ALBIN KURTI MIDIS TRADHËTISË DE FAKTO DHE DE JURO

ALBIN KURTI MIDIS TRADHËTISË DE FAKTO DHE DE JURO

Dritan Goxhaj, Tiranë 28 shkurt 2023

Duke dëgjuar deklaratën e Albin Kurtit “Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për ta nënshkruar. Është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse u pajtuam, unë jam kryeministër dhe konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar natyrisht se do të duhej të rezultonte me nënshkrim,mirëpo, ishte pala serbe, e cila nuk e bëri këtë ndonëse u pajtuam”.

Duke mos e kuptuar dëshirën e tij të madhe e të papërshkruar e të pa konceptuar nga ana jonë , për të firmosur një marëveshje me Sërbinë të propozuar nga Franca e Gjermania, më erdhi në mendje ajo kënga e Irma Libohovës “ Mollaxhiu” e cila thotë “ Erdhi mollaxhiu molla me na shit”.

Vetëm se unë në mendjen time duke dëgjuar Albinin e këndoja “ Erdhi prrallaxhiu, prralla me na shit”.

Albin Kurti nuk ësht as naiv e as injorant si pararendësit e tij në këtë detyrë.

Ai e di shumë mirë se kjo marëveshje përveç që është thesht një vazhdimësi e statusquos dhe e mbajtjes së Kosovës në derexhenë në të cilën është deri më tashti, pra një biçim shteti me një autonomi pak më të madhe se ajo e 1974, nuk është aspak njohje reciproke dhe as njohje e pamvarësisë ose respektim i saj nga ana e Sërbisë.

Sepse nuk ka si të jet njohje e pamvarësisë kur pala tjetër, pra ajo serbe në këtë marëveshje merr edhe më shumë se ç’ka marrë nga çdo marëveshje që është firmosur që nga 2013 e deri më sot.

E gjitha kjo është thjesht një mashtrim i dakorduar midis Kurtit, Vuçiçit dhe përfaqësuesve të BE.

Dhe të mashtruarit si përherë janë shqiptarët në Kosovë dhe gjithandej.

Për këtë, të gjithë ata që dyshojnë në fjalën time atëher i ftoj të lexojnë shqip nenin 7 të kësaj marëveshjeje

“Neni 7

Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Ky nen i jep Sërbisë de juro Asocacionin e Komunave Serbe dhe biles edhe më shumë seç parasheh marëveshja e nënshkruar në 2013. Pasi në këtë marëveshje të re i lejohet ligjërisht Sërbisë që të financojë në këto komuna, pra teorikisht dhe juridikisht të ketë kontrollin total të këtyre komunave të cilat siç thotë edhe ky nen , do ketë edhe “ një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”. Që shqip do të thotë se qeveria e kosovës nuk do të ketë kontroll mbi to aspak.

Pra shkurt e shqip për të gjitha ata mbështetës të Albinit kjo është nënshkrim i “Zajednicës”, në rast se ai e nënshkruan këtë.

E gjitha kjo pikë e çon Albinin drejt tradhëtisë.

Gjithkush do të mund të gjej justifikime sa të dojë por askush nuk e mohon dot të zezën mbi të bardhë.

Për më tepër tallja ndaj shqiptarëve bëhet kur kjo marëveshje paraqitet si njohje defakto e Kosovës nga Sërbia.

Më kujtohet që para disa kohe pata lexuar një artikull në një revistë shkencore, në të cilën ishte botuar një studim i një grupi andrologësh.

Për të gjithë ata që nuk e dinë se çfar është një androlog, ai është thjesht doktori i organeve gjenitale të meshkujve, dmth sinonimi i tij është gjinekollogu për femrat.

Dhe në këtë artikull thuhej se masturbimi te meshkujt ishte i barabartë sikur të kishe kryer marëdhënie seksuale 5 herë. Pra faktikisht llogaritej sikur ke kryer marëdhënie seksuale por realisht nuk ke kryer gjë.

Kështu më duket edhe mua kjo tentativa e Albaninit për të na e paraqitur këtë marëveshje si një njohje de fakto.

Një masturbim i Evropës për të cilin po duan të na mbushin mendjen se jo vetëm që është marëdhënie seksuale, por edhe se marëdhënien seksuale e paskemi kryer ne.

Ndërkohë që me këtë marëveshje vetëm Sërbia del e fituar edhe de juro edhe de fakto pasi ajo po merr Zajednicën e ne asgjë.

Që ta kuptojmë më mirë këtë pjesën de juro e de fakto.

Me deklaratën e tij Albini thotë se ”ishte i gatshëm ta firmoste dje marëveshjen”, kjo i bje që defakto ka bërë tradhëti, por duke qënë se nuk e firmosi, pa marrë parasysh shkaqet, de juro akoma nuk ka bërë tradhëti.

Ku shkuan deklaratat e Albinit se në rast se më detyrojnë ta firmos atëher do kërkoj të njëjtat edhe për shqiptarët në Preshev, Medvegj e Bujanoc?

Në këtë marëveshje të ofruar nuk ceken askund shqiptarët e atyre trevave dhe as fati i tyre.

Do të thotë që Kosova dhe qeveria e Kurtit përfundimisht ashtu si qeverit e tjera pararendëse dhe si qeveria Shqiptare e Saliut dhe e Ramës bashkë, i kanë shitur shqiptarët e këtyre trevave thjesht për komoditetin e tyre politik. Vetëm për të mbajtur pushtetin.

Dhe pastaj ne shqiptarët si përherë do të ngushëllohemi me faktin se sjelljet e këtyre as kanë qënë e as janë në harmoni me vetëdijen politike shqiptare sot.

Dhe do ngushëllohemi duke e justifikuar tradhëtinë si eufori politike.

Dhe duke qenë se kjo eufori është shprehje e papjekurisë politike, do themi se ky është një fenomen që mund të ngjajë kudo.

Dhe pastaj për të legjitimuar tradhëtinë që ajo mos të cënohet nga askush, e shpallim Avni Rustemin vrasës e kriminel.

E vetmja mënyrë që Albini të mos bëjë tradhëti është të mos e firmosi këtë marëveshje pa ndryshuar neni 7.

Për këtë të shfrytëzoj kohën që fituam nga mos nënshkrimi i kësaj marëveshje nga Sërbia mbrëmë.

Albini ka akoma kohë dhe shancin që tradhëtinë de fakto mos ta bëjë de juro.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura