ARBEN LLALLA: PËR TRADHËTARËT NUK DUHET TË KETË PAJTIM DHE FALJE

(Tetovë, 16. 10. 2012) – Iniciatorët në fjalë bëjnë mirë që këto reforma të pajtimit ti fillojnë nga vetvetja, ti lënë mënjanë kapriçiot personale, përçarjet politike dhe të marrin model shembullin e udhëheqjes së Hasan Prishtinës i cili u flijua për Shqipërinë dhe nuk e shiti Shqipërinë për vetveten.
Më 12 Tetor në Shkup u mblodhën disa politikanë dhe historian andej dhe këtej kufirit për të vlerësuar aktivitetin kombëtar të ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtinës. Nga emocionet euforike të çastit u bë pajtimi midis familjes së Ahmet Zogut të përfaqësuar nga Aleksandër Zogu (e thërrasin Leka i dytë) dhe Mehmet Prishtinës nip i Hasan Prishtinës, ku sipas lajmeve të fundit këto familje ishin në hasmëri. Por historia shqiptare shkruan se Hasan Prishtina u vra me porosi të Mbretit Ahmet Zogut, pra qartë del se nuk ka ekzistuar asnjë gjakmarrje midis familjes Prishtina dhe Zogu, por e vërteta është se Hasan Prishtina ishte nacionalistë, ndërsa Ahmet Zogu një karrierist që bashkëpunojë me çdo pushtues të tokës shqiptare deri sa e braktisi atë.

…………………………………

Tribunë, veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës.

……………………………………..

Me sa njeh historia Hasan Prishtina nuk ka pasur gjaqe dhe telashe me armiq personal sepse ka qenë burrë i madh dhe nuk është marr me përçarje vëlla-vrasëse, por armiqtë e tij ishin të gjithë armiqtë e Shqipërisë. Prandaj nuk e shoh të arsyeshëm një iniciativë të tillë për pajtimin e këtyre dy familjeve sepse këto dy familje nuk ishin në hasmëri për çështje personale, por dora e gjatë e pushtetit të Ahmet Zogut vrau patriotin e shquar Hasan Prishtinën. Prandaj nuk e ka të drejtën asnjë njeri, asnjë qeveri apo politikan që të bëjë pajtimin midis njeriut Kombëtar Hasan Prishinës dhe Tradhtarit Ahmet Zogut
Iniciatorët në fjalë bëjnë mirë që këto reforma të pajtimit ti fillojnë nga vetvetja, ti lënë mënjanë kapriçiot personale, përçarjet politike dhe të marrin model shembullin e udhëheqjes së Hasan Prishtinës i cili u flijua për Shqipërinë dhe nuk e shiti Shqipërinë për vetveten siç ka ndodhur me shumë udhëheqësit tanë.
Unë, personalisht jam për Unitetin e shqiptarëve, jam për pajtimin e gjakmarrjeve, por nuk pajtohem për pajtimin midis njerëzve që kanë luftuar për çështjen kombëtare dhe që janë vrarë nga shërbëtorët e serbëve dhe grekëve. Siç dihet Hasan Prishtina nuk u vra sepse ishte konkurrentë i frontit mbretëror të Ahmet Zogut, nuk u vra për një pëllëmbë tokë private, por ai u vra me porosi të serbëve, me të hollat e Beogradit. Midis figurës së Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut ka dallime të mëdha në aspektin kombëtar. Hasan Prishtina ishte hartuesi i planit të kryengritësve shqiptarë prej 14 pikash në gusht të vitit 1912 për pavarësinë e Shqipërisë, ish-kryeministër dhe burrë shteti, i cili për hir të Shqipërisë dha dorëheqjen si Kryeministër vetëm 3 ditë pasi ai ishte zgjedhur, një akt të tillë deri më sot asnjë kryeministër i Shqipërisë nuk e ka bërë. Ndërsa Ahmet Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e Beogradit i mbështetur fuqishëm nga trupat ushtarake bjelloruse dhe e braktisi vendin duke ua dhuruar pushtuesve italian.

Gazeta greke përshkruan momentet e vrasjes së patriotit

Hasan Prishtina në Selanik nga Ibrahim Çelo.

…………………………………….

Sipas logjikës të atyre që organizohen pajtimin në fjalë në Shkup duhet menjëherë kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha ti kërkojë falje publike familjes Hoxha dhe të rikthejë eshtrat e Enver Hoxhës në varrezat e Kombit. Të gjithë të dënuarit politik sipas pjatës së çorbës që u gatua në Shkup më 12 Tetor, duhet të falin sistemin komunist që i ka dënuar, tek e fundit ai sistem nuk bëri ndonjë akt tradhtie. Kur falim tradhtarët përse mos të falim gabimet dhe dështimet e sistemit komunistë!?
Nuk e di nëse kjo iniciativë duhet të merret edhe për familjen e Avni Rustemit i cili u vra me porosi të Ahmet Zogut, vetëm pse vrau të dërguarin e tij në Paris Esat Pash Tradhtarin që bënte pazare për shitjen e tokave shqiptare.
Por një gjë dihet që Tradhtia Kombëtare nuk falet, asnjë njeri nuk e ka të drejtën ekskluzive të flasë në emër të një Kombi. Ne mund të falim gjithçka, mund të falim kur shqiptari vret shqiptarin për një pëllëmbë tokë, për nder të familjes, për çështje banale, por askujt nuk mund ti falim tradhtinë kombëtare. Nuk mund ta falim atë njeri, atë komb, që ka ngritur dorë kundër kombit shqiptar, që ka shitur qoftë edhe një relik me vlera shqiptare. Marrëveshje në dëm të shqiptarisë nuk duhet të ketë asnjëherë nga ata shqiptar që ndihen vërtetë shqiptar.
Mendoj që nuk ka hapësirë historike që të rishikohen figurat e disa politikanëve të Shqipërisë që me veprimet e tyre kanë vulosur tradhti kombëtare, nuk është e arsyeshme të trajtohen njëjtë patriotët dhe tradhtarët duke i ulur pasardhësit e tyre për të shtrirë dorën e pajtimit. Historia nuk shkruhet nga historian servila që janë vënë në shërbim të politikës. Historiani i vërtetë nuk bënë asnjë marrëveshje në dëm të historisë reale, prandaj ata historian që po mundohen të rehabilitojnë disa figura shqiptare që me veprimet e tyre i kanë bërë dëm të madh kombit dhe tokës arbërore, bëjnë mirë që të tërhiqen sa nuk është vonë sepse edhe mbi ta do të rëndojë një pjesë e fajit të tradhtisë.
Vërehet që viteve të fundit janë vënë në lëvizje strukturat e shteteve të huaja për rehabilitimin e spiunëve të tyre dhe ata qeveritarë shqiptar që po nxitojnë të rehabilitojnë figurat tradhtare, siç duket bëjnë përpjekje për të siguruar të ardhmen e rehabilitimit të tyre sepse duhet të kenë gëlltitur ndonjë lugë çorbë të prishur për ngritjen e tyre në karrierën politike.
– Autori është historian

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura