ARROGANCA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA NDAJ GAZETARES ERISA ZYKAJ – NË BRUKSEL!

Pashtriku.org, 21. 02. 2015 – Korrespondentja e TV Klan në Bruksel, Erisa Zykaj, është ofenduar nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel. Çdo gjë ka ndodhur pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, kur korrespondentja Erisa Zykaj e ka pyetur Ramën për atë çka i kishte thënë z.Tusk, por ai është përgjigjur, se duhej të merrte leksione në anglisht, pasi nuk e kishte kuptuar mirë çfarë ishte thënë në konferencë.
“Kryeministri i Shqipërisë më këshillon të marrë më shumë leksione anglisht, pasi sipas tij nuk kam kuptuar një fjali të deklaratës së presidentit të Bashkimit Europian, Donald Tusk i cili tha “Shqipëria duhet të jetë po aq e arsyeshme dhe konstruktive në politikën e brendshme, sa ç’është në politikën rajonale”. Unë tentova ta zbusja deklaratën e Tusk në pyetjen time duke thënë “Shqipëria duhet të jetë po aq e suksesshme në politikën e brendshme sa ç’është në skenën e jashtme”. Por edhe kjo nuk e ka shmangur arrogancën e tij. Në fakt, nuk ka nevojë të jesh shumë i zgjuar dhe as të kesh marrë leksione shtesë anglisht për të ditur, se Shqipëria është vendi që ka një vijueshmëri problematike të politikës së brendshme në kontrast me rolin e saj rajon. Kur i shtrova pyetjen e dytë për përshkallëzimin e kriminalitetit në vend, ktheu kokën nga ana tjetër. Të gjithë kolegëve europianë që asistuan dhe u vunë në dijeni të qëndrimit të tij u befasuan nga ngjarja. Nuk e imagjinoni dot sa “sa mirë” ndihet një gazetar që trajtohet kështu nga kryeministri i vendit të tij, ndërkohë që respektohet nga përfaqësuesit e institucioneve europiane dhe organizmave me rëndësi si Shoqata Ndërkombëtare e Medias,” thotë Erisa Zykaj.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura