluzba JNA) ishte gjenerali Jefto Shashiq, i cili direkt i referonte Titos. Por kishte edhe një hordhi tjetër e njerezve të rangut më të lartë, disa prej tyre vepronin edhe në stilin e Xhems Bondit, si në filmat ,,007,, etj. Por tejet të bazuar në baza të teorisë së fshehtë dhe të një konspiracioni të paparë, duke bërë edhe sfida kombinimesh operative, plane dhe projekte mahnitëse të një përvoje, njëkohësisht edhe të një tmerri të çuditshëm, psh siç vepronin operativistët e SDB së Shkupit në bashkëpunim me  ata SDB për Kosovë gjatë zhvillimit të aksionit “Kosova trans”, ose të asaj “Kacanicka krisura” apo të asaj “Bugarska vrska”, kur vitet l969-72 mbaheshin në vëzhgim dhe përcjellje të vazhdueshme profesori i drejtësisë në Shkup, Gaber, ku merrja pjesë edhe unë si operativ për përcjellje dhe ndjekje të tij deri në Sofje dhe ca vende të tjera të Bullgarisë… Ose, kemi rasatin rreth ndjekjes së diplomatit shqiptarë Sokrat Plakut nga Beogradi e gjer në Vranjë e përsdjellnin ekipa operativësh nga SDB Federative, në Vranjë e merrnim si objektiv operativistët për ndjekje të SDB nga Maqedonia, dhe vëzhgimi operativ vazhdonte gjer në vendkalimin kufitar Qafë Thënë etj.

VIJON …

——————–

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (3)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 7 Prill 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura