AGRON ISA GJEDIA: ‘FESTA E BYTYÇIT DHE E BYTYÇASVE MBUSHI 15 VJET PA U NDALUR’ (Reportazh)

Tiranë, 14 shtator 2018. Ky manifestim i madh i paparë më parë për sa i përket pjesëmarrësve, vendeve nga vinin dhe organizimit, u realizua më 26 gusht 2018, ku përkoi në kuadër të tetëvjetorit të jetësimit të nismës së kësaj shoqate që “Festa e Plisit të Bardhë”, të shpallet si festë mbarëkombëtare, por edhe shpalljes së vitit 2018 si “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut”, 140 vjetorit të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, si dhe vitit jubilar të dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të cilat rritën përgjegjësinë e organizimit dhe e ngarkuan simbolikën e këtij manifestimi.
15 vjetori i “Festës së Bytyçit e emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë” si një nismë për tu shpallur festë mbarëkombëtare, suksesin kryesor e shënoi ketë radhë më mirë se asnjë herë tjetër. Shërbeu si një festë e përbashkimit etnik shqiptar, ku morën pjesë, jo vetëm nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, por edhe nga Tutina, Novi-Pazari, Sanxhaku, Medvegja, Bujanovci, Presheva, mbarë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, por edhe Diaspora dhe emigrantët shqiptar nga vende të ndryshme të botës.
Si një ogur i mbarë dhe fillimi i punës për ditën e mbajtjes së manifestimit, ishte edhe intervista, që ma morën përmes telefonit që në orën 07:30, nga “Radio Kosova” në Kosovë.

Ndonëse nga sinoptikanët ishte paralajmëruar një ditë më shi, ashtu sikurse edhe ndodhi në të vërtetë, dalëngadalë vendi i manifestimit u mbush plotë e përplotë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare, brenda dhe jashtë kufirit administrativ, të kësaj pjese ose më me pak se sa çerekpjesë që quhet Shqipëri.
Atë ditë ra në sy dukshëm ajo se, gjumin e kryeqytetit dhe radhën e parë të karvanit në sheshnisjen e teleferikut për në Dajt, ku edhe mbahej manifestimi e prishën dhe i paraprinë në një mënyrë mirë të organizuar të ardhurit e shumtë, nga Presheva, Bujanovci, Medvegja, Novi-Pazari, Tutina e Sanxhaku të cilët zunë të parët “sheshbetejën” e asaj ditë.
Më ketë rast angazhimi i vëllezërve dhe motrave tona, të cilët vinin nga trojet etnike shqiptare, nën okupimin serb, ishte një fakt domethënës i cili duhet t’i bëjë me turp dembelët dhe mendjemëdhenjët mediokër (mungesa e të cilëve nuk u ndie, por i munguan dëshirës sonë, që të ishim të gjithë së bashku), të cilët kanë pasur mundësi, por që ose dolën vonë ose përtuan për të dalë në një pikë takimi të përbashkët, për tu shmallur me njëri-tjetrin e kryesisht me ata me të cilët nuk janë parë prej vitesh, por edhe për të shënuar kujtime të papërsëritshme.
Duke i qëndruar kësaj pike shtojmë se, jo vetëm se këta vëllezër dhe motra artistë dhe jo vetëm që vinin nga tokat e largëta shqiptare nën Serbi, i dhanë ngjyra dhe ritëm krejt tjetër aktivitetit të asaj dite manifestimi, por shërbyen dhe do të shërbejnë si një shembull, për tu ndjekur dhe një shpresë e gjallë se ata kanë kontribuar dhe do të kontribojnë për prosperimin e jetës shoqërore në vendin e tyre.
Është për tu theksuar se vëllezërit dhe motat tona të tokave të pushtuara, jo vetëm në Dajt gjatë manifestimit të asajë ditë, por edhe gjatë rrugëkalimit për këtu, në çdo vendpushim kishin krijuar atmosferën festive, gjë e cila ngjall besim dhe optimizmin, që edhe pse nën shtypje, ai popull atje, ka forca dhe energji, për vijimin dhe begatimin e jetës shoqërore në ato treva të cilat akoma rëndojnë nën shtypjen racionale të shkaut dhe do rrisin dëshirën për tu ngulitur mirë në ato troje të tyre shqiptare.

Në atë ditë binte në sy që në mëngjes, se krahas haresë festive që shoqëronte manifestuesit edhe prezentimi i gjithsecilit, ishte i “detyrueshëm” pranë sporteleve të teleferikut, për të marrë benifitin, duke sqaruar se: Jemi për festën e Bytyçit”, pasi drejtoresha e tij znj. Migena Malo, një mike e nderuar e kësaj shoqatë dhe kontributore e vazhdueshme për aktivitetet e saj, kishte urdhëruar që vetëm për këtë ditë, dhe pikërisht pë rata që vinn për manifestimin, bileta të ishte më 60 %, ulje ose vetëm në masën 400 lekë vajtje-ardhje.
Nga ana e shoqatës, me qëllim që të ishin në rregull më protokollin, ishte bëër kujdes që të thirreshin persona dhe personalitete nga pushteti vendor dhe qëndror pa dallime politike, nga forcat politike kryesore, por me sa duket nga ana e tyre e kanë hetuar se ky aktivitet nuk ishte “një kazan politik”, dhe si e tillë nuk kanë se çfarë të përfitonin politikisht, se për përfitime kombëtare as që u’bie mendja, dhe me atë qëndrim të tyrin na kursyan, duke na mundësuar që veprimtaria të zhvillohet bio shqiptare, e sado-kudo e pa kontominuar politikisht.
Gjithçka për ketë ditë të veçantë manifestive ishte e sajuar në ambientet e teleferikut, e pikërisht në Parkun Turistik të Dajtit, në një lëndinë të bukur, rrethuar më drurë të lartë, që bënin hije, pikërisht aty ku edhe ishte vendi i manifestimit, në të cilin prej tre vitesh e vazhdon këtë veprimtari, çdo vit të dielën e fundit të muajit gusht.
Në atë pjesëmarrje të zgjeruar njerëzish, të cilët kishin ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, binin në sy Bytyçasit dhe Bytyçaset, të cilët ishin dhe shërbyan si nikoqirë të mirë gjatë manifestimit të organizuar me rastin e 15 vjetorit të “Festës së Bytyçit”, të cilët u përkujdesën për njerëzit më jabanxhi që ishin pjesë e këtij manifestimi madhështor.
Por më së shumti binin në sy të gjithë ata Bytyças, që për ketë ditë të shënuar kishin ardhur enkas më kapuçin e bardhë, sikurse ishin: 1)-Ali Rrustem Mulaj, i Kepenekut, 2)-Isa Ozmani Hajdaraj i Kamit, 3)-Binak Alia Sadikaj i Kepenekut, 4)-Besnik Brahim Ahmetaj i Kepenekut, 5)-Murat Salih Neza i Leniqit, 6)-Çaush Qazim Rexha i Bregut të Viliqit, 7)-Emri Hamit Nezaj i Leniqit, 8)-Gëzim Elezi Imeraj i Pacit, 8)-Shkelqim Hysni Hajdarmata i Zogajve, 9)-Isuf Isa Hajdaraj i Kamit, e shumë e shumë të tjerë, burra e gra.
Por edhe Bytyçasit tanë që kishin ardhur nga Kosova, sikurse ishin: Sahit Bytyçi, Pejë, Nexhat Bytyçi, Prizren, Xhaferr Bytyçi, Rahovec, Jusuf Bytyçi, Shkozë-Malishevë, Tom Kajtazi, Hil Gjovlekaj e Zef Kajtazi nga Zymi i Hasit-Prizren.
Në vendin e përcaktuar, ishin bërë përpjekje që ambienti të ishte i kuruar më kujdes, përmes një dekorimi më flamuj kombëtar shqiptar, por edhe të Kosovës, kurse në ballë të lëndinës, në faqen e godinës së teleferikut ishin vendosur disa banderola të shkruara me dedikime për ketë festë, anash te të cilave rrinte flamuri kombëtar, për herë të parë edhe ai Shoqatës “Bytyçi”.
Përkujdesjen e kësaj pjese e kishte marrë përsipër dhe e realizoi me sukses Shkelqim Hajdarmataj.
Ato bandera një pjesë e mirë e të cilave afishoheshin për herë të parë edhe pse nuk “bzanin” me të madhe, flisnin qartë përmes përmbajtjes së tyre më të gjithë pjesëmarrësit e atij manifestimi, dhe jo vetëm më ta, por edhe me kamerat televizive dhe teleshikuesit e shumtë, që patën rastin për ta përcjellur manifestimin nga mbarë globi, ku ne do shpreheshim disa qëndrime koherente, promovuese dhe shqetësuese për shoqatën.
Duhet theksuar se përmbajtja e banderolave tregonte, jo vetëm disa nga prioritetet e punës e kësaj shoqate, por dhe përcaktonte disa nga mesazhet e saj, të cilat ajo kishte preferuar dhe shfrytëzuar mundësinë, që të ia përcillte pjesëmarrësve, duke i bërë publike, por jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për opinjonin e gjerë, përmes mediave televizive dhe atyre të shkruara.
Në ato banderola me madhësi të konsiderueshme, ku binte në sy ajo që uronte 15 vjetorin e “Festës së Bytyçit”, përmbajtja e të cilës ishte:
Urime për Festën dhe e gëzofshi atë për jetë e mote! “Festa e Bytyçit”, e emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë”, si një nismë për t’u shpallur Festë Mbarëkombëtare Shqiptare, sot i mbushi 15 vite, duke formuar një traditë”, përmes të cilës përcillej mesazhi se bytyçasit dinë të jenë shembull në çdo aspekt të jetës, personal, familjar dhe shoqëror, qasje të cilat dinë t’i kurorzojnë edhe më festa.

Pas asaj që ishte banderola kryesorë e këtij 15 vjetori festiv dhe manifestiv, vinte ajo që shoqëron prej vitesh festën e Bytyçasve, sikurse është banderola më përmbajtje: “Festa e Plisit të bardhë si një nismë për tu shpallur festë mbarkombetarë”, një festë përmes të cilës kërkohet të unifikohet qëndrimi rreth një simboli tejet të lashtë dhe domethënës, sikurse është plisi (kapuçi) i bardhë, vula jonë e lashtësisë, tapia e trojeve etnikë shqiptarë, sinori i stërlashtë i historisë së këtij populli në trojet e veta në ketë Gadishull Ilirik.
Jo vetëm përmes asaj që është në përmbajtjen e një banderi tjetër ku thuhet se: “Bytyçi në festë, takim brezash, pasimi dhe pasurimi i traditave më të mira të popullit tonë në brezat e rinjë dhe ata qe do vinë”, është bërë moto që më punën e kontributin e gjithsecilit, traditat të transmetohen në brezat e rinjë dhe ata që do vinë, vlerat më të arrira dhe të konsoliduara të Bytyçasve, sikurse ka qënë dhe është sojnia, një tipar me përmbajtje universale vlerash njerëzore.
Kurse banderi tjetër me përmbajtje: “Të ruajmë bjeshkët e bekuara të Malësisë së Gjakovës, larg duart nga Sylbica, kërkojmë çbetonizimin e tyre”, përcjell një shqetësim i cili është mëse evident në ato anë, ku barbaret nën bekimin e pushtetarëve, po e shkatërrojnë virgjërinë e atyre bjeshkëve dhe po bëjnë betonizimin dhe abondonimin e tyre.
Për ato bjeshkë, pushteti vendor po i trajton si pre të tyren, për të bërë lëshime dhe favore, duke bërë syrin qorr dhe veshët shurdh, kurse pushteti qëndror i ka nxjerr ato jashtë autoritetit të vet dhe nuk e di nëse ato ekzistojnë apo jo.
Ato bjeshkë epikë të cilat i kanë dhënë dhe i japin Malësisë së Gjakovës një madhështi të admirueshmë për çdo kënd, janë turistët që vinë nga vende të huaja, që kanë shtuar interesin për to, por ka qënë dhe është akoma “virgjeria” që ka ngjall dhe ngjall interes për to, duke i kthyer nga Bjeshkë të mallkuara (nëmura) në bjeshkë të bekuara dhe pikërisht kundër asaj kanë ngritur dorë më të madhe keqbërësit.
Kurse një banderolë tjetër ishte e afishuar me prmbajtjen e saj kështu: “Mjalti i trumzës Zogaj Bytyç, ma i miri në këtë tokë, vlerësuar ndërkombëtarisht”, sjell në vemendje një fakt të harruar, qe do të nxisë interesin për ketë produkt të pakonkurueshëm si dhe të tërheqin vemendjen e të gjithë atyre të cilët nuk e dinë ketë fakt.
Këto ishin edhe prezentimet e para të cilat ranë në sytë e çdo pjesëmarrësi, por edhe si interesa të shoqatës, për të cilat do të ndikojë pozitivisht.
Të kushtëzuar nga oraret e teleferikut, hapja u’bë pak më vonë se sa orari i përcaktuar dhe ketë e bëri moderatorja e kësaj veprimtarie, bytyçesja Nafie Salihaj, e cila para të gjithë pjesëmarrësve dhe para kamerave për teleshikuesve kumtoi:
Të dashur pjesëmarës, të nderuar teleshikues, po çelim 15-vjetorin e “Festës së Bytyçit”, të emertuat “Festa e Plisit të Bardhë”, këtu nën gjelbërimin dhe hijeshinë e Malit të Dajtit. Kanë ardhur sot këtu nga të gjitha trevat, ku shtrihet Kombi Shqipëtar dhe për t’i përshendetur ftojmë pikërisht atë të cilin na e bëri të mundur këtë takim, kryetarin e Shoqatës “Bytyçi” z. Agron Gjedia, i cili nuk reshti së ngrituri vlerat vendit të tij, i cili për 15 vite me nje punë të jashtëzakonshme arriti që kësaj feste t’i japë vlera mbarëkombëtare.
Ne emër të shoqatës “Bytyçi”, përshendeti Kryetari i Shoqatës “Bytyçi”, z. Agron Isa Gjedia, duke falenderuar pjesëmarrësit që kishin ardhur në ketë manifestim nga Tutina, Sanxhaku, Novi-Pazari, Medvegja, Bujanovci, Presheva, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Çameria dhe Diaspora. U fol për ecurinë në ngritje dhe zgjerim të kësaj festë, rëndësinë e saj sin ë përmbajtje dhe në emërtim, falenderoi gjithë kontributorët që kanë mundësuar realizimin e këtij takimi dhe manifestimi më sukses në këto 15 vite.
Në mënyrë të shprehur falenderoi birin e asaj krahinë z. Ram Ali Geci i cili ka shtruar në emër të Bytyçit në çdo rast sofren e tij bujare, për të gjithë mysafirët e largët dhe jo vetëm, duke nderuar vetën, shoqatën dhe krahinën nga vimë. Po ashtu falenderoi edhe z. Kadri Morina, filantropist i shquar i cili ka kontribuar që “festës së Plisit të bardhë” t’i vihet kurora e bardhë, duke siguruar plisa për pjesëmarrësit. Po ashtu në mënyrë të shprehur u’falenderua edhe Migena Malo, pronare e teleferikut, mike e nderuar e kësaj shoqatë e cila në vazhdimsi ka kontribuar, më lehtësi dhe ndihmen e dhënë, për lëvizje dhe akomodim, që shoqata të mbajë dhe zhvillojë aktivitetet e veta më nivel sa më të lartë.
Me pas e mori fjalën dhe përshëndeti përzemërsisht, z. Kadri Morina, Presidenti i Kompanisë së Sigurimeve “EUROSIG” i cili vlerësoj lart aktivitetin dhe nismen e shoqatës “Bytyçi”, që “Festa e Plisit të Bardhë”, shumë shpejt do të bëhet një festë mbarëkombëtare. Foli për rëndësinë që ka plisi, jo vetëm për Bytyçasit dhe malësorët në pergjithësi, por për të gjithë shqiptarët anëkënd kudo ku ata janë.
Ka nderuar më pjesëmarrjën e tij dhe përshendeti edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Syl Ukshini, fjala e të cilit u’prit me mjaft interes.
Po ashtu në fillim të veprimtarive përshendetën edhe z. Dritan Seko, Kryetari i Shoqata “Çameria”, Tiranë, si dhe z. Lulzim Shehu, Kryetari i Shoqates Demokratike Çameria pranë Republikës së Çamerisë e cila është më qëndrim në egzil.
Në atë festë morën pjesë dhe u përfaqësuan disa shoqata simotra nga Shqipëria dhe vende të tjera të viseve shqiptare sikurse ishin:
1- Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, më drejtues Xhemaledin Saliu, 2)- Unioni Artistik i Kombit Shqiptar i përfaqësuar nga Presidënti i ati unioni, z. Azgan Haklaj, 3-Shoqata Çamëria e perfaqësuar nga z. Dritan Seko, 4)-ËPS Albania Gratë në Shërbim Publik me drejtuese Mimoza Hajdarmataj, ish-Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, që iu bashkuat kësaj feste të “Plisit të Bardhë”, 5)-“Aleanca Qytetarë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, me drejtues Prof. dr. Sazan Guri, 6)- Shoqatës Demokratike Çamëria pranë Republikës së Çamërisë, e cila është më qëndrim në egzil, 7)-Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare, me Drejtor të Përgjithshëm Dr. Minella Kureta, 8)-Qendra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë. Marcel Laçaj, 9)-Shoqata “Toka” e përfaqësuar nga Catherine Bohne, 10)-Qendistari “Zyberi”, Artizana Vau i Dej, Meliha Zyberaj punime qendisje tezgjahu punime dore, 11)-Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”, me president znj. Zamira Korançe.
Por ajo mori njerëzish të cilët vinin ngado për të festuar së bashku, pati në përbërje të saj edhe personalitete të ndryshme, të cilët kishin ardhur nga Shqipëria dhe Kosova, sikurse ishin: -Syl Ukshini, Ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, -Islam Lauka, ishë / Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, -Kadri Morina, President i EUROSIG, -Kujtim Morina, ish/ Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kuvajt, -Profesor, Dr. Sazan Guri, President i “Aleanca Qytetarë për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare”, -Mimoza Hajdarmataj, ish-Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, -Nexhat Çoçja hulumtues-etnolog-Prizren, profesori i mirënjohur nga Kosova, z. Besim Muhadri, profesori i nderuar z. Besim Cengu me origjinë nga Kukësi, por që jeton dhe punon drejtor i shkollës 9 vjeçare “Musine Kokalari” në Tiranë, profesor Xhemaledin Saliu, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, profesor Rexhep Abazi, Ambasador i Paqes, nga Banja e Siarines, Medvegjë,- studiuesit e mirënjohur Frrok Kristaj dhe Nikoll Kerhanaj, nga Zymi i Hasit-Prizren, studiuesja e mirënjohur e historisë së popullit tonë, Elena Kocaqi, poetja Migena Arllati nga Gjakovë, profesorja dhe studiuesja Dr. Rovena Vata, që punon pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, Dr.-Muhamet Rugova Gjakovë, Aziz Bytyqi, Themelues i Shoqatës “Çamëria” dhe njeri ndër themeluesit e BSHSHSH, N. Kryetar nivel të Kosovës i Shoqatës “Çamëria”, Ndue Dodaj, ushtarak karriere, e shumë e shumë emra dhe personalitete të kombit shqiptar dhe jo vetëm na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë manifestim.

Binte në sy për ata që e njohin se nga Gjermania, ku jeton prej vitesh, kishte ardhur për të marrë pjesë në manifestim dhe në poetekë edhe Faridin Tafallari, veprimtar i orëve të para dhe pa u ndalur ndonjëherë për çështjen kombëtarë, nga Struzh e Kosovës, bashkëveprimtar i Jusuf Gervallës dhe Kadri Zekës, autor i 7 veprave të gjitha kushtuar veprimtarisë për çështjen kombëtare në diasporë.
Në ketë manifestim të përvitshëm të organizuar nga Shoqata “Bytyçi”, çdo herë e më shumë po e gjejnë vetën në atë vend dhe ambient të përshtatshëm për të deputuar, shoqëri të ndryshme artistike nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Prshevës, por edhe nga Mali i Zi.
Ketë vit ishin pjesëmarrës: 1)-Grupi i Vallëtarëve i SHKASH “Shqiponjat” nga Bujanoci, ku luajten valle burimore të Luginës së Presheves 2)-SHKA “Zëri i Llapushës” Carrallukë- Malishevë, me drejtues artistik z. Jakup Krasniqi, 3)-Prezantim dinjitoz i Shoqëria Kulturore Artistike “ANADRINI” Rahovec, Kosovë, në festën e plisit të bardhë në Tiranë, nën drejtimin e z. Xhafer Bytyqi, 4)-Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, me President Azgan Haklaj 5)-Shoqata Kulturore Artistike “Ardhmeria” e Gjakovës, më drejtor të saj z. Egzon Ademaj, kurse udhëheqës artistik z. Muhamet Rugova.
Nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe grupi më i veçantë dhe simpatik i kësaj veprimtarie, treshja e artistëve të vegjël, dy motra dhe vëllai i tyrë i vogël, Klea, Ana dhe Andi Rrapaj, të cilet jo vetëm që kanë marrë me pasion rrugën e artit, por kishin ditë që pregaditeshin seriozisht për këtë eveniment, duke përcjell realizimet e tyre edhe përmes internetit, të cilat shërbyen edhe si shembull mobilizimi.
Aq seriozisht e kishin marrë përgatitjen e grupit në fjalë, saqë tre ata formonin një treshe funksionale, tejet të realizuar, ku nën tingujt e daullës të cilës i binte Andi Rrapi, vetëm se pesë vjeçar, kërcenin më ritem e përformancë të admirueshme dy motrat e tij Klea Rrapi nëntë vjeçare dhe Ana Rrapi, gjashtë vjeçare. Edhe në Dajt angazhimi i tyre ishte aktiv dhe ranë në sy për një angazhim aktiv dhe serioz për atë ditë.
Duhet theksuar jo pa humor dhe po ashtu jo pa seriozitetin e duhur se niveli i keti tupanxhiu të vogël i cili luantë në tupanin e ti plot art, u’bë një “kercenim serioz” për veteranin e aktiviteteve të kesai shoqatë, tupanxhiun e mirënjohur Sokol Mustafa.
Ka ardhur një moment që ky manifestim po merr karakterin e një festivali mbarëkombëtar, në të cilin janë manifestuar vlerat kulturore dhe artistike të traditave më të mira të zonave dhe trevave të ndryshme shqiptare të Gadishullit Ilirik.
Duhet vlerësuar në mënyrë të veçantë ketë veprimtari, sepse në një ditë të vetme, më përkushtim u arrit që të realizoheshin paralel, jo më pak se sa katër veprimtari më përmasa mbarëkombëtare, sikurse ishin:
Vetë 15 vjetori i “Festa e Bytyçit”, emërtuar si: “Festa e Plisit të Bardhë”, si një nismë për tu shpallur festë mbarëkombëtare, në të cilën morën pjesë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Po ashtu nga Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”, një strukturë e specializuar e kësaj shoqatë u finalizue konkursi mbarëkombëtar me krijimtari poetike kushtuar heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Tematikë kjo e përzgjedhur posaçërisht, në kuadër të vitit jubile të Heroit tonë Kombëtar.
Dhe po ashtu vetëvetishëm u realizue edhe një minifestival më pjesëmarrjën e shumë këngëtarëve dhe grupeve artistike nga Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Lugina e Preshevës si dhe Mali i Zi.
Por më një rëndësi të veçantë ishin edhe çmimet, titujt, çertifikatat, mirënjohjet, mirënohjet speciale të cilat ishin dedikuar personave dhe personaliteteve, shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme, jo vetëm të shoqatës “Bytyçi”, në Shqipëri dhe Kosovë, por pa kufizim nga të gjitha viset shqiptare dhe Diaspora, të të gjithë atyrë që janë pikasur dhe vlerësuar nga kjo shoqatë për kontribute të dalluara më rëndësi shoqërore, e kombëtare, lidhur me traditën, kulturën, artin, historinë, shkencën, aktivitete shoqërore etj.
Por i një rëndësie të veçantë, është edhe një projekt i parashikuar prej kohësh, por qe është lënë në një pauzë të përkohshmë për arsye të ngarkesës më veprimtaritë e tjera, tashmë më të realizuara.
Ky projekt është thirrja qe do bëhet për pjesëmarrje me punime të ndryshme hulumtuese, studimore dhe shkencore në sesionin shkencore me temën bosht të tij: “Plisi i bardhë, emblema hynjore e shqiptarisë, elementi identitar kombetarë shqipetarë, vula jonë e lashtësisë, tapia e shtrirjes se kesaj etnie ne gadishullin Ilirik që nga thellësitë e shekujve, njesia simbol e ruajtjes se traditave tonë më të mira”.
Nuk mundëm të lëmë pa kaluar si në një skanër aq sa është e mundur në një reportazh, kontributin e pa shpërblyer materialisht, përpos mirënjohjes dhe kënaqësive që u dhuruan pjesëmarrësit, për të gjithë artistët të cilët e begatuan atë festë të Plisit të Bardhë.
Veprimtaritë artistike i hapi këngëtari i mirënjohur dhe melodiozi krahinës së Bytyçit, Abedin Zenuni, për të vijuar me këngëtaret e mirënjohur dhe të preferuar për pjesëmarrësit, -Arif Dusha,-Perlat Shiqeri,-Lindita Gjoka,-Elma Halili,-Vitore Rusha,-Llesh Gjin Prenga e Gjin Llesh Prenga,-Nikolin Perpali,-Hatixhe Lushi,-Shkelqim Beshiri, Berat, Ardena Gjonbalaj, Mali i Zi.
Për herë të parë vintë në takimet tona artistja e merituar e trevave Shqiptare, znj. Vitore Rusha, kurse Elma Halili ka përcjellë një emocion dhe atmosferë të jashtzakonshme me “Vallja Tropojane”. Hatixhe Lushi, këngëtarja e ansamblit të këngëve dhe valleve popullore, e disata herë mysafire në festen tonë, përshendeti të pranishmit me këngën “Kur bjen fyelli dhe çiftelia”. Hysni Hoxha, bilbili i këngës së Librazhdit më këngën “Dasma e Madhe”. Shkelqim Beshiri nga Berati erdhi me një këngë për Beratin. Më pas Nikolin Përpali me këngen “Lulja përmbi gurë”, e cila i dha gjallëri një dinamik të veçantë dhe atmosferë manifestimit.
Po ashtu i përshendeten të pranishmit vëllezërit tanë të një gjaku, nga Malisheva e Kosovës, Shaban Bytyçi dhe Nuhi Dobruna me këngën: “Kush e hoqi gurin”, kurse Florinda Dobruna deputoi më këngën: “Dola me shetit në baçe”, si dhe u interpretuan më virtuozitet “Valle e Tropojës”, nga vajzat e talentuara të Llapushës.
– Kurse Shoqata kulturore artistike “Anadrini” erdhi në ketë manifestim me këngën: “Jemi Shqipe” të kënduar nga Baki Xhaferi dhe kolazh i valleve me motive të trevave të ndryshme Shqiptare, vallëzuar nga grupi i valleve të kësaj shoqërie.
-Për sa i përket pjesëmarrjes së Preshevës me një grup të plotë artistik, nga kryetari i shoqatës “Bytyçi”, u’vu “vetoja” e tij, që pavarësisht ngarkesës dhe radhës, që prisnin për interpretim, nga ana e tij u kërkua, që programi i përgatitur nga ana e tyre enkas për ketë manifestim të jepej i plotë ashtu sikurse edhe ndodhi në të vertetë, program i cili ishte me larmishmëri dhe më një nivel të lartë artistik, përmes të cilit u përcollën emocione të veçanta tek të gjithë pjesëmarrësit.
Ai program i pasur artistik i dhënë nga SHKA e Luginës së Preshevës, filloi me recitimin e shkëlqyeshëm e bëri Samir Maliqi të Poemës për Preshevën.

-Kurse grupi muzikor i këngëtarit Shaban Aliu dhe djemve të tij: Shkodran dhe Gentian Aliu, me një virtuozitet të rrallë luajtën me violinë këngën e njohur të Nexhmije Pagarushës: “Baresha”, ndërsa këngë burimore të Luginës së Preshevës këndoi shumë bukur Shaban Aliu: “O djali i gemit”, “Kur pata një lule të bukur” dhe “Besën që ma dhe”, të përcjellje me violinë nga Shkodran dhe Gentian Aliut.
-Po ashtu një melodi baritore e luajti me fyell Rexhep Abazi nga Medvegja.
-Grupi i burrave i SHKASH “Shqiponjat” nga Bujanoci luajti në një vijimsi të pandalur, “ vallet e burrave të Luginës së Preshevës”, “Vallen e Preshevës”, “Vallen Dimke”, “Dimke”, “Vallen e Miratocit” dhe “Vallen e Moravës”.
-Grupi i Vajzave të kësaj shoqërie luajti një pjesë të Natës së Kanaxheçit/vuarja e kanës së nuses/, ndërsa solo këndoi kengetarja e talentuar Merita Sulimani, e cila me zërin e sai të ëmbel e karakteristik e bëri publikun për vetë.
-Grupi i përzier i vallëtarëve luajti vallen: “Hajde, hajde halla maloke”, të cilës iu bashkangjitën duke u shkrir në një edhe publiku prezent në festë.
-Përcjelljen e valleve e bënë grupi i surleve të luajtura nga Dilaver Limani e Ali Halimi dhe daulle Burhan Alili.
Biles ishte vallja e fundit plot ritëm që luhej nga ansambli i Preshevës, kur filloi për herë të dytë një shi i furishëm i cili i ndërpreu veprimtaritë në natyrë, për të vazhduar në mënyrë spontane ne ambiëentet e teleferikut.
Theksoim se me par se sa të fillonte të binte shi për herë të dytë gjatë manifestimit, ishin regjistruar per të marrë fjalën, Catherine Bohne, kryetare e shoqata “Toka”.
Po ashtu më pas saj do vijohej me interpretimin e këngës “Tumankuqja” dhe “Hiq kadale vallen o” nga grupi i Çamërisë, për të vijuar me interpretimin e një kënge të një këngëtarje të re por të afirmuar, e cila vinte nga Mali i Zi, e cila quhet Ardena Gjonbalaj.
– Gjithashtu mbeti pa realizuar interpretimin e tij edhe Hetem Matoshi nga Kamenica e Kosovës “Ti bashkojmë trojet në një Shqipni Etnike”, i cili është për herë të dytë në manifestimet e kësaj shoqatë. Pa interpretuar në natyrë vallet e programuara mbeti edhe ansambli “Ardhmëria”, Gjakovë, por atë defiçit e kompensoi, duke luajtur në ambientet e mbyllura të teleferikut.
Po më atë ritem që kishte nisur, veprimtaritë do vazhdonin për gjatë gjithë ditës, deri në të ngrysur, por edhe ato që u realizuan ishin në limitet e kënaqshme.
Gjitha ato veprimtari artistike nuk mund të presupozohen të suksesshme pa kontributin e dixheistit e fonistit Shkelzen Geci, i cili më porosi të Kryetarit të Bashkisë Tropojë, z. Besnik Dusha, të cilin e falenderoim ka ardhur enkas nga B. Curri për të kontribuar në mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie, duke vënë në dispozicion kohën, mjetet dhe koston përkatëse.
Jo vetëm kaq, por edhe pse vijoi të binte shi, i cili ja rrezikonte teknikën, ai u’përpoq me masa rrethanore, për të bërë të mundur vijimin pa ndërprerë të kësaj veprimtarie. E ndiente vetën të plotësuar, që ju dha rasti për të kontribuar për Bytyçasit e Bytyçin, ku ai kishte lindur dhe ishte rritur dhe e ndiente veten një Bytyças të devotshëm pavarëëisht origjinës se tij. Cilësinë e veprimtarisë e shtoi edhe kontributi i muzikantit të talentuar Bujar Kurti, i cili kontriboi me përkushtim me organon e tij.
Por krahas veprimtarive që u mbajtën gjatë manifestimeve në natyrë, një tjetër veprimtari me përmasa mbarëkombëtare, paralelisht në atë ditë, në disa ambiente të tjera të “Teleferikut”, në një sallë të përshtatshme, u realizue më sukses të plotë edicioni i tretë i konkurimit mbarëkombëtar më krijimtari në vargje, më temë për Heroin tonë Legjendar, Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu.
Kjo veprimtari u organizua nga Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”, si një strukturë e specializuar e kësaj shoqatë. Morën pjesë me krijimet e tyre në vargje, poet/e nga të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë administrative, të cilat ju nënshtruan një vlerësimi nga një juri më përfaqësim mbarëkombëtar e integritet moral dhe profesional.
→ Juria e nderuar, përbëhej nga:
Prof. Migena Arllati, Kosovë – Kryetare e juriesë,
Znjsh. Xhane Imeraj, Sekretare e jurisë,
Prof. Anton Papleka, Anëtar nderi i jurisë,
Prof. Nehat Ramizi, Lugina e Presheves, Anëtar i jurisë,
Dr. Rovena Vata, Shqipëri, Anëtare e jurisë.
Të ftuar për të qenë pjesë të juris, si anëtar të saj, ishin edhe z. Nikollë Berisha nga Mali i Zi, si dhe Rami Kamberi, nga Maqedonia, të cilët për arsyet e tyre të ndryshme nuk munden të ishin të pranishëm në këtë veprimtari.
Më poshtë do shpalosen njëri pas tjetrit çmimet e fituara në këtë konkurim, në mënyrë konkrete dhe simbolike dua të them, pasi fitues mund dhe duhet të ndjehen të gjithë. Evente të tilla, dhurojnë shumë nga ana artistike dhe letrare, pa përmendur këtu shoqërore, ku kushdo mund të marrë më të miren e emocioneve dhe vlerave të atyre momenteve.
ÇMIMET:
• Çmimet për poezinë – kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu
→ Çmimi i parë: “Biri i Gjonit , ati Gjonit” me autor poetin Albi Lushi.
→ Çmimi i dytë: “Kronisti” me autor poetin Anton Marku.
→ Çmimi i tretë: “Pergamenet që Gjergji ia çeli përjetësisë” me autore poten Kozeta Zavalani.
• Çmimet për poemën – kushtuar Heroit tone Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
→ Çmimi i parë: “Porosi nga Skënderbeu” me autor poeti Shkëzen Zalli.
→ Çmimi i dytë: “Mirëmëngjes Imzot” me autor poetin Adem Zapllusha.
• Çmimet inkurajuese:
→ “Dhimbje Kujtimi” me autor poetin Sejdi Berisha.
→ “Heroit tonë Kombëtar, mos mi vishni petk Fetar” me autore poeten Zyra Ahmetaj.
→ “Unë e kam kohë në çdo kohë” me autor poetin Maxhun Osmanaj.
→ “Flas me Gjergj-Skënderin” me autor poetin Shefqet Dinaj.

Gjatë asaj veprimtarie, në praninë e shumë poetëve u mbajt edhe ora poetike me recitime nga krijimtaria e disa poeteve pjesëmarrës në atë veprimtari.
Po ashtu Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” ofroji falas për të gjithë të pranishmit librin poetik “Plisi i vargut tim” i sponsorizuar nga bytyçasi z. Alfred Shaban Lahukaj.
Kjo ditë manifestive pati edhe disa risi, sepse ketë ditë, jo vetëm se u prezentua numri i radhës së gazetës “Bytyçi”, por ashtu u’prezentuan për herë të parë edhe dy libra të cilat i përkisnin fondit të kësaj shoqate.
1)-Doli numri 15 i Gazetës ‘Bytyçi”, redaktuar nga Rovena Vata, e cila binte në sy për pasurinë e rubrikave dhe të lëndës së saj të shkruar, por edhe për editorialin “Ankëndi i trojeve etnike shqiptare”, shkruar nga Agron Isa Gjedia.
Ky editorial deri tani është ribotuar në disa portuale e gazeta elektronikë sikurse janë: “Bota Sot” 28.8.2018, “Zemra Shqiptare”, 28.8.2018, “Limit.al”, 28 Gusht 2019, “Time.al”, 28.8.2018, “Fjala e Lirë”, 29.8.2018, “V/VOAL (Voice of Albanians)”, 29 Gusht 2018, etj.
Ky numër gazetë u financue nga Gëzim Elezi i Pacit, djali nga Bytyçi, emigrant prej vitesh në Amerikë, i cili sikurse edhe radhë tjetër vjen me plot optimizëm dhe mall për vendin dhe njerëzit dhe kërkon më insistim se ku duhet të kontribojë, për realizimin me sa më shumë sukses të festës së Bytyçit, që ajo të jetë sa më dinjitoze dhe përfaqësuese.
Por në ketë 15 vjetor të festës së “Bytyçit”, emërtuar si “Festa e Plisit të Bardhë”, dolen enkas disa botime të cilat lidhen më ketë temë dhe të tjera që priten për të dalë.
Ato ishin: Libri 1)-“Plisi i bardhë emblemë hynjorë e shqiptarisë”, (Parashtresa, trajtesa, vështrime), Fondi i Shoqatës Mbarëkombetarë “Bytyçi”, Tirënë-Prizrën , me autor Agron Isa Gjedia, Tiranë 2018, 2)-“Plisi i vargut tim”, (poezi, himne dhe poema), Fondi i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren , botuar nën kujdesin e kryetarit të saj Agron Isa Gjedia, Tiranë 2018, sponsorizuar nga biri i krahinës së Bytyçit Alfred Shaban Lauka. Si dhe një libërth i vogël xhepi, 3)-“Plisi i Kosovarit dhe takia e Myzeqarit, oguret e bardhë të njerëzimit”, Pr. dr.Sazan Guri.
Fenomen mbarëkombëtar është fakti se kultura dhe arti, kultivimi i traditës dhe inisiativat privatë apo grupore, jo vetëm se nuk përkrahën, por edhe xhelozohen për tu penguar ato. Një përkrahje të tillë nuk e gjen, as nga pushteti qendror dhe as ai vendor, të cilët duke qenë se janë defiçit, në të tilla angazhime, e kanë “qyl”, të përkrahin angazhimet dhe kontributet e shoqërisë civile, por kjo prj dekadash nuk po ndodh që të këtë mbështetje.
Fenomenin e mospërkrahjes së inisiativave të shoqërisë civile për traditat, kulturën dhe artin e kam vërejtur gjithandej, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, e aq më keq në Luginën e Preshevës, e cila është nën regjimin sllav të Serbisë e megjithatë atje, po bëhet një punë e shkëlqyr, vetëm dhe vetëm më vetëkontributin e tyrë patriotik, një rastë ky i cili është për tu marr shembull edhe nga viset e tjera shqiptare.
Kjo u vërejt dukshëm edhe ketë radhë, kur me një kërkesë drejtuar bashkisë Tiranë, se paku kërkuam mbështetjen logjistike të saj, por as që e vunë ujtë në zjarr për tu përgjigjur kësaj kërkesë, pa le Ministria e Kulturës apo ndokush tjetër.
Një kontribut më vlera të patjetërsueshme ka dhënë edhe Azgan Haklaj, President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, i cili që në fillim pa pretesë dhe medyshje u tregua i gatshëm për të kontribuar në kurorzimin me sukses të 15 vjetorit të “Festës së Bytyçit”, duke thirrur miqtë e tij këngëtar, trupat televizive edhe angazhimin me përkushtim për mbarëvajtjen e veprimtarive të asaj ditë.
E gjithë veprimtaria u përcoll në një mënyrë shembullore nga televizionet kombëtare sikurse ishin: Faks New, Ora New, New 24, por edhe TV-Presheva dhe gazetaret e tyre nën përkujdesjen e të mirënjohurit Ferdinand Samarxhi, por gjithsesi një punë të detajuar ka bërë edhe fotografi dhe kamerameni i mirënjohur Nazmi Shima, i cili është përpjekur për të fiksuar çdo moment më rëndësi të papërsëritshme nga ajo veprimtari.
Një test i dokumentuar më së miri i asaj atmosferë ishin edhe intervistat, që kishte marrë gazetarja e Televizorit Faks New, biles edhe gjatë rënies së shiut tek disa të reja, që ishin nga Vlora, të ardhur nga Gjermania enkas për ketë festë, dhe vazhdonin vallëzimin pa u ndalur, po ashtu edhe te ardhurit nga Kosova e Presheva të cilet e shprehën me zë dhe figure atë atmosferë që mbizotëroi atë ditë.
Po ashtu në fund të atij manifestimi, për afro 150 veta, mysafir të largët, vëllezërit dhe motrat tona nga tokat shqiptare nën Serbi, ata nga Kosova, Mali i Zi, në ambientet e restorant “Panaroma” në Dajt, u shtrue një drekë nga Bytyçasi Ram Ali Geci, pronar i Hotelit “Tirana Internacional”.
Në fund pjesëmarrësit duke u ndarë me njëri-tjetrin të “bashkuar”, patën se çfarë të arshivoin në kujtesën e tyre nga kjo veprimtari, sikurse ishte kënaqësia e veçantë që dhuroi ajo ditë, shmalljet me njëri-tjetrin dhe ndërtimi miqësive të reja, foto kujtim, sikurse nuk do mund t’i realizonin në asnjë formë tjetër, por edhe projekte dhe plane për të ardhmen tonë sa më të përbashkët, shkëmbimi i përvojave, ngjallje optimizmi dhe interesi për sa më shumë projekte të tjera më rëndësi kombëtare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura