Pashtriku.org, 16. 05. 2016: Në 17 vjetorin e zhdukjes pa gjurmë të Ukshin Hotit, i biri i tij Andini, kërkon nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë zgjidhjen e fatit të Ukshin Hotit. Gjithashtu kërkon me ngulmë që “çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë zyrtare gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë”! Në vijim lexoni kërkesën e Andin U.Hotit, drejtuar institucioneve shqiptare, përmes rrjetit facebook:
***
Ndoshta dikush edhe pret që ne ti humbim shpresat, por JO asnjëherë! Deri në zbardhjen e fatit tënd, nuk do të rreshtemi së kërkuari dhe për ne DO TË JESH I GJALLË GJITHMONË! Sepse liria nuk është e plotë, sepse Republika, për të cilën dhe gjithçka është e mangut pa zgjidhjen e fatit tënd! Institucionet në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta ndjejnë së paku si obligim MORAL zgjidhjen e misterit për fatin tënd! Është koha e fundit kur Kosova duhet të ngris zërin në kërkim tëndin. E ripërsëris, kërkojmë që çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë ZYRTARE gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë.
Postime të Lidhura
PROF.DR.SABILE KEҪMEZI – BASHA: TRAJTIMI I FIGURËS SË ISA BOLETINIT NË HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE (FOTO+VIDEO)
Prishtinë, 11. 06. 2105 – Para 19 viteve, kur Instituti i Historisë në Kosovë kishte organizuar simpoziumin për…
PASHTRIKU: PROF.BAJRAM KURTI PERSONALITET EMBLEMATIK I KOMBIT TONË
Pashtriku.org, 15. 02. 2013 – (Në 2 vjetorin e vdekjes së Prof.Bajram Kurtit) – Më 14 shkurt 2011…
MIMOZA DEMIRI: JAMARBËR MARKU – I PAKOMPROMIS EDHE ME VDEKJEN!
Pashtriku.org, 16. 02. 2014 – Fallsiteti shqiptar në vdekje është më i rëndë se vetë vdekja. Të njejtin…
KADRI REXHAJ: XHAVIT HOXHA – NË 9 VJETORIN E VDEKJES
Zvicër, 20. 11. 2016: Xhavit Hoxha është një nga veprimtarët e orëve të para të Lëvizjes çlirimtare të…