Pashtriku.org, 16. 05. 2016: Në 17 vjetorin e zhdukjes pa gjurmë të Ukshin Hotit, i biri i tij Andini, kërkon nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë zgjidhjen e fatit të Ukshin Hotit. Gjithashtu kërkon me ngulmë që “çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë zyrtare gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë”! Në vijim lexoni kërkesën e Andin U.Hotit, drejtuar institucioneve shqiptare, përmes rrjetit facebook:
***
Ndoshta dikush edhe pret që ne ti humbim shpresat, por JO asnjëherë! Deri në zbardhjen e fatit tënd, nuk do të rreshtemi së kërkuari dhe për ne DO TË JESH I GJALLË GJITHMONË! Sepse liria nuk është e plotë, sepse Republika, për të cilën dhe gjithçka është e mangut pa zgjidhjen e fatit tënd! Institucionet në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta ndjejnë së paku si obligim MORAL zgjidhjen e misterit për fatin tënd! Është koha e fundit kur Kosova duhet të ngris zërin në kërkim tëndin. E ripërsëris, kërkojmë që çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë ZYRTARE gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë.
Postime të Lidhura
PROF. DR. TEUTA SHALA- PELI: KONTRIBUTI ATDHETAR I GRUAS SHQIPTARE – PARË NËN PRIZMIN E STUDIMEVE TË PROF.DR. SABILE KEÇMEZI-BASHA
Prishtinë, 10 shtator 2018: (“Fjalë e mbajtur në konferencën shkencore “40 Vite veprimtari shkencore e krijuese të Prof.…
DR.MOIKOM ZEQO: DAVID SELENICA, GJENIU I IKONOGRAFISË SHQIPTARE I 1000 AFRESKEVE
Tiranë, 16. 06. 2014 – Është momenti kur dijetarë shqiptarë dhe të huaj po lartësojnë vizionin shkencor, traditën…
ILMI MUZAQI: NË BURGUN E GOSPIQIT TORTURAT ISHIN TË TMERRSHME!(II)
(Pashtriku.org, 23. 01. 2013) -Fillimisht pasi dola nga burgu më, 08.04.1989 Kosovën e gjeta thuajse ashtu siç e…
PROF.DR.AGIM ZOGAJ: GONXHE BOJAXHIU – NËNA TEREZË, DRITË E ZOTIT (IV)
Prishtinë, 9 shtator 2020:Në rrugën e Zotit Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ishte pranuar në Shoqërinë e “Motrave…