DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (KUSH E SHTYRI ADEM DEMAÇIN TË JAP DORËHEQJE NGA POZITA E PËRFAQSUESIT POLITIK TË UÇK-së, MË 1 MARS 1999?!) (11)

Pashtriku, 8 mars 2019:  Pse Demaçi dha dorëheqjen nga detyra që i pat ngarkuar SH.P. i UÇK-së?
Adem Demaçi kishte jetuar shumë gjatë jashtë rrethit të njerëzve të atij kallëpi, që e fyen. Si në burgjet e Jugosllavisë ashtu edhe në opinionin shqiptar të ish-Jugosllavisë atë e mbanin përveç si një hero, edhe si një dijetar erudit dhe, ai vendosi të largohej nga këta njerëz kur e pa se rruga e tyre ishte pa kthim prapa, duke menduar me vete se është më mirë të rish vetë larg njerëzve të tillë karjeristë sesa të të nxjerrin ata jashtë rrethit të tyre, të cilët tallen me gjithçka që ndryshon nga qëndrimi i tyre. “Ata që ma kishin dhënë para gjashtë muajve të drejtën për të folur në emër të tyre (Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, gusht 1998 – sh.b) ata edhe pas gjashtë muajsh, ma morën atë të drejtë (më 1 mars 1999 – me nismën e Hashim Thaçit – sh.b) . Ata më patën ofenduar, ata më patën goditur në shpirt (Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj – sh.b). Prandaj unë dhashë dorëheqje, sepse nuk kishte kuptim që t’u shërbeja edhe më tutje atyre që menduan atëherë se e dinin politikën më mirë se unë dhe se, në synimet e tyre, për t’u bërë “liderë politikë”. Ademi i ngratë me bashkëpuntorët e vet, ishin pengesë” 1), përgjigjet vet Adem Demaçi.

A duhej që Demaçi të jepte dorëheqjen në ato momente?
Faktet tregojnë se Demaçi nuk e kish menduar dorëheqjen deri një ditë më parë se ta bënte atë veprim. Përkundrazi, ai kish menduar kompromisin midis tij, Drejtorisë Politike dhe Shtabit të Përgjithshëm, ku bënin pjesë edhe komandantët e zonave operative. Për këtë qëllim u përpoq të organizonte atë mbledhje të përbashkët, (ndoshta përfshi dhe LKÇK-në), ku të analizoheshin të mirat dhe të këqijat që do të pasonin për Kosovën dhe UÇK-në prej aktit të mosnënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, ose nënshkrimin me kushte. Vetëm kompromisi të shpëton nga kolapse të tilla. Adem Demaçi këtë demarsh e ka bërë në datën 1 Mars 1999, porsa kthehen delegatët e UÇK-së nga Rambujeja dhe mbrijnë në Kosovë, pas fazës së parë të Konferencës së Rambujesë.
Sikundër do ta shohim më poshtë, edhe ky demarsh i Demaçit dështoi, pasi ishin marrë masat shumë më herët që Demaçi të dështonte në misionin e tij: Dimë se Demaçit propozimin, në Gushtin e vitit 1998, për të qenë përfaqësuesi politik i UÇK-së ia bënë në emër të Drejtorisë Politike Xhavit Haliti dhe Azem Syla dhe jo drejtori politik i saj, z.Hashim Thaçi, edhe pse edhe ky ato ditë ishte në Tiranë! Rezulton, gjithashtu, që Adem Demaçi nuk ka kontaktuar në asnjë rast me Drejtorin e Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçin, prej 13 Gushtit 1998 deri në Shkurt 1999, kur ai shkoi në Rambuje; edhe atëherë me telefon! Bazuar në rrjedhën e mëpasme të ngjarjeve, që tashmë dihen, nuk gabojmë të themi se Hashimi i ka qëndruar qëllimisht larg Demaçit që ky i fundit ta kuptonte se kryesori i politikës së luftës në Kosovë ishte Hashimi, ndërsa Demaçi thjesht një i deleguar prej tij në Prishtinë ku, për çdo veprim të tij do të merrte miratimin e Hashimit përmes zëdhënësit të SHP, Jakupit. Dhe, me sa kuptohet, Demaçi ose nuk e ka vlerësuar ose nuk e ka vënë re këtë zgjedhje të Hashimit.
Meqenëse Hashimi arriti ta tundonte Jakupin, duke e nxitur të sabotohej Asambleja Qytetare edhe nga Shtabi i Përgjithshëm, erdhi momenti që ta përdorte Jakupin edhe për t’i hapur rrugën për Kryeministër. Kjo kërkonte që përsëri duhej luftuar kundër Demaçit, pasi ai ishte pengesa më serioze. Dimë që në Rambuje, me pëlqimin edhe të amerikanëve, u pranua nga i tërë delegacioni kosovar që të krijohej Qeveria e Përkohëshme (QPK) dhe mandatori i saj të delte nga UÇK-ja. Dimë, po ashtu, që Rugova e pranoi atë qeveri kalicioni me një kusht: që mandatori i saj të ishte Jakup Krasniqi 2). Këtu Hashimi manovroi me shumë shkathtësi. Kërkoi që të ndërpritej konferenca, pasi i duhej që “të konsultohej me komandantët në terren dhe me SHP”. Mirëpo, që të eleminohej pengesa Demaçi, duhej që ai të jepte dorëheqjen, ndryshe, nëse mblidheshin komandantët e zonave operative dhe SHP, të cilët dy-tri javë më parë e kishin zgjedhur Demaçin Komisar të Përgjithshëm të UÇK-së, Demaçi do të ishte kandidatura e vetme për Kryeministër. Dhe mënyra u gjet: Fillimisht shkuan në Kosovë Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe Azem Syla, të cilët, kuptohet, duhet të kenë marrë për detyrë që ta detyronin Demaçin të jepte dorëheqjen dhe më pas ishte e lehtë manipulimi veç e veç i komandantëve për propozimin e Hashimit për Kryeministër.
Dhe skenari u realizua lehtësisht.
Demaçi shkoi në Drenicë për kompromisin midis tij, Drejtorisë Politike dhe Shtabit të Përgjithshëm, i shoqëruar nga Albin Kurti dhe shoferi Shasivar Makolli, ku takohet me antarët e SHP të UÇK: Azem Syla, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Lahi Brahimaj dhe Ramë Buja. Ai shkoi për t’i bindur duke shfrytëzuar kryesishtë po ato argumenta që vet ata i kishin përdorur në Rambuje; për t’i bindur se ato kushte që i imponoheshin UÇK-së qenë vetëm një humbje e rëndë kohe, duke i quajtur punimet e deriatëhershme si bisedime, ngaqë nuk ishte bërë asnjë përparim. Nëse arrihej ai kompromis, atëherë në udhëheqjen e UÇK-së do të krijohej një rregull i ri, gjë që tregon se Demaçi nuk e bënte atë përpjekje për arsye individuale.
Por, çuditërisht, ata e pritën me gjuhën e armiqësisë, “me këmbët e para”. Ajo lloj pritje eleminoi kompromisin. Jakup Krasniqi, i ndihmuar nga Fatmir Limaj, e realizoi edhe këtë detyrë të dytë kundër Demaçit. Në shenjë mirënjohjeje, me të mbritur pas disa ditësh në Kosovë Hashimi e mori Fatmirin si shoqërues në të gjitha lëvizjet që bëri “për t’u konsultuar” me komandantët e zonave operative. Madje, edhe pas një muaji, kur Fatmiri u vetëemërua zëvendës Ministër i Mbrojtjes, Kryeministri Thaçi nuk reagoi.
Dhe ja si ndodhi: “Fatmir Limaj e urdhëron Demaçin të dalë jashtë nga dhoma e takimit. Fill më pas, Demaçi fillon të spjegojë përse dokumenti i ofruar në Rambuje është krejt i papranueshëm. Albin Kurti ndërhyn për ta plotësuar… Sipas Kurtit, Krasniqi e kishte ndërprerë, duke i thënë: “Ne e kemi nisë UÇK-në, prandaj ju nuk mund të na mësoni se si të veprojmë… Askush nuk u ka ftuar, mund të shkoni” ” 3).
Edhe i pavdekshëm sikur të ishte Demaçi, zemra do t’i kish krisur përbrenda. I shumëpësuari Adem Demaçi, nuk e priste nga Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj atë përgjigje, e miratuar në heshtje nga Azemi, Ramë Buja dhe Lahi Brahimi. I adhuruar nga të gjithë, i flakur nga Drejtoria Politike, Ai e ndjeu veten si një mall i pashitur. Shumë gjëma kish kaluar ai mes dallgëve të jetës, por ja që duhej edhe kjo bashkë me të tjerat. Ju prenë zemër e gjunjë që nuk ia mundësuan shpresën e fundit të shpëtimit të UÇK-së nga vdekja. Ai u kurbanizua si individ, e cila u bë në emër të cinizmit politik, e kamufluar në emër të interesave gjoja fisnike të Kosovës. Dhe si zgalem fluturimthi doli jashtë i zhgënjyer dhe i lodhur nga humbja, por edhe i vetëm sepse ishte i vetëm. E megjithatë në moment iu lartësua krenaria nga bindja se nuk do ta thyenin dot, ajo krenari e burrit që nuk pranon të përkulet as para perëndive, as para frikës së tragjedisë së individit që nuk përshtatet, që nuk dorëzohet, që arsyeton me kokën e vet dhe për këtë arsye vdes i vrarë nga të gjithë.
I ngopur me vuajtje, ai u nis për në Prishtinë, pa u ankuar, edhe pse e shihte me sy vdekjen e UÇK-së. “Për Demaçin mund të shkruhet gjithçka, por mund të thuhet vetëm një: është një histori e gjallë në lëvizje e sipër dhe si e tillë të detyron jo vetëm respektin, por edhe dashurinë; jo vetëm dashurinë, por edhe përcaktimin. Mund të jesh me të, përbri tij, por nuk mund të jesh indiferent ndaj tij.” 4)
Veprimtaria politike e Demaçit të bind se gjithkush mund të jetë dikushi nëse ndjek rrugën e shpëtimit të popullit, që është shembulli i individit që revolucionarizon vetveten. Por e vërteta është se ne nuk dimë t’i kushtojmë tërë dashurinë tonë një personi të spikatur progresist, dhe, edhe kur duam të sillemi me nderim ndaj tyre, më tepër respektojmë veten tonë. Vetëm mjedisi që i rrethon këta njerëz është i aftë ose t’i ngrerë në majat më të larta të filozofisë ose t’i gremisë në humnerat më të neveritshme.
Një konsultë të tillë, sikundër kërkoi Demaçi në 1 Mars 1999, për nënshkrimin a mosnënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, atë ditë e prisnin edhe vetë komandantët e Zonave Operative. Dhe këtë na e dëshmon komandanti i zonës së tretë operative, Ramush Haradinaj, i cili thotë: “Kam respekt të jashtëzakonshëm për Adem Demaçin, për meritat e tij si shqiptar, simbolizon ndoshta edhe periudhën e kaluar të popullit tonë si periudhë persekutimi… Mendoj se zgjedhja e Demaçit nuk ka qenë e gabuar… E kam parë duke dalë i nervozuar prej aty. Evitimi apo mënjanimi i Demaçit nga posti që ishte nuk m’u ka duk punë e mirëfilltë.…Fakti se një ditë të caktuar ky njeri, që u identifikua me ne, nuk është më, nuk më ka pëlqyer. Nuk e kam pasur të qartë se pse veprohej kështu. Ne, komandantët e zonave kemi kërkuar të ballafaqohemi me të.” 5)
Dorëheqja e Demaçit, përveç që i hapi rrugën Hashimit për Kryeministër, ajo entusiazmoi edhe gjithë ish-nëpunësit kosovarë që i patën shërbyer me zell Serbisë në 20 vitet e fundit, pasi u garantuan se me ardhjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe më pas të koalicionit qeverisës UÇK-LDK, ata do të riktheheshin në po ato vende pune që kishin pasur më parë. Dhe nuk u gabuan.
E gjithë kjo tregon se, mosmarrëveshja midis Adem Demaçit me Drejtorinë Politike dhe SHP të UÇK-së, nuk vinte nga moskuptimi prej tyre i pasojave që rridhnin nga pranimi i 10 kushteve të panegociueshme të projekt-marrëveshjes së Rambujesë, por ngaqë kjo anëtarësi bënte dredhi të organizuar, duke bërë të paditurin për pasojat që do të rridhnin prej atyre kushteve; thjesht për interesa grupore. Me atë veprim “Qëllimi i tyre, – shkruante tre ditë më pas, në 5 Mars 1999 Fazlli Veliu, i cili e udhëhoqi LPK-në për një dekade të tërë, deri në Maj 1998 – ishte që të mënjanohej LPK-ja dhe me UÇK-në të veprohej sipas skenarëve të faktorëve të jashtëm” 6).
Është keq kur lufta i nënshtrohet një interesi të përcaktuar që më parë, pasi nuk dëgjohen mendimet e kujdesshme të të tjerëve. Po kaq e keqe është kur ata që janë në krye të kryengritjes përpiqen t’ia nënshtrojnë vetes politikën e luftës. Ndaj dhe për Demaçin u bë e qartë se Dr.P dhe SHP nuk donin ta dëgjonin zërin e arsyes. Në ato rrethana, Demaçit nuk i mbetej gjë tjetër, veçse të jepte dorëheqjen; akt, të cilin e bëri ditën e nesërme (më 2 mars 1999 – Sh.B). Ai e ndërmori atë veprim pasi e pa që e kish shumë të vështirë t’ia arrinte qëllimit për të cilin u mundua, sepse po ndeshej me dy verbëri: verbërinë kolektive pacifiste dhe verbërinë selektive për pushtet e lavdi, të cilat përbënin dhe përbëjnë një gënjeshtër të madhe që sundon ende Kosovën.
______________________
1. Adem Demaçi: “Liria dhe joliria”, f.28
2. B. Shala “Vitet e Kosovës”, f. 282
3. Shkëlzen Gashi “Adem Demaçi, biografi”, Prishtinë, 2010, f. 168-169
4. Ukshin Hoti, vepër e cituar, f. 176
5. Bardh Hamzaj “Rrëfime për luftën dhe lirinë”, vepër e cituar, f. 112-113
6. Fazlli Veliu “LPK dhe UÇK, një emblem një qëllim”, Tiranë, 2000, f.150
VIJON …
==================
SHTOJCË E PASHTRIKUT
DORËHEQJA E ADEM DEMAÒªIT PAS “KONFLIKTIT” VERBAL ME JAKUP KRASNIQIN DHE FATMIR LIMAJN…., MË 1 MARS 1999!

Për të zbardhur edhe më shumë detaje lidhur me dorëheqjen e Adem Demaçit nga pozita e Përfaqësuesit Politik të UÒªK-së (më 2 mars 1999), me këtë rast po i referohem librit të Shkëlzen Gashit “Adem Demaçi – biografi (Një shekull i Kosovës nëpër një jetë), Prishtinë 2010”.
“Më 23 shkurt 1999 delegacioni i Kosovës në Rambouillet nënshkruan një ujdi për themelimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës mes UÇK-së, LDK-së dhe LBD-së. Mandatari i kësaj qeverie duhet të jetë nga radhët e UÇK-së. Adem Demaçi, Ramush Haradinaj dhe Rrustem Mustafa janë kundërshtarët më të mëdhej të nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambuillet-së. Hashim Thaçi ia ofron Demaçit postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, por Demaçi e refuzon; Rrustem Mustafës ia premton postin e Ministrit të Financave, ndërsa Ramush Haradinajt postin e Ministrit të Mbrojtjes. Siç do të kuptohet më vonë, Thaçi nuk i mban asnjërin nga premtimet që ua jep Mustafës dhe Haradinajt.” (Sh.Gashi: A.Demaçi – biografi, f.168)
Lexoni faksimilin e marrëveshjes për themelimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës

“Është dita e parë e marsit të vitit 1999. Demaçi me sekretarin e vet Albin Kurtin, të shoqëruar edhe nga shoferi Shasivar Makolli, nisen drejt Drenicës për t’i takuar komandantët e zonave të UÒªK-së dhe për t’ua shpaluar atyre përmbajtjen e marrëveshjes së Rambuillet-së. Së pari takohen me anëtarët e SHP të UÒªK-së: Azem Syla, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Lahi Ibrahimaj dhe Ramë Buja.” (Po aty, f.168 – 1699)
“Shoferi i Demaçit (Shasivar Makolli – shën.Sh.B) rrëfen se Fatmir Limaj e urdhëron të dalë jashtë nga dhoma e takimit. Fill më pas, Demaçi fillon të spjegojë përse dokumenti i ofruar në Rambuillet është krejt i papranueshëm. Albin Kurti ndërhyn për ta plotësuar, por Jakup Krasniqi e ndërpret duke i thënë se nuk i lejohet të flasë. Demaçi thotë ta ketë pyetë Krasniqin “Kush je ti që s’e len me folë: Stalini, Lenini a Enveri?” e që ai t’ia ketë kthyer “Unë jam Enveri”.” (Po aty, f.169)
“(Jakup) Krasniqi thotë se Kurtin nuk e kishte lënë të fliste sepse: “…nuk kisha nevojë me e ndie spjegimin e tij mbi përmbajtjen e Marrëveshjes së Rambuillet-së”. Sipas (Albin) Kurtit, Krasniqi e kishte ndërpre duke i thënë: “Ne e kemi nisë UÒªK-në, prandaj ju nuk mund të na mësoni se si të veprojmë”. (Po aty, f.169)
“Pothuajse kah fundi i bisedës së tensionuar, Demaçi u drejtohet anëtarëve të SHP të UÒªK-së: “Ju nuk i keni kapë pushkët për liri”, kurse Krasniqi ia kthen: “Askush nuk ju ka ftuar. Mund të shkoni”. Demaçi del jashtë i acaruar. Anëtarët e SHP të UÒªK-së ia pamundësojnë kështu takimin me komandantët e zonave të UÒªK-së.” (Po aty, 169)

“Dhjet vjet pas ngjarjes, Jakup Krasniqi thotë se Demaçi nuk ka pasë të drejtë të merrte pjesë në takim me komandantët e zonave të UÒªK-së, sepse nuk ishte anëtar i SHP të UÒªK-së. Megjithatë, ndërsa e kujton ditën e takimit me Demaçin, Krasniqi pranon se është penduar për qëndrimin e vet. Skënder Kastrati, këshilltar dhe zëvendës i Adem Demaçit, thotë se Jakup Krasniqi u kish telefonuar punonjësve të zyrës së UÒªK-së në Prishtinë, duke i akuzuar: “Ju jeni në shërbim të Sërbisë”. Por, Krasniqi e mohon këtë kategorikisht.” (Po aty, f.169)
Më 2 mars 1999, Adem Demaçi në Zyrën e UÒªK-së në Prishtinë mban konferencën e fundit me gazetarët si Përfaqësues i Përgjithshëm politik i UÒªK-së, dhe me këtë rast jep Dorëheqje nga kjo pozitë.
Kur bëhet fjalë për miratimin e Marrëveshjes së Rambujesë, përveç Drejtorisë Politike dhe ShP të UÒªK-së, këtë marrëveshje e pranuan edhe institucionet fiktive të LDK-së.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998, në seancën plenare të mbajtur më 5 mars 1999 e të drejtuar nga akademik Idriz Ajeti, miraton Marrëveshjen e Rambuillet-së me 83 vota për, 1 kundër dhe 4 abstenime. Po kështu, Marrëveshjen e Rambuillet-së miratohet edhe nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Kosovës dhe nga Senati i Universitetit të Prishtinës (UP).” (po aty, f.173)
Ndërkaq Marrëveshjen e Rambujesë përveç zyrës së UÒªK-së në krye me Adem Demaçin e kanë refuzuar edhe dy organizata politike: LPK-ja (themeluesja e UÒªK-së) dhe LKÒªK-ja…
(Përgatiti: © Pashtriku.org, Sheradin Berisha)
_____________
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (1)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8459
***
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (KUNDËRSHTITË DHE PRANIMI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË) (2)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8481
***
DILAVER R.GOXHAJ: DRAMA E UÇKsë DHE E ADEM DEMAÇIT (PRAPASKENAT E KONFERENCËS SË RAMBUJESË) (3)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8488
***
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (“REFERENDUMI” I PREMTUAR NË RAMBUJE) (4)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8494
***
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (PSE U ORGANIZUA ME URGJENCË RAMBUJEJA? PËR TA SABOTUAR ASAMBLENË KOMBËTARE TË KOSOVËS!) (5)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8500
***
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT ( DEMAÇI, RUGOVA DHE QEVERIA BUKOSHI!(6)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8501
***
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (ADEM DEMÇI – UÇK-ja NUK DO TË KAPITULLOI!) (7)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8502
***
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (EMËRIMI I SYLEJMAN SELIMIT – KOMANDANT I PËRGJITHSHËM I UÒªK’së DHE AKUZAT NDAJ DEMAÒªIT PËR PUÒª E TRADHËTI!) (8)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8527
***
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (HALITI ‘NUK MUND TA FITOJMË LUFTËN’! DEMAÒªI-‘LUFTËN E KEMI NISUR PËR TA FITUAR’!) (9)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8538
***
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (HARADINAJ – ‘LUFTA NË KOSOVË ËSHTË BËRË NGA KOMANDANTËT E ZONAVE, JO NGA DREJTORITË POLITIKE’. KRASNIQI – ‘LUFTA GUERILE U TREGUE E DËMSHME’) (10)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8541

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura