(Tetovë, 25. 04. 2012) – Se suksesi i njerëzve përcaktohet nga përmasa e veprave të tyre, kjo është më se e qartë. Por, kur ata njerëz lënë gjurmë dhe vepra të pashlyeshme për kombin dhe atdheun, përmes veprave të tyre, e më pastaj të “harrohen” qëllimisht nga institucionet shtetërore, kjo ndodh vetëm në Kosovë.
Populli shqiptar i Kosovës përjetoi tmerre dhe krime që nuk mban mend historia e njerëzimit nga Serbia. Përveç dëmeve materiale, territoriale, ….. që janë të parikuperueshme, dëmet kolaterale në njerëz janë po më shumë se trishtuese. Nuk e di se sa shqiptarë do të ishim, sikur mos të kishim një fqinje armike si Serbia, por jam i sigurtë se Ballkani do të ishte shumë më stabil dhe nuk do të merrte epitetin “fuçi baroti”, ndërsa ne do të ishim shumë më numeroz. Këtyre ditëve rastisa të kem në dorë librin më të ri të një autori të spikatur, i cili më pat lënë mbresa të thella qysh në moshë fëmijërore kur isha, edhe atë në vitin e parë të shkollës së mesme. Zëri i tij kumbues dhe i fuqishëm, zëdhënës i luftës çlirimtare në Kosovë, pat lënë mbresa dhe gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e çdo shqiptari. Nuk harrohen edhe sot fjalët e tij kumbuese, të përcjellura me një tonalitet burrëror tipik shqiptar, e që më vonë do të bëheshin edhe vargje kënge të këngëtarit të famshëm shqiptar, Ilir Shaqiri: “Ju flet Kosova e lirë, ju flet Kosova e lirë….”. Zëri i kujt tjetër përpos zëri i z. Nysret Pllanës.
Ky njeri që me erudicionin e tij po shkëlqen mu atëherë kur na shfaqen dromca terri, në momentin kur ndihemi të dëshpëruar, rrezaton vlera dhe vyrtyte që s`ia gjen shoqin. Veprat e tij si gazetar dhe zëdhënës i luftës që se mban mend historia evropiane e më gjerë, luftës së lavdishme të UÇK së së Kosovës, do të mbesin në altarin dhe mozaikun e veprave të po atyre njerëzve që stolisën lirinë e Kosovës përmes kontributit të tyre sublim dhe të paparë.
Kësisoj që të jem më i qartë, Nysret Pllana përpos kontributit të tij patriotik para luftës dhe gjatë luftës, do të vazhdonte edhe pas luftës, por jo si disa çirimtarë dezertorë, të korruptuar dhe imazhprishës, por si një njeri akademik me vlera të larta shkencore dhe kombëtare. Libri i tij mbi intervenimin e NATOs në Kosovë, që e pat edhe si disertacion shkencor gjatë mbrojtjes së doktoraturës, ku gjatë ceremonisë së mbrojtjes vet isha prezent, është një libër udhërrëfyes për studentët dhe intelektuaët shqiptarë, një libër me vlera të pashlyeshme. Por, karvanit të veprave të mëdha dhe të suksesshme të tij, që do të linte mbresa të papërshkruara, do të më ishte libri i tij i fundit , i përkthyer në shumë gjuhë ndërkombëtare, e që flet për krimet monstruoze serbe në Kosovë, përmes imazheve dhe fakteve të paluhatshme. Ky libër i cili ia vlen të lexohet dhe të blihet nga secili që i thotë vetes shqiptar, flet më shumë se kurrë për atë se kush ishte viktima e kush agresori, edhe pse një gjë e tillë dihet botërisht. Por, bisedimet e fundit me Serbinë, duket se kanë filluar dalngadalë të na paraqesin ne, shqiptarëve, si agresorë. Krejt kësaj kur të ja shtojmë edhe mobilitetin e paparë serb, shumë efiçent, përmes propagandës së gënjeshtrës, që pin ujë tek ta, por edhe gjetiu, ngase kanë botuar më se 100 vepra për gjoja krimet shqiptare ndaj serbëve, me të vërtetë krijon përshtypje dyshuese tek ai që nuk e njeh mirë këtë rajon problematik dhe mësuesen e jetës të quajtur histori.
Ama, në mesin e fatkeqësisë sonë, që nuk lexojmë libra të tillë, që nuk sponzorojmë vepra të tilla, e që e keqja të jetë edhe më e madhe, mungon përkraja institucionale për botim të veprave të tilla dhe shpërndarje të këtij lloj libri nëpër të gjitha institucionet e botës, që janë relevante e irelevante, ia shtojmë heshtjen dhe omertën e turpshme ndaj kësaj vepre, kjo është vrastare për ne.
Libri që është ngjarje në ngjarje (fr. myse en abymë, angl .story in ëithin a story) mbi terrorin serb në Kosovë, të autorit Nysret Pllana, është më shumë se libër, është më shumë se fakt apolonik, është më shumë se argument dioniziak, është më shumë se vepër, ngase krijon katërcipërisht përshtypjen se lexuesi është vet pjesëmarrës (lexo: viktimë e agresorit serb). Duke lexuar këtë libër dhe duke shikuar fotografitë rrënqethëse, dosje të krimit makabër ndaj shqiptarëve, prodhim lucid i një misogjenie serbe, një filetizmi (urrejtje racore serbe ndaj shqiptarëve) dhe mendjeje NOSFERATU (shpirtër që marrin formë vetëm kur të thithin gjak njeriu), që i bërtasin nekrofilisë dhe vdekjes të çdo gjëje shqiptare, që flasin dhe lëshojnë kumte vrastare, po nuk i dëgjojnë vetëm ata që janë të shurdhër dhe në amnezion (harresë historike dhe politike), e që nuk i shohin po ata që janë të verbër, lexuesi bindet ditë e më shumë, se shqiptarët të harruar nga vetvetja dhe nga të tjerët, edhe pse më në fund formuan shtetin e tyre të Kosovës, lypset që të punojnë edhe më tepër, sepse me krijimin e shtetit të Kosovës nuk përfundoi historia. Asgjë nuk është fitorja e luftës, çka është fitorja në paqe. E kjo fitore realizohet atëherë kur vepra dhe libra, sikurse libri i fundit i Nysret Pllanës mbi krimet serbe ndaj shqiptarëve, ndihmohen dhe sponsorizohen nga institucionet shtetërore dhe Ministria e kulturës, në mënyrë që të shpërndahet realiteti dhe zëri i arsyes të depërtojë gjithkund. Ky zë që lypset të menaxhohet dhe të disperzohet si zë i vetëm i realitetit, sot vuan nga pamundësia për të kumbuar. E ky zë, do të kumbojë, atëherë kur ne si shqiptarë do të vetëdijësohemi se “Shtëpia pa libra është si trupi pa shpirt, si dhoma pa dritare”. Por shtëpitë shqiptare dhe institucionet shqiptare, pa librin më të ri të autorit të famshëm z. Nysret Pllana, njeriut patriot dhe atdhedashës, nacionalist pozitiv dhe racional, punëtor i përkushtuar dhe i vyeshëm, janë të destinuara të vërtetojnë i thënien e Konfuçies se: “S`ka rëndësi sa je i zënë me punë, me rëndësi është të lexosh libër e të gjesh kohë për ta bërë këtë, përndryshe dorëzoju paditurisë dhe injorancës që vetë e ke zgjedhur”. Të i dorëzohesh injorancës, duke mos lexuar dhe duke mos promovuar dhe shpërndarë një libër të tillë, është më shumë se injorancë, më shumë se padituri dhe mungesë sensi e racionaliteti, është vetvrasje shqiptare individuale dhe kolektive, harresë dhe shlyerje e tërë asaj që na ka ndodh si komb, si dhe ndihmesë për agresorin dhe shtetin kriminel serb, që ende sot e kësaj dite nuk na ka kërkuar falje për krimet e brëa, nuk na ka dorëzuar kufomat e të zhdukurve të pagjetur, nuk ka paguar dëmet kolaterale ndaj nesh, si dhe përgjithësisht nuk ka bërë katarsën e nevojshme dhe të domosdoshme.
– Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt.
Postime të Lidhura
RESHAT AVDIU: ҪELEKULLA E TMERRIT NË NISH-1809!
Preshevë, 23. 02. 2017: Gjer më tani nuk dihet saktësisht se të kujt janë ato 952 kafka njerëzish…
DANA ROHRABACHER: KOSOVA DHE SERBIA – SHTEGU PËR PAQE!
Pashtriku.org, 28. 07. 2013 – Në seancën e 24 Prillit, 2013, në Nënkomitetin për Evropën, Evroazinë, dhe Rreziqeve…
KËRKOJMË NGA Z.KURTI DHE ZNJ.OSMANI – DEKORIMIN E FAMILJES KAPITI
KËRKOJMË NGA Z.KURTI DHE ZNJ.OSMANI – DEKORIMIN E FAMILJES KAPITI Nga: Av. ILIR MALINDI, Durrës, 13 shtator 2021 Unë…
JASHAR ALIA – FIGURË E RËNDËSISHME E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE
Jashar Alia – figurë e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Nga Xhevat Zekaj Ideali është forca shpirtërore e…