Prizren, 26. 05. 2014 – Biblioteka duhet të jetë një gjë e gjallë, që rron, që do ushqyer, duke shikuar dhe të jetë në kontakt me këndonjësit dhe t’i plotësoj nevojat e tyre. (Mit’hat Frasheri). Ky mendimtar i dhuroi Bibliotekës Kombëtare mbi 18000 vëllime.
– Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit së II (1292-1225) para erës sonë në Tebe. Ky vend njihet si Lugina e Mbretërve, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus-Simbel, që është kryevepra arkitektonike botërore.
Ramses II (1292-1225)
– Pas kësaj vjen Biblioteka e Aleksandrisë, e cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331). Mendohet se kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë u dogj nga patriarku i Aleksandrisë, Teofili.
– Në shekullin e III para erës sonë, u themelua Biblioteka e Pergamos, e cila në vete përmbante rreth 200 mijë fletore.
– Ndërsa Biblioteka më e madhe në botë është ajo e Kongresit në Washington, e cila ka 107 milion vëllime të të gjitha arteve.
– Pas bibliotekës së Washingtonit, u themelua Biblioteka e Harwardit në vitin 1683. Kjo bibliotekë në vete numëron mbi 15 milion vëllime.
– Në kuadër të kësaj biblioteke, u krijua edhe Biblioteka e Bostonit, e themeluar në vitin 1848. Në këtë bibliotekë gjenden mbi 14 milion vëllime.
– Në vendin e tretë bën pjesë Biblioteka Kombëtare e Kinës. Këtë bibliotekë e vizitojnë mbi 6.000 njerëz në ditë, dhe numëron 22 milion vëllime.
– Në Francë Biblioteka Kombëtare u themelua në Paris në shekullin XVI. Në këtë bibliotekë ka mbi 12 milion libra periodik dhe revista të ndryshme.
Një tjetër bibliotekë u themelua në Kanadë. Biblioteka Kombëtare në Kanada u themelua në vitin 1953, ka mbi 18 milion libra, dhe 110 të punësuar ku ruajnë dhe kujdesen për Bibliotekën dhe Arkivën.
Biblioteka të tjera të themeluara nëpër Europë
– Biblioteka Kombëtare në Gjermani, e cila ka 18.8 milion libra dhe 4 milion botime të llojeve të tjera.
– Biblioteka Kombëtare në Rusi, (që ndodhet në Moskë) u themelua në vitin 1862 dhe ka mbi 17 milion libra, 13 milion gazeta, revista, harta etj.
– Biblioteka e Ukrainës, ka mbi 10 milion libra, ku çdo ditë 2 mijë student, shkenctarë dhe njerëz të ndryshëm e vizitojnë atë.
Biblioteka në trojet shqiptare
– Biblioteka e parë në trojet shqiptare u themelua në Shkodër në vitin 1920. Më pas kjo Bibliotekë u vendos në Tiranë, dhe në vete përmbane 1 milion vëllime.
– Në Kosovë Bibliteka Kombëtare u themelua në vitin 1944. Gjithesej në këtë Bibliotekë gjinden 2 milion tituj shkencor, dhe 87.000 artikuj të ndryshëm.
***
Sot me zhvillimin e teknologjisë, dhe përmes Organizatave të ndryshme është arritur që në vendet në zhvillim, dhe ato të zhvilluara, të bëhet një dixhitalizim i Bibliotekave në përgjithësi. Ky digjitalizim ndodhë me qëllim të lehtësimit të marrjes së informatave në fusha të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë në.
*****************
KUSH ËSHTË ARGJIRA UKIMERI
Argjira Ukimeri ka lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kreu në Prizren. Ka diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve, ka ndjekur edhe kurset e gjuhës angleze, ka zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe ka punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve ka pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator – Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, ka bërë një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion – sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi ka bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse.