Tiranë, 29 mars 2019: Ju, akademiku Myzafer Korkuti, ish Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, keni botuar te Perla, në vëllimin e 75, numrin 2, 2016, mbështetur nga © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” artikullin, ku, kritikoni studiuesit, që kërkojnë të zbulojnë më shumë të dhëna për pellazgët, stërgjyshërit tanë të hershëm. Ky shkrim me titullin: “Gabime trashanike në botimet historike, mjaft diletantizmit,” u transmetua nga BALLKAN Web GSH.al më 30 Qershor, 2016 ora 07: 36.
Përgjigjen, po ua kthej me vonesë, mbasi tani më njoftoi për këtë botim, miku im, studiuesi i gjuhës pellazge Prof. Doc. RNDr. Luftulla Peza.
Te artikulli shkruani: “Në këto kushte të reja- e keni fjalën mbas 1990- kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik, nga disa prej intelektualëve e studiuesve të pasionuar pas lashtësisë së popullit tonë, pas viteve ‘90 të shekullit XX, erdhi si rezultat i ndryshimeve demokratike në të gjitha fushat e jetës ekonomike e shoqërore dhe i mundësive të reja për të shprehur lirisht, si pasojë e mundësive më të mëdha për të shkruar e botuar në mënyrë të pavarur si individ dhe si shtëpi botuese.” E di, lexues, që ju morr fryma, kur lexuat këtë fjali kaq të gjatë, po ja që kështu di të shkruaj ky studiues, që “njeh” mirë filologjinë… “Ata i kanë hyrë një pune të vëllimshme e të mundimshme për të rishqyrtuar tema, sipas tyre të harruara, që janë ngritur shumë kohë më parë. Vështrimi mbi disa botime me temë “Problemi pellazgjik” më parë nga studiuesit romantikë të shekullit XIX, si edhe nga gjuhëtarë, historianë e arkeologë të shekullit të kaluar.”
Ata, që ju i quani “romantik,” ishin studiues të huaj, tepër serioz e të besueshëm, të cilët, duke mos pasur asnjë interes vetjak ose kombëtar, nga ky zbulim, por, për të nxjerrë vlerat historiko-shkencore, që i dhanë njerëzimit, treguan se, pellazgët, ishte paraardhësit e shqiptarëve të sotëm.
Më poshtë shtoni se: “Prof. Aleks Buda, e cilëson atë, si periudhë me shumë vlerë për kohën, por të pa mbështetur shkencërisht, si një fazë parashkencore.” Edhe Eqrem Çabej kishte hedhur mendimin se: “Në çështjen aq komplekse të autoktonisë, ai nuk shkonte përtej periudhës antike, d.m.th. rreth 3 000 vjet më parë. Për periudha më të hershme shkenca tani për tani nuk është në gjendje të hedhë dritë të mjaftueshme.” Dhe nga kush pritet, të ndezin projektorët dhe “të hedhë dritë të mjaftueshme” nga këta dy studiues dhe nga ju, zoti Korkuti? Në të vërtetë shkenca po e thotë fjalën e saj, por ju nuk doni ta dëgjoni. Ç’faj ju ka shkenca?!…
Mund të quhet parashkencore, për t’u bërë qejfin, akademikëve Muzafer Korkutit, Eqrem Çabejt, Aleks Budës dhe të tjerëve, të cilët bënin, sikur nuk i kuptonin, që është vërtetuar plotësisht, “profecia” e studiuesve perëndimorë, të cilët e hapën këtë problem të madh për njerëzimin dhe në mënyrë të veçantë, për ne, shqiptarët.
Akademiku Myzafer Korkuti
Mustafa Kruja paska shkuar edhe më larg se ju, duke shkruar se: “Fjala Pelazgji asht një emën ethnik qi na kanë lanë Helenët e vjetër: e vetmja gja e sigurt mbi të cilën bashkohen të gjithë dijetarët!”- Jo zotëri, nuk bashkohen të gjithë. Ju zoti Korkuti, u prekët shumë nga emri pellazg, “qi na i paskan lanë Helenët e vjetër,”për të na mësuar si ta quajmë veten…- Në përfundim të trajtesës, që Mustafa Kruja i bën këtij problemi shkruan:- “Me u mbajtun me origjinën pelazgjike, për ne kishte me qenë me u kapun për hijeje, për nji emën të shprazët, prej çdo kuptimi historik të vërtetuem. Le të na mjaftojnë të vërtetat e gjalla, historike e shkencëtarisht të provueme; jemi Shqiptarë, të bijt e Arbneshvet, të nipnit e Arbanvet e t’Ilirvet, stërnipnit e indo-europianvet, të zot e vendit tonë qysh nja dyzet shekuj e këndej.” Sipas jush, akademiku Korkuti, që e mbështesni këtë katrahurë të M. Kruja, duhet të harrojmë të kaluarën e lashtë, kur të parët tanë pellazgët, krijuan njerëzimin, në Planetin Tokë, nga frika se, mund të na marrin të huajt me sy të keq?… Më poshtë gjejmë se: “francezi Zaharia Majani me studimin “Fundi i Misterit etrusk” (Tiranë 1973, 448 f.), bënë përpjekje për të deshifruar e lexuar mbishkrimet e shumta etruske mbi bazën e gjuhës shqipe.” Ndonëse ju nuk e pranoni, Zaharia Majani e zgjidhi problemin pellazgjik, duke bërë lidhjen ndërmjet gjuhës së lashtë pellazge me të shqipes së sotme dhe etrusken. Ju besoni se: “Krejt në heshtje, nga opinioni shkencor, u përcoll edhe botimi i veprës së Robert d’Angely, “Enigma” (Tiranë, 1998, 351 f.). Por ai autor, në parathënie shpreh thelbin e përmbajtjes: “Gjuha shqipe, ose pellazgo- etrusko- shqipe, është më e lashtë e Europës” dhe se “shqipja është paraardhëse e greqishtes së lashtë.” Pse, mos vallë nga gjuha greke lindi ajo shqipe? Para se të ktheheshin grekët, ne, nuk flisnim? Mos vallë na kthyen ata, në njerëz folës? Ku qëndronte interesi i Robert d’Angely dhe Zaharia Majani, që nuk ishin shqiptar, të humbitnin aq shumë kohë nga jeta, për të zbuluar atë të vërtetë të madhe, për njerëzimin, kur nuk i shërbente atdheut të tij dhe nuk kishte sponsor shqiptar, që t’ia shpërblenin punën? E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shumë studiues të tjerë nga vendet e huaja. Ata, si shkencëtar, nga faktet që zbulonin, e ndjente se, në këtë vend, ishte krijuar gjuha më e hershme e njerëzimit, prandaj, duhet ta dinte bota dhe të ishin mirënjohës, ndaj këtij populli të lashtë e bujar, prindërit e hershëm të njerëzimit!
“Opinioni shkencor i kohës,- vazhdoni ju- i nisur nga pamjaftueshmëria e argumenteve, nuk u bind, për vërtetësinë e këtyre tezave dhe sidomos, për shkak të metodës joshkencore, që përdorin autorët, në parashtrimin e të dhënave e në interpretimin e tyre, ndaj preferoi rrugën e mosmiratimit me heshtje.”- Pyes: kush ishin këta, që përfaqësonin “opinionin shkencor të kohës”dhe në cilin takim ishin zgjedhur përfaqësues? Mos vallë njeri nga këta ishit ju, zoti Korkuti? Në shkencë, nuk merren parasysh interesat e një personi apo grupi, por faktet bindëse.
Sipas jush, cilat janë të dhënat, nga studiuesit e shekullin XX, që janë në formë “hipoteze?” Të gjithë studiuesit e huaj, janë të mendimit se, shqiptarët, janë vendas. Ju, keni mendime të kundërta? Ku i bazoni? A ke gjetur se, shqiptarët, janë të ardhur, në këto troje, mbas Akullnajës së Madhe të Fundit. Për mendimin tuaj, cili qëllim i ka shtyrë të huajt, të ngrenë lartë këtë tezë, nëse nuk kanë gjetur atë, që i shtyn për të dhënë ndihmesën e tyre, të njohim të vërtetën?
Ke mendimin se, “të dhënat historike, gjuhësore e arkeologjike janë të fragmentuara, të padatueshme dhe, si rrjedhim, të pamjaftueshme, për të zgjidhur përfundimisht problemin në mënyrë shkencore, hipotezën pellazgjike të gjuhës shqipe.” Si mendoni ju, që të dhënat e sakatuara në 27 000 vjet, do të jenë më të qarta sa, ato, të një apo dy mijë vitet e fundit? Ju blini një libër të ri, edhe se e mbani me kujdes, në bibliotekën tuaj, mbas disa vjetësh, ai mezi lexohet dhe kërkon të gjesh të dhëna të padëmtuara nga lashtësia e hershme në natyrë, prej 27 000 vjetësh!!! Megjithatë ju, në shpellën Temoni, së bashku me kolegun tuaj Shabanin, keni gjetur kohën e saktë, kur nisi të banohej nga njeriu, te shpella e Çamërisë. Në të filloi të flitej gjuha më e hershme e njerëzimit!…
“Karakteristikë e përbashkët për të gjithë autorët e këtyre botimeve është se, ata, nisen nga të dhënat e burimeve antike, kryesisht nga të dhënat gjuhësore, që ofron onomastika antike dhe përpiqen t’i zbërthejnë e t’i shpjegojnë ato, duke i krahasuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me shqipen moderne.” Kur studiuesit e huaj, nisën të zbërthejnë gjuhën e lashtë pellazge, me shqipen, gjuhët ishin edhe më të afërta se, në ditët e sotme dhe studimet më të besueshme. Për këtë u jemi mirënjohës…
Televizion Top Chanel në 27 qershor 2017 dha lajmin se “Grupi studimor gjerman nga Qendra Senckenberg për Zhvillimin e Njeriut dhe Paleontologjisë (HEP) drejtuar prej Madelaine Behme, nga disa studime, ka arritur të gjejë se: “Vendlindja e njeriut nuk ishte kontinenti i nxehtë, por Europa,” më saktë Ballkani, sepse këtu u gjetën nofulla dhe dhëmbi i hominidit, që dha njeriun e sotëm… Po këtë a duhet ta pranojmë ne, shqiptarët, apo mos u prishet gjaku dikujt?!…
Kur ua krahasova fjalën shqipe “mulli” me ato në gjuhët e tjera europiane, në takimin mbar europiane, në Wildhouse të Gjermanisë, në 2008, pra dhjet vjet më parë se, zbulimi gjerman, europianët e vlerësuan shpjegimin tim, duke u ngritur në këmbë dhe brohoritën fuqishëm “Albania, Albania…” Madje, pasi vazhdova t’u shpjegoja se mulliri ishte forma më e hershme e të gjitha teknologjive më të sofistikuara, që gjenden sot në botë, brohoritja e tyre u bë edhe më fuqishëm …” Rast tjetër më ka ndodhur edhe në Universitetin e Bonit, kur kritikova përfaqësuesin e Ministrisë së Mjedisit të Gjermanisë. Pjesëmarrësit në sallë u ngritën në këmbë; profesorë e studentë dhe brohoritën fuqishëm për Shqipërinë… Të tilla raste kam pasur edhe në vende të tjera.
“Ky përfundim- shtoni ju– arrihet pa marrë parasysh dhe pa analizuar etapat e ndërmjetme historike (paleoilirë, ilirë, arbër – kohë historike mbi 3 000 vjeçare), të cilat kanë shërbyer si hallkë lidhëse e urë kalimi midis prehistorisë dhe gjendjes së sotme.” Dihet se është vazhdimësi. Por, studiuesit mbështetën zhvillimin e gjuhës më të hershme, nga fjalët njërrokëshe, që janë nga koha e fillimit kur nisën të flasin. Dhe studiues të huaj, kanë gjetur se, edhe sot, gjuha shqipe, ka shumë herë më tepër fjalë njërrokëshe se, çdo gjuhë tjetër në botë. Kjo e dhënë ua lehtëson punën. Ndërsa fjalët e më vonshme bëhet dy, tri dhe më me shumë rrokje. Janë rrënjët njërrokëshe, në fjalët shumërrokëshet, që kanë nxitur shkencëtarët, të gjejnë fjalët fillestare, nga të cilët u zhvilluan këto të sotme.
Mendimi juaj në: “përfundimet e qëndrueshme të leximit dhe shpjegimet në burimet e shkruara antike, duhen bërë studime ndërdisiplinore, të cilat kryhen nga specialistë të fushave shumë të ngushta. Ata… duhet të kishin formim filologjik në nivel universitar, e më tej përgatitje në thellimin e njohjen, fjala vjen të indoeuropianishten, apo në gjuhë të veçanta të kohës antike.” Po ju, a keni formim filologjik dhe thellim në njohjen e gjuhës shqipe? Ua bëra këtë pyetje se, në fjalorin tuaj, gjejë më shumë fjalë të huaja se ato shqipe. Po gjuha indo-europiane çfarë është? Nëse e zbërthejmë, del se, është gjuhë e indianëve dhe e europianëve. Mua, më jepet e drejta të pyes, ku lindi gjuha; në Indi apo në Europë? E di që nuk je në gjendje të më japësh përgjigje, ndaj do të gjejë vet vendin, e cila ndodhet në mes të tyre. Ky vend i takon të jetë Ballkani pellazg. Pra, sido që e sillni fjalën rrotull, del aty ku e sulmuat, duke e quajtur “hipotezë,” pra del teza se, është Ballkani… Dhe banorët e tij ishin pellazgët!…
Ju, me sa shoh, kërkoni ta nxirrni gjuhën shqipe me origjinë greke. Pse? Grekët janë të ardhur. Si mund t’i thuash studiuesve se, gjuha shqipe zbërthehet nga grekja? Mos vallë ata ishin vendas “të vjetër,” kur na gjetën, pasi erdhën në Ballkan?!… Kësaj i thonë: Dil e bëjë një shëtitje në Pazar, që të njohësh mirë shtëpinë tënde!…
Me që shkrimet parahomerike- mendoni ju- ndryshojnë nga ato të më vonshmet, a nuk të lë të mendosh se, të ardhurit, nuk shkruanin gjuhën e pastër pellazge? Atëherë si e shpjegoni ju, që sot, në Athinë, kam dëgjuar më shumë fjalë shqipe se greke, ndonëse për më shumë se dy shekuj, atë vend e sundojnë grekët dhe quhet Greqi? Ju e dini fare mirë se ata, nuk lejojnë të hapen shkolla shqipe. Unë e shpjegojë se, në truallin e të ashtuquajtur Greqi e lashtë, ka pasur më shumë popullatë vendase se, ajo e pushtuesve të ardhur, që flisnin gjuhën e tyre… Ndërsa ju ngulni këmbë se, duhet të mësojnë gjuhën greke, për të kuptuar fjalët e lashta shqipe!… Këto janë lojë fjalësh, zoti Korkuti! Të gjithë ata studiues të këtij problemi, që ju mundoheni t’i merrni nëpër këmbë… duket që kanë njohuri dhe dijnë më shumë se ju.
Unë nuk kam mbaruar shkollë për letërsi, ndonëse kërkova të më jepnin mundësi të vazhdoja atje se, ëndërroja të bëhesha shkrimtar. Për të filluar punë në revistën “PIONIERI” kam dhënë provime me korrespondencë, për tri vjet, në degën Bio-Kimi, nga gushti 1970 në gusht 1971 edhe se jepja mësim në fshatin Gjokaj dhe në malësinë e Kuçit, pranë Vorës, rreth 18 km larg Tiranës. Mësimet i zhvilloja nga ore 8 e mëngjesi deri në 20 të mbrëmjes. Edhe se jepja mbi normë, për shtesat, nuk më shpërblyen se, gjoja mbuloja ditët me shi, kur nxënësit nuk vinin në shkollë, ndonëse isha i detyruar të rrija deri në darkë, me rroba e këpucë të lagura…
Kur fillova punë në revistën “PIONIERI” në prill të 1973, aty ishin 8 punonjës dhe revista botohej me 7 000 kopje. Mbas dy viteve, në 1975, kur isha shtuar vetëm unë, revista dilte me 37 500 kopje, pra ishte rritur brenda dy vjetëve në 30 500 kopje, sikur në të ishte shtuar jo një redaktor, por 41. A nuk tregon kjo se, unë, e njihja shumë mirë gjuhën shqipe? Në 1976, për novelën time e temë historike “Kështjella Beszana,” në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, kur u ndanë çmimet, u ngritën të gjithë pjesëmarrësit në këmbë, vetëm për mua! Edhe anketa vjetore mbarë shqiptare, më vlerësojë shkrimtarin më të mirë të vitit, ndonëse u mbajt e fshehtë, deri në 1990. Atë vit shumë prindër u vendosën fëmijëve emrat Eltar (Eltar Deda), Elton, Besjan dhe Besjana. Niko Deda kishte botuar dy vjet më parë librin me tregime fantastiko- shkencor “ELTARI MBJELLË RETË,” i cili, siç më tha: “i vendosa këtë titull se, u frymëzova nga libri juaj “Fotografi blu.” Në vitin 1996 Ministria e Arsimit miratoi 29 revista për t’u shitur, me dëshirë, te nxënësit e shkollave 8 vjeçare. Disa nga ato revista, botoheshin prej tridhjetë vjetëve. Revista ime shkencore për fëmijë “RRETH E RROTULL” e filloi atë vit botimin. Në vitin 1998, mbas 2 vjetësh, vazhdoi të botohet vetëm revista ime, të tjerat ishin mbyllur se, nuk i mbijetuan konkurrencës. Në atë kohë drejtoja organizatën “KLUBI EKOLGJIK SHQIPTAR- MIQTË NDËRKOMBËTAR TË NATYRËS”si dhe “FORUMIN E SHOQATAVE MJEDISORE TË SHQIPËRISË” Në takime ndërkombëtare, vendosja një pako revistash, në tryezat kryesore dhe, pa vajtur ende në vendin tim, revistat, edhe se në gjuhën shqipe, i merrnin pjesëmarrësit. Ata më thoshin: “Sa revistë të bukur bëni ju shqiptarët!” Për të gjitha këto a mund të quhem njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe i shkencës?
Të gjithë pushtuesit, gjënë e parë, që bëjnë, është të shpëlajnë kujtesën e vendasve. Këtë kanë bërë grekët e lashtë si dhe romakët. Edhe në Luftën e II Botërore, italianët, pasi na pushtuan, nisën të përhapin gjuhën e tyre, madje edhe dërgonin fëmijë shqiptarë në Itali, të mësonin gjuhën e tyre. E thamë më lartë se, edhe në Greqinë e sotme, në shkolla mësohet gjuha greke, jo shqipja, por arvanitasit (shqiptarët e Greqisë), nuk flasin gjuhën greke, në shtëpitë e tyre, por atë të lashtën, shqipen… Ndaj më duket tepër e çuditshme, që ju shkruani: “janë botuar shumë libra dhe janë shprehur pikëpamje nga më të ndryshmet, gjithashtu edhe për hipotezën se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve e gjuha shqipe është çelësi për shpjegimin e saj…” Nëse gjuha shqipe nuk është vazhdim i pellazgjishtes, e kohës më të re, atëherë na tregoni nga erdhi, kjo gjuhë, që flasim sot? Ju thoni se është gjuhë ilire. Po ilirët a patën paraardhës? Ju na mësoni edhe se “botimi i librave, që trajtojnë çështje me rëndësi kombëtare, duhet të mbështeten në recensione prej studiuesve të specializuar në atë fushë.” Pyes: Kush janë këta “specialist”? Mos, vallë, një nga ata jeni ju, që predikoni se, ilirët, kanë dalë nga hiçi, pra nuk kanë paraardhës! Nëse ata nuk flisnin pellazgjishte, cila gjuhë ishte ajo dhe pse sot rrokjet e para të gjuhës së lashtë shqipe, janë thuajse kudo, në fjalët shumërrokëshe, nëpër botë?
Nuk gjendet asnjë e dhënë se, shqiptarët, janë të ardhur, nga një vend tjetër. Nëse keni mendim të kundërt, na i vërtetoni, mjaftë e mbajtët për vete! Ndërsa për librin tim “PELLAZGËT KRIJUESIT E QYTETËRIMIT BOTËRORË” vëllimi i parë- në faqe 295 (në të vërtetë, ajo ndodhet në faqen 235, por ju, si gjithnjë, i ngatërroni faqet dhe faktet) shkruani se: “Shprehje tjetër në këtë faqe (gabimisht germa “t” është shkruar “n”).” Ato germa gabim, që ju e quani “shprehje,” nuk gjenden në atë faqe, por janë “gabime” imagjinare tuajat, zotit Korkuti. Edhe sikur të ishin ashtu si shkruani ju, quhen gabime ortografike dhe jo shkencore!… Te kritika, që më drejtoheni, në origjinal është; “në gjuhën e vjetër shqipe, që është vazhdim i pellazgjishtes, stomaku quhej mullë. Nga kjo fjalë mund të ketë rrjedhur emri mulli.” Kurse tek ju gjejë, sikur unë, paskam shkruar të kundërtën: “nga mulli ka lindur fjala mullë?!” A mund të besohet se, njeriu primitiv, paska njohur më parë mullirin, kur ai ende nuk e kishte ndërtuar dhe t’i ketë dhënë organit, në trupin e tij, që tret ushqimin, fjalën mullë?! Pra, ju i dhatë fjalëve të mija kuptime të kundërta. Po kështu; “Kanë kaluar 13 500 vjet nga koha kur pellazgët mbijetuan nën rrebeshin e të ftohtit folën.” Më vjen keq se edhe këtë e keni kopjuar gabim. Në libër është “të ftohtit polar” ndërsa ju e kopjoni “të ftohtit folën? Për sa i përket kohës 13 500 vjetëve, ku duhet të ishe kapur, ju e keni kaluar pa bërë vërejtje. Në të vërtetë aty ndodhet një gabim, por atë, e kam marrë nga studiues perëndimorë. Më pas, në vëllimet e tjera, e kam korrigjuar vet, duke e vendosur 27 000 vjet, kohën kur nisi Akullnaja e Madhe e Fundit.
Në kritikën tuaj gjejë: “Nëse antropologët e ndjekin homosapiensin (mua më kanë mësuar ta shkruaj Homo sapiens dhe jo homosapiens, si u pëlqen ta shkruani ju) që në paleolitin e mesëm deri te neandertali 200 000-35 000 vjet më parë, speciet pellazge e ndjekin nga momenti kur kapaciteti i tij intelektual çoi në lindjen e arsyes normale…” Pra, paska pasur “specie pellazge,” nuk qenka fjalë e krijuar nga studiuesit! Shyqyr, që u gjet!… Por, në cilin kohë, “kapaciteti i tij intelektual çoi në lindjen e arsyes dhe kush qenë shkaqet, që e shtynë në këtë drejtim? Atë që nuk e keni kuptuar ju, e kam mësuar nga studiuesit se, njeriu nisi të flasë, në ato kushte, kur ai nuk e shihte tjetrin. Dhe këtë e kam zbuluar se, ka ndodhur, gjatë Akullnajës së Madhe të Fundit, në shpellë, 27 000 vjet më parë ose 26 500 vjet, siç e keni vërtetuar ju, së bashku me Shabanin, por që nuk e keni kuptuar vlerën e zbulimit tuaj!…
Ju shkruani: “Në vazhdim të konstatimeve tona, vlen të kujtojmë se…. për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe origjinën pellazgjike të shqiptarëve, i mbështesin edhe me të dhëna nga legjendat, nga mitologjia, nga feja, nga folklori, nga antropologjia e më larg akoma, mbi paralele e afri nga jurisprudenca, por kjo duhet bërë duke ruajtur masën e pa e tepruar.” Ndër ta futet edhe emri im. Zotëri, me sa shoh ju i dërgoni shkrimet, pa i korrektuar! Më çuditë fakti se, nuk keni qenë në gjendje të mirë, kur keni lexuar librin tim “Pellazgët…” vëllimi i parë. Librin, e kanë lexuar edhe fëmijët e klasave të treta (fillore) dhe e kanë kuptuar drejt. Kam futur shkenca të ndryshme, në literaturën shqiptare, të cilat i kam thjeshtësuar për nxënësit, për më se 40 vjet dhe nuk më ka dalë asnjë gabim, ndërsa ju thoni se, jam marrë me fe, legjenda, mitologji… Kjo tregon se ju shkruani çfarë t’ju vijë nëpër mend, mbasi nuk do të ju hyjë, as edhe një gjemb në këmbë, se ishit Kryetar i Akademisë…
Dhe mendoni se “të dhënat që kemi nga këto fusha e dije për kohën parailire janë… të përbashkëta për popujt e Ballkanit, rrjedhimisht nuk ndihmojnë në mbështetje të tezës së prejardhjes pellazgjike të shqipes.” Ky është kulmi i mungesës së dijeve dhe i përgjegjësisë! Sllavët, zoti ish Kryetar i Akademisë, nuk kanë krijuar etnitetin e tyre të lashtë në Ballkan, por më në veri. As grekërit. Ata, kur erdhën në Ballkan, kanë mësuar shumë nga vendasit. Në të vërtetë, të parët e tyre kishin lindur në Ballkan përreth 27 000 vjet më parë, por me ngrohjen e klimës, u shpërngulën në drejtime të ndryshme. Duke u larguar nga Ballkani nënë, gjuha e tyre u zhvillua më tej, larg tij, ndaj pësuan ndryshime nga ajo e pellazgo-iliro-shqiptare. Si ndryshoi zhvillimi i tyre, në Ballkanit mëmë, ashtu ndryshuan edhe ata jashtë Ballkanit. Gjuhët duken sikur të jenë me origjinë të ndryshme, por kanë rrënjë të përbashkët. Ndaj kur flasim për vazhdimësinë pellazge, ilire dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët, duhet të kuptojmë atë popullatë të lashtë, që ka mbetur në këto troje, nga koha kur nisën të flasin. Të hershëm në Ballkan janë edhe rumunët, që kanë shumë fjalë të përbashkët me shqiptarët, por jo sllavët dhe grekët. Këta të fundit quhen “ardhës.”
Shqiptarët dhe rumunët, edhe se gjuhët e tyre ka pësuar ndryshime, kanë të gjitha të dhënat se, janë popullatat e vetme në Planet, vendase, që nuk u larguar, nga vendi i origjinës së përbashkët. Ndaj, e theksojë se, duhet folur dhe shkruar si është e vërteta dhe jo të kemi frikë se, u mbetet qejfi, atyre që u kthyen si pushtues, mijëra vjet më vonë, në vendin e të parëve të lashtë… Pra, popujt e botës, kanë origjinë të përbashkëta, me pellazgët e Ballkanit, por rreth 27 000 vjet më parë. Është kjo arsye, që po e theksojë se, në të gjithë gjuhët gjejmë fjalë me rrokjet e para thuajse të njëjta me ato shqipe, që të ardhurit i kanë nga koha, e largimit nga Ballkani… Me këtë arsyetim, studiuesit, arritën në përfundimi se, gjuha ka lindur në një vend të vetëm dhe ato, kur u zhvilluan më tej, rrokjet e mëtejshme ishin të ndryshme. Po ta shikosh çështjen me paramendime, sigurisht që do të arrini në ato përfundime, që dëshironi! Faktet, na tregojnë si u krijua gjuha dhe ndryshimet në rrugën e përhapjeve. Ndaj duhet t’i shmangeni gabimeve tuaja…
Në lashtësi krye hyjnisë, se ai, sipas mendimeve e të hershmëve, jetonte në yje (nuk quhej zot apo perëndi- fjalë të krijuar shumë më vonë) i thoshin Za në gegërisht dhe Zeu në toskërishten e sotme. Fjala “Zeu” është diftong, pra është njërrokëshe si dhe në gegërishte. Grekët, fjalës njërrokëshe, i shtuan germën “s” dhe u kthye në dyrrokëshe. Kjo tregon se shtesa e germës “s” është e vonshme dhe jo e kohës së lashtë. I ati i Zau-t, e ëma dhe hyjnitë e tjerë kishin emërtime njërrokëshe. Por fjala “titan” edhe se është e lashtë, e shohim dyrrokëshe. Sipas dialektit shqip, në gegërishte, thuhet jo “titan,” por “ti tan,” në toskërisht “të tan” “(të shumtët).” Kështu, përpara Zeu-t (Zau-t) Kron-it, Her-ës etj, kishte pasur edhe hyjni më të vjetër, por që, sipas hamendësimit tonë, u janë harruar emrat. Shqipja, duke pasur më shumë fjalë njërrokëshe, se gjuhët e tjera; a nuk tregon se, është gjuha më e vjetër dhe se është vazhdimësi e pellazgjishtes?
Thoni se, janë shkruar shumë për pellazgët, që në një farë mënyre, e pranoni se, kjo tregon shqetësim për zgjidhje, nga studiuesit e botës. Ndaj, duhet të vlerësohen edhe shkrimet e lashta. Nga kjo lind pyetja, po kundërshtarët nga i morën të dhëna, kur nuk kishte literaturë, për pellazgët, para tyre?… Pra kjo është lojë kungulleshash dhe jo shkencore.
Në të tri vëllimet e fundit të studimit “PELLAZGËT KRIJUESIT E QYTETËRIMIT BOTËRORË” do të gjeni fakte, që një pjesë e popullatës folëse të lashtë u largua nga Ballkanit i hershëm, duke u vendosur nëpër kontinente të tjerë dhe ne sot gjejmë fjalë të gjuhës shqipe, si nënshtresë, por edhe të fesë pellazge, në gjuhët e vjetra të botës. Lexoi librat se, i ke në Bibliotekën e Akademisë dhe nëse e ndjenë veten të aftë, i hidhni poshtë!… Por jo duke i shtrembëruar fjalët e mendimet, si ke bërë deri tani! Hamendësimi juaja, për enigmën pellazgjike, nuk është as etike e aq më pak shkencore. Dhe fjalën “hipoteza pellazgjike” harroje!
Pse u vë rëndësi mendimeve e të huajve, kur ata janë të kundërta me tonat dhe nuk i përfillni ata të huaj, të cilët janë pro tezës shqiptare, që pellazgët krijuan popullatat njerëzore? Këshilloni, të jemi të matur, “të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin…” dhe “të mos biem në pozita nacionaliste.” Pse ka komb tjetër në botë, që do të pranojë se, ato, që të parëve tyre, i kanë dhënë njerëzimit, t’ia marrin të tjerët dhe mos kundërshtojnë, nga frika se mos i quajnë “nacionalistë”? Askush nuk të falë t’i marrësh atë, që të parët i kanë dhënë njerëzimit. Shko, në ndonjë vend tjetër dhe preki në dinjitet, pa do ta provosh, atë që, do të të ndodhi…
Si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duhet të nxisje studiuesit dhe jo t’i pengosh. Kur ke shkruar: “Ndër shqiptarët ka filluar të fryjë flladi i ri se, ç’do ditë po shtohen dijetarët, që sjellin të reja mbi pellazgët, mbi mbishkrimet e gjuhës shqipe, gjatë kohës së bronzit, vendin e saj të nderit si nënë e gjuhëve indoeuropiane.” (Luftulla Peza, Liljana Peza, Dritë e re… f. 134), a mendove se po gabon rëndë?! Për mua, njerëzit, që përpiqen të nxjerrin në dritë të shkuarën e kombit të tyre, edhe se mund të bëjnë ndonjë gabim, i cili korrigjohet nga pasardhësit, janë më të nderuar, se sa ironizuesit e zbulimeve të tyre. Ata, i kanë dhënë shkencës së pellazgjisë, ndërsa ju i mohoni. Duhet të pranojmë se ata punojnë, pa u shpërblyer as moralisht as ekonomikisht!…
Ju nuk tregoni si filluan të flasin hominidët, në mënyrën tuaj dhe ku?
Akullnaja e Madhe e Fundit- koha kur njeriu nisi të flasë në shpellë- ka filluar 27 000 vjet më parë. Ndërsa 32 000 vjet, nuk ishte krijuar mundësia, që hominidi (Homo sapiens) të fliste, për t’u kthyer në njeri folës (Homo sapiens sapiens). Në se ju nuk besoni se, gjuha nisi në shpella, gjatë Akullnajës së Madhe të Fundit, atëherë pse e ngatërroni, aq sa duket sikur këtë gjë e bëni qëllimisht? Nëse vërtetë, mund të krijohej gjuha, në kushte të zakonshme, sipas jush, përse nuk folën 50 000 apo 100 000 vjet më parë? Nga studiuesit kam marrë vetëm dy fakte, të cilat kundërshtojnë mendimet tuaja. E para se, siç e thamë edhe më lartë, hominidët, që ngjante me njeriun e sotëm, kanë nisur të flasin, kur nuk mund të shihnin tjetrin dhe ajo ka ndodhur në shpella, kur arriti t’i shpëtonte zhdukjes nga të ftohtit. Duke jetuar në brendësi të saj, për rreth gjashtë muaj, u ushqye me lënde lisi. Për të zgjidhur problemin me se ushqeheshin hominidët, gjatë dimrit, në kohën e Akullnajës së Madhe të Fundit, më ka ndihmuar ftesa, që më erdhi, në kohën kur më duhej aq shumë, nga Suedia, ku mësova se, në klimën e Ballkanit të asaj kohe, në perëndim të tij, rritej druri i lisit, me lendet e të cilëve, u ushqyen hominidët, gjatë stinëve tepër të ftohta. E përsërisë se, ishte krijuar gjuha në një shpellë të vetme. Gjuha ka ndryshuar me zhvillimin e saj. Edhe nga largimi në lashtësi, nëpër vende të ndryshme. Por edhe nga krijimi, më vonë, i fjalëve me shumë rrokje. Ndryshimet, në gjuhë, shoqërohen me ato të gjeneve. Ndaj ju, nuk je në gjendje të gjeni lëvizjet e njerëzve të hershëm folës se, nuk e njihni gjenetikën….
Bota kërkon të vërtetohen edhe vetëm me katër shkenca; Gjenetikë, Arkeologji, Histori dhe Gjuhësi. Unë i kam vërtetuar plotësisht me këto shkenca, se pellazgët janë banorët e parë folës në Ballkan, por edhe me 42 të tjera, pra me 46 gjithsej. Këtë zbulim, si e lexuat më lartë, e mbështetën edhe gjermanët, në 2017, dhjetë vjet më vonë nga botimi i vëllimit tim të parë.
Ju ngrini dyshimin, në shpjegimin e gjuhës më të vjetër, me anë të shqipes, kur vet, së bashku me Shabanin, keni gjetur njeriun e hershëm, në shpellën Temoni… Deri më sot, nuk kam gjetur njeri folës të kohës më të hershme, se sa te shpella e Çamërisë. Gjuhën shqipe do ta gjesh, nëse shkon te Tokë-Harrianët, siç i ka quajtur Ptolemeu i Madh, banorët e hershëm, të kohës së tij, që jetojnë ende sot, në veri-perëndim të Kinës. Këta të fundit, e quajnë Republika Autonome e Tarinit, ndonëse vendasit, vazhdojnë ta quajnë veten Tokë-Harrian. Atje, një pjesë e fjalëve, janë shumë të afërta, disa të njëjta, me shqipen e sotme. Shembull tjetër janë Hundëzakët në Azinë Qendrore. Vendi, nga lart, ka formën e hundës, ndaj u kanë dhënë këtë emër. Nëse dëgjon ndonjë video, nëpërmjet internetit, me këngë hundëzake, nuk ke përse habitesh, mbasi ata, e flasin shumë më pastër gjuhën shqipe se, Tokë- Harrianët. Portretet e tyre ngjajë me malësorët tanë të veriut. Edhe çiftelia duket si ato të kreshnikëve shqiptar, ndonëse e tyrja, e ka bishtin pakëz më të gjatë. Të njëjtën gjë mund të themi për Burrushët, po në Azinë Qendrore. Janë edhe kalashët, që flasin gjuhë mjaft të afërt me shqipen e sotme, por ata thonë se, janë pasardhësit e ushtrisë së Aleksandërit të Madh të Maqedonisë dhe e quajnë veten çam. Portretet e fëmijëve të tyre të bindin se janë vërtetë pasardhës të ushtarëve çam të Aleksandërit. Kohët e fundit, kanë shkuar misionarë grek dhe kanë hapur shkolla për fëmijët kalash…
Pyes: këto popullata a kanë vajtuar nga Ballkani pellazg, apo kanë ardhur ata këtu, në Shqipërinë e sotme, mijëra vjet më parë dhe ne jemi pasardhësit e tyre? Duke ndjekur kohën dhe rrugët e bërë prej tyre, me anë të ADN- që ju nuk këshilloni të nxirren përfundime të lëvizjes së tyre me anë të gjenetikës, del se, ata, kanë shkuar atje nga Ballkani i lashtë. Fjalë të lashta shqipe, gjenden ose kanë ekzistuar edhe në Amerikën Latine, të cilat i ka zbuluar studiuesja e madhe shqiptare Nermin Ismail Qemal Vlora. Po kështu nga popullata, që jeton në mes të maleve, ndërmjet Francës dhe Spanjës, Baskët- në të vërtetë ata e quajnë veten Bashkë, nga që ndofta nuk e kanë germën “sh”- do të mësoni se, edhe librat e parë nuk i kanë shkruar latinët, siç i gjejmë gabimisht, në literaturën shqiptare të sotme, por pellazgo-ilirët. Toponime shqipe gjejmë edhe në SH.B.A. te ngushtica Biskajë (bi skaj ose dy skaje), te plazhi Majami Biç. Gjejmë me shumicë toponime të lashta shqipe nëpër botë, si dhe emra qytetesh në Norvegji, Suedi etj.
Ju, zoti Korkuti, së bashku me Shabanin, në 1989, keni zbuluar shpellën Temoni të Çamërisë, që grekërit sot ia kanë ndërruar emrin në Kastrica, e njohur edhe si e Kërmoçit, ku njeriu i hershëm ka jetuar në të, nga 26 500- 19 000 vjet më parë. Po ua kujtojë se, ju e keni studiuar vet, por me sa duket, e keni harruar!… Është fakti, që në të, kanë banuar njerëz folës prej 26 500 vjetësh, në Çamëri, ndërsa europianët, e nxorën këtë krahinë shqiptare jashtë kufirit në 1912. Nga kjo del se, ata, që jetuan në atë shpellë, gjatë Akullnajës së Madhe të Fundit e deri vonë, kanë folur gjuhën fillestarë, apo më saktë, paraardhësen e gjuhës së sotme shqipe. Pra, nuk kemi përse të mësojmë gjuhën greke, për të lexuar shkrimet e hershme. Vërtetimi se, fillimet e të folurit, kanë nisur në Akullnajën e Madhe të Fundit rreth 27 000 vjet më parë, në shpellën Temoni, u vërtetua nga studimi juaj, i cili përputhet plotësisht me atë që kam zbuluar. Ndryshimi prej 500 vjetësh është i pranueshëm, për kohët kaq të gjatë. Rëndësi ka që në atë shpellë hominidi (Homo sapiens) kishte nisur të fliste, duke u kthyer në njeriun folës (Homo sapiens sapiens). Zbulimin, apo faktin shkencorë, edhe se e keni zbuluar vet, kohën kur shpella banohej nga njerëzit më të hershëm, që sapo kishin nisur të flisnin, hidhni ide, që jeni kundër këtij studimi!… Madje, nga shenjat që gjetët në të ka lindur mendimi se, në atë shpellë, janë bërë përpjekjet e para njerëzore për të shkruar…
Nga ajo shpellë, pas Akullnajës së Madhe të fundit, njerëzit u përhapën nëpër Ballkan. Më vonë, në Europën dhe në mbarë botën. Nënshtresën e gjuhës sonë, e gjejë kudo, në Planet. Atë edhe se e keni zbuluar vet, hidhni ide sikur jeni kundër atij studimi!…
Ky vend, nënë i të gjithë njerëzimit, u copëtua, mbas Luftës së Parë Botërore, për faj të europianëve, që kënaqën shtetet aleate, në kurriz të vendit nënë, të njeriut folës.
Pra, dëm tezës shkencore të prejardhjes pellazge, ilire dhe arbre të gjuhës shqipe, nuk i bëjnë studiuesit serioz, por ju, që doni të përjashtoni, pellazgët, nga historia e lashtë botërore. Duke mohuar lidhjen e gjuhës shqipe me atë të pellazgëve, nënvlerësoni atë kulturë, që u krijua prej tyre, me kryeveprat më të mëdha të njerëzimit si Akropoli i Athinës, poemat e Homerit dhe të shumë shkrimtarëve të lashtë pellazg, të cilët sot kërkojnë t’i quajnë grek, kur dihet, që ato u krijuan nga vendasit dhe jo nga të ardhurit…
Për sa më përket mua, jam anëtarë i Akademisë së Shkencave të Ballkanit. Aty, nuk më kanë futur me ndërhyrje partie, apo me miqësi. Më vlerësuan, për ato që kam ngritur në takimet ndërkombëtare, kur i kam bërë europianët të ngrihen në këmbë dhe të brohorasin fortë për pellazgë, ilirët, arbrit dhe shqiptarët, që kanë dhënë njerëzimin, nga të cilët u zhvillua kultura, shkenca dhe teknologjitë botërore. Ndërsa për t’u bërë anëtarë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u dashkan dy rekomandime nga anëtarët tuaj!… Por, a mund të më japin ata rekomandim, për tu pranuar anëtar akademie, kur jam akademik dhe kam kulturë e aftësi shkencore, për të cilën më kanë vlerësuar të huajt? Ata do ta ndjejnë sa ndryshon niveli im me atë të tyren, ndaj askush nuk do ta bëjë atë gabim… Prandaj krijohen pengesa, që të qëndroni sa më gjatë, në atë vend, kur e dini se, ai vend nuk u takon juve, por atyre, që i dhanë; kulturës, shkencës shqiptare dhe asaj botërore.
Siç treguam, ju mohuat zbulimin tuaj për pellazgët… Ndaj do t’ju lutem me mirësjellje, zoti Korkuti, të më sqaroni: përse jeni kundër tezës së Pellazgëve, që krijuan qytetërimin botërorë, për të cilën kanë punuar shumë studiues në shekuj. Në këtë mënyrë jeni edhe kundër vetes suaj, kur, së bashku me Shabanin, keni vërtetuar, në shpellën TEMONI se, keni gjetur jetë njerëzore 26 500 vjet më parë? Ka gjetur dikush tjetër në botë ndonjë shpellë, të jetë banuar në të më herën? Pra vet e zbuluat dhe vet e hidhni poshtë studimin! Çfarë ju shtynë të injoroni zbulimin tuaj madhorë, në të cilën vërtetoni kohën dhe vendin kur nis të flitej gjuha më e hershme e botës, ajo pellazgjishtja?
Studiuesi kroatit Sejmir Osmanagiç, zbuluesi i Piramidave të Dalmacisë, ka shkruar: “Piramidat e Dalmacisë, të Egjiptit dhe të Meksikës duket, që janë ndërtuar nga e njëjta dorë. Edhe festimet e tyre bëhen në 21 mars, gjë që tregon se është dora Iliriane.” Kuptohet, e ka fjalën për pellazgët e lashtë…
Akademik Ali Eltari (Lapi)
Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit