Gjenevë, 20.02.2021: Teoria sipas së cilës ne nuk kemi të drejtë t’i kundërshtojmë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, çfarëdo që nënkuptojmë me këtë term dhe çfarëdo çofshin ato kërkesa, mbështetur në paradigmën se “ata na çliruan”, thënë më së buti, është naive.
Gjatë luftës së dytë botërore, gjysmën e Evropës e çliroi Armata e Kuqe e Bashkimit Sovjetik, kurse gjysmën tjetër armata anglosaksone në krye me armatën e ShBA dhe Britanisë së Madhe. Gjersa në gjysmën lindore ky çlirim rezultoi me imponim edhe të sistemit shoqëroro-politik (komunist), në gjysmën perëndimore kjo iu la popujve respektive në dorë me ç’rast vazhdoi diktatura e gjeneralit Franko në Spanjë ku nuk pati zgjedhje të lira gjer në vitin 1977, sistemi mbretëror në Britani, Suedi … dhe sistemet parlamentare apo presidenciale nëpër shtetet tjera të Evropës. Pra, “ata që na çliruan” janë ata që kanë sisteme demokratike dhe thirren ne vullnetin e popullit. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
Por, para se ta kërkojmë respektimin e këtij vullneti nga bashkësia ndërkombëtare, do ishte mirë që këtë vullnet ta respektojnë krijuesit e opinionit publik në hapësirat e mediumeve të ndryshme shqiptare. Sulmi që sot i bëhet Albin Kurtit, ende pa e marrë qeverisjen, nga të njëjtit të cilët para së gjithash këmbëngulin mbi nevojën e negociatave me Serbinë, jo pse vet mendojnë ashtu, por sepse kjo është kërkesë e ndërkombëtarëve, nuk ka justifikim, përveçse nëse aty nuk shohin një vrimë të zezë për shpenzimin e energjisë qeverisëse që do ta zvogëlonte mundësinë për zbatimin konsekuent të ligjit, moszbatimi i të cilit është kanceri i shoqërisë. Aq më parë kur dihet se negociatat e gjertanishme kanë rezultuar me degradime të ndryshme brenda Kosovës dhe kur e njëjta gjë pritet edhe në të ardhmen, nëse njëherë e mirë nuk bëhet bilanci i negociatave të gjertanishme dhe nuk përcaktohen parimet mbi të cilat do të vazhdojnë ato.
Mjaftë kemi paguar për pavarësinë tonë, kurse për pranimin e kësaj pavarësie nga Serbia nuk duhet dhe nuk kemi pse të paguajmë më asgjë. Sigurisht që ka edhe të tillë që nuk kanë paguar asgjë, prandaj të vetmin argument që nuk e heqin nga goja është se “ata na çliruan”. Edhe nëse na “çliruan ata”, nuk është e mundur se edhe ata nuk e patën ndonjë interes, sepse në politikë dhe raporte ndërkombëtare asgjë nuk ndodh nga dashuria hyjnore.
Postime të Lidhura
SKENDER JASHARI: VAZHDON GJYKIMI POLITIK I EULEX’it, KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT!
Bujanoc, 3. 9. 2016: Gjatë vitit 2012, në fshatin Dobrosin komuna e Bujanovcit, sulmohet punkti policor i policisë…
KËRKOHET DORËHEQJE PËR PËRGJEGJËSIT E DEKLARATËS TENDENCIOZE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME TË KOSOVËS – KUNDËR DIPLOMATIT JOSEPH DIOGUARDI
Oslo, 05.05.2015 – Shqiptarët në Norvegji, të organizuar në qendrën Kulturore e Informative, Mekuli Press,, kërkojnë llogari nga…
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE TIPARET E SAJ INTERNACIONALISTE
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE TIPARET E SAJ INTERNACIONALISTE Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë 7 janar 2023 DISA TË…
BEHXHET SHALA BAJGORA: MARRËVESHJA E PRESPËS, RAMIZI DHE UJI ROSA, DHE PEZULLIMI I TAKSES!
Prishtinë, 29 janar 2019: (Marrëveshja e Prespës) – Shqiptarët e Ish -FYROM-it , tash Maqedonia e Veriut kurrë…