SOT U SHUA NGA JETA FILANTROPI DHE BIZNESMENI MILIARDER, DAVID ROKFELLER

Pashtriku.org, 20 mars 2017: Sot në moshën 101 vjeçare vdiq filantropi dhe biznesmeni miliarder David Rokfeller. Ai ishte djali i fundit i gjeneratës së një prej familjeve më të famshme dhe më të përfolura të Amerikës.
Sipas zëdhënësit Fraser Seitel, Rockefeller vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Pocantico Hills të Nju Jorkut, pa dhënë më tepër detaje në lidhje me shkaqet e vdekjes së tij,. Ai ishte më i vogli i 6 fëmijëve të lindur nga John Rokfeler dhe stërnipi i themeluesit të Standard Oil, John D. Rokfeler. Me vdekjen e vëllezërve të tij, ai u bë trashëgimtari i pasurisë së familjes, dhe kreu i rrjetit të madh të bizneseve familjare.
I pari i kësaj familje ishte John D. Rokfeler, miliarder amerikan i fund shekullit 19-të me origjinë çifute. Pasuria e John D. Rockefeller llogaritet nga 350 deri në 400 miliard dollarë, që e bën njeriun më të pasur që ka jetuar ndonjëherë. Ai në moshë të re themeloi kompaninë e naftës Standard Oil, që për shumë vite kontrolloi gjithë biznesin e naftës në SHBA. Presidenti i atëhershëm Teodor Ruzvelt ngriti shqetësimin se kjo pasuri e pallogaritshme po krijonte një qeveri tjetër fantazmë, që funksiononte mbi qeverinë reale të SHBA.

David Rockefeller (12 qershor 1915 – 20  mars  2017)

Fëmijët e tij zgjeruan biznesin për tu marrë edhe me ndërtim, duke ndërtuar disa nga qiellgërvishtësit më historikë të vendit dhe me bankat. Familja Rokfeler njihet si një nga famlijet bankiere më të fuqishme në Amerikë, duke drejtuar bankën ‘Chase Manhattan’ dhe duke mbajtur përqindje të larta të aksioneve në shumë banka të tjera, lidere në botë.
Në Luftën e Dytë Botërore thuhet se pavarësisht origjinës çifute, Rokfelerët kanë furnizuar me armatime dhe eksplozivë 80% të Gjermanisë Naziste, e cila nën drejtimin e Adolf Hitler, kreu një nga masakrat më të mëdha që njerëzimi ka njohur deri sot, atë të shfarosjes së çifutëve, sikurse ishin vetë Rokfelerët. Fuqizimi i tejskajshëm i kësaj familjeje filloi të krijonte dyshime tek populli amerikan. Shumë shpejt vëllezërit e David Rokfeler filluan të merrnin pjesë në politikë. Nelson shërbeu si guvernator i Nju Jorkut si dhe për një kohë të shkurtër ishte zv/President. Ndërsa Winthrop Rockefeller ishte guvernator i Arkansasit.


(Vëllezërit Rokfeler, David i pari majtas)

Rokfelerët kanë miqësi me familjen Rotshild, familjen më të pasur të planetit, e cila është shumë pranë mbretëreshës së Anglisë. Mendohet se Rokfelerët janë pjesë e një sekti masonik që drejton botën. Këtë gjë e thonë shumë persona që kanë lidhje të afërta me Rokfelerët dhe të cilat kanë dëgjuar biseda të tyre që i implikojnë në një sekt të tillë.


(David Rokfeler, Lordi Rotshild dhe miliarderi i arit Morgan)

Mbi David Rokfeler që vdiq sot, dyshohet se ka kryer shumë transplante zemre, të cilat janë të pamundura me arritjet e mjekësisë dhe shkencës ditën e sotme për moshën e tij tepër të thyer.
Rokfelerët janë bërë të njohur edhe për aktivitetin filantropik të shtrirë ndër vite.
David Rockefeller zgjeroi pushtetin dhe ndikimin e tij pa u marrë me politikë. Një nga projektet e tij më të njohura ishte ai i ndërtimit të World Trade Center. Dhe ndryshe nga vëllerëzit e tij që ishin të tërhequr nga vëmendja e publikut, John D. III dhe Laurence, David përqafonte biznesin dhe udhëtonte duke mbajtur fjalime për lulëzimin e kapitalizmit.
“Kapitalizmi amerikan ka sjellë më shumë përfitime për njerëzit se çdo sistem tjetër në çdo aspekt të jetës në çdo kohë të histori,” thoshte Rokfeler.
Pasuri e vënë në mënyrë të dyshimtë ose jo, pjesëmarrja në sekte masonike ose jo, tregti ilegale në dëm të miliona njerëzve ose jo, familja Rokfeler është argumentuar shpesh si familja më e pushtetshme e Amerikës dhe David Rokfeler ishte i fundit i një elite miliarderësh të dalë nga kjo familje.

Rockefeller’s Documentary

Dark Secrets of the Rockefeller Family

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura