Albin Kurti dhe Reciprociteti

Albin Kurti dhe Reciprociteti

Nga Skënder Sadri Kapiti, Durrës 23 shtator 2021

Më është kërkuar një prononcim për reciprocitetin e targave të automjeteve.  Unë po I përgjigjem me një shkrim timin shkruar e botuar me 7 Shkurt 2020 me titull ”Reciprociteti”

Reciprociteti është respekt dhe njohje e ndërsjelltë. Marrëdhënie apo marrëveshje reciprociteti kanë kuptimin dhe praktikën e barazisë pa imponime, pa paragjykime dhe të barabarta; si dhe detyrime, barazi por edhe bashkepunim e vartësi reciproke në lëmenj e fusha të ndryshme ndërkomunitare e ndërshtetërore si ekonomike, tregtare, politike, shtetërore, akademike, kulturore, sportive etj.

Kur këto ralizohen seriozisht nga dy shtete të cilat edhe nuk e kanë njohur deklarativisht njëra-tjetrën, por kur zbatohen ato si të drejta e detyrime ndërmjet palëve, atëhere ato i paraprijnë edhe njohjeve reciproke deklarative ndërmjet shteteve.

Kjo përbën de fakto njohje ndërmjet shtetesh. Me reciprocitet kuptohet e thënë edhe drejtpërdrejt se: “do të sillem ashtu siç sillesh”, “do të respektoj ashtu si respekton, do të toleroj aq sa toleron, do të njoh ashtu sikurse edhe duhet të më njohësh”.

Politika e reciprocitetit ka të bëjë edhe me liritë dhe me standardet e pakicave dhe minoriteteve kombëtare që jetojnë në vëndet respektive fqinjësore. P. sh. aq liri e të drejta që duhet të ketë minoriteti serb në Kosovë, po aq të drejta duhet të kenë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura