ARIF EJUPI: UNIVERSITETI POPULLOR SHQIPTAR I GJENEVËS NDEROHET ME ÇMIMIN E FRANKOFONISË

Gjenevë, 5 mars 2018: Themelimit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë me seli në Paris të Francës, i ka paraprirë puna 35-vjeçare e Agjencisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik e njohur me shkurtesën ACCT.
Sot, kjo organizatë prestigjioze në gjirin e vet numëron 84 shtete të pesë kontinenteve të botës.
Vendet si Qipro, Gana, Katari dhe Kaledonia e Re,që shtrihet në jugperëndim të Paqësorit kanë ende statusin e anëtarit të përkohshëm apo të asociuar.
Kurse atë të vëzhguesit 26 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova ,e cila, në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtar është anëtarësua në nëntor të vitit 2014.
Në këtë organizatë me nam në botë,që mbledhë një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së, bënë pjesë edhe Shqipëria.Ajo gjatë vitit 1997 kishte statusin e vendit vëzhgues.
Falë angazhimit serioz në këtë mekanizëm më 1999 ky status i saj avancohet në anëtare të rregullt, dhe me të drejtë të plotë në votë dhe në vendim-marrje.

Sipas një raporti të publikuar më 2014 nga OIF,mësohet se në botë gjuhën frënge e përdorin 274 milion njerëz.
Neologjizmin frankofoni përherë të parë e ka futur në përdorim më 1880 gjeografi i njohur francez Onésime Reclus.
Kjo organizatë përveç promovimit të vlerave kulturore dhe gjuhësore nëpërmjet katër operatorëve të saj të specializuar ndihmon në përgatitjen dhe trajnimin e diplomatëve të akredituar pranë Bashkimit Evropian dhe OKB-së.
Gjithashtu mbron të drejtat dhe liritë e njeriut, e njëkohësisht kontribuon edhe në ruajtjen e paqes dhe demokracisë.
Nëpërmjet seminareve të ndryshme ndërkombëtare u jep mbështetje të pakursyer edhe universiteteve të ndryshme në Evropë, e vende të tjera të botës,që në kuadrin e tyre kanë katedrat e frëngjishtes.
Gjatë muajit mars në të gjitha vendet e botës anëtare të OIF-it organizohet edhe java e frankofonisë.
Më këtë rast në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë ndahet edhe çmimi vjetor për institucionin apo shoqatën me kontribut të veçantë në rritën dhe zhvillimin e frankofonisë.
Epitetin e më të mirit këtë vit e ka fituar Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës, i pasuar nga dy institucione të dalluara shoqëroro-kulturore të Zvicrës,siç janë:”Salloni Ndërkombëtar i Librit”në Gjenevë dhe RTS,e njohur me përgatitjen e emisioneve speciale mbi frankofoninë.
Albana Krasniqi-Malaj,drejtoreshë e UPSH-së së Gjenevës,që nga viti 2008 këtë çmim e konsideron nderë dhe privilegj.Ajo ndihet tejet e kënaqur,dhe si argument për konkurrencën e jashtëzakonshme ofron edhe kandidaturat e tjera të shumta të organizatave të ndryshme anëtare të OIF-it.
Vlerën e këtij çmimi thotë zonja Krasniqi-Malaj,do ta rrisë dhe më shumë organizimi i një ceremonie më 15 mars të këtij muaj në Bernë të Zvicrës.
Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës,si duket ka shpallur muajin mars si muaj të masivizimit të frankofonisë, ngase në agjendën e tij figurojnë ngjarje gati të çdoditshme kulturore, si promovime librash dhe organizime debatesh me temë nga arti dhe kultura franceze.

Albana Krasniqi-Malaj,drejtoreshë aktuale e UPSH-së në Gjenevë të Zvicrës,me punën e saj të palodhshme i sjellë këtij institucioni të integrimit dhe të kulturës, çmimin vjetor të frankofonisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura