ANEKDOTA

ANEKDOTA

 ARGJIRA (ARI) UKIMERI, MA.SC. PEDAGOGE,  PRIZREN – KORRIK 2021

1. OPERA

Njëherë një djalë i ri e pyet Moxartin, se si shkruhej opera. Je shumë i ri, iu përgjigjë

kompozitori. Fillo nga Baladat. Po ju ishit 10 vjeç kur filluat të shkruani opera – ia ktheu

djaloshi. Ke të drejtë – i tha kompozitori. Mirëpo, unë nuk iu pyta si shkruheshin operat.

2.  KARIKATURAT

Njëherë një banorë toskë, e pyeti Faik Konicën: 

-Zotëri Faik, nëse grekët kanë nevojë ta përvetësojnë veshjën tonë kombëtare, përse nuk

mësojnë ta mbajnë ashtu si duhet?

Eh po, karikaturat janë një formë e ligjshme e artit – u përgjigjë eruditi i madh

3. MIKËPRITJA SHQIPTARE

Duke folur me një të huaj për mikëpritjen shqiptare, Ismail Qemali tha: Të parët tanë, na kanë

lënë dy zakone të mira ne shqiptarëve: – Për mikun bishtin dhe për armikun gishtin.

4. EMRI

Një nënpunës i doganës në Greqi e pyeti një shqiptar: Si e ke emrin? E pyeti për shkak të

plotësimit të disa dokumenteve. Çfarë thotë? E pyeti shqiptari shokun. Unë nuk di asnjë fjalë

greqisht. Shoku i thotë, zotëriu do ta di emrin tënd. I thuaj që në Shqipëri e kam emrin Florian,

ndërsa në Greqi e kam emrin Janos.

5. FITORJA E PIRROS

Në një betejë, më të përgjakshme që bëri për të ndihmuar fiset ilire në Italinë e sotme, ushtria e

Pirros fitoi, por me humbje të mëdha. Pas betejës, miqtë dhe shokët e Pirros e uronin me gjysmë

zëri, edhe ky i falenderonte me gjysmë zëri.  Kur një mik i tyre e uroi me gojën plotë, Pirro u

përgjigjë poashtu: Edhe një fitore si kjo, edhe une do të mbetesha pa ushtri.

6. NGORDHJA E KALIT

Një bej i vrazhdë, e kishte pikë të dobët kalin e vet dhe kishte urdhëruar: Kush të më thotë se

ngordhi kali, do të vras! Një ditë prej ditës, kali i beut ngordhi. Askush nga fshatarët nuk guxonte

ti jepte beut lajmin e keq. Atëherë u ngritë Qerosi dhe vajti te zotëriu për vizitë. Ky e pyeti: SI

është Kali? Shëndoshë e mirë, zotëri. Patkonjtë i ktheu nga dielli, i tha punëtori. Si, ngordhi kali

im? Pyeti  Beu. Vrit veten tani Be, sepse vet the që kali vdiq, ia ktheu punëtori.

7. E PREMTJA E BARDHË

Po bëhej një gosti në një fshat të Korçës. U pre mishi dhe u shtrua në sofër, prifti mori një veshkë

të ngrohtë dhe e hëngri. Ç’bënë ashtu, uratë? E pyetën ata që e panë. Jemi me Kreshmë në gojë.

Ndërsa sot është e Premtja e zezë. Prifti ua ktheu: Nuk thoni ju, shyqyr sot e kam të bardhë.

Sepse çdo herë është e premtja e zezë.

8. KONKURRENCA

Ishte një deputet, që zëri nuk iu kishte dëgjuar në parlament. Në një seancë parlamentare që ishte mbajtur, më në fund edhe deputeti e kërkoi fjalën. E ka fjalën – tha kryetari – urdhëro zoti

deputet. Unë desha të them zoti kryetar të mbyllet një çikë dritarja përballë. Më bën konkurencë

me derën që është e hapur mos të ftohemi.

9. VOTIMI I TREFISHTË

Eqrem Beu për të fituar në zgjedhje, përdori një marifet. Hapi dyertë e sarajave, ku prisnin

zhgjedhësit e tij, ku iu jepte nga një qylaf, një festë e zezë dhe një kaskey. Qëllimi ishte që çdo

zgjedhës, duke vënë njëherë qylafin, njëherë kasketën dhe njëherë festën e zezë. Kështu do të

kujtoheshin për Eqrem Beun, dhe do ta votonin tri herë për të. 

10. UJQIT

Dy udhëtarë jabanxhi i zë nata në një katund e shkojnë për të fjetur në një shtëpi. I zoti i shtëpisë

i pret mirë. I futë brenda, i shërben me kafe, iu jep duhan dhe i bën shumë muhabet. Kur e

pyesin miqtë: Si je me shëndët? Ai iu përgjigjet me gjithë qejf: Jam i shëndoshë si ujk. Po ju

si jeni? Kur thotë si ujk, të dy e shikonin njëri tjetrin të çuditur nga gjuha e mikëpritësit. Mbas

pak u kthye nga puna i biri i zotit të shtëpisë, dhe u përshëndet me miqtë. Mirëseerdhët. Si jeni,

si shkoni? Mirë falemnderit – ia kthyen udhëtarët. Po ti sijë me shëndet? E pyetën djalin.

Shëndoshë si ujk – i përgjigjet edhe djali. Kur edhe i biri tha  “Si ujk”, njëri nga miqtë i frikësuar

tha: Ngrihu, e të ikim, se u bënë dy ujq.

Përzgjodhi: Argjira (Ari) Ukimeri – Ma.Sc. Pedagoge

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura