BEDRI TAHIRI: GJAKU I TYRE – DRITË LIRIE

(Pashtriku, 19. 11. 2012) – Tё nderuar pinjollё tё familjeve atdhetare qё para 100 vjetёsh sakrifikuan mё tё dashurit e tyre! Tё respektuar tё pranishёm! Gjithmonё e jetёs ёshtё thёnё: Gjakun nuk e tretё as uji, as zjarri, as dheu. Kjo vlen veçmas pёr gjakun e lirisё, nё tё cilin bulёron agu i bardhё i ardhmёrisё. Kёshtu ngjau edhe me kёta burra qё sot jemi tubuar t’i pёrkujtojmё me pietet tё lartё kombёtar. Ata, nё fakt, nuk kanё nevojё pёr ne, por ne kemi nevojё pёr lavdinё e tyre. Kur, pikёrisht më 16 nëntor 1912, zunё vend nё Altarinё e lirisё nuk u shkoi ndёrmend se do tё duhej plot edhe njё shekull pёr t’u skalitur nё Altarinё e Pavdekёsisё.
Por, ja, rrёnjёt e tyre vazhdimisht u pёrtёrinë me filiza tё rinj, tё cilёt amanetin e tyre e bartёn vath nё vesh derisa agoi Dita e Bardhё, andaj sot 12 tё parёt e Drenicёs do tё rrezatojnё atdhedashuri pёr jetё e mot mu nё vendin ku derdhen gjakun e tyre, pёr mbrojtjen e trojeve stёrgjyshore. Edhe numri 12 nuk është rastësi, ai ngёrthen nё vete njё simbolikё, qё ndёrlidhet me 1912- shin kobtar tё copёtimit tё Trojeve Etnike Shqiptare.
Tё respektuar tё pranishёm!
Kur ushtria osmane e lëshoi Kosovën, të Gardhi i Shkaut, siç thoshte populli, u lajmëruan barbarët serbë, të cilët më parë i kishin dëbuar mbi 600 fshatra shqiptare nga Sangjaku i Nishit e nga rrethi i Toplicës. Kësaj here Serbinë e prunë Rusia e Anglia dhe shkurtёpamёsia e disa krerëve shqiptarë, të cilët nuk e dëgjuan Trurin e Lёvizjes sonё kombёtare, tё madhin Hasan Prishtina, i cili kishte kuptuar hilёn e aleatёve ballkanikё dhe turqve tё rinj. Trimi i Polacit ishte i lodhur nga luftërat që i zhvilloi me kryengritёsit deri në Shkup, por prapë i mlodhi luftëtarët besnikë dhe ia mësynë andej ku thёrriste zёri i atdheut tё sakatosur. Atje shkuan edhe shumë drenicas, tё organizuar e tё prirё nga kёta burra qё sot po i nderojmё .

Pllaka përkujtimore kushtuar Parisë së Drenicës, pushkatuar nga serbët më 16 nëntor 1912, tek Ura e Podrançës në hyrje të Vushtrrisë.

…………………………………………….

Mirёpo, ushtria serbe, e organizuar mirë, lëvizte mu si bjeshka me dëborë. Luftëtarët tanë, i kishin zënë pritat në Mërdar, në Prepallac e përgjatë kufirit deri në Bujanoc e Kumanovë. Cerberët karpatianë ecnin lirshëm, sepse nuk besonin se shqiptarët u kishin dalë në pritë. Por, kot. Ata me topa të rëndë i sulmuan, duke bërë hatanë çmendëse…
Regjimi tiranik serb krahas dhunës fizike: vrasjeve e masakrimeve barbare, vuri në përdorim zanatin stërgjyshor- dredhinë. Ata, një ditë, në pabesi, i zunë dhe i pushkatuan pjesën më të madhe të Parisë së Drenicës, me motivacion se kishin dorë në organizimin e kryengritjeve të armatosura antiosmane, në vrasjen e konsulit rus, Grigor Shçerbinit, në Bair të Mitrovicës, më 29 mars 1903 dhe në përhapjen e rrezeve të diturisë. Pra, ata, pasi i mblodhën gjithandej Drenicës, i sollёn kёtu në hyrjen veriore të Vushtrrisë, tek Ura e Podrançës, gjegjësisht te “Dheu i kënatave”, siç i thoshin në atë kohë atij vendi, dhe i pushkatuan një nga një. U kishte mbetur vetёm Ahmet Delia, me tё cilin u ndeshёn pak mё vonё, mё 25 dhjetor 1912.
Po cilёt ishin ata burra qё cerberёt e pёrtej Tunёs ua kishin dёgjuar zёrin dhe namin ende pa arritur mirë nё trojet tona tё begata?
Ishin mё tё mirёt, me tё mençurit, mё tё zotёt, mё trimat qё u kishin prirё shqiptarёve nё luftёrat e betejat kundёr çdo pushtuesi, ishin mësuesit e popullit që mbillnin edhe farën e diturisë.
Ishte Rexhё Bajraktari i Llaushёs, flamuri i tё cilit kishte valvitur krenarisht qё nga luftёrat pёr mbrojtjen e Trojeve shqiptare tё Toplica e të Molla e Kuqe dhe paskёtaj vazhdimisht shkёlqeu edhe nё tё gjitha luftёrat e betejat e mёvonshme çlirimtare.
Ishte Dёrgut Bajraktari i Drenasit qё ia ndali turrin Jashar Pashёs, cili kishte prekur sedrёn e shqiptarёve, duke ua kёrkuar vashat e reja pёr argёtim.
Ishin Ramadan Bajraktari i Klinёs sё Epёrme dhe Zenel Sadiku i Abrisё sё Poshtme qё pos tjerash pёrfaqёsuan Drenicёn nё Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit.
Ishte Halil Haxhia i Vitakut, i cili me mish e me shpirt, duke shkrirë edhe pasurinë për përhepjen e rrezeve të diturisë, që ditёn kobtare serbët, pёr sё gjalli e futёn nё dhe. Rrugën e tij prej arsimdashësi e vazhdoi me sukses i biri, Ejupi.
Ishte Shaqir Hoxhё Rezalla, pёrhapёs i diturisё dhe tagrambledhёs pёr ushtrinё e Hasan Prishtinёs.
Ishin Hetem Kozhica i Kozhicёs, Mehmet Lutani i Turiqefcit, Idriz Selimi i Makёrmalit, Selman Kryshefci i Kryshefcit e Temё Dobrashefci i Dobrashefcit, tё cilёt u shquan nё betejat kundёr Shemsi pashёs, nё djegien e Sarajit “Hamidi” dhe nё dёbimin e kajmekamit Kahreman beu nga Drenica, nё Kuvendin e Morinёs (1903) si dhe nё vrasjen e konsulit rus, Shçerbinit nё Bair tё Mitrovicёs.
Ishte edhe Fejzullah Limani i Lubovecit qё i bёri konak Isa Boletinit dhe luftёtarёve tё tij tё plagosur nё betejёn e Boletinit.
Dhe, fatbardhësisht, oxhaqet e këtyre familjeve, kurrë nuk u përdhosën. Përkundrazi, pasardhësit e tyre, në çdo periudhë historike, në luftërat e Azem Galicës, në atë të Shaban Palluzhës e në ketë të fundit, luftën e lavdishme të UÇK-së, udhëhequr nga Komandant Adem Jashari, qëndruan në ballë të luftërave e betejave çlirimtare.
Pёrderisa historiografia jonё, e ngulfatur nga njё frymё frikёsuese robёruese, të shumtën e rasteve edhe mbylli sytё, mbamendja e arkivit tё quajtur POPULL, me besnikёri regjistroi tё gjitha ngjarjet historike. Duke çemtuar tash e sa vjet nё kёtё “arkiv” dhe nё literaturёn ekzistuese pёr kёtё ngjarje kam hasur edhe nё shifra tё tjera si: 17, 18 e 23, por emra tё tjerё deri sot nuk janё pёrmendur, andaj kjo çёshtje mbetet e hapur dhe çdo plotёsim i argumentuar do tё mirёpritet.
Jetёsimin e kёsaj Akademie dhe Monumentit pёrkujtues, me emrat e tё rёnёve, meqё varret nuk u dihen, pёrveçse njё guri tё madh qё i rezistoi kohёs, e mundёsoi Komuna e Vushtrrisё, e cila, vite mё parё rrugёn afёr vendrёnies sё tyre e pagёzoi “Paria e Drenicёs”, andaj edhe meriton njё falёnderim tё veçantё. Kjo tregon se ёshtё kuptuar mirё thёnia kuptimplote: Kush nderon historinё, krijon ardhmёrinё!
Dhe, rёndёsia e saj shtohet kur kjo po bёhet nё 100- vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё dhe nё 100- vjetorin e rёnies sё tyre.
Lavdi pёr jetё e mot 12 burrave tё Drenicёs, gjaku i tё cilёve u bë dritë lirie dhe pёrgatiti terrenin e shpalljes sё Pavarёsisё nё Vlorё mё 28 nёntor 1912!
Lavdi tё gjithё tё rёnёve pёr liri, pavarësi e ribashkim kombёtar!
Ju falёminderit pёr vёmendje.
Vushtrri, më 16 nëntor 2012
– Kumtesë e lexuar në Vushtrri, (më 16 nëntor 2012) në Akademinë kushtuar Parisë së Drenicës, në 100- vjetorin e rënies së tyre dhe në 100- vjetorinë e Pavarësisë së Shqipërisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura