DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN /EAG – AC – TC/(IV)

Pashtriku.org, 08. 02. 2015 – Grupi Atlantik-Evropian (EAG) dhe Këshilli Atlantik (AC) – Në vitin 1954, viti i Grupit Bilderberg, një tjetër organizatë doli në dritë: Grupi Atlantik-Evropian (European-Atlantic Group – EAG). Zyrat qendrore të tij ndodhen në rrugën Gertrude 6, Çhelsea, Londër. Grupi u formua nga Lord Leitën (Lord Laiton), që në atë kohë ishte Zëvendëspresident i Këshillit të Evropës dhe ky bashkon së bashku anëtarë të parlamentit nga të gjitha partitë, industrialistë, bankierë, ekonomistë dhe gazetarë (tingëllon e njohur kjo?) për të nxitur lidhje të ngushta mes “vendeve evropiane dhe atlantike, duke sjellë një forum të rregullt në Britani për diskutime të informuara për problemet e tyre dhe mundësive për bashkëpunim sa më të mirë ekonomik dhe politik me njëri-tjetrin dhe me pjesën tjetër të botës”. Kjo do të thotë po të përdornim fjalët e veta, duke u lidhur me organizatat ndërkombëtare që përfshinin Këshillin e Evropës, NATO-n, OECD-në, Bashkimin Evropian Perëndimor, Bashkimin Evropian, Shoqërinë Evropiane të Tregtisë së Lirë, GATT-in, organizatën botërore të tregtisë së “lirë”, dhe Komisionin Ekonomik për Evropën. Dhe kësaj liste mund t’i shtohej çdo organizate tjetër, që dëshironte një qeveri botërore ose që mund të përdorej për këtë rezultat. Hierarkia e saj mbizotërohej nga Shtëpia e Lordëve dhe përfshinte një përfaqësues të frontit Amerikan për Rendin e Ri Botëror – Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Mes zëvendëspresidentëve të listës që i kam prej vitit 1990 janë:
– Lordi Kerrington, kreu i grupit Bilderberg;
– Lord Chalfont, kreu i Shtëpisë së Lordëve për Komitetin e Mbrojtjes;
– Graham Doëson, president kyç për Lidhjen Evropiane për Bashkëpunim Evropian;
– Douglas Fairbanks, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë;
– Lord Gladëyn, president i Lëvizjes Evropiane;
– Robert Maxuell (i vdekur), agjent i paguar i Mossadit dhe botues i gazetës Daily Mirror;
– Sir David Nicholson, kryetar i Lëvizjes Evropiane;
– Derek Prag, kryetar i Shoqërisë Evropiane Londineze;
– Lord Pym, i cili mori në ngarkim sekretarinë e jashtme nga lordi Kerrington në kohën e Luftës Falkland; si dhe
– Lord Shaucross.

Këshilli Atlantik (The Atlantic Council – AC, më parë quhej Këshilli Atlantik Britanik) është një organizatë e ngjashme me disa organika. Zëvendësministrat e tij përfshinin: Lordin Kerrington; Lordin Gladuin (Gladëyn); Lord Pym; Lord Shaëcross; Kontin e Bessborough-ut, një nga presidentët e shkuar të Grupit Evropian-Atlantik; Lord Home, ish-kryeministrin Konservator dhe kryetar në të shkuarën i Grupit Bilderberg; Edward Heath, i Bashkimit Evropian; Denis Healey; Uilliam Rogers, një prej bilderbergëve, ministër i Partisë Laburiste dhe një nga “katër gangsterët”, të cilët krijuan ndarjen e Partisë Social Demokrate, tani Demokratët Liberalë. Nëse Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare nuk do të ishte kaq i fshehtë për të dhënë listën e anëtarëve të tij, ju do të gjenit në të njëjtën kohë disa emra aktivë në të dy këto organizata të përfshira gjithashtu edhe në RIIA – për këtë jam i sigurt. Grupi Atlantik Evropian dhe Këshilli Atlantik janë që të dyja pjesë e rrjetit të Rendit të Ri Botëror.

About the Atlantic Council

Komisioni Trepalësh (Tripartite Commission)
Elementi tjetër i rrjetit të qeverisë sekrete botërore u zbulua në vitet 1972-1973 nga David Rokfeler (Kom 300), kreu i Bankës Chase Manhatan, udhëheqës i Bilderbergërve, si dhe manipulatori udhëheqës i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, në të cilin ai ishte për një kohë të gjatë kreu i saj. David Rokfeler është një nga profilet më të larta të tij dhe një nga manipulatorët më të kuptueshëm të Rendit të Ri Botëror të planetit, megjithëse ai është në të vërtetë një kukull për ata që janë sipër tij në piramidë. Ai krijoi Komisionin Trepalësh, i cili nga vetë emri i tij duket se është krijuar nga tri grupime – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Japonia. Rokfeleri pjesërisht ishte i frymëzuar për të vepruar kështu nga Zbigniew Brzezinski (TC, CFR, Bil), një profesor në Universitetin e Kolumbias të kontrolluar nga Elita. Brzezinski ka qenë, gjithashtu, duke hulumtuar mundësinë për një bashkëpunim SHBA-Evropë-Japoni tek ‘rezervuari i mendimit’ i kontrolluar nga Elita – Brookings Institute, në Uashington.

– David Rokfeler dhe Zbigniew Brzezinski –

Brzezinski shkroi një libër të titulluar Midis dy epokave: Roli i Amerikës në epokën teknotronike, në të cilën ai përshkruante një shoqëri të re “… që është formuar kulturalisht, psikologjikisht, nga ana sociale dhe ekonomike prej ndikimit të teknologjisë dhe elektronikës – veçanërisht nga ndikimi i kompjuterëve dhe komunikimit”. Ai shkruante në këtë libër se “sovraniteti kombëtar nuk është më një koncept i zbatueshëm” dhe propozonte lëvizje në etapa “drejt një komuniteti të gjerë të kombeve të zhvilluara… nëpërmjet lidhjeve të ndryshme indirekte dhe tashmë duke zhvilluar kufizimet mbi sovranitetin kombëtar”. Në vitin 1990, ai shkroi në zëdhënësen e Elitës, New York Times, se Evropa duhet të ndjekë një politikë “të themeluar në konceptin madhështor të një federate (komonuelthi) Trans-Evropian me Komunitetin Evropian si bërthamën e saj, por duke përfshirë edhe Evropën Qendrore si dhe duke qenë e hapur, gjithashtu, ndaj rasteve të mundshme lidhur me Bashkimin Sovjetik”. Ju mund të shihni se prej nga vjen ky djalë. David Rokfeleri ishte kaq i impresionuar me Brezinskin, saqë e bëri atë drejtor të Komisionit Trepalësh, që rekrutonte anëtarë nga të gjitha vendet, me influencë dhe fuqi në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Japoni. Disa prej këtyre të rekrutuarve ishin prej kohësh pjesëtarë të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë; disa ishin bilderbergë, gjithashtu, dhe të tjerë si Henri Kisinger, ishin të lidhur me të gjitha ato si dhe me Institutin Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare, gjithashtu. Midis shtatëmbëdhjetë burrave që u takuan në pronën e Rokfelerit (Pocantico Hills në Tarrytown, Nju Jork) për të planifikuar Komisionin Trepalësh më 23-24 korrik 1972, ishin: C. Fred Bergsten (CFR, Bil), një anëtar i vjetër në Institutin Brookings dhe një partner i vjetër në Çështjet Ekonomike Ndërkombëtare me Henri Kisingerin; MekXhorxh Bandi (McGeorge Bundy – KMJ, Bil), presidenti i fondacionit Ford dhe kreu i Këshillit të Sigurimit Kombëtar nën kujdesin e të dyve, Xhon Kenedit dhe Lindon Xhonsonit. Fondet e para për Komisionin Trepalësh erdhën fillimisht nga David Rokfeleri, fondacioni Ford, fondacioni Kettering, nga Lilly Endowment, nga Fondi i Vëllezërve Rokfeler si dhe nga fondacioni Thyssen, me shuma më të vogla, të dhuruara nga organizata si General Motors, Exon, Coca Cola, revista Time, CBS, si dhe Uells Fargo Bank. Komisioni i vendosi zyrat e tij qendrore në Rrugën 46, 345 East, Nju Jork.

Një nga ambiciet e para të David Rokfelerit dhe Komisionit të tij Trepalësh ishte të vendoste një anëtar komisioni në Shtëpinë e Bardhë si president të Shteteve të Bashkuara, sa më shpejt që të ishte e mundur. Ai e realizoi këtë në zgjedhjet e ardhshme, kur Xhimi Karter u zgjodh president nga Rokfeleri dhe Brezinski, dhe për t’u siguruar se ai do të zgjidhej, u përdorë i gjithë rrjeti i Elitës së parave, medias dhe hileve të pista. Karteri ishte një tjetër president-kukull që kontrollohej nga Elita. Fjalimet e tij në fushatën elektorale ishin të shkruara nga Brezinski dhe asgjë nuk mund të ishte më fyese ndaj së vërtetës, se sa pranimi i fjalimi të tij për nominimin demokrat. Në botën e politikës mos i trego popullit se kë përfaqëson; duhet t’i tregosh atij atë anë që ata duan që tu paraqitësh. Kur shikon të shkuarën e Karterit, çfarë shembulli i mirë do të ishte kur ai fliste për:
“…një elitë politike dhe ekonomike, e cila u ka dhënë formë vendimeve dhe asnjëherë nuk ka dhënë llogari për gabimet dhe as që shqetësohet nga padrejtësia. Kur mbizotëronte papunësia, ata nuk rrinin asnjëherë në radhë për të kërkuar punë. Kur nga një sistem i ngatërruar i mirëqenies do të vinte si pasojë dështimi, ata asnjëherë nuk mbetën pa ushqim dhe veshmbathje, ose pa ndonjë vend për të fjetur. Kur shkollat publike janë inferiore ose shkatërrohen prej konfliktit, fëmijët e tyre shkojnë në shkolla private luksoze. Dhe kur burokracia fryhet e bëhet konfuze, të fuqishmit gjithmonë përpiqen të zbulojnë dhe interesohen të gjejnë një qoshe të ngrohtë, për ndikim dhe përfitim të veçantë”.

Sigurisht, Xhimi, sigurisht. Ai mund të kishte shtuar në fund… “Dhe kjo është plotësisht e drejtë, gjithashtu”. Administrata e Karterit ishte e tejmbushur me anëtarë të Komisionit Trepalësh. Midis rangjeve të saj ishin: Walter Mondale, zëvendëspresident; Sajrus Vens, sekretari i shtetit; Harold Brown (CFR), sekretari i Mbrojtjes; W. Michael Blumenthal (CFR), sekretar i Thesarit; C. Fred Bergsten (CFR, Bil) ndihmëssekretar i thesarit për çështjet ndërkombëtare; Henri Owen (CFR), ambasador dhe përfaqësues special i presidentit për takimet ekonomike; Paul C. Warnke (CFR) shef për negociata çarmatimi; Andreë Young (CFR), ambasador në Kombet e Bashkuara, Paul A. Volcker (CFR, Bil), kryetar i Bordit të Rezervës Federale dhe … Zbignieu Brzezinski (CFR, Bil), këshilltar i mbrojtjes kombëtare të Karterit. Kjo ishte administrata trepalëshe. Do të ishte një shaka e përhershme midis të brendshmëve, se sa herë që Karteri do përballej me ndonjë vendim ose dokument, që përfshinte politikën e jashtme, ai do të thoshte: “Pastroje atë me Brezhinskin” ose “A e ka parë Brezhinski këtë gjë?” Pol Volkeri u bë kreu i Rezervave Federale nga Karteri mbi bazën e udhëzimeve të David Rokfelerit. Ky pozicion është një nga vendet më të influencuara në rrjetin e Elitës, për shkak të fuqisë së saj për të kontrolluar ekonominë amerikane. Volkleri u bë kreu i Amerikës Veriore për Komisionin Trepalësh dhe ishte edhe Bilderberg, edhe anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai qëndroi shef i ‘Fed-it” derisa u zëvendësua gjatë qeverisjes së Reganit nga presidenti në detyrë, Alen Grinspein (Alan Greenspan), i cili është gjithashtu anëtar i TC-së, CFR-së dhe grupit Bilderberg. Thjesht një rastësi, natyrisht.

Influenca e Komisionit Trepalësh do të bëhej e përbotshme me anëtarësinë e saj përtej elitave amerikane, evropiane dhe japoneze. Irlanda ishte përfaqësuar denjësisht në komitetin ekzekutiv të TC-së në Evropë, nëpërmjet kryeministrit Garret Fitzgerald (Bil) dhe nga më pak e njohura Mary Robinson, e cila do të ishte presidentja e parë femër e Irlandës. Pasi kisha folur rreth këtyre çështjeve në një takim në Totnes në Anglinë Jugperëndimore, një zonjushë nga audienca u ngrit dhe tha: “Kjo është hera e parë që dëgjoj dikë të flasë për këtë, qysh se burri im (i cili punoi për qeverinë e Afrikës Jugore) më tregoi një dokument, në të cilin thuhej se Komisioni Trepalësh kishte urdhëruar Britaninë të tërhiqej prej Rodezisë”. Zonja, sikundër dhe shumica e njerëzve të tjerë nëpër botë, asnjëherë nuk kishte dëgjuar për Komisionin Trepalësh deri në kohën kur pa dokumentin. Kush ishte Sekretar i Jashtëm Britanik në atë kohë – unë mendoj gjatë qeverisjes së Margaret Theçerit (Bil) – kur Britania u largua nga Rodesia, tani Zimbabve? Nuk ishte kush tjetër veçse… Lordi Kerrington, bilderberg dhe anëtar i Komisionit Trepalësh. Ai po vazhdonte një politikë, e cila ishte vendosur nga qeveria e Partisë Laburiste të mëparshme e Xhim Kallagan-it (J.Callaghan – Bil), tani president, së bashku me lordin Kerrington dhe lordin Xhenkins (Jenkins – TC, Bil) të Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare. Dhe kush ishte sekretari i Jashtëm i Kallagan-it? Dejvid Ouen (David Oëen), që së shpejti do të bëhej anëtar i Komisionit Trepalësh e që punoi ngushtësisht me Andreë Young-un, ambasadorin e Xhimi Karterit në Kombet e Bashkuara dhe anëtar i Komisionit Trepalësh. Më kujtohet gjithashtu se kur Komuniteti Evropian dërgoi një “ambasador” për të negociuar “paqen” në Bosnjë, ata zgjodhën… lordin Kerrington. Kur ai “dështoi”, ata dërguan… Dejvid Ouenin. Më vonë, një negociator “i pavarur” i paqes hyri në skenë nga Amerika – Xhimi Karteri. Dhe unë mendova, kush ishte sekretar i Jashtëm kur u vendosën politikat që çuan në luftën e Falklands, midis Britanisë dhe Argjentinës në vitin 1982? Lordi Kerrington. Ai dha dorëheqjen për ato që ndodhën dhe u vlerësua me pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Gjithashtu, i përfshirë thellësisht në negociatat mbi Rodezinë dhe tranzicionin nga diktatura e bardhë në turnturën e Robert Mugabes, ishte Lord Soames, një drejtor i N. M. Rothsçajlld gjatë vitit 1979. Jam i sigurt se të gjitha këto rastësi duhet të kenë një shpjegim të padjallëzuar. Thjesht, unë nuk mund ta gjej atë.

VIJON…

____________________
PJESA E PARË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3253
***
PJESA E DYTË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (II)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3277
***
PJESA E TRETË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (II)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3565

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura