Francë, 7 Tetor 2018: Në faqen n°314 të librit me titull “Histoire de la Turquie II – Historia e Turqisë II”, të poetit, romancierit, dramaturgut dhe politikanit të njohur francez, Alphonse De Lamartine, botuar në Paris në 1862, gjejmë një përshkrim të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Skënderbeu nuk ishte vetëm një konspirator gjakatar, një dezertor i pabesë, një vrasës nokturn; ai ishte gjithashtu një hero dhe një politikan. Ai e pa stuhinë që kishte tërhequr në vendin e tij, dhe u betua ndaj popullit të tij që të shlyejë krimin e tij deri në fund.
Disa mijëra shqiptarë, më të kaliturit, u vendosën prej tij, si më parë grekët në Termopilët (Termophyles), që t’i bllokonin ushtrisë osmane grykën e ngushtë dhe të thellë që ngrihet nga Maqedonia në Epir.
Ai thirri në Krujë pesë motrat e tij, të martuara me krerë të tjerë shqiptarë të krahinave fqinje, vëllezërit, nipat, prindërit e tij, miqtë dhe klientët e shtëpisë së tij, të gjithë krerët e qyteteve, fshatrave, fiseve malësore, të bashkuar nga shpirti i racës dhe britmës së gjakut.
Dymbëdhjetë mijë shqiptarë dhe shqiptare nga të gjitha radhët dhe moshat shkuan me armët në dorë, me fenë ose me lirinë në zemër, në këtë këshill të madh të kombit në Krujë.
Emri i Skënderbeut, rinia, figura, elokuenca, grada e tij në Shqipëri, suksesi i tij në ushtritë turke, ku vetëm ai kishte sekretin për t’i mundur, nga që vetë i pati habitur me guximin e tij, prestigjin e dëbimit, gjakun e vezirit të therur me dorën e tij, kufomat e dhjetë mijë otomanëve të Muratit të II, animuan këtë asamble popullore me një heroizëm, i cili u përcjell të nesërmen nga gratë, pleqtë, fëmijët, deri në shkëmbinjtë më të fundit të Shqipërisë.
Me një zë unanim, motori i kryengritjes u shpall lider. Shqipëria nuk njohu më asnjë princ tjetër kombëtar përveç atij që i solli kombësinë dhe fenë e saj; thesare, armë, krahë, zemra, jetë e vdekje, gjithçka ishte e tij. Skënderbeu u bë në një ditë jo vetëm mbreti, por edhe emri i shqiptarëve.”
Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: OPERATIVA E SHTABIT TË OPERACIONIT “SHIGJETA” – MAJ – QERSHOR 1999 (BASHKËBISEDIM ME VEPRIMTARIN AGIM SYLEJMANI) (Pjesa II)
Pashtriku.org, 7 mars 2017: “Divizioni i Kukësit dhe gjeneral Kudusi Lama ishin bartësit kryesor të luftës që zhvillohej…
AURENC BEBJA: GJERGJ KASTRIOTI SIPAS HISTORIANIT FRANCEZ, GERMAIN LEFÈVRE – PONTALIS
Francë – 16 Nëntor 2016: Të shumtë janë autorët e huaj të cilët janë interesuar dhe kanë shkruar…
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ – PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999) (PJESA E PARË)
Pashtriku, 2 Qershor 2020: Filozofi, historiani dhe arkeologu i shquar anglez, Robin George Collingwood (1889 – 1943) në…
INTERVISTA E ISMAIL QEMALIT PËR L’ECHO DE PARIS (1913): PAVARËSIA E SHQIPËRISË, ZGJEDHJA E PRINCIT DHE BORXHI OSMAN!
Francë, 16 Nëntor 2019: “L’Echo de Paris” ka botuar, të mërkurën e 30 prillit 1913, në faqen n°3,…