ARGJIRA UKIMERI: PROVERBA JETËSORE

Prishtinë, 28. 06. 2016: Argjira Ukimeri ka lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kreu në Prizren. Ka diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve, ka ndjekur edhe kurset e gjuhës angleze, ka zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe ka punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve ka pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator – Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, ka bërë një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion – sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi ka bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse.

Me këtë rast në portalin pashtriku.org, botojmë disa proverba:
1. Një njeri që bie dy herë në një gropë, është budalla – Proverb Hebre.
2. Ai që pyet bëhet budalla për 5 minuta, ai që nuk pyet mbetet i tillë (Budalla) tërë jetën – Proverb Kinez.
3. I thuaj diturisë ti je motra ime, Gjykimin quaje vëlla – Proverb Biblik.
4. Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat – Proverb Amerikan (Benjamin Franklin).
5.Nuk është e vështirë të bëni gjëra të mëdha, por më e vështirë është ti komandoni gjërat e mëdha – Fridirith Nice.
6. Ҫdo njeri është një copë budalla 5 minuta në ditë. E rëndësishme është të mos kalohen kufinjtë – Elbert Hubart.
7. Pyeti 40 vetë, dhe bëjë si di vetë – Proverb Shqiptar.
8. Përpara se të gjykoni një të moshuar, përpiquni ta kuptoni atë – Xhorxh Santana.
9. Gjëja më e mirë që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është ta dojë nënën e tyre – Gëte.
10. Bëni vepra të vogla, por me dashuri të madhe – Nëna Terezë.
11. O edukatë njerëzore, hyjnesha më magjike e botës – Anonim.
12. Nëse takojmë 10 njerëz në rrugë, 9 prej tyre janë të mirë apo të këqinjë, të sjellshëm apo të pasjellshëm, të dobishëm apo të padobishëm. Vetëm njëri është i kompletuar sipas rregullave dhe parimeve të edukatës – Xhon Loku.
13. Së pari mësoni kuptimin e asaj që duhet të flisni, pastaj flisni – Epitekti.
14. Mos gjyko, nëse nuk do të gjykohesh – Proverb Biblik.
15. Lëre qenin të ngordhë, ndoshta ai do të të ndjekë – Proverb Arab.
16. Eksperienca ime tregon që mësuesit të cilëve ua kemi më shumë nevojën, janë pikërisht njerëzit me të cilët jemi duke jetuar pikërisht tani – Byron Katie.
17. Kënaqu me atë që ke, gëzoju gjërave ashtu si janë – Proverb Zen.
18. Mësuesi për nxënësit, është sikur dielli për gjithësinë – Wilhem Distervegu.
19. Nuk është e rëndësishme sa jemi të mençur, por si jemi të mençur – Howard Gardner.
20. Diturinë kërkoje nga djepi deri në varr – Profeti Muhamed.
21. Shpirti do dritë, mendja dituri, zemra dashuri – Sevasti Qiriazi.
22. Nëse të tjerët flasin, Ti hesht. Bën që heshtja jote të jetë krenari njerëzore – Argjira Ukimeri.

Përzgjodhi: Argjira Ukimeri
Prishtinë, 28. 06. 2016

………………………………………………………………………

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura