Prizren, 05. 09. 2015: Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen,kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë, ndërsa vdiq me 5 Shtator 1997. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
***
1. VEPRA TE DASHURISE JANE VEPRA TE PAQES.
2. DHIMBJA S’KA SKAJ, POR AS DASHURIA.
3. TE VARFERIT I SJELLIN PAQE BOTES, PERMES DASHURISE DHE DURIMIT.
4. PER TA KUPTUAR TE VARFERINE, DUHET ME PROVUAR VARFERIN NE LEKUREN TENDE.
5. NJEREZIT NUK E DIJNE SE CFARE ESHTE VARFERIA, SEPSE JANE NEN NDIKIMIN E DESHPERIMIT.
6. NJE SHOK OSE NJE SHOQE ESHTE AI APO AJO QE TE KUPTON TE KALUAREN, BESON TEK E ARDHMJA JOTE, DHE TE PRANON TY PER ATE QE JE.
7. PER TU NGRITUR NGA TOKA NE QIELL NJERIUT I DUHEN DY KRAHE: PASTERTIA E ZEMRES DHE THJESHTESIA.
8. NESE VERTETE DUAM TE DASHUROJME, DUHET TE DIJME EDHE TE FALIM.
9. MOS JETO ME FRIKEN E VDEKJES, POR VID ME GEZIMIN QE KE JETUAR.
10. NJEREZIT JANE TE VARFUR, NGAQE JANE TE DETYRUAR TE JENE TE TILLE. NE JEMI TE VARFER PER DASHURINE NDAJ ZOTIT DHE NJERIUT.
11. SEMUNDJA ME E MADHE SOT NE BOTE NUK ESHTE AS KANCERI AS GERBULA, POR INDIFERENCA DHE MUNGESA E INTERESIMIT PER NJERI TJETERIN.
12. MISIONI YNE ESHTE QETI SJELLIM DASHURI SECILIT, DO TE THOTE QE TA SJELLIM ZOTIN.
13. KUDO QE JETA E SECILIT ESHTE NE RREZIK, ATY DUHET TE JEMI NE.
14. JETA ESHTE: TE DUASH, TE JAPESH DHE TE JESH DESHMITAR I BARABARTE PARA NJERIUT DHE PARA ZOTIT.
15. KA VETEM NJE ZOT DHE AI ESHTE TEK TE GJITHE. ESHTE E RENDESISHME TE KUPTOHET SE SECILI ESHTE I BARABARTE PARA TIJ.
TE TJERET PER NENEN TEREZE
– SHERBIM PER TE ESHTE NJE DETYRE, ESHTE FEJA DHE SHELBIMI I SAJ.
(INDIRA GANDI)
– NENA TEREZE DESHMON VAZHDIMISHT FUQINE E DASHURISE SE THELLE VELLAZERORE DHE ESHTE FRYMEZIM ME I MADH PER PERPARIMIN AUTENTIK, NJEREZOR DHE SHOQEROR.
(PAPA GJON PALI II)
– NENA TEREZE DESHMON SE ZOTI YNE ESHTE HYJI I GJALLE, ENDE I GJALLE DHE VEPRON SEPSE PA TE, KJO GRUA NUK DO TE ISHTE KJO QE ESHTE.
(OLIVER CLEMENT)
– NENA TEREZE ESHTE DIELLI I SHQIPTARISE, I KRISHTERIMIT DHE DIELLI I DASHURISE. PAS SKENDERBEUT AJO ESHTE LULJA ME E BUKUR SHQIPETARISE.
(PJETER GABRANI)
– NENA TEREZE ESHTE SHPREHJA ME E MIRE, ME E BUKUR E ME E GJALLE.
(LARS ROAR LANGSTET)