Pashtriku.org, 14 qershor 2017: Alexander Soros, djali i miliarderit George Soros i cili vepron si partner në menaxhimin e “Soros Brothers Investments”, ishte donatori më i madh i fushatës presidenciale të demokratëve me në krye Hillary Clinton. Sipas disa mediave investigative amerikane, djali i një prej njerëzve më të pasur në botë mësohet se ka dhënë 4,5 milionë dollarë për fushatën e demokratëve në vitin 2016, pavarësisht se ata humbën kundrejt kandidatit republikan, Donald Trump.
Donacioni i dhënë nga Alexander këtë vit është më i larti në historinë e familjes Soros, shkruan “The Duran”.
Alexander i dha 127,800 dollarë stafit të Hillary Clinton dhe 133,400 dollarë Korpusit të Shërbimit të Komitetit Kombëtar Demokrat.
Ai dhe fondacionet e babait të tij, Geoge Soros, mësohet të jenë gjithashtu edhe financuesit e dy fushatave presidenciale të Barack Obamas.
Dhjetëra milonë dollarë i janë dhënë Partisë Demokrate në gjithë vendin, që nga Illinois, Nju Meksiko, Louisiana, Nevada, Teksas, Oregon, Virxhinia, dhe Pensilvania.
_
_____________
Burimi:
George Soros’ son, Alexander Soros donated big time to Democrats and the Hillary Clinton campaign
http://theduran.com/george-soross-son-alexander-donated-big-time-to-democrats-and-the-hillary-clinton-campaign/